Lexova artikullin mbi deklarimin e Bankës së Shqipërisë për kreditë e rrezikshme që po merr Shqipëria dhe zhytjen tonë në borxhe.
Banka e Shqiperise duhej ta bente me shpejt te ditur daljen nga kontrolli te situates financiare. Në këto raste, qeveria duhet te tregohet e përgjegjshme si gjithë qeveritë e botës dhe të mos bëj politikë duke deklaruar “krizë nuk ka”, por pranoje krizen dhe me kohe të marrë masa per ta bere ate sa me pak te prekshme.
Si economist, e kam të qartë që efektet e kesaj krize do te ndihen pas zgjedhjeve, pasi edhe borxhi ka nje kufi. Megjithë kujdesin e qeverisë (me deklaratat “nuk jemi prekur nga kriza”) që të mos rëndojë efektin psikologjik të krizës, “rritja ekonomike” është një flluskë elektorale, sepse mirëqenia po bie.
Ju them specialistave dhe ekspertave ekonomikë të angazhuar në politikë, të mos kthehen në sekretarë dhe militantë partie, duke humbur vlerat e tyre profesionale.
Email nga adresa: [email protected]