Fakulteti Ekonomik shpall listën e 1133 studentëve që sigurojnë bursën e studimit

redaktor

Pas vlerësimit të kushteve përfituese, Fakulteti Ekonomik ka shpallur listën e 1133 studentëve që përfitojnë bursë për tre muajt e parë të vitit akademik 2019-2020.

Në vijim gjeni të plotë listën me inicialet e studentëve që përfitojnë bursë për muajt janar, shkurt dhe mars 2020. Secili prej studentëve që është pjesë e listës së detajuar për të tre muajt siguron bursën në vlerën e 30,000 lekëve. Sipas drejtuesve të këtij institucioni bursat tashmë kanë kaluar në llogaritë bankare të studentëve. Përfitimi i bursës nga studentët do të vijojë që plotësojnë kriteret e përcaktuara do të vijojë edhe për muajt e tjerë të mbetur deri në mbyllje të vitit akademik.

Në kategoritë e përfituese përfshihen studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare, studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

Gjithashtu përfitojnë edhe studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton, studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë, studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç, studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç, studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç.

Bursat shkojnë edhe për studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, si dhe studentët e me notë mesatare vjetore nga nota 9 deri në 10.

Në kushtet e përcaktuara më herët për kriteret e përfitimit të bursës specifikohet se studentët e humbasin të drejtën e përfitimit të bursës në rast se janë ndarë nga trungu familjar, janë duke ndjekur një program të dytë studimi, kur vijnë nga familjet që ushtrojnë veprimtari private, studentet që janë ngelës, si dhe studentët që nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda afatit.

 

Lista e plote mund te lexohet KETU

 

p.k\Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *