Shumica e treguesit kryesorë të ekonomisë janë në tendencë përkeqësuese. Jemi në gjendjen më të vështirë që nga marsi 1997. Dhe kryesorja, ndryshe nga viti i mbrapshtë 1997, e ardhmja nuk sjell asnjë garanci përmirësimi
Edlira Shehu
Ekonomia shqiptare gjendet në momentin e saj më të vështirë që nga viti 1997. Është e rrëzuar, praktikisht në gjendje nokdauni (nock-doën). Investimet publike janë në ditë të hallit. Qeveria nuk ka para. Ka marrë kredi pa hesap, por edhe këto kredi zhvillimi duan kohën e tyre të disbursohen. Qeveria e ka fajin vetë. Askush tjetër nuk është fajtor për papërgjegjësitë e saj financiare. Ka bërë planifikim të fryrë të buxhetit dhe treguesve të tjerë makroekonomikë për këtë vit. Duke parashikuar krejtësisht pa asnjë bazë, një rritje ekonomike (e para e të gjithë treguesve të tjerë makroekonomikë) deri në 4 përqind. Situata erdhi dhe u përkeqësua, dhe kjo jo vetëm nga kriza globale, por në radhë të parë, nga paaftësia apo mosdashja e qeverisë për të frenuar pasojat e krizës.
Ne dëgjojmë përditë ministrat që merren me fushatë partiake, lënë zyrat dhe shkojnë në fushatë. Kjo ndodh edhe me ministrat e institucioneve ekonomike. Kjo ndikon shumë negativisht në ekonomi, sidomos në gjendjen ku jemi. Është papërgjegjësi e thekshme. E paprecedente. Shumica e treguesit kryesorë të ekonomisë janë në tendencë përkeqësuese. Jemi në gjendjen më të vështirë që nga marsi 1997. Dhe kryesorja, ndryshe nga viti i mbrapshtë 1997, e ardhmja nuk sjell asnjë garanci përmirësimi. Tendenca rënëse e ekonomisë, e bashkuar me ngërcin e një periudhe zgjedhjesh politike dhe me sezonin e stërgjatur të shirave pranverore që kanë vonuar me disa javë mbjelljet e pranverës, i ka dhënë grushtin përfundimtar gjasave tona për rritje ekonomike këtë vit. Jemi në rrëzim e sipër dhe këtë duhet ta pranojmë. Treguesit ekonomikë janë shumë kokëfortë dhe e ke praktikisht të pamundur të thuash të kundërtën. Të dhënat zyrtare për vetëm tremujorin e parë janar-mars 2013 tregojnë se volumi i tregëtisë me jashtë është në rënie. Rënia është 3.2 përqind.
Duket pak, por nëse krahasojmë që vëllimi tregtar si tremujor shkon mesatarisht rreth 1.7 miliardë euro, kemi me dhjetra milionë euro më pak. Sidomos importet, oksigjeni kryesor i konsumit tonë, kanë rënë me 130 milionë dollarë. Ndër to, importet më shpresëdhënëse, ato të makinerive, pajisjeve dhe materialeve të ndërtimit kanë zbritur me 9.6 përqind. Në mënyrë të ngjashme me uljen e konsumit dhe të investimeve të sipërmarrjes private, po në tre muajt e parë të 2013-ës, të ardhurat tatimore të arkëtuara në buxhetin e shtetit janë 5 përqind më pak se periudha respektive e vitit 2012. Pra, nuk kemi rritje të aktivitetit ekonomik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Edhe analiza e të ardhurave të realizuara nga taksa të veçanta tregon se konsumi është ndalur. Si sipërmarrjet dhe individët nuk kanë rritje të ardhurash. Taksa që mat pulsin e konsumit dhe me të shëndetin e gjithë ekonomisë është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Ai është pakësuar me gati 10 përqind në vetëm tre muaj, gjë që tregon për frenim të aktiviteteve sipërmarrëse, sidomos në tregun e brendshëm. Nëse do të shtojmë edhe efektin e inflacionit, rezulton se rënia e këtij tatimi në ekonomi është dyshifrore. Mosarkëtimi i të ardhurave të programuara ka sjellë që qeveria të mosrealizojë programin e shpenzimeve. Shpenzimet kapitale në tremujorin e parë 2013 janë 14 milionë dollarë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012 ose me një rënie prej 10 përqind.
Kjo nuk është pak, për një ekonomi me sipërmarrje private që sheh vetëm nga tenderat e qeverisë. Kjo perspektivë ekonomike gati e pashpresë, rëndohet nga mospërfillja e plotë qeveritare. Shqetësimi kryesor për qeverinë duhej të ishte papunësia e rritur në vend, që tani është 13.1 për qind e popullsisë. Janë 52 mijë vende pune më pak, që mund të dyfishohen, nëse nuk merren masa urgjente për përmirësimin e treguesve makro-ekonomikë. Po kush t’i marrë? Një qeveri që ka të gjithë ministrat e saj në fushatë?! Në ka kulm keq-qeverisje publike në ekonomi për një vend me demokraci, mund të themi me plot gojën se e kemi arritur këtë kulm.
Jo vetem ministrat, por edhe bashkia eshte mbyllur pasi sala ka frike se do humbase ne 23 qeshor dhe i ka aktivizuar te gjithe per fushate
Po si e ka katandisur ky kete vend,ka 8 vjet qe nuk vepron ne ekonomi nuk presim te reagoje ne kete muaj fushate.opsioni i vetem eshte zhdukja e Berishes nga skena ne 23 qershor per tu qeverisur nga ministra reale qe do e cojne shqiperine drejt zhvillimit,Rilindje nr 29
ja pra kjo eshte qeveria e sali berishes, do i vinte dita kur do e shfaqte ..
shikojeni njerez si eshte ekonomia e vendit me keq se ne 1997 , ky eshte skandal dhe turpi me i madh i ketij vendi qe qeveriset nga ky derr sali beirsha .
Nese vazhdojme perseri me salen ne krye nuk do ishte cudi nese populli do bente perseri revolte kunder pushtetit. Por kete rradhe nuk do ndalej revolta si u be ne 97′, besoj se do perfundonim si shtetet e afrikes veriore.
qeveria ka ra me kohe pertoke , thjeshte keto kan nxjerre nje kopertine e cila eshte e mbushur me genjeshtra te pa fundme qe po te hapet nga brenda ajo kopertina shikon shuuuuuum gjera te shpifurta qe ato mundohen ti mbulojn me genjshtra, po me 23 qeshor do hapet cdo gje do jete rilindje per ne dhe ajo kopertine qe eshte mbushur me genjeshtra do jete e zevendesuar ne gjera te verteta, dhe kjo do ndodhi vetem me ndimen e Edi Rames , Perpara RILINDJE
Keshtu do ta rrisi ekonomine e ketoj vendi sala??? Ky njeri duhet zhdukur pergjithmone nga politika, e vetmja gje qe ka bere ne 8 vite eshte pasurimi vetes dhe i shokeve te partise.
Jemi në gjendjen më të vështirë që nga marsi 1997 JA KJO ESHTE NJEHISTORI SUKSESI QE PO NA TREGON SALIU, AI ESHTE I SEMUR DEL DHE VETEM RREN , NJE DELIRATN E PLAK I SEMUR..PO SHKOJME DREJT RRENIMIT NDAJ DUHET TI THEMI STOP ME 23 QERSHOR
Mosarkëtimi i të ardhurave të programuara ka sjellë që qeveria të mosrealizojë programin e shpenzimeve…KU KANE SHKUAR KETO PARA , DHE NUK ESHTEE VERSHTIRE TA GJESH SE KU , NE XHEPIN E SALIUT, BASHES , RIDVANIT, JOZEFINES CETES SE HAJDUTAVE …..BOLL ME DUHET RILINDJE
JO VETEM VOLUMI I TREGTISE ME JASHTE QE KA RENE PO DHE BIZNESET PRIVATE PO FALIMENTOJNE TE GJITHA MBAS 3 MUAJSH HAPJE , DHE SALIU NA THOTE PALLAVRA DAVA PALACOJEEEEE
E ARDHMJA ME SALIUN ESHTE TE HYME NE GREMINENE E RRENIMIT E SALIU TE MARRE VENDIT PENG E TE KANAQET ME MAFIOZET E VET, NDAJ NJEREZ VOTONI PER TE ARDHMEN KU DUHET TE JETOJME DHE JO TE MBIJETOJME
PO MINISTRAT DALIN NE FUSHAT SE DUAN AKOMA TE VJEDHIN , SALI KE DESHTU KOMPLET SE KURRE SE KAM KUPTUAR PSE THUA RAMA KA DESHTU KUR NE TE VERTET PUSHTETIN E KE PAS TI? JEPI NJE PERGJIGJE POPULLIT PER KRIZEN
MOS U LODHNI NJEREZ TE SHPREHNI DESHTIMET E SALIUT DHE KOMPANISE SE TIJ….KJO DO MARRE FUND SHUME SHPEJT NDAJ TE BASHKUAR PER NJE RILINDJE
Po si e ka katandisur ky kete vend,ka 8 vjet qe nuk vepron ne ekonomi nuk presim te reagoje ne kete muaj fushate.opsioni i vetem eshte zhdukja e Berishes nga skena ne 23 qershor per tu qeverisur nga ministra reale qe do e cojne shqiperine drejt zhvillimit,Rilindje nr 29