Djali i ndjerë i Joe Biden ka punuar në Kosovë, pse Dodik e quan “urrejtës të serbëve”. Fitorja e Biden si një rikthim i Shteteve të Bashkuara në Ballkan

Ornela

Nga Janusz Bugajski

Për DITA nga SHBA

Presidenca e Joe Biden mund të rrisë përfshirjen e Amerikës në zgjidhjen e konflikteve të zgjatura në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa presidenca e Trump ishte përqendruar në simbolikë dhe marrëdhëniet me publikun, presidenca e Biden ka më shumë të ngjarë të merret me thelbin dhe të vendosë disa përparësi të arritshme.

Biden përfiton nga vitet e përfshirjes së drejtpërdrejtë në rajon, qoftë si Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit qoftë si Zëvendës President i SHBA. Ai ka mbështetur fuqimisht ndërhyrjen ushtarake për të ndaluar luftërat kundër-civilëve dhe gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Djali i tij, Beau Biden, veteran i Ushtrisë Amerikane, ka shërbyer në Kosovë me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së për të ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas.

Mbi të gjitha, një fitore e Biden do të shmangë pasojat potencialisht negative të një presidence të dytë të Trump. Retorika dhe veprimet e Trump kanë inkurajuar nacionalizmin, radikalizmin e djathtë dhe skepticizmin e BE-së në mbarë Europën.

Aleksandr Vucic dhe Milorad Dodik e kanë përkrahur hapur rizgjedhjen e Trump duke nxitur serbët që jetojnë në SHBA të votojnë për të. Dodik e ka përshkruar Biden si një “urrejtës të serbëve”. Të dy udhëheqësit tashmë do të jenë më pak të vendosur në bllokimin e zgjidhjeve politike me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Nën Biden, Ballkani dhe arenat e tjera të politikës së jashtme do të depolitizohen dhe trajtohen nga (zyrtarë) të emëruar të lartë dhe profesionistë karriere në Departamentin e Shtetit dhe në agjencitë e tjera qeveritare. Politika për Ballkanin do të përfitojë gjithashtu nga rindërtimi i marrëdhënieve me Bashkimin Europian, veçanërisht pasi Trump u distancua nga udhëheqësit e BE dhe largoi Berlinin, Parisin dhe kryeqytetet e tjera.

Politika aktuale e sigurisë do të vazhdojë nën Biden, duke rritur gatishmërinë e mbrojtjes dhe forcimin e frontit lindor të NATO-s. Këto politika nuk u hartuan nga Trump, por nga anëtarë mjaft kompetentë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare, duke përfshirë disa sekretarë të shtetit dhe mbrojtjes. Të emëruarit e Biden do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për fuqizimin e aleancës së NATO-s.

Në rivendosjen e rolit të Amerikës, ekipi i politikës së jashtme të Biden duhet të synojë të arrijë disa objektiva në politikat e tij për Ballkanin.

Së pari, ata duhet të trajtojnë me seriozitet bisedimet Serbi-Kosovë për të arritur njohjen e ndërsjellë ndërshtetërore. Elementet ekonomike dhe politike nuk mund të ndahen, pavarësisht përpjekjeve të Trump. Dhe, në këtë proces, udhëheqjes së SHBA-së i duhet që të punojë ngushtë me BE-në dhe të parandalohet që Beogradi të vonojë ose devijojë bisedimet. Biden është plotësisht i vetëdijshëm se finalizimi i një marrëveshje do t’i hapë rrugën zhvillimit rajonal dhe integrimit në BE.

Një përparësi tjetër është bllokimi i Bosnjes, për të cilin SHBA-së do t’i duhet të emërojë një zyrtar të lartë. Status quo midis dy entiteteve boshnjake është gati të shpërthejë në çdo moment dhe të çojë në kaos rajonal. Administrata e Biden duhet të përqendrohet në pengesat kryesore për një zgjidhje për Bosnjen.

Mbi të gjitha, udhëheqësit e entitetit serb ose bien dakord për ndryshime kushtetuese që kufizojnë bllokimin e institucioneve të qeverisë qendrore ose të mënjanohen dhe të sanksionohen. Dhe kërcënimet kundrejt integritetit të Bosnjes duhet të kenë pasoja dhe ndëshkime.

Prioriteti i tretë është zbutja e mosmarrëveshjes në rritje mes Mali të Zi dhe Serbisë, ku ndërhyrja e Beogradit në politikën malazeze mund ta polarizojë më tej popullin. Qeveria e ardhshme përfshin elementë radikalë që synojnë të zbrapsin përparimin e Malit të Zi drejt institucioneve perëndimore.

Administratës së Biden do t’i duhet të inkurajojë forcat pro-perëndimore brenda koalicionit të ri qeverisës dhe në parlament dhe të ndihmojë në dobësimin e fraksioneve të nacionalistëve serbë dhe atyre pro-Rusë. Gjithashtu do t’i duhet të paralajmërojë Vuçiç kundër çdo ndërhyrje në politikën e Malit të Zi.

Prioriteti i katërt i Biden duhet të jetë zerimi në zvogëlimin e destabilizimit në Ballkanin Perëndimor nga Rusia dhe Kina. Kina ka investuar miliona në infrastrukturë dhe telekomunikacion, duke përfituar nga klima e dobët e investimeve për të injektuar ndikimin e saj politik. SHBA-së dhe BE-së do i duhet të punojnë së bashku për të parandaluar çdo kapje të sektorëve kryesorë ekonomikë, ndërsa krijojnë kushte më të mira për investimet private dhe publike.

Kjo është veçanërisht urgjente, kur merret parasysh ndikimi i pandemisë në rajon. Plani i Investimeve Ekonomike të BE-së, sipas së cilit do të akordohen deri në nëntë miliardë euro për projekte në Ballkanin Perëndimor është një pikë e vlefshme fillestare.

Shtëpia e Bardhë e Biden gjithashtu mund të promovojë iniciativa për një front multi-kombëtar kundër destabilizimit së Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Këto duhet të përqendrohen në disa fusha të rëndësishme si dezinformimi, korrupsioni dhe ultranacionalizmi, të cilat Kremlini i shfrytëzon në dobinë e vet. Serbia, atëherë, do të vihet në test/Kjo do të jetë sprova e Serbisë; nëse është një kontribuuese për sigurinë rajonale apo një bashkëpunëtore e Rusisë për të minuar institucionet perëndimore. Ndikimi i Moskës mund të zvogëlohet gjithashtu duke ndihmuar që të lehtësohet integrimi më i shpejtë në BE i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Për të arritur qëllime të tilla, një udhëheqje më e fortë e SHBA-së mund të përmirësojë standardet demokratike, sundimin e ligjit dhe fushatat anti-korrupsion.

Dita, Albania

PRESIDENT BIDEN RETURNS TO THE BALKANS

Janusz Bugajski, November 2020

A Joe Biden presidency can deepenAmerica’sinvolvementin resolving the lingering conflicts in the Western Balkans. While the Trump presidency was focused on symbolism and public relations, a Biden presidency is more likely to grapple with substance and set several achievable priorities.

Biden benefits from years of direct involvement in the region, both as Chair of the Senate Foreign Relations Committee and as U.S. Vice President. He strongly supported military intervention to stop the anti-civilian wars and genocide in Bosnia-Herzegovina and Kosova.  His son Beau Biden, a veteran of the U.S. Army, served in Kosovawith the U.S. Justice Department to help train local prosecutors and judges.

Above all, a Biden victory will avoid the potentially negative repercussions of a second Trump presidency. Trump’s rhetoric and actions have encouraged nationalism, radical rightism, and EU skepticism throughout Europe. Aleksandr Vucic and Milorad Dodik openly endorsed Trump’s re-election and urged Serbs living in the U.S. to vote for him. Dodik described Biden as a “Serb hater.” Both leaders will now be less confident in blocking political settlementsin Bosnia-Herzegovina and with Kosova.

Under Biden, the Balkans and other foreign policy arenas will be depoliticized and handled by senior appointees and career professionals at the State Department and other government agencies.Balkan policy will also benefit from the rebuilding of relations with the European Union, especially as Trump distanced himself from EU leaders and alienated Berlin, Paris, and other capitals.

Current security policy will continue under Biden, by enhancing defense preparedness and strengthening NATO’seastern front. These policies were not devised by Trump, but by highly competent members of his national security team, including several Secretaries of State and Defense. Biden’s appointeeswill remain committed to strengthening the NATO alliance.

In restoring America’s role, the Biden foreign policy team mustaim to achieve several objectivesin its Balkan policy.First, they need to seriously tackle the Serbia-Kosova talks to achieve mutual inter-state recognition. Economic and political elements cannot be separated despite Trump’s attempts. And U.S. leadership in the process necessitates working closely with the EU and preventing Belgrade from delaying or diverting the talks. Biden is fully aware that finalizing a deal will open up avenues for regional development and EU integration.

A second priority is the Bosnian impasse, for whicha senior U.S. officialwill need to be appointed. The status quo between the two Bosnian entities can explode at any time and create regional havoc. The Biden administration must focus on the main impediments to a Bosnian solution. Above all, leaders of the Serb entity can either agree to constitutional changes that limit the blocking of central government institutions or be sidelined and sanctioned. And threats against Bosnian integrity must have consequences and penalties.

A third priority is to defuse thegrowing Montenegro-Serbia dispute in which Belgrade’s meddling in Montenegrin politics can further polarize the population. The incoming government includes radical elements that aim to reverse Montenegro’s progress into Western institutions. The Biden administration will need to encourage pro-Western forces within the new ruling coalition and in parliament andhelp undercut Serbian nationalist and pro-Russia factions. Vucic should also be given warnings against any interference in Montenegro’s politics.

The fourth Biden priority must zero in on curtailing Russia’s and China’s subversion of the Western Balkans.China has been investing millions in infrastructure and telecommunication, benefiting from the poor investment climate to inject its political influence. The U.S. and EU will need to work together to prevent any takeovers of key economic sectors while creating better conditions for private and public investment. This is especially urgent given the impact of the pandemic in the region. The EU’s Economic Investment Plan that will allocate up to nine billion euros for projects in the Western Balkans is a valuable starting point.

The Biden White Housecan alsopromote initiatives for a multi-national front against Russia’s subversion of the Western Balkans. These should focus on several crucial arenas such as disinformation, corruption, and ultra-nationalism,which the Kremlin exploits to its advantage. Serbia will then be tested – whether it is a contributor to regional security or a collaborator with Russia to undermine Western institutions.Moscow’s influence can also be undercut by helping to facilitatefaster EU integration for Albania, North Macedonia, Montenegro, and Serbia. To achieve such goals, stronger U.S. leadership can improve democratic standards, the rule of law, and anti-corruption campaigns.

 

——-

Kolonën e Bugajskit mund ta lexoni ekskluzivisht në DITA print dhe online çdo të shtunë. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Share This Article
17 Comments
  • O Jonuz Kinezi…..
    Joe Kinezi nuk fiton janë 3 trilion usd të vjedhura Perëndimit e Usa nga puna e taksat e perëndimit e ato duhet të rrikthehen!!!
    Dhe Merkel Kinezes që ka dalë dje e eshte bere si Rama që u jeote mendje amerikaneve i ka ik truri që çështja do të shkojne ne GJYKATEN SUPREME!!!!
    Ti nuk ke faj,po nuk e di a duhet të quhet dhe Thano….Thano Kinezi???
    Me fitoren e Trump gjithe bythëshkerdhyerit e politikes Europiane dhe ballkanase normalisht venë në P.S.

    • Fol mire o palaco !

      Ok je me Trump , por nuk esht nevoja te perdoresh ate fjalor o funderine e qelbur

      Sa per Presidencen e Amerikes , Biden esht i
      shkelqyer.

      Ai esht vite drite me i mire , me i afte , me elokuent
      dhe absolutely shum here me karizmatik e inteligjent se Trump.

      Te mos flasim pastaj qe Z. Biden esht Presidenti Amerikan me pro Shqiptar
      Fjalimet Biden kunder Serbise kriminale dhe ndikimi i tij i posacem per ta perkrahur bombardinin e Srrbise ne 1999 ishin determinante

      Biden biles esht shprehur tekstualisht : Shqiperia esht vendi dyte qe dua me shume …..

      Ndaj nuk ka Shqiptar me zemer shqiptari qe te mos jete pro Biden

      Absolutisht Shqiperia dhe Kosova duhet ti bejne ftese zotit Biden te vije per nje vizite

      Dhe ca me pelqen akoma me shume eshte fakti se Z.Biden eshte tipik Amerikan , sepse pervec inteligjences siperore ,
      ai eshte edhe shume funny ,

      Ka shume humor , se ai i kishte thene njehere Sali Berishes “ po i njoh Shqiptaret , eshte vendi dyte qe dua me shume , sepse ata jane populli me pro Amerikan ne Bote ,
      por kane nje te nete , qe nuk bejne dot zgjedhje te ndershme .”
      Hahahaha Ku na ka njohur aq mire’!

      Esht i sakte fare

      Z Biden President ,Do te jete nje kthim i vlerave morale ne Shtepine e Bardhe ,
      dhe mje kthim i United States ne rolin Udheheqes ne Bote
      ne te gjitha fushat , gje qe eshte ne interes te popujve te shypur dhe te gjithe botes

      By the way , Ndihem i nderuar qe bera nje donation simbolik per fushaten e Zotit BIDEN

      Eshte absolutisht Mr.Biden me i miri dhe me i drejti

      Ai do jete sic deklaroi njehere Skenderbeu jone qe i tha. Sulltan Mehmet Pushtuesit : “Une do te jem gjithmone mik i Virtytit ,
      por jo i fatit “
      I tille esht dhe do te jete zoti Biden , Mik i Virtytit , dhe kjo eshte garancia me e mire per nje Bote gjithmone e ne te mire per
      te Pambrojturit ,dhe per te vegjelit ku futet edhe populli yne

  • ai vjen ne ballkan dhe beri ate qe beri; zgjidhjen paqesore, qe mund te behej ne kuadrin e demokratizimit te jetes se planetit, e ktheu ne lufte terroriste per triumfin e islamit radikal .
    dhe duke e dite se e kane tepruar, kerkojne t’a rregullojne duke nxjetrre terroriste, here njerin, here tjetrin drejtues te uçk-se .
    ne fakt, e kane me gjithe uçk-ne, qe te maskojne veten, per zgjidhjen ushtarake te pergjakeshme, qe i bene ndarjes se kosoves, nga serbia .
    ndonese te majte, kur çoroditen te majtet, behen te djathje…ekstrem .
    ps . po te donte usa; njehere t’i thoshte “sus”, si ushtareve te “uçk-se”, po ashtu dhe sllobodanit; nuk shkrepej asnje fishek

    • HEJ KOMUNIST KU ISHIN KAMUNISTAT TRIMA QE NDHMUAN KOSOVEN A SHKUAN TE BENIN LUFTE APO E BEN NE BREKE U FSHEHEN SI NE 1944 SA PER JOE BIDEN MIRE QE ..POR BLEJN ARME DHE ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA .. RAMA SHQIPTARET DUEHT TI TRANSFEROJNE REPARTET USHTARAKE NE KUKES SHKODER PESHKOPI NE KUFI ME KOSOVEN PER TI NDIHMUAR NE RASST NUK I BEHET BESE SERBIT ..MERCI

  • Fitorja e Biden eshte Bekim per shqiptaret dhe Shprese per Kosoven..
    Duhet te presim me durim deri ne shpalljen e rezultatit.
    Tram e theu qafen me abuzime e mashtrime, me tradheti dhe poshtersi, dhe do i vije dita e gjyqit perpara shtetit amerikan. Nuk ka bere vaki qe nje president amerikan te behet lolo i ruseve.
    E beri Tram, dhe Ramuti jone qe u be lolo i Vucicit, me “bekimin e Amerikes, tram dmth”. Ka zbatuar urdherat e putinit per Beogradin, Tram si ndermjetes, dhe Rama si spiun ruso serb qe e shfrytezoi kete vegel te Putinit per te realizuar pisllekun e tij me Kosoven dhe Shqiperine.
    Hapni syte. Eshte koha te qerrojme tramin tone, spiunin e Vucicit dhe kurven e Dules, tradhetarin e ndyre qe po shet Shqiperine, kuislingun Ramut

  •  VOX POPULI VOX DEUS !

    – Populli amerikan e dha veridiktin e tij

    – Donald Trump duhet te beje gati valixhet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Joe Biden- President i ri i Amerikes pas 5 vjet ankthi e sundimi mujshan, arrogant, dinastik e autokratik brenda dhe jashte Shteteve te Bekueme te Amerikes te Donald J. Trump, “njeriut me te rrezikshem te Botes”sipas mbeses se tij Mary L. Trump
    Edhe FOX- News , televizioni perkrahes i flak te i Trump e konfirmon fitoren e Joe Biden… Ndryshe nga CNN qe njoftoi per 273 vota elektorale per Biden FOX – NEWS bashke me ASPRESS e krejt mediat kryesore amerikane njoftuan per 290 vota elektorale deri tani.
    Numrat do te rriten edhe me…
    Donald Trump Ishte nje aksident, nje handikap në politiken amerikane dhe boterore.
    Asnje president në historine e SHBA-se nuk ka qene me mujshan brenda familjes se tij biologjike e politike, me arrogant e mosperfilles e arrogant me agjencite ligjzbatuese amerikane e administraten e zgjedhur prej vet atij duke i trajtuar si lecka njeperdorimshme e hedhur si galloshe te prishura, me shkencetaret me te mire ne Bote .
    Asnje President në historine e Amerikes nuk eshte treguar me mujshan me miqte e aleatet strategjike te NATO-s e kudo me Bote dhe organizatat nderkombetare, duke flirtuar e lartuar despote e tirane si dinastine absolute te Salmanit në Riad e bere miq armiqte me te medhenj te SHBA-se e Perendimit demokratik his “ good guys” Kim Young Un e kryeautokratin e “ Perandorise se Djallit” Vladimir Putin …
    Ndersa Donald Trump mori nga SHBA gjithcka duke mashtruar, falcifikuar, vjedhur, korruptoi edhe vete korrupsionin… dhe eshte nje miliarder artificial, qe e trashigoi biznesin me mbi 160 milione dollaret e te jatit, Joe Biden biri i nje punonjesi te thjeshte nga Scranton i Pensilvanise e arriti gjithcka ne jete me punen e tij, me mundin e me djersen e trurit te tij gjenial.
    Ai i dha gjithcka Atdheut te vet SHBA-se dhe nje Bote me te mire, me demokratike, me paqesore e me te sigurte.
    Ndersa patriotizmi i Donald Trump eshte xhepi i tij dhe dinastise se tij familjare.
    “The sleepy Joe “ “Joe Gjumashi“ jo vetem ia nxorri gjumin por e la pa gjume fare tash e 5 dite arrogantin Donald Trump, qe me mashtrimet e rrenat e tij pa fund per gjoja “ vjedhjen e votave”, per “falcifikime” e fsheh votash në syte e vezhguesve te tij e në fokuset e dhjetera kamerave në cdo qender numerimi pa asnje deshmi, pa asnje fakt, pa asnje prove po e demaskon veten si nje genjeshtar patologjik dhe mujshan i pakorrigjueshem.
    Edhe vete senatoret e kongresmenet e tij Republikane jo vetem nuk e kane perkrahur por i kane kritikuar hapur mashtrimet e tij,
    Joe Biden i deshmoi jo vetem atij, por mbare botes se fizikisht eshte vetem 3 vjet me i vjeter, por truri dhe zemra e tij jane 33 vjet me i ri, me energjik, me njerezor, me strateg, me politikan e mbi te gjitha me demokrat se “The losser Donald”.
    Nuk e ka degjuar kurre shprehjen filozofike anglosaksone “ The age it’s not measured by carts … It’s s measured by hearts “ Mosha nuk matet me letra… mosha matet me zemra “
    Donald Trump ben mire te kurseje qindra milionat e fanatikeve te tij per gjyqet e shumta qe e presin per mashtrime, falcifikime, vjedhje, fshehje te te ardhurave, shmangje pagese taksash…
    Fitorja e Joe Biden eshte nje fitore e madhe edhe per mbare popullin e kombin shqiptar.
    Joe Biden eshte miku me i madh i Shqiperise e Kosoves, popullit e kombit shqiptar qysh prej 35 vjetesh e deri sot, politikani me sprovuar i SHBA tash e gati gjysem shekulli, burri i madh i shtetit jo vetem i SHBA-se por mbare Botes.
    Ishte Joe Biden qe sy per sy e balle perballe i tha Gebelsit te Sheshel- Milloshevicit, Aleksander Vucic “ Po takoj nje kriminel lufte” në zyren e tij ne mes te Beogradit
    Ishte po ai qe e vleresoi Hashim Thacin si “ Xhorxh Washingtoni i Kosoves” poshte fotografise se Babait te Amerikes ne Shtepine e Bardhe ne Washington !
    Fitorja e Joe Biden eshte fitore historike e nenes boterore te demokracise Shtetet e Bekueme te Amerikes dhe mbare popullin amerikan te percare si asnjehere tjeter me pare qysh nga Lufta Civile nga politika “ perca e sundo e Donald Trump e yesmeneve te tij .
    Fitorja e Joe Biden eshte nje fitore e madhe per nje Bote me te mire, me te lire, me paqesore e me te sigurte …
    Edhe natyra vete e pershendeti qe ne mengjez fitoren e tij me nje Dite me Diell, nje dite plazhi në kete prag dimri idhnak gati ne krejt Ameriken.
    Populli amerikan e dha veridiktin e tij jo vetem me votat elektorale por edhe me gati 5 milione vota popullore me shume per Joe Biden !
    Donald Trump duhet ti nenshtrohet veridiktit te tij sa me pare!
    “ NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLIN” eshte shpirti dhe shtylla e Kushtetutes amerikane !
    Donald Trump duhet pranoje veridiktin e tij e te beje gati valixhet .
    Kater vjetet e tij ne Shtepine e Bardhe ishin teper per Donald Trump!
    Vox Populi Vox Deus !
    Zeri i Popullit Zeri i Zotit !

  • Presidenca Biden do jete e fokusuar ne Ballkan? E deshiroj por nuk mund ta besoj se do ngjase.
    Gjithsesi koha do ta tregoje, te shohim!

  • Shqipetaret jane me fat qe Bajdeni u zgjodh president.
    Trampi sikur ishte binjak me Saliun,Ilirin,Monen dhe Vicicin e Mlladicin.
    Shyqyr shpetum se si idiot teulte ne stol dhe te thosh,firmos se.ta vesha.

  • Edhe sikur te na sjelle Biden nje Bugati, neve nuk na ben pune pasi pritshmeria jone shkon deri te ajo barra e drruve qe jane prere sa i do mushka!
    Nga ana tjeter e mbajne veten per te zgjuat ca nallbane.

  • Panvarsisht se nuk arrita ta lexoj te gjithe artikullin e Janoshit, dallova qe ai e trajton ceshtjen e Kosoves nga pikpamje orientale! Nese eshte x-i ne fuqi kemi favore, nese eshte y-i do kemi kundershtime! Mjaft ceket! Janoshi harron qe Kosova eshte problem europian dhe ka disa parime baze te trajtimit te saj, te cilat qendrojne mbi zgjedhjen e njerit apo tjetrit president ne USA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *