Prof. Xhelal Gjeçovi
Kurse Fronti as nuk krijohej këtu, pasi ishte krijuar në Pezë më 1942, pra dy vjet më parë dhe as nuk asgjësohej, por do të mbetej organizatë shoqërore e masave. I hiqej e lehtësohej nga detyrat e administrimit të punëve të shtetit, me të cilat do të merreshin organizmat përkatëse, që ai të merrej me detyrat specifike që i takonin si organizatë masash.
Interpretimi që i jep Lalaj në këtë rast nuk vjen thjeshtë nga padija e nuk bëhej pa qëllim, pasi i hiqeshin Frontit dy vjet histori, dy vjet jetë të vrullshme e të mundimshme, që kishin patur dhe një kosto të lartë, disa qindra të rënë në ballafaqimet politike e ushtarake me armiq e bashkëpunëtorët e tyre, por që ia vlenin për vendin që rrezikohej deri në asgjësim nga masat shkombëtarizuese që ndërmori okupatori.
Pikërisht këto sakrifica do të sillnin dhe ndryshimin cilësor në organizimin e pushtetit, në përsosjen e funksioneve të tij, në përputhje me etapën e re në të cilën po hynte vendi me përfundimin e luftës dhe çlirimin e atdheut.
Në fakt nuk është Ana e para që del me këtë pretendim, pasi para saj është artikuluar nga Dezhgiu dhe nga ai e ka marrë. E tani së bashku këmbëngulin se në Pezë nuk u krijua Fronti por Këshilli i Përgjithshëm dhe këtë spekulim të trashë e paraqesin si një zbulim të rrallë. E si mund të krijohet Këshilli i Përgjithshëm, udhëheqja, pa ekzistuar organizata. Po ato janë dy elemente të pandare, pjesë e një të tëre që lindin e veprojnë së bashku, por që kanë radhën e tyre të shfaqjes.
Është organizata ajo që krijohet fillimisht, e për formimin e saj qe rënë dakord para mbledhjes, gjatë takimeve e bisedimeve, me orë e me ditë të tëra, me durim e impenjim të jashtëzakonshëm, që çoi në zbutjen e kapërcimin e mospajtimeve ekzistuese, lëvizjen nga istikamet e pozicionet e vjetra, dëgjimin e njëri tjetrit me respekt, pajtimin me argumentet e kërkesat e secilës palë dhe premtimin se pas lufte ato do të bëhen realitet.
Kësisoj u bë e mundur që të arrihen e të sigurohen lëshime e kompromise, që më parë as që mund të imagjinoheshin dhe t`i hapej kështu rruga një bashkimi që s’e kish parë më parë vendi, rreth një kauze e aspirate të ligjshme të shqiptarëve, siç ishte çlirimi nga skllavëria fashiste.
Pra krijimi i Frontit, të nderuar kolegë, është proces dhe duhet parë si i tillë, në lëvizje e ndryshim të vazhdueshëm. Siç ndodh dhe me njerëzit, se dhe vetë organizata s’është tjetër veçse bashkim njerëzish, për të arritur disa qëllime të përbashkëta.
Njeriu lind në një ditë të caktuar e po ashtu dhe organizatat apo shoqatat, si bashkime njerëzish dhe ajo njihet e mbetet e tillë gjithë jetën, pavarësisht ndryshimit, rritjes gjenetike e intelektuale, që pësojnë në mënyrë të vazhdueshme, por ditëlindja për njerëzit e për organizimet tyre nuk ndryshojnë. Konferenca e Pezës dhe Fronti që krijoj ajo kanë patur fatin, e mire apo të keq, që të përballen shpejt, por dhe t’u rezistojnë e qëndrojnë përpjekjeve për të minimizuar e mohuar vlerat, kontributet, fuqizimin e organizimin, pa të cilat nuk arrihej të fitohej lufta, të rivendosej pavarësia dhe të shkatërrohen planet për një copëtim tjetër edhe më të rëndë të vendit, për të kënaqur satelitët e fuqive të mëdha rreth nesh.
Për këtë arsye Peza, 16 shtatori 42 dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, i krijuar aty kanë zënë vend në panteonin e lirisë dhe janë shkruar me germa të arta në historinë e Shqipërisë, për të mos u shkulur kurrë që andej, si monumente të pavdekshme lirie e sakrifice për vendin, pasi kanë në themele gjakun e të rënëve, dëshmorëve të atdheut. Në fakt 16 shtatori 42 është rezultante e një procesi që kish nisur me kohë e që do të kurorëzohej atë ditë e në atë vend të shenjtë, në Pezën e Myslym Pezës.
Puna paraprake që ishte bërë për të arritur deri këtu, i dhanë mbledhjes avantazhin që të mos humbiste kohë, të mos hallakatej e të mos futej në debate shterpë, por në diskutime të frytshme, pasi për çdo gjë ishte debatuar, sqaruar e dakordësuar. Çdo gjë ishte gati dhe fjalën tani e kishte vendimmarrja e delegatëve. Kush ka parë proces verbalin e mbledhjes, jo ai që ka qarkulluar e përdorur për qëllime politike, por i vërteti që mbahej në ish arkivin e PPSH e sot në atë të shtetit, Muharremi pa dyshim (kurse tjetra nuk besoj), ka patur mundësi të njihet dhe më radhën e punëve që u kryen dhe vendimeve që u morën në atë ditë të shënuar e në atë vend të bekuar, në Pezën e trimave e të besës.
Fillimisht u zgjodh një kryesi për drejtimin e mbledhjes, për të vijuar me dy referate kryesore, njeri mbi situatën politike nga Y. Dishnica dhe tjetri mbi këshillat nacionalçlirimtare nga Enver Hoxha. Ato do të plotësoheshin me propozimet e vërejtjet e diskutantëve, që do të përpunohen nga grupi i punës e do të paraqiten si projekt dhe pas miratimit do të shndërrohej në program pune e veprimi për organizatën e sapokrijuar. Dhe në fund, pasi qenë zgjidhur, harmonizuar e vendosur me konsensus e unanimitet të plotë çështjet kardinale të bashkimit, do të zgjidhej dhe udhëheqja, Këshilli i Përgjithshëm. Pra është organizata që e zgjedh ate dhe jo e kundërta.
Kurse këta e kthejnë mbrapshtë procesin, përmbysin një rregull organizativ të njohur e të zbatuar në çdo rast e në çdo kohë, jo vetëm tek ne, por dhe në vendet e tjera demokratike, biles edhe pas ndërrimit të sistemit. Figurat pjesëmarrëse në mbledhje që vendosën të bashkohen ishin njerëz me autoritet e influencë, me njohje e lidhje të gjera, të vjetra, të qëndrueshëm, të sprovuar; kishin më në fund dhe mjete financiare e luftarake, të domosdoshme për luftën.
Të gjitha këto resurse, pasuri e vlera të pazëvendësueshme, tani i bashkonin e i vinin në funksion të organizatës të sapo krijuar, respektivisht të luftës që ajo merrte përsipër të organizojë e të udhëheqë. Ky është rregulli i përgjithshëm për çdo organizatë, parti apo shoqatë, bashkim njerëzish e mjetesh, siç u tha, për t’i vëne në dispozicion të një kauze, sië ishte në rastin konkret lufta për çlirimin e atdheut, një preokupim i përbashkët i pjesëmarrësve në konferencë.
Po këto, të nderuar kolegë mësohen nga nxënësit që në klasën e tetë, sot të nëntë të arsimit parauniversitar. Ato duan kohën e vet sepse koha ikën e s’kthehet më, duke lënë një boshllëk që është vështirë te plotësohet, sidomos kur ndërhyjnë interesa e korrente të tjera, që të bombardojnë e të turbullojnë trurin, e që sot për fat të keq janë në modë.
E në këtë rast, më vjen çudi për Dezhgiun, pasi është marrë gjithë jetën me këtë periudhë, ndryshe është tjetra. Keqardhja për të dy nuk ka të bëjë me pozicionin e zënë në debatin mbi këto çështje, një e drejtë tyre, por për mohimin e gjërave elementare e kjo, vërtet me çudit. Këtë nuk e bëjnë studiues seriozë as nga radhët e Ballit, e bënë një Butktë e një Hoxhë, shkrimet e të cilëve s’i lexon e vlerëson askush, veç Anës.
Të tjerë studiues e politikanë të njohur të brezit të vjetër të luftës, si Ermenji, Luzaj, Quku që kishin idealet e tyre që duhen respektuar nuk e kanë mohuar krijimin e Frontit në Konferencën e Pezës më 16 shtator 42. Nuk kanë hyrë ata në cicmice të tilla. Sulmet e tyre janë përqendruar tek veprimtaria e Frontit, që u shkatërroi ëndrrat për pushtet, por jo për datën e krijimit, një gjë elementare. Ju, të paktën ata të mbanit parasysh, që të mos binit në këtë nivel arsyetimi.
Po të ishte gjallë i madhi Dritëro Agolli do lemerisej me çfarë do të dëgjonte. Më ka qëlluar, në një rast, në një aktivitet po për këtë ngjarje të ndodheshim së bashku e të dëgjonim budallallëqe me okë dhe i mërzitur më drejtohej duke thënë se deri këtu nuk duhet të arrijë një mendje normale, pavarësisht nëse është ballist apo komunist, aq me pak nga këta që mbahen si të dijshëm, pasi një i tillë, biles profesor e koleg po fliste dhe nuk ndjehej mirë tek na shikonte, e megjithatë vazhdonte në të tijën, në delir, me broçkullat që nxirrte nga goja, pasi i dukej se po thoshte gjëra të mençura e kësisoj po bëhej interesant.
***
Në Konferencën e Pezës u ftua dhe Mit’hat Frashëri që pas tre muajve, si reagim ndaj Konferencës së Pezës, do të krijonte Partinë “Balli Kombëtar”, por ai do ta refuzonte ftesën kategorikisht e sikur te mos mjaftonte kjo, refuzimi do të shoqërohej dhe me një lum akuzash e shpifjesh që për momentin nuk kursyen as A. Kupin, mikun e tij. Në histori ky moment është konsideruar si orvatja e parë për të shkatërruar përpjekjet për bashkim të shqiptarëve pa dallim, në një moment kritik për vendin.
Megjithatë, edhe përkundrejt këtij momenti dhe provokimeve që do të vazhdonin, Këshilli i Përgjithshëm ndërmori disa hapa konkretë për zbutjen e gradualisht, në proces dhe kapërcimin e pengesave në rrugen e bashkimit dhe të luftës. Ai ngarkoi, anëtarë me peshë, si Y. Dishnica, M. Gjinishi, R. Çitaku etj., që kishin njohje e reputacion në disa qarqe balliste me influencë, që të vazhdonin kontaktet me ta, pra me palën tjetër, me Ballin Kombëtar që tani qe formësuar si një forcë rivale kundërshtare.
Një prej takimeve interesante që shënohen në këtë kuadër, është ai me H. Dostin, në shtëpinë e R. Jaranit ku atij iu kërkua që të shfrytëzojë autoritetin që kishte, që kanalet e komunikimit në mes dy palëve, pavarësisht polemikave, të mos mbylleshin, por të mbeteshin të hapura me shpresë se ato do të çojnë në zbutjen e klimës dhe në gjetjen e rrugës së mirëkuptimit e të bashkëpunimit në luftë. Dosti pasi i dëgjoi me vëmendje u tha bashkëbiseduesve, me të cilët njihej prej kohe, se dy gjera duhet të kuptoni e të mbani parasysh:
Së pari ne, sot për sot nuk jemi të gatshëm që të hidhemi në luftë, për rrjedhojë dhe as të bashkëpunojmë me ju. Dhe, së dyti pengesa kryesore për këte që kërkoni është vetë kryetari i BK Mit’hat Frashëri. (AQSH. Fondi14, Materiale të Konferencës së Dytë Nacionalçlirimtare, shtator 43. Diskutime të figurave të meësipërme).
Në një klimë të tillë është pak e vështirë që të besohet se është realizuar dhe takimi i E. Hoxhës me S. Butkën. Po të ishin takuar nuk kishte arsye që të mbahej e fshehur e të mos flitej për të, dikur a diku, nga ata vetë në radhë të parë, ose dhe të tjerë që mund të kishin dijeni. Kjo e bën disi enigmatike njoftimin që sjell Milo dhe shton dyshimin, duke e kthyer në një mister këtë çështje. Ka një rregull në mënyrën e të arsyeturit, përgjithësisht në procesin e njohjes.
Kur ka dyshime të arsyetura është më mirë të mos flitet deri sa të provohet e kundërta. E prova për të kundërtën nuk mund të jenë pohimet e dy figurave megjithëse të njohura e me kontribute në luftë, si M. Prodani dhe E. Hado, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh e persekucioni nga regjimi i E. Hoxhës. Zylyftar Hoxha, një penë e njohur, në një artikull para pak ditësh për Sali Butkën, plakun e kësaj familje, që me të drejtë çmohet e nderohet edhe sot, e këtë e bën dhe ai, ndër të tjera shkruan: “Safeti me idetë ekstreme, mori një drejtim që po të ishte gjallë plaku nuk do ta kishte leënë ose do të ishte prishur për jetë me të.” (“Dita”.28 korrik 2021).
Takimi thuhet se është bërë në korrik 43, mirëpo në këtë kohë Safeti merr pjesë në një mbledhje me autoritetet krahinore, përfshi dhe drejtues të karabinierisë e të xhandarmërisë si dhe të forcave ushtarake të dislokuara në krahinë. Çuditërisht në mesin e tyre ndodhej dhe S. Butka, komandant i çetës balliste të Kolonjës, që kur ngriti çetën e armatosur ishte betuar se nuk do të pajtohej kurrë me okupatorin, por do të luftojë deri në fund për dëbimin e tij nga vendi.
Marrëveshja e arritur aty ishte në të njëjtën linjë dhe frymë me Protokollin Dalmaco-Këlcyra, të lidhur pak muaj më parë, mars 43, me bekimin e Mit’hat Frashërit, në mes Kryekomandantit të forcave italiane të pushtimit gjeneralit R. Dalmaco dhe A. Këlcyrës e N. Bej Vlorës, anëtarë të kryesisë së Ballit dhe kishte të njejtin qëllim, koordinimin e veprimeve luftarake kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Përballë këtyre zhvillimeve, Konferenca e Dytë Nacionalçlirimtare, shtator 43, do të konkludojë se “nuk mund të flitet më për bashkim me Ballin. Me të do të bashkohemi kur ai të luftojë e të gjakoset kundër armikut, kur të mos ketë në radhët e tij elementë të shitur. Ali Këlcyra, Safet Butka, Cfiri etj. duhet të spastrohen, pasi këta janë shkaktarë të vëllavrasjes, që na luftojnë me armë. (Shih AQSH. Dosja 14. Referat i mbajtur në Konferencë).
Frashëri do t’i ndjejë dhe çeta e Safetit, e cila për shkakun e tyre do të përjetojë një çoroditje e tronditje të thellë, e shoqëruar me dezertim e pakësim të radhëve, që përshkruhen dhe në punimet e prof. K. Frasherit, përfshi dhe veprën “Historia e Ballit Kombëtar” (2009). Kësisoj nga mbi katërqind veta që kishte çeta në ditët më të mira, kur sapo qe krijuar, në fund do të ngelej me më pak se dyzetë.
Të tjerët do të linin çetën e Safetin për të shkuar tek Muharremi, kushëri i tij, komandant i çetës partizane, pasi patriotët kolonjare nuk kishin rrëmbyer armët që të vrisnin vëllezërit e tyre të krahut tjetër, siç u kërkonte Safeti, por për të luftuar kundër të huajve që kishin shkelur pavarësinë e atdheut.

Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari
Për sllavo-komunistët shqipëtar me qëndër në beograd
PLotesisht dakord me kete Arbenin ne kete rast.
Dhe ajo vazhdon sot e kësaj dite,.nga 1990 u futën masivisht sorroxhinjtë, që sot kanë zëvendësi 100% sllavo-komunistët, vetëm si emra se gjitha tjerat njësoj, shif e shkruaj
Ketu Kozi ka nje qendrim tjeter qe e kam te lexuar ne nje botim.” Shkodranet e 7 prillit dhe 29 nentorit ” quhet botimi ne rast se lejohet te publikoj. : Ballistet nuk erdhen ne Peze jo se aty ishin komunistet por se aty ishin zogistet ! Balli Kombetar ne perberje te tij eshte antizogist dhe buron nga emigracioni politik i vitit 1924 kryesisht nga Bashkimi Kombetar ! Emigracioni politik antizogist erdhi pas 7 prillit dhe nje pjese muaren pushtetin profashistet, nje pjese kaluan me komunizmin dhe tjeret me Ballin ! Balli Kombetar pikerisht se Shqipria u pushtua dhe Mbreti Zog u largua erdhen dhe e quanin fitore nga kjo si mund te luftonin me arme pikerisht shpetimtarin Italine fashiste !? Edhe ato figura qe erdhen ne Peze nga Balli erdhen per te pare cpo behet ! Konferenca e Pezes u realizua nga komunistet Enver Hoxha, Ymer Dishnica etj., zogistet si Abaz Kupi e Ndoc Coba dhe nacionaliste pa angazhim ne ate kohe Baba Faja, Haxhi LLeshi, Myslim Peza . Nuk ka pse te angazhohemi per Ballin KOmbetar . Fronti Nac – Clir. ka patur misione aleate,jugosllave dhe ruse ne fund. Zogistet edhe kur ishin ne Front edhe kur u larguan ne dhjetor 1943 kishin mision anglez ! Balli nuk rezulton te kishte misione aleate ! Mjafton ,mbase gaboj diku por………..
Prap i m’shoni historise se rreme te Miladineve e Slobodaneve ??? Ajo konference hapi themelet e varrit te madh qe ju bo popullit.Si mund te pretendohet se u cliruam nga pushtuesi kur ne pushtues u kthyen ‘clirimtaret’ ??? Kur me shume luftohej vellai se sa pushtuesi.Nuk e dij pse bej nje lidhje te ketij fakti makaber me drejtuesit e UCK qe jane te burgosur ne Hage per vrasjen e dhjetrave ( afro 200 viktima) shqiptareve .Se i perkisnin nje partie tjetet LDK.Nje perseritje e historise ne vende e kohe te ndryshme te te njejtit komb.Me Lider te njejte R.Alia.dhe veglat e tij.
Oh rriqka,UCK vrau pak ldkista qe i sherbenin UDB ,polizist dhe ushtris serbe si me informata me propagande dhe nje pjese luftonte bashke me paramilitaret serbe.Tegjithe keto thirreshin si antare teLDK,e cila nuk u distancua kurre publikisht.
Enver hoxha,jo me safet butken,,por eshte takuar me kryeministrin Mustafa Kruja,,
Si shkruan nme kujtimet e tij Kadri Cakrani,,deri ne veren e vitit 43 Enver Hoxha,Mustafa Kruyja,Bahri Omari,Qazim Mulleti shtroheshin pernate ne shtepine e Bahriut me nje dore poker,
Enver hoxha eshte takuar edhe me Ibrahim Bicakciun,kur ishte kryeminister i Nazizmit,,edhe m4e gjenerale gjermane ne Helmes,.Bile nje oficer gjerman mbeti ne shtepine e Shtabit te Pergjithshem si kusht per MARREVESHJEN,Kete oficre gjerman e vrau truproja e nver hoxhes pas shpine,gjoja po shkonte te vriste enverin.
Ju komunistet flisni ne menyre organizative,o xhelal,me teza,me raporte,,por ngjarjet jane zhvilluar ndryshe,,
Kur luante poker me kryeministrin fashist,me ministrin fashisto-nazist,me prefektin e Tiranes,,enver hoxha luante pa teza,pa raporte,,por hidhte ne tavoline poker fantash ilegale,bente TRIS me Vojo Kushin,ose Asin Qemal Stafa.Keto i bente pa konferenca,pa organizata..
Tani që legjendari Enver Hoxha nuk jeton më midis nesh ,”mijt” ballistë e zogistë ,bajrektarët injorant Berishist ,asfalistë e milosheviçët hedhin valle .Sa Për konferencën e Pezës lexoni kujtimet e Enver Hoxhës ato jan pjesë e veprës monumentale që është shpërnadrë në qindra ,mijra milona njerëz.Këto jan pasuri për popullin në këtë mjergull artificiale të kapitalizmit shqiptar që i turret popullit për ta shkyer ,dhe tjetërsuar të vërtetat e LANÇL.
Vetëm kujtimet shkrimet do të ndihmojn opinjonin shqiptar për mos humbur rrugën në vorbullën ku jemi katandisur me butka e kriminel që pa hedhur një fishek donin të barazoheshin me partizanët legjendar të lirisë.Tamam si PD-ja e mallkuar që vodhi vrau ,rrënoi dhe i vuri zjarrin shqiprisë me grupa banditësh deri te shppallja non-grata të Sali RRumpallës -familerisht si grup mafioze.Kështu ishte dhe Safet Butka mafioz e hajdut.
Ik or budall, fosile nje muti qe shyqyr zotit nuk kthehet më.
Ditet Njemije i nderuar PR Gjecovi sa trajtoni ne shkrimin tuaj. me konsiderate …Dhimbia e Madhe Popull!