Optimizmi i biznesit dhe konsumatorëve për ekonominë u rrit në tremujorin e tretë të vitit.
Banka e Shqipërisë deklaroi se indeksi i ndjesisë ekonomike, tregues i cili mat perceptimet e familjeve dhe bizneseve mbi gjendjen e ekonomisë, u rrit me 1.8 pikë përqindje në periudhën korrik-shtator.
Të dhënat e detajuara të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e optimizmit në ekonomi gjatë tremujorit të tretë ka ardhur kryesisht nga konsumatorët dhe sektori i ndërtimit, ndërkohë që industria dhe shërbimi rezultuan më të ulëta se një tremujor më parë.
Por pavarësisht rënies në shërbime dhe industri, treguesi total i ndjesisë, i cili përfshin perceptimet e të gjithë sektorëve, qëndron 13.8 pikë mbi mesataren e tij afatgjatë.
Kjo do të thotë se në total biznesi dhe individët vlerësojnë se situata aktuale e ekonomisë është dukshëm më e mirë se sa mesatarja e 10 viteve të fundit. Sipas vrojtimit të BSH, vlerësimi i biznesit dhe konsumatorëve për ekonominë filloi të ndryshojë në kahun pozitiv në fillim të vitit të kaluar.
Sipas BSH, pas tremujorit të parë të 2016-s, perceptimi i publikut për gjendjen ekonomike është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme me mbi 20 pikë, një periudhë kjo e cila përkon edhe me përshpejtimin e rritjes ekonomike./TCH

Nje lajm shume I mire qe tregon se eshte punuar dhe se ekonomia do vij ne rritje. Bravo qeverise Rama qe po ben nje pune kaq te mire dhe te domosdoshme per ekonomine e vendit.
Bravo dhe shume urime ne vazhdim. Eshte bere nje pune vertet goxha e mire me ekonomine dhe po vazhdon te rritet mire. Suksese ne detyrat dhe reformat qe do te ndermerrni ne te ardhmen.
Ky lajm eshte I vertet pasi ndryshimi eshte ven re. Normalisht ka shume shume pune per tu ber por gjerat kane filluar te ndryshojne dhe kjo eshte mese e dukshme.
Besueshmeria ne stabilitetin ekonomik eshte rritur. Kjo eshte nje arritje shume e madhe pasi sjell rritje te konsumit dhe ul masen e kursimit. Me vjen mire qe optimizmi eshte rritur.
Kjo qeveri po ben nje super pune. Ekonomia po zhvillohet dhe kete e kane vene re dhe qytetaret.