Ekonomia në Luginën e Ferrit

anazapta

Në 15 qershor 2012, Ministri i sotëm i Financave deklaronte në një takim të Bankës së Shqipërisë me ekspertë të Universitetit britanik të Oksfordit, se “…kriza aktuale dhe marrja e masave për kapërcimin e saj realisht i ngjajnë ‘Luginës së Ferrit’”. Afro një vit pas këtij përcaktimi, mund të themi: po, zoti Ministër. Qeveria juaj me veprimet e saj të papërgjegjshme për gjueti të ethshme votash e ka zhytur ekonominë e vendit thellë në këtë Luginë, në vend që ta largonte prej saj. Duhet theksuar se i kishte mundësitë të zbuste pasojat e krizës, por nuk e bëri këtë. Është jashtë çdo dyshimi se gjendja e krizës së  thellë që ka përfshirë ekonominë  shqiptare, thellimi i saj  dhe mungesa e një  perspektive për zgjidhje, është rezultat i politikave të ndërmarra nga qeveria jonë. Kjo qeveri përherë e më tepër po vepron si vegël në  interes të  një pakice dhe në kurriz të  shumicës dërmuese të  qytetarëve shqiptarë. Rezultatet e katërmujorit janar-prill 2013 e vërtetojnë këtë. Gjatë kësaj periudhe, rritja e të ardhurave buxhetore është vetëm 0.3 përqind, inflacioni mesatar ka qenë 2.4 përqind,  pra të ardhurat buxhetore janë mbi 2 përqind më pak se sa viti i kaluar. Por ndërkohë shpenzimet buxhetore korente (aktuale) rriten  dhe për rrjedhojë, thellohet defiçiti buxhetor. Duke u shtuar ai, rritet edhe borxhi ynë publik. Në kushtet kur me të ardhurat nuk mbulojnë dot shpenzimet korente dhe pagimin e principalit(pjesës pa interesa) të borxhit tonë publik, kjo do të thotë se të gjitha investimet publike bëhen me borxh. Pra, borxh pas borxhi, është thelluar Lugina e Ferrit, ndërkohë që vitin e kaluar një pjesë e investimeve publike realizohej me të ardhurat buxhetore. Situata tejet e rëndë fiskale e ka shkakun në radhë të parë nga defiçiti me ritme galopante i shpenzimeve për sigurimet shoqërore, ndër shpenzimet kryesore korrente të Shtetit. Në kushtet kur të ardhurat e politikëbërësve janë shumëfish i pensionistëve të thjeshtë, zor se të parët janë të interesuar të ndërhyjnë për një reformë reale të kontributit të sigurimeve shoqërore (për të lidhur kontributin me përfitimin). Shkaku i dytë është rënia e theksuar e ritmeve ekonomike dhe rritja ekonomike me borxhe. Kjo, pse ritmet e rritjes së borxhit publik janë shumë më të larta se sa rritja e të ardhurave buxhetore. Pavarësisht nga mosrritja e parashikuar e interesave për pagimin e borxhit, rritja e principalit të borxhit sjell thellimin e defiçitit buxhetor dhe uljen e investimeve publike. Nga ana e tyre, ulja e investimeve publike, remitancave, fitimit dhe sidomos kredisë bëjnë që të theksohet rënia e ritmeve të rritjes sonë ekonomike, e cila po i afrohet zeros. Sot të gjithë ekspertët seriozë të ekonomisë janë në unison se rreziqet kryesore  makroekonomike të vendit janë të  lidhura me borxhin publik shumë  të  lartë  e në rritje, me rënien e kreditimit real të  ekonomisë  dhe të konsumit, me mungesën e likuiditetit dhe me rënien e investimeve private dhe publike. Qeveria mund te bente shume per zbutjen e tyre, por nuk e beri. Krahas tyre, janë dhe një  sërë  pengesash të gjenruara (në  mos të  krijuara për përfitime) thjesht dhe vetëm nga qeveria. Ato janë moszgjidhja e çështjes së  pronës private dhe përvetësimi i padrejtë  i saj; pamundësia për kthimin e saj në rastet e grabitjes; favoritizmi për vete e klientët e familjes; monopolet në fusha të ndryshme të ekonomisë e sidomos korrupsioni në  ekonomi; si dhe degradimi i pasurive kombëtare me shitje shumë të dyshimta. Përfundimisht, gremina e Luginës së Ferrit për ekonominë shqiptare nuk është vetëm rezultat i krizës globale financiare dhe ekonomike, por sidomos i keqqeverisjes së sotme.

Share This Article
17 Comments
  • Ekonomia ne fazen e regresit me qeverine e saliut qe vetem ekonomi nuk po arrijne te bejne dot dhe aq me pak ashtu sic duhet por ne fakt kjo qeveri po krijon vetem monopole. Ky nuk eshte zhvillim por rrenim i politikes se rruges dhe i nje force regresive ne vend.

    • Ekonomi i thencin sepse vetem varferi ka pare shqipetari ne 8vite qeverisjeje. Ekonomi e deshtuar dhe shfrytezim i gjithe shqipetareve nga kjo qeverisje. Voto 29 voto te ardhmen , voto per me mire, per me shume voto per vete.

    • Te gjitha statistikat te gjitha evidencat apo bilancet e dokumentuar nga keta hajdute jane perpiluar nga eksperte te inkriminuar ne pellgun e mashtrimeve berishiane , vete gjendja aktuale e jona tregon standartet e ketij vendi. Del gjyshi me anti plumb tregon perralla e rruge te ndertuara , te marte e mira po ne qe po ngelemi rrugeve pa buke , pa pune me nje ekonomi te viteve70 ne vendet e botes se trete ,kjo ishte qeveria juaj , kjo ishte puna e 8viteve??????? votoni riliindjen per programin e punesimit ,per arsimimin e te rinjeve, per parimin e meritokracise , per te ardhmen me te mire tonen.

    • Ekonomi ne regress po por ne progres jo , ekonomi ne deshtim , politik ne fazen e zhvillimit te monopoleve administrative , e grupeve kriminale brenda qeveris , politik e korridoreve te padepertushem nga drita e merites , karrjeres profesionale te merituar , politik e ngrire dhe kukull ne duart e nje personi te rrjedhur nga trute qe po shkon drejte vdekjes dhe nuk e kupton qe ky vend ka nevoje per te rinje per fryme demokratike te lindur per rilindje te vendit. votojme te gjithe pro 29 pro Rames qe mbeshtet kete projekt qe do te na coje drejte nje vendi me te zhvilluar .

      • Deshtimi politik dhe fundi jot si personazh ne jeten e qeverisjes se vendit z .berisha. Vendi ka nevoje per njerez qe punojne qe ndihmojne dhe qe do te bejne cmos per te na cuar drejte nje europe me shpejte se sa ju .

    • Borxhe pafund , njerez qe dalin e lypin ne shtim , prostitucioni si menyre mbi jetese ne progress vjedhjet , vrasjet cdo dite e behen me normale , dhe z. berisha flet per rritje te nivelit ekonomik , flet per ndryshim e gjendjes se jeteses , flet per BE ????!!! Na habiti fare sa rob i trashe qe po tregohet a do me rrejte ne apoa veten ???

    • Ekonomi si kjo e 8viteve qe po leme pas mos na pafshin me syte e mjos na degjofshin me veshet. Studente te diplomuar me ekselence dhe qe punojne kamarier apo shitese , prinder qe nxjerrrin femijet per te lypur se skan si te kalojne vaktin , te rinj qe braktisin shkollat per tu ingranuar ne ndonje pune cfaredo per qellime fitimi dhe Berisha flet per mbarevajtje vendi , per integrim ne NATO , BE apo perralla te natyrave te ndryshme . Vendimin per gjykim dhe verdiktin perfundimtare do ta japim ne ne 23′ ose do ta rrezojme kete qeveri te lyer koke e kembe me krime te kategorive te ndryshme ose te qepim gojen dhe te rrim te ngrohemi ne diell si beme 8 vjet.

  • Qeveria e deshtuar nuk mund te beje gje tjeter vecse deshtime ndaj dhe nuk mund te presim me shume nga nje qeveri e mare fund dhe me ministra si Bode, Noka qe jane verte turpi i ketij vendi.

  • Lugina ferrit ama per ket legenin seshte se ky shko i bo pushimet ne TURQI te MAXX ROYAL 3000 Euro java per cift , pale ca ben ky tere vitin me leket e shtetit ?!! Ky ka hap llogari ne Zvicer si zotni dhe po iku nga pushteti ska gje se ka leket e shtetit qe ka vjedhur per 8 vjet ,

  • Qeveria e korrupsionit nuk mund te kete vizion tjeter pervecese rrenim dhe mjerim, ne fakt gjendja e tanishme eshte nje rrenim i vertete per kete vend ku konsumi sa vjen e ulet dita dites dhe ekonomia e pasurive kombetare nuk krijon vlere te shtuar ne vend por eksportohet per interesa te pushtetareve.

  • Nje qeveri te paaftesh nuk mund te beje gje tjeter vecse ta coje ekonomi ne regres te vazhdueshem dhe te demtoje kete vend ne cdo sektor eshte per te ardhur keq qe politika e rrenimir na ka drejtuar per 8 vite dhe ne kemi bere hapa prapa ne cdo sektor.

  • nje shkrim shume fantastik ky sepse ekonomia e vendit esht eme te vertete drejt gremines eshte me te vertete drejt nje humnere e lugine ferri te pa shprese,ekonomia eshte baza e vendit ndaj duhet tembeshtesim nje alternative ndryshe nga kjo….

  • ekonomia eshte ne buze te gremines vetem e vetem per faktin qe slaiu dhe mi nistri i tij e kane rritur borxhin ne shifra katastrofale t epa permbajtshme ndaj kjo alternative duhet kundershtuar me doemos

  • sali eshte njeriu qe ka rritur ne permanente papunesine dhe e ka cuar ne shifra komplet te paperballueshme dh ete pa pranueshme per popullin shqipar ndaj 23 qerhsori eshte dita ku duhet t ejapim verdiktin tone

  • saliu i ka bere shume gropa vendit persa i perket papunesise dhe ndaj shqiptaret nuk duhet dhe nuk do ta tolerojne kete situate te turpshme situate qe nuk lejon shqipatret te dale nga skamja dhe t edalin nga mjerimi

  • taksa e sheshte rritja e borrxhit publik rritja epapunesise dhe shume e shume faktore t etjere ekonomik po nndikojne qe vendi te rrenohet ekonomikisht qe vendi ka degraduar ndaj duhet te votojme per programin e rildinejs per rimekembjene ekonomise

  • Vec ekonomi ska me tek ne. cdokush po falimenton, biznes e individ. Skan as buk te hane kta flasin per mireqenie ekonomike. vetem budallenjt e Pd i besojn pallavrave te ktyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *