Instituti “Legatum” me qendër në Londër ka hartuar një raport ku rendit 142 vende të botës me kriter të ashtuquajturin prosperitetin e tyre ekonomik.
Vendi i parë më i varfër, më i palumtur dhe më i pabegatë në botë është cilësuar Republika Qendrore e Afrikës.
Në vendin e dytë renditet Afganistani.
Më tej vjen Haiti, Kamboxhia, Tanzania, Sierra Leone, etj.
Por rezulton se jo vetëm kamja ndikon në mirëqenien e shteteve dhe në lumturinë e shtetasve.
Sipas institutit “Legatum ka me shume se kaq.
Sipas tyre, janë 89 aspekte të jetës në vendet e analizuara që ndikojnë te lumturia e njerëzve më shumë se gjendja ekonomike.
