Nga Marenglen Kasmi
Botuar në DITA
Atentati që Vasil Laçi kreu ndaj Viktor Emanuel-it III më 17 maj 1941 në Tiranë, është një prej shenjave të para të fillimit të luftës kundër pushtimit italian në Shqipëri. Ky veprim nuk kishte ndonjë prapaskenë ideologjike dhe nuk ishte planifikuar në grup, por ishte nismë e një personi të vetëm.
Po ashtu, pas këtij akti nuk fshihej ndonjë nostalgji e fshehtë ndaj mbretit Zog – çka artikulohet sot ndonjëherë – dhe nuk mund të konsiderohet si një gjurmë besnikërie ndaj tij dhe monarkisë së rrëzuar nga pushtimi italian.
Ky nuk ishte sulmi i parë që shqiptarët kryenin ndaj drejtuesve të lartë italianë pas pushtimit italian të Shqipërisë, më 7 prill 1939. Ndër të parët që protestuan ndaj pushtimit të Shqipërisë ishin pikërisht studentët ushtarakë dhe oficerët shqiptarë në shkollat ushtarake italiane.
Këtu mund të përmendet togeri shqiptar Shahin Toçi, i cili në maj 1939 ndodhej në një kurs kualifikimi në Romë. Ai jo vetëm që nuk pranoi të betohej para flamurit dhe autoriteteve italiane, por po ashtu organizoi kundërshtimin në masë të këtij veprimi nga studentët dhe oficerët e tjerë shqiptare. Disa ditë më vonë, toger Toçi u gjet i vdekur në dhomë.
Ndoshta rastin më të spikatur në rrethin e këtyre ushtarakëve e përbën atentati i mbetur në tentativë ndaj Mussolini-t, organizuar nga studentët ushtarakë shqiptarë në Akademinë e Xhenios dhe Artilerisë në Torino, nën drejtimin e tiranasit Ismail Karapici.
Siç pohojnë historianët Pëllumb Xhufi dhe Proletar Hasanisi edhe historiani ushtarak italian P. Crociani, kadetët shqiptarë të kësaj akademie, në shenjë proteste ndaj pushtimit italian të Shqipërisë, vendosën të hedhin në erë foltoren ku do të mbante një fjalim Mussolini. Plani u zbulua dhe atentati nuk ndodhi. Karapici u dënua me pesë vjet burg.
Kësisoj mund të themi se, si plumbat mbi Perandorin, ashtu edhe atentati i mbetur në tentativë i Karapicit, ndonëse nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe janë të zhvendosura në kohë, kanë si emërues të përbashkët pikërisht mospranimin e pushtimit të huaj dhe po ashtu, janë tregues të qartë të fillimit të rezistencës kundër pushtuesve italianë.
Raporti i Konsullatës së Përgjithshme Gjermane që po sjellim sot, është hartuar në ditën e ekzekutimit të Vasil Laçit. Me cilësinë e dëshmitarit okular të ngjarjes dhe përvojën diplomatike, raporti hedh dritë mbi manipulimin që i bëhet opinionit publik për ngjarjen.
Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, italianët thuajse arritën ta izolonin ngjarjen dhe të pengonin që jehona e atentatit ndaj Viktor Emanuel-it të kalonte kufijtë e Shqipërisë.
Për shembull, gazeta austriake “Weltblatt” e datës 18 maj 1941 njoftonte për vizitën e Viktor Emanuel-it III në Malin e Zi dhe ndonëse theksohej se ai po kthehej nga Shqipëria, nuk thuhej asgjë për atentatin.
Italianët e paraqitën atentatin si një ngjarje tipike shqiptare. Pra, një i pakënaqur me qeverinë e tij, kërkon të marrë hak “shqiptarçe”. Edhe konti Ciano e ilustron me të njëjtat ngjyra ngjarjen në ditarin e tij.
Ai shkruan: […] Një djalë nëntëmbëdhjetvjeçar, një farë Mihailoff, me origjinë greko-maqedonase, qëlloi disa herë gjatë kalimit të veturës Mbretërore. Duket se është fjala për një njeri gjysëm të çekuilibruar, i cili me këtë gjest ka dashur të manifestojë indinjatën e vet, që s’është marrë në konsideratë, si poet, nga autoritetet lokale! Është e kotë të thuhet se vjershat e tij vlejnë shumë më pak nga lirat që ai kishte marrë disa herë si ndihmë […]”.
Ndonëse Gjermania ishte aleate e Italisë, Konsullata e Përgjithshme gjermane në Tiranë nuk ngurron të rrëzojë versionin e ngritur nga italianët për atentatin.
Pavarësisht se, siç ndodh hera-herës rëndom me emrat dhe toponimet e huaja, mbiemri nuk jepet Laçi por Lika, tabloja e plotë nuk le shteg për keqkuptime. Pasi në fillim të raportit jepet versioni italian, më pas bëhet plotësimi i tij.
Në raport hidhet dritë jo vetëm mbi arsyet e atentatit, por po ashtu edhe mbi çastet e fundit të jetës së Vasil Laçit. Thirrjet e tij para litarit janë një tregues i qartë i motiveve të atentatit.
Kjo ngjarje tregon se, vendi po hynte në një fazë të re të luftës dhe pakënaqësia e shqiptarëve ishte rritur. Nuk duhet harruar se në këtë kohë, autoritetet italiane raportonin për sulme të Çetës së Pezës, nën drejtimin e Myslim Pezës, të çetave të Haxhi Lleshit, Baba Faja Martaneshit etj. ndaj ushtrisë italiane.
Në raport hidhet dritë edhe mbi atmosferën e përcjelljes së Perandorit- ose Mbretit siç ai quhet në raport. Nëse në historiografinë komuniste, për të glorifikuar sa më shumë aktin e kryer theksohet se, ceremonia e përcjelljes së Perandorit u krye nën një atmosferë pasigurie e frike, rrethuar kudo me helmeta dhe armë, në raport lexojmë se vetë Perandori kishte urdhëruar mos të merreshin masa të forta ruajtje. Sigurisht që kjo gjë e favorizoi kryerjen e atentatit.
Raporti gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin në Fondin e Konsullatës së Përgjithshme të Tiranës dhe nuk është publikuar më parë. Ai përbën një nga raportet e rralla të hartuar nga diplomatët e huaj në Tiranë për këtë ngjarje, që ne njohim deri tani.
Më poshtë po japim të përkthyer për lexuesit e DITA raportin e plotë:
Konsullata e Përgjithshme Gjermane Tiranë, më 27 maj 1941
Nr. 425 / Pol. 6
4 kopje
Përmbajtja: Atentati ndaj Mbretit të Italisë me 17 maj.
Ekzekutimi i atentatorit.
Sekret!
Gazeta vendase “Tomori” e ditës së sotme botoi njoftimin e mëposhtëm, i cili duhet të jetë botuar edhe në shtypin italian:
“Në të gdhirë të ditës së sotme, në oborrin e burgut të Tiranës, sipas vendimit të gjykatës ushtarake të Forcave të Armatosura dhe në bazë të ligjeve shqiptare u ekzekutua dënimi me vdekje i Mihailoff Vasil Laçi, me kombësi greke, i cili më datë 17 të këtij muaji, shtiu disa herë me revolver kundër autokolonës së makinave mbretërore (corteo reale), e cila ishte duke udhëtuar në drejtim të aerodromit. Për fat të mirë, plumbat nuk bënë ndonjë dëm.
Gjatë marrjes në pyetje, si gjatë paraburgimit ashtu edhe në seancën e hapur gjyqësore, Mihailoff Vasil Laçi deklaroi se, ai kishte një urrejtje të brendshme ndaj anëtarëve të qeverisë shqiptare, sepse nuk ishte pritur dhe nuk ishte futur në punë prej tyre.
“Për sqarim të publikut“ gazeta shton edhe të dhënat e mëposhtme: Mihailoff Vasil Laçi kishte shfaqur kahershëm tendenca kriminale. Ende pa mbushur 20 vjeç, ai ishte dënuar me 18 muaj burg për vjedhje. Dënimi duhej të kryhej në një burg në Shqipërinë e Jugut. Kështu që, ai erdhi në Tiranë dhe ishte shërbëtor në një shtëpi private. Për të fituar para, ai i dërgonte instancave shqiptare copëza nga “poezitë” e tij, të cilat natyrisht që nuk u morën në konsideratë. Ato nuk kishin asnjë vlerë letrare dhe gramatikore, meqenë se ai kishte bërë vetëm disa klasë fillore.
Për këtë arsye, ai hartoi një plan kriminal, i cili për fat të mirë nuk pati sukses. Gazeta siguron se, dënimi i dhënë në bazë të ligjeve shqiptare e ka kënaqur plotësisht popullin. Ai e pa që Mihailoff-i u dënua me drejtësi dhe ashpër. Me veprimin e kryer, ai jo vetëm që ishte shndërruar në një kriminel që shkelte ligjin e shkruar por, po ashtu, ai kishte synim që të prishte festën e pastër dhe të përzemërt të popullit në një çast kaq të gëzueshëm për të.
Njoftimi zyrtar dhe komentet e gazetës, lenë në gjysmë hije si veprimin e kryer, ashtu edhe atentatorin dhe motivet e tij.
Në fakt, ngjarja ka ndodhur kështu:
Ndërkohë që Mbreti i Italisë dhe Shqipërisë pas përfundimit të vizitës së tij, më 17 maj, pas orës 2:00, po udhëtonte në drejtim të aerodromit për t’u kthyer përsëri në Itali, pranë aerodromit, një djalë i ri shtiu pesë herë në drejtim të autoveturës ku udhëtonte mbreti së bashku me kryeministrin shqiptar [Shefqet Vërlaci]. Një shqiptar dhe një karabinier iu hodhën atij menjëherë dhe i ulën dorën.
Si pasojë, plumbat e fundit përfunduan në tokë. Një plumb goditi parafangon e majtë dhe një tjetër gomën e parë majtas të autoveturës. Kryeministri shqiptar [Vërlaci] tentoi të ngrihej dhe të hidhej mbi atentatorin, por mbreti e ndaloi. Udhëtimi drejt aerodromit vazhdoi pa ndaluar me gomën e shpuar. Mbreti u nis sipas programit, duke u ndarë me përzemërsi dhe nuk tregoi asnjë shenjë shqetësimi.
Atentatori gjoja ja kishte blerë armën një ushtari italian dezertor. Atentati u bë i mundur sepse, mbreti, kishte dhënë urdhra të qarta per të mos pasur mbrojtje policore dhe ushtarake gjatë gjithë udhëtimit.
Atentatori u arrestua menjëherë. Pas ngjarjes, në gjaknxehtësi e sipër, italianët grisën disa flamuj shqiptarë (në të cilët ishte po ashtu edhe kurora e Savojës dhe sëpata e Liktorit). Në përgjigje [të këtij veprimi] edhe shqiptarët grisën një flamur italian, gjë që shkatoi disa arrestime.
Mëkëmbësia e Përgjithshme tregoi menjëherë tendencën që atentati të mbahej i fshehtë për shtetet e tjera dhe që, në asnjë mënyrë, ngjarja të konsiderohej si një demonstrim anti-italian. Në po të njëtën ditë, përfaqësitë e huaja u lutën që hë për hë, të mos e raportonin ngjarjen.
Në të njëtën kohë, atyre i’u komunikuan rezultatet aktuale të hetimeve për personin, emrin dhe arsyet që ai kishte pasur për të kryer këtë veprim. Këto të dhëna ishin njësoj me ato zyrtare dhe komentet e gazetës. Në ditët në vazhdim pasoi një heshtje varri. Njoftimi i sotëm për publikun është i pari, dhe me shumë mundësi i fundit.
Gjithsesi, ky komunikim ka nevojë të plotësohet si më poshtë:
Njoftimi se, seanca gjyqësore ishte publike është i rremë. Procesi gjyqësor u zhvillua në kushte të rrepta fshehtësie. Asnjë nuk kishte dijeni për datën e zhvillimit të seancës kryesore te gjyqit.
Edhe emri i atentatorit është dhënë gabim.
Konsulli i Përgjithshëm bullgar me të drejtë i këshilloi italianët se “Mihailoff“ është një formë emri bullgar, që nuk përdoret nga shqiptarët ose nga grekët. Atij ju kthye pergjigjia se, atentatori kështu e kishte dhënë emrin dhe po me këtë emër kishte nënshkruar. Të njëjtat të dhëna më erdhën edhe mua, madje pa i kërkuar ato. Në bazë të informacioneve të besueshme, në të vërtetë atentatori quhet “Vasil Mihal Lika“. “Mihal“ quhet babai i tij, por [sipas italianëve] përkon me emrin bullgar Mihailoff.
Termi “di nazionalità greca“ [kombësia greke] është zgjedhur me qëllim. Në një lexim të shpejtë, kjo të bën të mendosh se bëhet fjalë për një nënshtetas grek. Kjo nuk është e vërtetë. Nënshtetësia shqiptare e atentatorit vërtetohet pa vështirësi. Si rrjedhim, “di nazionalità greca” duhet të përkthehet në gjermanisht me “përkatësi kombëtare greke”. Por, është shumë e diskutueshme nëse atentatori ishtë grekofon.
Ai vinte nga zona e bregdetit që ndodhet Porto Edda-s [Sarandës] dhe Himarës; fshati Piqeras, ku atentatori kishte lindur, banohet nga shqiptarë dhe jo nga grekë. Gjuha e tij e nënës ishte në të vërtetë ajo shqipe; sipas gjasave, ai ka folur jo mirë greqisht.
Njoftimi zyrtar nuk e përmend fare Mbretin. Mesa duket, njoftimi synon të krijojë të lexuesi mendimin se, atentatori kishte shënuar mbi ministrat shqiptarë, sepse ai besonte se ata e kishin trajtuar keq. Kësisoj, kjo ngjarje klasifikohet si një çështje e brendshme. Po të njëjtit qëllim i shërben edhe përmendja e qartë e ligjeve shqiptare dhe pjesëmarrja e ministrave shqiptarë në ekzekutim.
Në kundërshtim të gjithë kësaj konstatohet se, nuk u qëllua mbi “corteo reale”-n, por vetëm mbi makinën e Mbretit. Siç tregon një dëshmitar okular i ekzekutimit, pas leximit të vendimit, atentatori e ka kundërshtuar atë me zë të lartë. Ai deklaroi se, kishte qëlluar mbi Mbretin për ta vrarë dhe këtë gjë e kishte theksuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë procesit gjyqësor. Nëse gjatë aksionit do të kishte vrarë edhe kryeministrin shqiptar, po ashtu do të ishte gëzuar edhe për këtë gjë.
Pasi dha këtë deklaratë – sipas raportit të të njëjtin dëshmitar – ai kishte thirrur: “Poshtë Mbreti! Poshtë Duçja! Poshtë Fashizmi! Rroftë Shqipëria e Madhe e lirë!“
Dënimi me vdekje u ekzekutua me varje në litar. Sipas konstatimit të mjekut, atij i doli shpirti 19 minuta pas varjes.
Kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë asnjë të dhënë se, atentatori ishte eksponent i një grupimi politik ose i një organizate të fshehtë. Plumbat e hedhur ishin vepra e pakuptimtë e një personi të vetëm, ndonëse atentatori ishte nën ndikimin e pakënaqësisë së përgjithshme të shqiptarëve kundër italianëve.
Italianët bënë mirë që nuk i lejuan kësaj çështjeje rëndësi të veçantë të jashtme dhe që po ashtu nuk bënë akuza zyrtare kundër shqiptarëve. Kësisoj, ata nuk lejuan që atentatori të shndërrohej në një martir.
Nënshkrimi: Pfeiffer
——-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Vasil laci dha jeten te mos pushtohej shqiperia.
Edi ra ul dhe breket vetem te pushtohet shqiperia.
Shyqyr qe spo komentojvtek tema se do e censuronte mero baze, ky tribun i fjales se lire.
Sigurish aty ku i intereson
Ja pse scripta manent nuk eshte i vetmi burim per te shkruar histori. Pasi nese do te merrej per baze raporti i Çianos do te kishim nje atentor te çekuilibruar, me nje motiv personal banal, me perkatesi nacionale te dikutueshme. Por kemi nje shqiptar, madje nje antifshist dhe nje nacionalist. I ndrite shpirti, ketij shqiptari patriot. Me ket rast due te beje nje deduksion per zbulimin e nje kosovari dhe te pasionanti qe do te bje histori, si rastin e vrasjes se Ali Pashe Tepelenes. Per baze ishin marre te dhenat nga funksionare turq, njejte si te ishte perdorur kujtimet e Çianos. Per kombesine e Vasilika Kondakçiut u tha thejst se ishte vajza e nje prfiti grek, kur dihet se te gjithe prifterinjte e besimit orthodoks konsideroheshin grek nga turqit pavaresisht kombesise se tyre. Ai kosovari qe shkruan per Shqiperine pa njohurite edhe me elementare per jeten thjesht beri nje perkthim te thate pa asnje njohje te terrenit, popullsise dhe te individeve.
Vasil Laci sic duket aty ne foto , i ngjaka shume Shkelzen Berishes
Por paska qene nacionalist i betuar sepse paska thirur :.. Rrofte Shqiperia e Madhe !
Paska qene tamam patriot shqiptar
Ndaj dhe populli e ka nderuar gjithmone me respekt e dashuri kujtimin e tij
ndoshta eshte Shkelzeni qe i ngjan Vasilit, por vetem nga pamja, spese Vasili nuk ishte hajdut …
Shkelzeni ti haje …. Vasilit. vasil Laçi ishte patriot. Shkelzeni eshte pis.
Raimond, zeni i ngjan saliut, saliu ngjan si binjak i karaxhic kriminelit jo vetem nga mimika por edhe nga te berat! kete si e shikon ti me syrin e mprehte qe ke?
Edhe mund ti ngjaje Karaxhicit , por duhet thene qe “Karaxhici i ngjan Sales”
Jane bere ca riparime ne Wikipedia, tani se fundi per historine e sllaveve te Jugut ne Mal te Zi dhe ne Jug te Serbise
Aty thuhet qe Malazezet jane nga fisi i Beirshajve
Biles vete heroi kryesor i malzeze Mark Milan thote se ai eshte me origjine te larget nga Berishajt,
Fisi i Beirshajve me qender diku ne Tropoje kishin vajtur ne Mal te zi dhe aty ishin perhapur shume
Mirepo duhet thene se Serbia dhe njerezit mete shquar te Serbise kane lindur ne zonen e Malit te zi dhe njerezit e tyre me te shquar , Mbreterit e tyre vijne nga krahina e Kelmendit
ku fiset krysore jane Berishajt, Kelmendasit, Guri etj
Dhe nga sa dilte aty , kuptohej qe Malazezet ishin totalsihht Shqiptare,
por qe ishin ktheyer gradualisht ne sllave nga kisha serbe , por ne menyre paqesore
Por qe tani kete konkluzion e thoshin aty edhe studjuesit serbe e malazeze , Kjo ishte cudia kesaj radhe
Dhe ky proces ishte ritur shume gjate kohes se Turqise
Biles aty ne Mal te zi eshte nje fshat me emrin Kuc qe eshte fshat shume i madh
ata flasin shqip, por shumica e tyre e quajne veten serb ,
Mirepo sipas historianeve ata thuhet se e kane origjinen nga Berishajt
dhe fjalen Kuc e quanin ne shqip Kuq, si gnjyra e kuqe
Dhe e quanin veten se ridhnin nga Berisha i kuq etj
Po ashtu ishte nje fshat tjeter ku kishin jetuar Berisha i bardh, dhe e quanin dicka si Bardo a Booro
Pra sic duket sllavet e Jugut jane me shume shqip[tare se Serbe
Ndersa sa per miqesi me serbet, ka vetem EDI RAMA , Ky sa here shikon Vucicin i hidhet ne qafe, propagandon gjithe poltiken e Vucicit ne rajonin tone
dhe na solli edhe ate priftin antishqiptar te betuar te Serbise Irenej, i cili tha ne Shkoder se ” Shkodra eshte djepi i Serbise ”
Pra e kemi te pecaktuar kush punon per Serbine, Ai eshte EDI RAMA
Mirepo tani u pengua pakes ,, sepse Biden pavaresisht se eshte pro Soros ,
problemin e Kosoves e njef direkt vete shume mire , dhe nuk mundet dot Soros te ndiikoje per llogari te lobit serb
Ndaj edhe Palmer per hete pare tha ne Kosove dje se “Amerika eshte per njohje RECIPROKE”
Pra ne kete rast vellai i Vucicit ne Tirane Rama hajduti , nuk mund te beje dot gje
Kjo eshte e verteta o mik
O Bo bo sa i je futur germimeve….nejse pavarsisht punes qe le bere , jane konkluzione la fakte te zbuluara….ti e kap veshin e majte me doren e djathte. Berishajt andej e ketej apo Rama poshte apo lart.
Ti biem shkurt.
Vasil Laci ishte djal me guxim dhe atdhetar.
Jo si shume te shitur/tradhetar qe historia i ka konfirmuar
Jo ore nuk kam germuar fare
Mua me rastisi nje dite qe po shikoja kete fshatin Kuc ne Mal te Zi,
sepse jam vete nip nga Kuci i Vlores
Dhe pash aty ne Wikipedia qe Kuci i Malit te zi , megjtihse flasin shqip e quajne veten serb e malazeze
Por qe studjuesit serbe e malazeze thone qe ata jane shqitpare e shumica rjedhin nga fisi i berishajve
Dhe tani rastisi me kete qe me ngacmoi Remo edhe ja thashe ato qe kisha lexuar me pare
Djale king!
Keta jane simboli I lirise dhe heroizmit, dhe jo larot qe bredhin pas tenderave, koncesioneve, dhe harbojne pas lekut ne emer te demokracise, ne emer te Evropes qe ka varur bijte e Shqipes.
Nuk gjykohen njerezit nga kinglleku o trap
o kurve e Dules, nuk flas per ty.
U kujtofte gjithmone me lavdi heroi atdhetar Vasil Laçi !
Vasil Laçi qofte pergjithmone burim frymezimi per akte heroizmi e atdhetarie !
Vasil Laçi nje hero i paperseritshem !
Per derisa ka thene RROFTE SHQIPERIA E MADHE, emri tij duhet te gdhendet me germa te ARTA ne historine e Shqiptareve.
Mos prisni nga Europa te thote disa te verteta per shqiptaret.
Perse mos te ishte Dite e Deshmoreve te Kombit dita qe Vasil Laci kreu atentatin ose dita e vdekjes se tij.? Ose Dita qe ka rene Selam Musai ne 1920. Perse 5 Maji ?
Koz kurva e Dules, shko me Lulin e bej nje loje me kungulleshka, pse 5, po sa, 7, pse 7 po sa, 10, pse 10 po sa,,3..
Loja e re e kungumirelit:
Pse mos ta qime mirelin, pse ta qime mirelin, t’ia qime robt mirelit, jo ta lem mirelin te na beje gojore, pse ha mut mireli, se i pelqen shume Enveri, ku i ka vrimat mireli, ne bythe, ne goje, ne veshe, ne hunde, kush e pjerdh mirelin, gjithe lagja e pjerdh mirelin….
Ad kontrollo nganjehera mos perdoret nga tjeret prezentimi , ke E-mailin per verifikim.
Vasil Laci nga Piqerni ndruar ne Piqeras sic jane ndruar te gjitha Toponimet Greke si Agios Vasilit ne Shenvasi,tani ne demokraci fshati quhet Shen Vasili Latinisht jo Greqisht qer i takon,sic ishte Argjirokastros,Agios Saranda ne Porto Eda,vajza e Musolinit Eda,te vjeterit flisnin dhe shkruanin Greqisht por Enver turku i hoqi shkollat Greke neper qytetet e Jugut,gjuhe qe eshte folur per tre deri kater mije vjet dhe e keqja ishte dhe eshyte Italia fashiste.
O Akili bythes, ne fshatrat e jugut te Shqiperise eshte folur vetem Shqip o loqe.
Madje deri dhe ne mes te athines o bole. Shqip eshte folur kudo sado qe kisha e qelbur greke e luftoi gjuhen shqipe dhe me eger se turku.
Prandaj ju pervelon keq suma greqirave kur permend shqipen se dalin bllof, dalin mashtruesa me historine, dalin sic jane ne te vertete: bythzinj te ardhur nga arabia me origjine armene.
Lagjja me e vjeter e Athines quhet “plaka”” ma perkthe në greqisht te lutem se shqip ia di kuptimin. Faleminderit
Akilis–alias erdogan pellazgos, je po i njejti!
Ti mund te mastrubosh trurin sa te duash, por ne te tjereve mos na i shit si te verteta o trap i pandreqshem! Vasil Laci nuk ishte grek, ashtu sic nuk jane as banoret e Piqerasit!
Pellazgo, se c’ka ndodhur ne ato ane me shtetin breke-ulur mbas viteve 1990′ e dime mire. Se jemi te ritit Ortodoks nuk do te thote se jemi greke, kete e di shume mire edhe ti sic e di edhe une qe nga ajo krahine jam vete!
Si njeri i lexuar per se prapthi, vete-kenaqesh si i semure psiqik kur emrave u con nje “S” nga mbrapa, dhe pune e kryer….dolem greke, keto cudira na i beri Vasil Bollano shkerdhata, pa na pyetur fare..hiqni dore nga keto taktika te neveritshme! Po te them se do te ishte mire qe te vizitoje nje here “Villa Badessa-n” ne Abruzzo (Itali), e kam vizituar vete ne kohe pashkesh disa vite me pare,atje jetojne ata Shqiptare(Arber) te kohes qe jane larguar nga ato ane ne mezin e shekullit te 17-te…nuk kishte asgje greke more ti, biles edhe mbiemrat jane po ata(me ndonje modifikim te vendit ku jetojne sot), mbiemra qe akoma i kemi ne Himare,Piqeras, Lukove, Shen Vasil, etj, nga eshte edhe pjesa me e madhe e tyre.
Gjithcka lidhet me gjuhen Shqipe si ne gjithe vendet ku jetojne Arbereshe, dhe atje si festa me e rendesishme fetare por e ritit bizantin ishte–“Maria Odigitria(Shen Meria e Odhijitries)…apo sic e quanin “pane benedetto”(buka e bekuem), “vet e pashkes”(vezet e pashkes), dhe vete ikonat e kishes qe ata pretendojne se i kane sjelle me vete kur jane larguar nga brigjet e Himares!…shteti Italian dhe vete komuna kishte nje program ne lidhje me gjuhen Shqipe qe ajo mos te humbase, pasi gati nuk flitej me pervecse disa te moshuarve. Kjo iniziative eshte per tu falenderuar dhe meritojne respekt!
mbiemri laci nuk eshte shqiptar por vllah, kjo eshte e verteta sado e cuditshme qe duket, laci eshte emer vllah por dhe si mbiemer, eshte i njejte me mbiemmrin latsi (laci) ne greqi si familja latsi qe ka qene pronar te euro bank nje familje e pasur me origjine nga voskopoja e korces, emri laci, apo dhe si mbiemer vjen nga vasil , pr ane gjuhen vllahe vasilit i therasin laci, keshtu i therasin ketij emri vllehet dhe sot e kesaj dite dhe nuk eshte nje rastesi ky emertim pra laci, sic ka dh eemertime te tjera qe perdorin vllehet psh dhimiter theritet tusha (tusha bocari , tusha zerva nga suli) nga vllehet, apo jorgji theritet xhika=gjika,etj vasil laci ishte vllah prandaj perdornin emertimin grek -maqedonas( sepse vlleheve me pare theriteshin arman-maqedon) por dhe sot kane kete emertim, flm
Kjo qe tregon gazetari nuk esht aspak e vertete,por ka motive politike?
Ky vasili ish puro grek dhe greqia ish ne lufte ndaj italise dhe nje urejtje e kohes ndaj te rinjve viktor emanuelit ja dhuruan vet shqiptaret kuroren mbreterore qe ishin krah per krah ne luften e par boterore miq te italise keshtu e prapagandoj komunizmi se ashtu i pelqente italia ka qen gjithnje pran shqiprise dhe do te ishte shum me mire te ish pjes e saj se sa nje placke tregu ne duart e interesat e dikujt tjetr qe kerkon te ket inflyencen e nje kontinenti tjetr per te destabilizuar europen?
Italia ka qen 3 her me kuror mbreterore ne shkipni ne kohen e manfredos te sicelise,ne kohen e anjaut te mbreteris se napolit e te viktor emanuelit 3!
Pirdh o mercenari janulles pirdh se lirohesh.
Ik e mer rrogen tani te kisha dhe futi nje te ferkuar aty me priteqirat grek qe mbledhur janulla.
beni qe shikon enderra me sy hapur!
Vasil Laci nuk ishte grek! Ai ishte nje idealist, ne Shqiptar qe nuk e duronte dot ate poshterim fashist dhe beri ate veprim qe vetem Heronjte e vertete mund te bejne! Respekt per ate djale guximtar dhe shteti duhet ti jape gjithe nderimet qe i takojne!
I interesonte Italise fashiste te kohes ta paraqiste si grek, bullgar se dihej se cfare synonte, por e verteta nuk eshte kjo, te pakten ai konsulli gjerman edhe pse aleat me ata ka shkruar te verteten! Ishte nje pjese e popullit qe e priti le lule perandorin e leshit, por ishte dhe nje pjese e po ketij populli qe nuk e duronte dot kete poshterim dhe Vasil Laci ishte njeri prej tyre! Respekt perjete!
Shifni firmimet e asj kohe se si e ka prit populli viktor emanuelin si nje mbret te vertete dhe me plot gezim e duartrokitje e jo si nje sundimtar si sulltanet e zogistet qe gjithnje ka dash ta kthejn shqipnin ne nje kalifat islamistesh!
Lavdi te perjetshme emrit dhe vepres se Heroit te Popullit Shqipetar, Vasil Laçi. I ndrite emri, e shpirti ju prehte ne paqe.
I pavdekshem emri ne altarin e Deshmoreve te Kombit Shqipetar.
„Poshtë Mbreti! Poshtë Duçja! Poshtë Fashizmi! Rroftë Shqipëria e Madhe e lirë!“
Poshte tradhetaret e sotem te Kombit Shqipetar dhe falsifikatoret.
Ku mer vesh nje 20 vjecar nga politika ky qe shtiu mbi mbretin ose ka qen i frymezuar nga qarqet nacionaliste greke ose per 20 $ dhe komunizmi e beri deshmor?
Si nuk nuk merrka vesht nje 20 vjeçar nga politika kur 18 vjeç eshte percaktuar pjekuria?Zhan d’Ark e filloi luften 16 vjeçe dhe 19 vjeçe u egzekutua.Mbiemri Laçi eshte mbiemer shqiptare.Ne gegerisht Laç( vjen nga laj) i thone pellgut te ujit.
Nuk e kuptoj pse i jane dashur 19 minuta per te vdekur ketij djaloshit atentator?! Ka mundesi te kete qene shume i dobet dhe kesisoj mungesa e peshes ka bere te mundur vdekjen e ngadalte. Gjithsesi, ne se eshte vertet keshtu sic shkruan Ambasadori gjerman, ketij djaloshi i paskemi nje borxh te madh te gjithe shqiptaret. Zogu ne kete rast qenka sjelle si nje koniukturalist frikacak!
Agron, te njejten gje mendova dhe te them te drejten u shokova. 19 minuta per te vdekur eshte nje kohe tmerresisht e gjate. I ndrite shpirti atje ku eshte, dhe vertete, gjithe shqiptaret duhet tja kene borxh kete vuajtje e sakrifice sublime per Lirine ketij Djaloshi.
Krisi naganti mbi nje perandor
https://www.youtube.com/watch?v=55cJEgh04bk
ia gjen dot tekstin …..
Tekstin mund ta publikoje Shqipe Zani. Nr e telefonit e ka publik ne faqen e saj ne FB. Kenga eshte epike. Duhet nje iterpretim i ri ne kor dhe nje ze tenor duhet te dali fantastike. Po ky ballisti i Midadit te Milos e ka mendjen per orgjira me Vucicin.
Kenge e madhe flm mirel per info te FB, mbase me ben pune.
Iu futa vet tekstit por zerat e operave si Sh. Zani shpesh s’kuptohen llafet.
Ballisti i Midadit do kish bere te njejten gje me Vasil Lacin sot si beri qelbesira Sh. Verlaci qe dorezoi sovranitetin te Emanueli III.
xxx, te njejten gje bera dhe une. Eshte dhe regjistrim i vjeter dhe nuk kuptoheshin fjalet
mirel mbase e zgjata, e plotson dot boshlleqet po ke mundesi, ketu poshte esht c’munda te nxjerr vet. Qofte dhe nje llaf po te gjesh a rregullosh = gje e madhe!!
1.
Nena sec te rriti o me njemije halle
Me lot kafshaten njome ti
More nga bregdeti vec dy portokalle
Buzen plasur, syrin dridhur, zemren plage
I le ato vise plot me shi
2.
Motra sec te priti neteve te gjata
O shprese e vetme e shtepise
Gjaku yt i paster —— haka
Yll i mbete Shqiperise.
refreni
1-
Krisi nganti mbi nje Perandor
Festen po tund trimeria
Plumbi te priti ne trollin arberor
Trimerin frymezon vegjelia.
2-
—————————–
————- te priste liria
Para litarit ——————–
Thirre fort te rroje Shqiperia.
3.
Mbante kjo Tirana retë o permbi supe
Dhe ti revolten thelle ne gji
Ndriste neper zemra nje shkendije e kuqe
Trimat zgjonte, gjaku vlonte, shpaten ftonte
Jeta jone dhurohej per liri.
4.
Frynte ere stuhie mes thellimash bresheri
Ndaj vdekjen more ti ne sy
Nena trimereshe sec ta puthi djepin
Ku te kishte rritur ty.
-Refreni
(si me siper)
-Mbyllja:
Per ty keto lule
————— e pare
—————- krenar
Trolli shqiptar
xxx, sinqerisht nuk arrij dot te kuptoj me teper se ato ke shkruar ti.
Sepse besoj se pepinot e m… e kane llogaritur me kast, qe te mundohej para se te vdiste. Gjithsesi, i ndritte shpirti aty ku eshte, atij dhe gjithe patrioteve dhe deshmoreve te tokes sone.
Vasili ishte nje dhe zbrazi ca plumba, ata qe ishin anes rruges, ishih mijera dhe brohorisnin. Nje pyetje; Cili eshte populli tashti, Vasili, apo ata qe brohorisin? Rrofte populli shqiptar qe pergjithesisht eshte i dhjere, po nxjerr edhe ndonje trim qe nuk dihet a e di se c’ben, apo jo.
Ciano ato qe ka shkruar i ka shkruar ne ditarin e vet. Nuk ka gje me personale se sa ditari. Pyetja eshte cilin po genjente Ciano ne ditarin e vet qe e lexonte vetem vete?
Une desha te beja pyetjen se si e trajojne demokratikasit fashist sot kete ngjarje, por ja qe s’ngelet gje pa pergjigje dhe s’ra fare ne toke: “Nje qytetar neutral” me pehashin
ph=7.00 , siç thote, por ne te vertete e ka me minus, me shume se bazik apo me shume se plus acid, e ka spjeguar se Ciano cilin po genjente ne ditarin e tij…..? Pra, ky njeri qe veç neutralitet nuk ka, akoma s’e ka marre vesh se ditaret e ketyre funksionareve jane si dokumenta kushtetuese per historine e mevoneshme dhe Ciano nuk e donte qe historia te ishte ajo e verteta, por sipas qejfit te tij ndaj e ka shkruar sipas qejfit ne ditar. Prandaj historianet e vertete serioze kryqezojne dokumentat per te nxjerre te verteten. Valle do kemi ndonje dite njerez me shumice ne Shqiperi neutrale?! –Te faleminderit Marenglen Kasmi per sqarimin Respekt.
O trendafil qe vike era pordhe e nuk ia paske as idene e kimise kur ngaterohesh me pH e ia fut mrapsh. Bjeri drejt e thuaj ate qe ke per te thene e mos u fut neper gemusha kot. Po ta perseris, ditaret jane private qe lexohen vetem prej atyre qe i shkruajne (e shumta per historine ato tregojne se cfare mendonte ai qe i shkroi kor i shkroi, E perse do ti rruheshin kacurrelat Cianos se cfare do te thoshte trendafili nga permeti per ate pune?). Nuk po them qe ajo qe thote Ciano eshte ashtu sic thote ai, por ai atje ka shkruar ate qe mendonte se qe e vertete. Ik e futi noi gote raki qe po munde, te kuptosh me mire ate qe lexon.
Vasil Laci ishte njelloj si Gavrillo Principi (19 vjec) qe qelloi Arqiduken Ferdinand ne Sarajevo dhe si shume atentatore te tjere (dikush i quan edhe terroriste) dikush i quan heroj. Po mos me caj trapin te me thuash qe Vasil Laci shprehu zemerimin popullor, populli kishte dale rrugeve me lule. Pastaj se si i transformojne ata qe vijne me vone cartallisjet ne perralla heroike eshte gje tjeter.
o qytetar prej gemushe, ditaret e personaliteteve arshivohen per historine, pavaresisht se i shkruajne per qejfin etyre apo qejfin tend. Pastaj kryqezohen dhe sistemohet historia, o gedhe ne jete e ne kimi. Ti je fashist dhe fashizmi do mbroshe.
Ok, meqe te haka bytha keq e dashke ta zgjasesh:
-Ne Kimi, ambjentet acide e kane pH7 dhe jo sic thua ti.
-Ne jete, ku e di ti jeten time or kaqol, ti e shumta deri ne Kelcyre ke qene e me shet dengla. Demek ti thua qe ata qe shkruajne ditare, i shkruajne qe ti lexosh ti dhe te nxjeresh konkluzione. Eshte e vertete qe ditaret mund te shrytezohen si dokumente, po ti bie ne kontradikte me ato qe thua vete o debil. Nqs nje ditar merret si dokument, atehere si e kupton ti qe ky Cianoja paska genjyer e nuk ka thene te verteten. Ja pra qe, po te jete si thua ti, pra qe Cianoja ka genjyer atehere cfare lesh dokumenti historik na qenka nje fletore me genjeshtra. Prandaj o lesh prej Permeti, o Cianoja ka genjyer ne ditar(po qe ti s’ke si e di) dhe ditari i tij nuk mund te jete dokument historik, ose ka thene te verteten e ti c’na ha paluze kot? Sa per fashizmin, une po te them qe nuk jam, por me lejo te them se “ashtu si tha ajo zonja e currufjepsur”, nqs Enveri paska pasur ca “te mira”, perse i bie qe fashizmi i paska pasur te gjitha te keqijat. Te thashe ik e futi noi dopio (se ate pune e dini mire ju permetaret) e mo na caj derrasa.
Korrektim:
Ne Kimi, ambjentet acide e kane pH me te vogel se 7, baziket pH me te madh se 7, dhe jo sic thua ti.
Ne lidhje me Vasil Lacin kishte te drejte ky drejtori i ri i Arkives se Shtetit, se nuk i eshte dhene vendi i duhur. Mire fashistet italiane te kohes do ta minimizonin dhe emulsonin kete akt, por ne kohen e Enverit pse permendej sa per te kaluar radhen!?.
Gzim, në rrugën e “Durrësit”, afër gjykatës, është një pllakë bronxi për këtë qëllim. Në atë kohë dihej për Vasil Laçin dhe nuk është që Drejtori i Arkivës bëri zbulim. Ky drejtor, kishte për qëllim që të ulte figurën e Qemal Stafës dhe përmëndi Laçin. Ndryshimi ndermjet të dyve është se Qemali ishte drejtues dhe një nga kryesorët e lëvizjes, ndërsa Laçi kreu një akt heroik, ku drejtori e shfrytzon që të godasë figurën qëndrore të lëvizjes. Kemi të bëjmë me një sulm të maskuar ndaj Luftës Nac. Çlirim. Ata që përmëndin ditarin e Kontit Çiano, duhet thënë se ai ka shkruajtur në ditar se: “më 7prill 1939, ushtria italiane përdhunoi Shqipërinë si një trup pa narkozë”. Pra, nuk kishte brohoritje me mijra, por disa individë. Kur të përdhunon dikush, nuk brohoritet! Komunizmin e sollën në Shqiperi pikërisht këta tipa të shitur që brohorisnin dhe u krijua lëvizja për të”përdhunuar ushtrinë italiane pa narkozë” si kundërveprim për të shpëtuar Shqipérinë. Kaq sa për sqarim, për ata që nuk e dinë.
ti me pika te rrosh vete se truri te paska lene.
Studiuesi Kasmi pse NUK është përfshirë në grupin e historianëve që ngriti Pëllumb Xhufi?
Ky është shumë më aktiv nga shumë të tjerë.
Apo duhen historian si shumë nga këta FILOgrek që shkruajnë këtu dhe që po më duken jo pak
“……Për sqarim të publikut“ gazeta shton edhe të dhënat e mëposhtme: Mihailoff Vasil Laçi kishte shfaqur kahershëm tendenca kriminale. Ende pa mbushur 20 vjeç, ai ishte dënuar me 18 muaj burg për vjedhje……..”:
Vetem ne Shqiperi HAJDUTET BEHEN HEROJ.
Ha, ha, o Pal, shkodran prej Puke! Po luan rolin e budallait. Ajo shprehje ishte e fashistave për të gënjyer. Ti si naziskin që je, vazhdon të amplifikosh gënjeshtrën, të krijuar 80 vjet më parë! Ke vajtur në origjinë o Pal, prandaj e urren këtë hero sa e paraqet si hajdut, duke shkruajtur me germa të mëdha, për të çfryrë dufin! Bisht qeni do të mbetesh, deri sa të të vijë ngordhja.
Per sqarim te nje gazete tjeter anti-fashiste te kohes eshte the se Vasil Laci shkerdhente edhe pidhin e sat’eme o paul tedeskin kurva! Nuk e dije ti kete?
Ti ke kujtuar se ajo ishte vetem e dashura e priftit por ja qe ta ka palluar dhe nje revolucionar dhe per kete, ti duhet te jesh krenar!
Cope legeni!!
Per fat te keq ne ditet e sotme ska lind ndonje vasil laci qe tu tregonte vendin antishqiptareve
Po dil ti vete o trim, nuk eshte edhe zor te kapesh noi kallash me te lire dhe o burra. Frikacak!
Analiz me drejtesi per figuren dhe aktin e Vasil Lacit ka dhene prof. Nasho Jorgaqi ketu ne Dita, Rubrika e Historise
Bregdeti o turq te felliqure dhe bashkepunues te Osmanllinjve kane patur,jane dhe do jene Vorio Epirote Greke,pervec fshatrave tuke myslmane.
I kane Emrat Athina,Vasil,Eleni,Kalopi,Urania,Petro,Irakli jo (Herkul) Antigoni,Dhimitra,Dhimiter,Odhise,Axilea jo (Akil) etj.
Ju o turq te Mallkuar nuk e kuptoni qe Emrat jane gjeja me e Shenjte e Kombit.
Gjuha e tyre ishte Greqishtja qe nga koha e Majmunit dhe sot Greqia interesohet sic interesohet Tur-qija per Turkoallvanosat.
Epiri asnjëherë nuk ka qenë grek, emër i vendosur nga bavarezi Otto, që krijoi shtetin grek në shekullin e XIX. Pra Greqia është pjellë e gjermanëve dy shekuj përpara. Grekët e vjetër quheshin helenë që luftonin njëri me tjetrin, si Athina me Spartën. Shteti grek e mori jugun e Epirit pas Luftës së Parë Botërore, dhe nuk e ka patur asnjëherë më Parë. Gërmo për origjinën tënde se do të dalësh nga një spermë shqiptare që kujton se je grek si rezultat i shpëlarjes së truve nga Janullatosi dhe misionarët e tjerë.
te marresh analizat italiane si mashtrime eshte nje gabim i tmerrshem qe vetem historijane dullist mund ta bejne.
Ky eshte fillimi i luftes se gjakdhjerve per ndarje te shqiperise nga perendimi !
Analizen italiane e kane pergenjeshtruar gjermani, raporti i te cilit eshte sjelle ketu nga arkivat e tyre . prandaj Dita publikon ket artikull duke vene perballe cka shkruajne italianet me dokumentmin e deshmitareve okulare diplomatike gjermane.
mbiemri laci nuk eshte shqiptar por vllah, kjo eshte e verteta sado e cuditshme qe duket, laci eshte emer vllah por dhe si mbiemer, eshte i njejte me mbiemmrin latsi (laci) ne greqi si familja latsi qe ka qene pronar te euro bank nje familje e pasur me origjine nga voskopoja e korces, emri laci, apo dhe si mbiemer vjen nga vasil , pr ane gjuhen vllahe vasilit i therasin laci, keshtu i therasin ketij emri vllehet dhe sot e kesaj dite dhe nuk eshte nje rastesi ky emertim pra laci, sic ka dh eemertime te tjera qe perdorin vllehet psh dhimiter theritet tusha (tusha bocari , tusha zerva nga suli) nga vllehet, apo jorgji theritet xhika=gjika,etj vasil laci ishte vllah prandaj perdornin emertimin grek -maqedonas( sepse vlleheve me pare theriteshin arman-maqedon) por dhe sot kane kete emertim, flm