U jepet edhe një tjetër shans për të shlyer provimet e mbartura gjatë sezonit të muajit shkurt. Konkretisht bëhet fjalë për studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, të cilët për të hyrë në sezonin e shkurtit duhet të kryejnë më parë procedurat e regjistrimit sipas përcaktimeve të bëra për kategoritë ku bëjnë pjesë.
“Studentët e sistemit katërvjeçar dhe studentët e “Bachelorit” që kanë përfunduar frekuentimin, por që kanë provime të semestrit të parë të pashlyera si dhe studentët përsëritës të vitit të parë dhe të dytë të “Bachelorit” të sistemit të ditës, për të hyrë në provimet e sezonit duhet të regjistrohen në sistem, në portalin universitar ëëë.unitir.edu.al, me kodet përkatëse. Në rast se studentët nuk do të kryejnë regjistrimin nuk do të hyjnë në asnjë provim.
Studentët e sistemit katërvjeçar regjistrimi do të kryhet përmes dërgimit të një mesazhi në adresën e emailit [email protected]“, bëjnë me dije burimet zyrtare të këtij fakulteti. Sipas përcaktimeve të bëra regjistrimet do të mbyllen në datë 29 janar. Pas kësaj date asnjë email nuk do të pranohet, çka do të thotë se studentët duhet të presin sezonet pasuese për të rifituar mundësinë e hyrjes në provim.
Ndërsa studentët mbartës dhe përsëritës të sistemit part-time që kanë përfunduar frekuentimi, por që ende kanë provime të pashlyera se për të hyrë në provimet e sesionit të muajit shkurt 2014 duhet të regjistrohen po sipas të njëjës procedurë të përmendur edhe pak më lart. Studentët që aktualisht janë në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt duhet të regjistrojnë në adresën e mësipërme vetëm provimet e mbartura sipas formatit të kërkuar. Provimet e vitit regjistrohen automatikisht nga sekretaria. Edhe për këtë kategori afati i fundit i pranimit të këtyre regjistrimeve është data 29 janar.
