A ekziston Ligji i Luftës me Greqinë? Një dokument që përgënjeshtron z.Kotzias dhe jo vetëm atë

editor

Gjatë vizitës së sotme në Tiranë, ministri i jashtëm grek Kotzias ka deklaruar se ligji i luftës me Shqipërinë nuk ekziston.

Ky është qëndrimi i përhershëm i ministrave grekë që vizitojnë Tiranën, po sa bazë ligjore ka ky pohim?

Në 15 tetor 2013 ish-ministri i Mbrojtjes i Greqisë i asaj kohe Venizelos ka thënë në Tiranë gjatë takimeve me zyrtarët shqiptarë se ligji i luftës me Shqipërinë, ose sic njihet ndryshe ligji 2636 i vitit 1940 është hequr që në vitin 1987.

Në kopertinën e një dite më pas DITA publikoi një shkresë që e hedh poshtë këtë deklarim të përsëritur sot në Tiranë edhe nga ministri i jashtëm aktual Kotzias.

Duhet thënë që kjo shkresë është e vetmja shkresë zyrtare që ka lënë një gjurmë të shkruar mbi një ligj me të cilin Athina zyrtare vazhdimisht ka “luajtur” duke u fshehur pas fjalëve dhe interpretimeve të kinse të ngatërruara juridike, pa lëshuar kurrë dokumenta zyrtarë.

Ky dokument me sa duket i ka shpëtuar “rregullit”. Dokumenti është një shkresë e Ministrisë së Jashtme greke, dërguar për Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, në përgjigje të një shkrese të kësaj të fundit ku (me sa kuptohet nga përmbajtja) pala shqiptare ka pyetur nëse ligji i luftës është apo jo në fuqi.

Dhe pala greke përgjigjet: Ligji 2636 i vitit 1940 është në fuqi.Thuhet qartazi.

Dokumenti mban datën 28 qershor 1999. Pra 12 vjet pas vitit 1987, vit të cilin zoti Venizellos e citoi si datën e heqjes së ligjit dhe pengesave që sjell ai.

Pyetja është e thjeshtë: Nëse përfaqësuesi i lartë i shtetit grek deklaron në një vizitë zyrtare se ligji i luftës është hequr në 1987, si është e mundur që një shkresë zyrtare e vetë shtetit helen thotë qartë 12 vjet më pas që ky ligj ekziston?

shkres1 logo

Perkthimi i Shkreses

Republika e Greqisë
Ministria e Punëve të Jashtme
E3 DIDDY
F. 237/269

NOTË VERBALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë i paraqet mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe duke ju referuar shënimit të Ambasadës Nr. Prot. 131, datë 18.6.1999 ka nderin të informojë Ambasadës e nderuar që Ligjet greke, Nr. 2636/1940 dhe 4506/1966 janë akoma në fuqi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Ambasadës së Republikës së Shqipërisë konsideratat më të larta.

Athinë, 28 Qershor 1999

Dërguar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë

Athinë (VULA e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë)

Dokumenti i botuar në DITA në tetor 2013

shkres 2 logo

Ligji i forcës 2636/1940 ose ligji i luftës Greqi-Shqipëri

Ligji me numër 2636/ 1940 është njihet si “ligji i forces” ose si ligji i luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë i miratuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me pretendimin se Shqipëria kishte ndihmuar ushtrinë italiane kundër Greqisë, ligji u hartua nga ministri grek i Drejtësisë së asaj kohe, Ajis Tabakopullos dhe ai i Financave, Apostolidhis.

U dekretua më 10 nëntor të vitit 1940 nga Mbreti i Greqisë, Jeorjios B’. Në nenin 10 të ligjit u jepet e drejta personave të tretë që të përdorin pasuritë e paluajtshme të shtetasve të shpallur si armiq me ligjin e forcës.

Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare, prona intelektuale, etj.

*faksimile lart – botimi i ligjit 26/36 ne 1940 ne Fletoren Zyrtare greke. Dokumenti i botuar në DITA në tetor 2013

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Dimitris Avramopulos
Ish-Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Dimitris Avramopulos

Avramopulos në 2013: Ligjin e shuan vitet që kaluan

Në 5 nëntor 2013, gazetarja Rudina Xhunga e pyeti një tjetër ministër grek, atë të Mbrojtjes, z.Avramopulos mbi dokumentin e botuar nga  DITA në 15 tetor pas deklaratës së kolegut të tij Venizellos.

Më poshtë, pjesë nga intervista:

Zoti Avramopoulos, një çështje shumë e debatuar është ekzistenca e ligjit të luftës….

Dimitris Avramopulos: Ky ligj lufte, nëse ekziston diku duhet të themelohet. Ku bazohet? E do t’iu them se çfarë nënkupton. E para, në vitin 1986, Greqia dhe Shqipëria nënshkruan një traktat paqeje. Është diçka në kundërshtim me njëra-tjetrën që të kesh një traktat miqësie nëse ekziston një gjendje lufte…Ligji i luftës jo vetëm që nuk ekziston, por është shuar fare e i përket historisë.

Megjithatë, zoti ministër, kjo është një notë zyrtare e Ministrisë së Jashtme Greke e vitit 1999, e botuar në gazetën DITA, në të cilën shkruhet se ligji ekziston…

Dimitris Avramopulos:  Ju analizova që ligji si realitet nuk ekziston, pra nuk ekziston as në mendje e as në politikën tonë. Atë e shuan vitet që kaluan, marrëdhëniet e reja mes vendeve. Nëse do të kishte një ligj lufte, nuk do të kishte një milionë shqiptarë në Greqi, ashtu siç nuk do të kishte as minoritet grek në Shqipëri. Duhet të çbllakanizojmë Ballkanin dhe besoj se e kuptoni çfarë duam të themi. Prandaj, siç thashë më parë duhet të përfundojmë të gjitha këto cështje të cilat dalin dhe duket s’e nxjerrin në pah pengesa…

Share This Article
54 Comments
    • ky ministri eshtenje kukull qe me zor po mban breket e veta cfare prisni te thote.

      Keta bashke me Ciprasin deri ne fund te kesaj jave jane ne qeveri, pastaj bien

      • Ligji luftes hiqet vetem me ndermjetesimin e Parlamentit Europian

        Biles te gjtiha ceshtjet me Greqine zgjidhen me ndermjetes BE -ne,ndryshe jane kot te gjitha

        Pra ne jemi i vetmi vend ne Bote ne gjendje lufte te njeanshme nga Greqia……

        Kjo eshte tupr per Europen perendimore, ndaj ceshtja duhet adresuar ne Bruksel

        • Te gjitha ceshtjet me grekun zgjidhen vetem ne nje bisedim 3-palesh
          Ne, Greqia dhe perfaqsuesi i EU-se———-Ndryshe azgje nuk zgjidhet ne bisedime direkte me greket

          Absolutisht azgje .-Eshte te genjesh veten te bisedosh direkt me grekun….

  • Greket jane mashtrus dhe dinake. Ne ka rene”fati” te jemi fqinj. Sidoqofte, Qeveria e jone nuk duhet te ballafaqohet me deklerata por me dokumenta.

  • Uroj qe diplomacia shqiptare dhe qeveria kombetare, qe kemi votuar me 23 qershor 2013 te vazhdoi te flase me gjuhen qe foli dje Ministri i saj i Jashtem Ditmir Bushati. Asnje leshim askujt per ceshtjen kombetare! Nuk duhet te shitemi kurre me per nje karrike sic kan vepruar qeverite para ardhese! Me kurajo, guxim dhe profesionalizem i mbroni interesat tona,! Gjith shqiptaret i keni me vete!!!!

    • Po Ditziu a e dinte qe kjo shkrese ekzistonte apo ishte duke rilindur dhe nuk dinte gje. Po sula nuk i tha se ne 1987 nuk ka pasur ligj paqeje. keto jane gafaxhinjte e rames…me ne krye rame injorantin

  • MINISTRI BUSHATI MBAJTI QENDRIM TE DREJTE, BURRNOR, I DREJTE PERDREJT, SI NJE SHKODRAN ,PARARDHES I RILINDASVE TE KESAJ TREVE.

  • nuk eshte hera e pare qe genjejne dhe nuk do jete e fundit ,megjithate me ne fund per here te pare ne gjithe keto vite ministria e jashtme e SHQIPERISE levizi qarte. Te shpresojme se nuk do jete hera e fundit.

  • ju thoni eshte e veshtire ta mbash dipllomatin grek se ai vjen ne tirane dhe te driblon pa top…dhe ne si gjithmone te papergatitur…pse nuk kemi ne dipllomate te zote tja numerojne te gjitha ne interes te vendit,dhe ne dobi te shqiptareve,NDOSHTA VIZITA E TIJ ESHTE PER CESHTJE TE TJERA..,SKA KUPTIM

  • OH jo kaq veshtire ta kapesh dipllomatin grek, ai vjen ne tirane dhe te driblon pa top…dhe ne si gjithmone te papergatitur…pse nuk kemi ne dipllomate te zote tja numerojne te gjitha ne interes te vendit,dhe ne dobi te shqiptareve,NDOSHTA VIZITA E TIJ ESHTE PER CESHTJE TE TJERA..,PA KUPTIM

  • MPJ i Greqise deklaron me goje: “Gjendjen e Paqes mes dy vendeve e ka shpallur qeveria greke që në vitin 1987″.

    MPJ e Greqise zyrtarisht date 28/06/1999 deklaron me shkrim: “Ligjet greke Nr 263/viti 1940 dhe 4506/viti 1966 jane ende ne fuqi”.

    BRAVO DITA. GENJESHTRA I KA KEMBET E SHKURTRA, DHE DUART E GJATA

  • nuk e kishte ditmiri kete shkrese?do ta kete pasur me lajthi ndonjeri te ministria e jashtme.mjaft bete sikur ja mblodhi grekut.thjesht bene gjasme dhe te dy dolen nacionaliste ne 2 anet e kufirit dhe ketu mbaron historia.

  • Akoma besoni se mund te kete grek te sinqerte?!
    Genjeshtra dhe mashtrimi esht ngritur ne moral tek greket,dhe morali esht paracaktuar nga kodi gjenetik,dhe kodi gjenetik esht i shkruar nga Zoti dhe nuk mund te tjetersohet.

  • DITA tu befte dita njemij. merreni kete dokument dhe vendosjani Venizelosit ne kufi, andej nga do dale dhe do ike nga Shqiperia

  • Greket kan hyre te pabese ne Histori me “dhuraten” qe i bene trojaneve,hebrejt me pabesine ndaj Krishtit dhe armenet me pabesine ndaj Spartakut.Na ishte nje hebre,nje grek dhe nje armen-kush ja hedh njeri tjetrit???
    Akoma besoni se mund te kete grek te sinqerte?!
    Genjeshtra dhe mashtrimi esht ngritur ne moral tek greket,dhe morali esht paracaktuar nga kodi gjenetik,dhe kodi gjenetik esht i shkruar nga Zoti dhe nuk mund te tjetersohet.
    A ka logjike qe Venizelos nje ndermjetes i se majtes greke takon Janullaposin,perfaqesuesin e Kishes se “pavarur” te shqiperise?!
    Kjo esht sikur Kryeministri apo Ministri i jashtem shqiptare ne axhenden e tij dipllomatike te kete edhe takimet me kryekleriket ne te gjitha vizitat jasht vendit.

  • Cfare komentesh !!! Pse fajin e paska Venizellos qe mbron interesat e vendit te tij dhe bravo i qoftre se per ate pune e kane zgjdhur greket, dhe ne asnje koment nuk sheh nje fjali te vetme revolte ndaj politkaneve tane syleshe qe duhet te mbronin interesat tona.

    Perse i hakerroheni Venizelosit. Qe nga viti 1999 kur Greqia i paska shkruar ambasades sone e deri tani kane kaluar 14 vjet nga te cilat gjysmen e kohes ka qene ne fuqi partia socialiste Fatos Nanos dhe Ilir Metes, bashke me Ramen si minister, dhe tete vitet e tjera ka udhehequr partia demokratike e Sali Berishes. Mbare nje klase politike shqiptare qe ka mbyllur syte ne vend qe t’i nxirrte ujin e zi kesaj pune nga OKB-ja, ne Keshill te Europes, ne gjykaten e arbitrazhit e deri ne Nato. Vazhdoni ju me ison fajin na e ka Venizellos. Te mjere ne! Eshte njesoj sikur amerikanet te qaheshin pse Irani po ben bomben atomike, pa levizur as gishtin e vogel. Cdo vend mbron interesat e veta dhe vepron ne funksion te tyre. Ne nuk po veprojkme per interesat tona, ne po bejme teater duke u tallur me Venizelos. Le te tallemi, por jane çamet tane qe e paguajne faturen : plot 2 miliard e gjysem dollare pasuri te humbur. Vazhdoni ju , fajin e ka Venizellos… Faik Konca rrotullohet ne varr se dhe mbas nje shekulli, Zululandi qe la , po Zululand vazhdon te mbetet. GB

    • Rregullat demokratike ne institucionet nderkombetare nuk funksjonojn si rregullat demokratike ne politiken e nje vendi,ku 51% fiton ndaj 49%.
      Nje veto e Greqise ne KE bllokoi per vite ndihmat per Shqiperine,nje veto e Greqise ne NATO bllokon per vite antaresimin e Maqedonise.Dhe ti je i mendimit qe shfrytezimi qe i ben Greqia antaresimit te saj ne EU ne menyre te pandershme per interesat e saj ne dem te vendeve te tjera esht ne rregull?Fajin per krizen greke e kan mashtruesit e politikes greke dhe jo Europjanet apo vecanerisht gjermanet qe ndihmojn Greqine me Eurot e takspaguesve te tyre,megjithate gjermanet nuk ruajn interesat e tyre,kur dihet qe greket jan fajtor vete per krizen.Perse gjermanet nuk i nxorren pengesa Polonise dhe Cekise per antaresimin ne EU,megjithese keta vende 1/3 e teritorit te tyre jan kan marre gjermaneve?
      Keshtu genci,ajo qe pretendon ti se “Venizellos qe mbron interesat e vendit te tij dhe bravo i qoftre se per ate pune e kane zgjdhur greket, dhe ne asnje koment nuk sheh nje fjali te vetme revolte ndaj politkaneve tane syleshe qe duhet te mbronin interesat tona” nuk shkon.
      Greqia e ka keqperdorur ne menyre te poshter qenien e saj ne KE ndaj Shqiperise dhe Maqedonise si asnje vend tjeter,duke krijuar jo partneritet me baze reciprioriteti por politike imponuese dhe diskriminuese.

      • pirdh o zike pirdh!!!
        sipas teje duhet të zbathim brekët deri sa të ngopet greku me të shkërdhyer dhe të shpresojmë se do të bëjë ndonjë gjë??
        kështu medojnë dhe këta debilë kriminelë politikë! si ti dhe gërku ka zënë për fyti shqipërinë!!gërku futi banda sa plasi por ai tipi që shumë nga ju e quani pederast i qiu nënën!!ja bëri 10 me 0!
        sipas llogjikës tënde çduhet të bëjmë??
        ti japim detin,bile dhe jugun dhe ndoshta do ti mbushet mëndja kërmës greke të na “ndihmojë”??
        çfar të bëjmë o zike??sepse demokraciaja tënde nuk funksionoka si ta do bytha ty!!
        shkoni mor debila të tredhur në tru!!
        këta tallin bythën me ne kurse ti vazhdon e na tregon përralla me demokraci dhe veto karit!!
        po të kishin hapur gojën shqiptarët dhe të tjerët kishin për ta kuptuar një ditë!por ata kanë vepruar njëlloj si ti po shkruan!!jo po kështu ,por ashtu dhe asnjëherë nuk i kanë rënë në kokë ndyrsirës gërke!!e pamë dhe me rastin e ardhejs së barkderrit gërk!asnjë informacion,vetëm humor berberësh për dhimitra,dhe allah!!ore
        mos je dhe ti ndonjë zhurmues i territ informativ për vizitën e mutit të jashtëm grek??
        mos je dhe ti pjesë e nacionalizmit elektoral??
        shkoni mor debila!shkoni e lani haletë se do ti bëni më mirë ambientit se sa shkruani gemarllëqe këtu në blog!

  • greket jane rraca me e pabese ne bote – jane dhe behen te pabese edhe per “sport” e jo me me pages – jane te pabese edhe me vete kishen ortodokse e kane ne gjak pabesine.

    Gjoja vene doren ne Bibel per tu dukur te beses me fene – por aty fillon pabesia !!!

    • Deklarata te tilla “me ashtu ne bote”, “me keshtu ne bote”. Pompist, mos shkruaj budallalleqe. Eshte njesoj sikur nje grek te thoshte “shqiptaret jane te pangrene kur pane imazhet e tortes se pavaresise”, “shqiptaret jane me barbaret ne bote sepse te vrasin per nje boce pishe”, etj etj etj.

  • Publikoni komentet, e dime qe ju vjen keq kur e verteta ju bie mbi koke, por mos vini censure lirise se fjales, e per me teper kur komenti nuk permban asnje fjale fyese.

  • Deklarimin me ze e figurë të diplomatit venizellos dhe shkresen e ministrisë se jashtme greke për ambasadën tonë në athiné postojani nato-s bashke me qëndrimin e qeverisë shqiptare! Përndryshe bie ere te keqe kjo pune? Mund te jete biseduar paraprakisht me venizellosin sipas skenarit “shiko ne do ngrejme keto çeshtje pér shkak të ndjeshmérisë se opinionit publik por ju (grekët)mos i merni seriozisht”? Prandaj duhet të shohim nderkombëtarizimin si shprehje të transparencës dhe të vendosmërisë qeveritare për t’i treguar vendin këtij diplomati gënjeshtar apo gënjeshtarit të bëré diplomat! Shqiptarët u zgjuan tani dhe, nuk ka gjasa t’i zërë më gjumi!

  • Dy gjera te rendesishme tregon ky dokument per nje ligj absurd midis dy vendeve te NATOS:
    – qeveri te blera nga greket per te lene ne fuqi nje ligj abdurd per ne por te dobishem per greket
    – ky ligj pengon nga ana juridike shqiptaret e camerise te kerkojne pronat e tyre ne gjykatat greke e si rrjedhoje ne Strasburg
    E kuptoni si tallen per 23 vjet me radhe keta politikane me Salistanin, Tos pijanecin e te tjeret mbas tyre. Te njejten bejne partite came me rezolute te pavlefshme te parlamentit grekofil shqiptar. Nuk kam gje kunder grekeve por nuk mund te ecet ne BE me padrejtesi edhe sikur nje i vetem te jete. Heqja e letij ligji eshte hapi i pare drejt zgjidhjes se ceshtjes came.

  • ZOTI ZAIMI KA TE DREJTE, DUHET PUNUAR ME NDERKOMBETARET ME DOKUMENTE, SE FJALET I MERR ERA. TE GJITHA QEVERITE QE NGA ENVER E HOXHA E DERI ME SOT KANE BERE SIKUR KANE PUNUAR NE KETE DREJTIM. NE DREQ EDHE HYRJA NE BE NESE NUK ARRIJME TE MBROJME VENDIN. PASTAJ GREQIA PRESIDENCEN E BE VETEM 6 MUAJ DO TA MBAJE.

  • Nuk dua te bej koment, por dua te me sqaroje dikush,qofte dhe gazetaret e “Dita’-s.
    Supozoj se krijohet nje konflikt ushtarak midis Shqiperise dhe Greqise.Te dy vendet jane antare te NATO-s,cili do te jete qendrimi i saj ne kete rast?Ke do te mbroje dhe ke do te godase NATO-ja?
    Greqise i duhet bere presion dhe nepermjet kesaj Aleance,sepse qendrimi i saj,e ben qesharake vete Aleancen.

  • ky eshte nje ligj lufte rudiment.Greku genjeu,pasi nuk ka ne dore te ndryshoje ndonje gje te madhe.As na plas fare per ligjin e luftes,le ta mbajne edhe nje shekull.,qe nuk do ta mbanin nese ne do ishim ushtri me e forte,se do ishin ata te interesuar per paqen.Paqen nuk e lut i forti,e lut i dobeti.çamet te bejne ankese si shoqate ne Strasburg,mos te presin nda diplomacia jone,qe s’ben dot te fortin keshtu si jemi katandisur.

  • Qe greket jane mashtrues e mjeshtra ne fshehjen e se vertete, kjo dihet, por cfar duhet te themi per horrat e kuq (te njejte me keta te sotmit) qe e paskan fshehur kete te vertete “te madhe” qysh prej vitit 1999???
    Te dyja plakat PS e PD kane zhvilluar te njejten politike inferioriteti e perulje para “mikut” grek…

  • Dita ju lumte,jeni vertet tempull i gazetarise ne Shqiperi.Urimet me te mira per profesionalizmin dhe perkushtimin me te cilin beni punen.Turp per te gjithe ata qe kane qeverisur kete vend per gjithe keto vite.Na vrasin syte kur i shohim.Greket me lufte,ne me miqesi!!!Ata sekuestrojne pronat tona e ne i bejme pronare ne toke te shqiptareve!!!Ata as qe e pranojne qe na kane therur e shfarosur e ne qe u ngreme permendore ne token tone per keto qe na kane bere!!! Nuk gjen dot fjalen e duhur ta pershkruash kete poshterim kombetar qe na eshte bere nga vete qeveria jone.Po te kete shtet e drejtesi ata duhen cuar ne gjyq per tradheti kombetare.

  • Nuk tha qe eshte hequr ligji i luftes. Tha qe kemi nenshkruar nje traktat miqesie. Mos deformoni. U pergjigj ne menyre diplomatike. Dmth , tha pa thene. Foli per ate qe kane bere dhe jo per ate qe s’kane bere. Duket si loje fjalesh, por kjo eshte e verteta.

  • Respekte te gjitheve o`njerez te mire!
    Me sa shoh Rilindja eshte ne rruge te mbare.Punet e mira behen …dalengadale. Me te drejten qe eshte ne anen tone,me interesat globale strategjike qe per fat edhe ato,jane ne anen tone dhe me politikat e jashtme te hapura e trasparente me fqinjet,gjithshka do te normalizohet nen frymen europiane. Kjo qeveri e re e besimit nuk ka rruge tjeter: Interesat e Shqiperise dhe te kombit shqiptar mbi gjithshka.Rruge te mesme me nuk ka.Ju faleminderit.

  • O PO MINISTRA JANE KETA RE? DY VENDE ANETARE TE NATOS NUK KANE TE DREJTE TE SULMOJNE NJERI TJETRIN. Ligji i luftes se Greqise esht cvleftesuar me hyrjen e Shqiperise ne NATO. E kuptoni se politika tall bythen me popullin? Kur ministrat e dy shteteve nuk njohin ligjet cfare prisni nga popujt? Pysni NATON per keto mrekullira edhe ata gjumit ja fusin?! Kjo eshte groteske.
    Kesaj i thone te vesh kurore dhe te jesh prape beqar.

  • Per te hequr ”Ligjin e Luftes,, me Shqiperine ,Greqise i duhen vetem ”5 minuta,, .Te mblidhet
    Parlamenti grek dhe ta votoje heqjen e ketij ligji famekeq. E them kete sepse sipas autorite-
    ve greke , kjo qenka nje ”poezi,, ahere me qe eshte kaq e pakuptimte mblidheni parlamentin
    dhe abrogojeni ligjin e lartpemendur !!!!

  • Mendoj se faj ka politika shqiptare dhe kisha autoqefale ortodokse shqiptare qe nuk perzen janullatosin dhe te emeroj ne krye te Saj një ” Fan Nol”sic esht at Nikolla Marku dhe qe ta perhap te verrteten per ata 4 million arvanitas ne “greqi” dhe rreth 300mije shqiptare ortodoks ne “maqedoni”.Si esht e mundur qe Shqiperia dhe Shqipetaret bejn shun pak per te mos than asgje per Shqiptaret pothuajse te asimiluar ne vendet fqinje si ne greqi,maqedoni,serbi(sanxhak)etj.etjetj…..

  • Nje pyetje qe do ti beja si gazetar: Zoti minister, ne forme de iure ky ligj egziston. Per çfare aresyeje nuk shfuqizohet?

  • Ministri I Mbrojtjes së Republikës Greke, Dimitris Avramopullos, deklaroi në Tiranë më 4 nëntor 2013 se “Ligji i Luftës” nuk ekziston” në Greqi! Dhe, ai, iu referua vendimit të 28 gushtit 1987 kur qeveria greke “shfuqizoi” , “Ligjin e Luftës”, për të cilin as Presidenti dhe as Parlamenti grek nuk ishin dakord! Se “Ligji i Luftës” ishte ende në fuqi e vërtetoi Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila e deklaroi me shkrim pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë më 28 qershor 1999! Atëhere cilën qeveri greke duhet të besojmë, atë të vitit 1987, të vitit 1999, apo atë të vitit 2013”? Faktet tregojnë se fjalët i merr era, dokumentet mbeten. Një ligj s`mund të shfuqizohet me një vendim qeverie, por me një akt të ligjvënësit. Prandaj, administrate greke deri më sot, i ështrë referuar “Ligjit të Luftës” për të gjitha kontestimet që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe të drejtat e tyre legjitime të mohuara arbitrarisht nga Athina!
    Neve si shtet dhe si qeveri, bën të mos u besojmë fjalëve, por veprave, sidomos me grekët, sepse: së pari, ndonëse “Ligji i Luftës” ishte dhe mbetet absurd dhe fashist si akt ligjor, ai është thelbësisht kundërshqiptar edhe si realitet e praktikë; së dyti, politikanët grekë, nëpërmjet deklaratave kërkojnë të kalojnë lumin dhe pastaj pëgëjnë kalin! Kështu, Presidenti Papulias, para 20 vjetësh deklaronte saktësisht dhe objektivisht: “Çështja Çame i ka plaget e hapura. Ndoshta, pas 20 vjetësh, kur ato të mbyllen, ne do të flasim qetësisht”! Pas 20 vjetësh, pikërisht më 4 nëntor 2013, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Papulias heshti dhe nuk e përmendi fare “Ligjin e Luftës”! Pikërisht, për këtë arsye, edhe sot nuk mund të flasim qetësisht! Që të ndodhë qetësimi, Presidenti Papulias bën ta zhvleftësojë “Ligjin e Luftës” me Dekret! Le të shpresojmë që ai të vendosë të mbetet një nga shtyllat e miqësisë shqiptaro-greke!
    Duke përshëndetur deklaratën e ministrit Avramopullos, Ministria jonë e Punëve të Jashtme, fillimisht, bën t`i kërkojë Ministrisë Greke të Punëve të Jashtme, që ta konfirmojë zyrtarisht deklaratën e Avramopullosit dhe paskëtaj të ndërmarret nga qeveria greke iniciativa ligjore për ta flakur tej “Ligjin e Luftës” si një akt fashist dhe thellësisht kundërshqiptar, që gjeneron mosbesim, armiqësi, ksenofobi!”
    Cilido shtetar, pushtetar dhe politikan shqiptar s`duhet ta heqij nga mendja se përsa kohë do të jetë në fuqi “Ligji i Luftëes”, për aq kohë Greqia do të mbetet një fqinj me rrezikshmëri të përhershme për vendin e kombin tonë dhe kurrësesi të jetë një “partner strategjik”! Prandaj politikanët tanë bën të kenë kujdes me deklaratat, sepse problemet me karakter platformor dhe strategjik nuk janë cështje programore pozite a opozite, por ceshtje madhore kombëtare, shoqërore dhe politike.

  • Dita……..
    Kur te merrni persiper nje ceshtje LIGJORE,mundohuni qe ceshtjet ligjore jane shume specifike per tu trajtuar,sepse Ligji zbatohet dhe INTERPRETOHET.!!!!!
    Ministri Grek ishte shume i qarte ne ate cfare deklaroi,jo si ministri Shqiptar qe me shume fliste me DUAR,sesa ishte KOMPETENT per ti bere balle min.Grek.
    Ligji i luftes nuk ekziston,shume e qarte,pra Lufte me shqiperine nuk ka,si anetar i natos etj,por……..Ligji i luftes nuk eshte SHFUQIZUAR,RREZUAR,nga Parlamenti(kete duhet ti thoshte ministri yne buzequmesht) qe do the thote:Me rrezimin e Ligjit te Luftes,rrezohen ato padrejtesi ku ai ligj u mbeshtet,pra….cdo gje ti kthehet pronarit(cameve).
    Keshtu eshte dhe ligji 7501 ku prona ku vodh shqiptareve pronar,dhe KUBEJA-PARIA e Tiranes,ju a ka dhene Hajduteve po shqiptare Tokat qe i takojne dikujt tjeter!!!!!!
    Dhe Europi kete kerkon qe prona ne shqiperi ti ktheht pronarit,po tashme ate e kane marre ca pronare te tjere qe as ata nuk kane dokumenta.
    E njejta gje eshte dhe me Gerkun,Ju si Gazete serioze duhet te kapni thelbin e ceshtjes,jo thjesht lajm per te mbledhur dike per te bere bla bka bla bla neper webe.

  • *****nje lajme I mire nga goja e ministrit Grek ,nuk ekziston ligje lufte me Shqiperine.!…Mbajeni te inçizuar deklaraten zyrtare te ketije ministri Grek .

  • Ai ligj kurre nuk do te hiqet,
    sepse ndyshe bie poshte ambicja, shkaku, preteksti, sebepi etj.,
    per kapjen nje dite, jo te larget shume, te Vorio Epirit.
    Koha sa kalon edhe me shume e ben aktual e me te rendesishem politikisht,
    ekonomikisht, shoqerisht etj., per qeverite greke, ate Ligj.
    Sepse pas nje periudhe 10 vjecare,
    kur te rifilloje ringritja e shtetit te forte Grek,
    Shqiperia do te jete ne krizen e saj me te thelle e me te zeze,
    krize e cila do ti hape rrugen … .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *