ATHINË – Në fillim u dëgjua një zhurmë tipike altoparlantesh, pastaj një zë femre në tonalitet të lartë zgjoi 11 milionë banorët e Greqisë të mërkurën në orën 6.00 të mëngjesit, raportojnë agjencitë e huaja të Gojëve të Liga.
Zëri si llamarinë i kancelares gjermane Angela Merkel informoi edhe një herë si çdo mëngjes këto vitet e fundit, të gjithë grekët se duhej të bëheshin gati për punë dhe shkollë.
“Çohuni të dashur miq e mikesha! Lluku babashta! Hëni, bëhi gati dhe nisuni për punë,” u dëgjua Merkel duke ftuar vendin borxhli drejt një tjetër dite produktive.
“Puna është një gjë e mirë për vendin tuaj, për cilësinë e jetës suaj dhe për eurozonën! Keni gjysmë ore kohë,” shtoi kancelarja si çdo mëngjes.
Kryeministri i ri grek Micotakis, i cili i fitoi zgjedhjet duke u premtuar votuesve se shumë shpejt do t’i vinte fundi zgjimit të komanduar nga distanca të popullit, deklaroi javën e kaluar nga Brukseli se pas raundit të ri të negociatave, BE-ja dhe në veçanti Gjermania do ta ndërprisnin procedurën zgjuese.
“Grekët brenda fundit të 2019-ës do të zgjohen vetë. Periudha e krizës ka përfunduar,” deklaroi Miçua. Ai nuk harroi t’ja vërë sërish fajin qeverisë Cipras për këtë imponim drastik të Europës ndaj Athinës.
“Po të ishim ne në pushtet, me siguri do kishim zgjedhur një zë më të ëmbël, të paktën më bariton për zgjimin e mëngjesit,” shtoi Takis: “Qoftë edhe zërin e një kokoshi gjerman. Por jo tingullin lemerisës të Merkelit”.
Sipas Gojëve të Liga ndërkombëtare, Berlini është duke diskutuar mundësinë e zgjimit vullnetar të grekëve pas 2019-ës, me shpresën se shprehitë e punës tashmë janë ngulitur.
Gjithsesi, teksa negociatat ende nuk kanë përfunduar, zëri i Angela Merkelit u dëgjua sërish nga altoparlantët e instaluar anembanë Greqisë, në mbrëmjen e të njëjtës të mërkurë:
“Tani në gjumë palikaria, që të shplodheni për nesër. Në orën 10.30 do fik dritat, të mos kemi llafe!”
SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson se ca altoparlante të tilla do t’u bënin mirë dhe fqinjëve të grekëve…

Mor plehre merru nje here me patriotet e tu qe tere jeten bota I ka njohur dhe I njeh si kacaker qe nukl zene pune me dore por vec vjedhin e rrembejne….
e verteta:NeSe dini ta deshifroni cfar ke shkruar JE I madh.
Po kur kane punuar greket mor aman.Me frape ne njeren dore dhe me tjetren tu japin urdhra te huajve qe u robtuan per tridhjete vite qe ta ngrejne ne kembe.Europa i beri pronare duke u dhene kredi pa fund dhe ja ku perfunduan,te zhytur ne borxhe deri ne fyt.Kane falur gjysmen e Greqise per te shlyer nje pjese te tyre por me kot.Sa per fqinjet e tyre vazhdojne te jene skllever ne vendin e tyre ne sherbim te Antikombetareve qe drejtojne.
@Marku.UK
Para se te shohesh qimen ne syrin e tjetrit shiko traun ne syrin tend.
Kaq e thjeshte eshte sir. Marc from UK.
Strange you can`t understand ( may be better you don`t understand)
Regards Marc!
Merkeli nuk nderhyn ne punet e brendeshme te ndonje shteti tjeter . As Merkeli e as ambasadori shtetit Gjerman nuk ndihen ne Greqi . “Dhenduret brenda” te U.S.A,-s kane rreth 30 vjet krah per krah te korruptuarve qe drejtojne shtetin Shqiptar dhe ” nuk kuptojne ” gje , “nuk diktojne korrupsion ” ..!
Shkrim me rikoshete. E lezecme rubrika