Ekskluzive: Kapsi.hal zbulon servilizmin e fëlliqur të gazetës DITA

redaktor

Me hidhërim të thellë, Gojët e Liga njoftojnë se kanë vendosur të shpallin divorcin nga gazeta Dita, pasi kanë marrë vesh manipulimin e frikshëm që kjo e fundit i ka bërë një lajmi.

Gojët e Liga e mësuan lemerinë e kryer me gjakftohtësi, nga një burim informacioni i pastër, i dlirë, i ëmbël si llokum dhe i lehtë si bakllava dietike, pra, nga portali kapsi.hal.

Me siguri, lexuesit do pyesin të llahtarisur, çfarë ke bërë moj Ditëzeza?? As më shumë e as më pak, është treguar një servile e fëlliqur e Edi Ramës.

Kapsi.hal raporton se Dita ka manipuluar me paturpësi me foton e Edi Ramës në samitin e Parisit, ku ky ndodhej mes presidentit francez Holond (kujdes, d-ja shqiptohet përgjysmë, si francezët) dhe kancelares gjermane Merkel.

Kështu, njofton Kapsi.hal, në foton ku Rama ndodhej mes Anxhelës dhe Fransuasë, Dita me makiavelizëm ka shtrembëruar përbindshëm realitetin duke vënë këtë titull: “Rama mes Merkel dhe Holande” (!).

Nisur pra, siç thamë, nga kjo hata që ka ngjarë me titullin totalisht keqorientues, servil dhe 100% larg përshkrimit të fotos, Gojët e Liga do ta rimendojnë marrëdhënien me Dita-n.

Ndërkaq, shfrytëzojmë mundësin e lume që na jepet, për të thënë plot emocion dhe zërin që na dridhet, dy fjalë për petritat themelues të Kapsi.hal, Andi dhe Mandi.

Këta paladinë të medias së lirë, luftëtarë të pakompromis të së vërtetës, historikisht i kanë ndarë punët mes tyre në mënyrë efikase, dhe njëri i bie rregullisht një objekti të hollë metalik me majë nga njëra anë dhe me kokë nga tjetra, (teknicienët e NASA-s e quajnë gozhdë), ndërsa tjetri një objekti gjithashtu metalik që përdoret për të mbathur kafshët njëthundrake. Për momentin emri nuk na vjen ndërmend.

Andi dhe Mandi, njëri më i sprovuar se tjetri në artet gojore, u kanë hyrë shumë betejave thelbësore mediatike pa asnjë interes personal në mes. Kur lodhen, këta fanarë të së vertetes, tërhiqen për t’u shplodhur nëpër vila pak katëshe buzë detit e mes pishave, vetëm për t’u rikthyer edhe më fuqishëm tek gozhda dhe ai objekti tjetër që s’na kujtohet, në formë patkoi. Po doli edhe ndonjë leje pallati apo liçencë e çdo lloji gjatë rrugës, gjithçka do shkojë në të mirë të kauzës, po kjo s’ka rëndësi. E rëndësishme është që vepra e tyre e fundit, Kapsi.hal vazhdon misionin fisnik të zbulimit të servilizmave mediatike, si ai i Dita-s.

Përfundimisht, dhe në kuadër të shqetësimeve të stinës, Gojët e Liga fton gjithë pacientët me diarre, të ndjekin shembullin e kryerilindasit dhe të lexojnë çdo natë Kapsi.hal., burimi i vetëm i të vërtetës.

Mos harroni, slogani i Andit dhe Mandit është: “Vijmë pak erë, por do mësoheni”…

 

 

******

Shënim 1: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Kapsi.hal nuk është, por funksionin e kryen njësoj

Shënim 2:  Gjëma e Ditës mund të lexohet KËTU (mos e lexoni se do tronditeni)

Shënim 3:  Vëzhgimi i hollë i Kapsit mund të shijohet KËTU

Shënim 4:  Kurse duke klikuar KËTU meditoni rreth faktit pse gjyshërve u prishet “lënda e parë” kur bëhen udhëheqësa

Share This Article
23 Comments
  • E madheee! E papameee! Nje gabim i vogel: Kapsi vjen shume ere, dhe nuk kemi ndermnd te msojhemi

  • Lapsi, Opozita, Syri, faqja Lolita, etj etj jane te gjitha te financuara nga Shkelzeni dhe Luli me parate e gerdeceve te korrupsionit berishist.
    Qarkullojne fjaloe se parate e Shkelzenit po tentojen te futen edhe tek portali sh popullor Jeta Osh Qef.

    • Zari ti mire e ke po parate e Shkelzenit te pakten po u perdorkan per te ushqy ca media.
      Po parate e “gerdecve” te korrupsionit rilindas te Edi Rames ku po shkojne?
      Se une mediat ” e majta” po i shof te ngordhin.

      • aaaa bukuri e zotit te dy ju komentursit me siper qenkeni komplet trapa
        pse ore parate e korrupsionit duhet te financiojne mediat???
        O ju kripsha trute
        Ne presim qe te korruptuarit te denohen e tu sekuestrohen pasurite, jo te na ngrejne e financojne media
        Cfare logjike qenka kjo?
        Meqe Shkelzeni financon Lapsin, duhet qe Gysi i Rames te financoje Diten??

        • zotreinjet dabulla kan lindur nga nji nen qe eshte qimja e fundit e e zheles se majt e koqeve te enverit .pasi qe enveri nuk ju ngopi bare tash rama ka problem te ju ngop lesh negjmije.nuk po i rritet plakes shtrig nenes se partis leshi.por nji ngushellim kanbijet e nji nene qe lindi nga qimja e fundit e zheleve te enverit pikrisht bolja majt se po ju rritet kana bisi.kjo zuonje ka thithur pall stalini mao ce duni dhe gjuhen e ka si zhguni.

  • Bushati ka bere gje shkolle gazetarie se me aq gjuhe shqip qe kam bere une dhe me aq sa me shofin syte, mua Rama ne mes me duket. Bushatit i duhet shpjeguar qe te jesh perkrah njerit dhe tjetrit i bie te jesh ne mes. Ky eshte kuptimi i fjales.

  • Eshte e vertete qe shpesh Dita na befason me ca budallalliqe qe s’i shkojne, por pergjithesisht kjo eshte e vetmja gazete qe po u sherben te mjeruarve e te poshturuarve qe u shkelen dhe u vrane si miza nga agjentet e UDB qe mbushen SHQUP-in. Kete pune te lavderuar, ndersa populli s’do ja u harroje kurre, edhe Shqupi s’do ja u fale kurre. T’ju rruajne leshte qe po i lene ne ferre, se dita e shpagimit te madh po afron.

  • Mjer or shqiptar rrethuar erresira plehrash, qe edhe te bardhen duan te na e lexijn te zez, sepse ne konsiderojn dele qore ,pula te semura e lop stallash koperative ! Ne nje qytet ku sdua tja them emrin ,kisha nje te njohur qe mbante fshehurazi pula ne bodrumet (bimcat) e hershme e kur kakarisnin pasi benin vezet mundohej i shkreti rob te izolonte gezimin e pulave per vepren ! Pula te ushqyera e ritura aty ne bodrum qe vec vezeve e mishit kur i duhej robit asgje nuk dinin !!! E bera kte shembull tju them se tipat Mandi e Andi ,Berish e & per te till na kan ! Edhe ate qe duket, ven zhurmusin alla PD qe te ngaterojn delet e pulat, ti shofin ashtu si ju a do puna atyre sepse ne fakt skan faj , sepse akoma i durojm e nuk dim te “kafshojm”sepse na u mesua trupi ,turpi, desha te them, ta ham me buk e turpin kta zvarranik anti kombetar te degjeneruar e vrases ,na e servirin me shumic e falas dhe ne e ham e ham e ham ktu e 30 vjet ……..Dita, nje fshat qe duket sdo kallauz e kta qesharaket me ftyra serioze nuk ulin dot vlerat e asaj qe ne gjejm tek shkrimet tuaja me njerez kurajoz e staf te respektuar ! Mos u shqetsoni e as mos u ndalni ne kte moment kur ne shqiptaret jo pula e jo dele presim nje reform ,presim me ne fund te funksionoj “ZEMRA”e nje shteti qe quhet DREJTESI …..e nje shteti qe vetem shtet nuk esht…

    • tomsojer-ty nuk te mbuso enveri barkun me bare per 45 vite,e lere shullaz rama te ta mbush me lesh negjmije per 18 vite.ju mut hani e lere bare e gjellen nuk nderroni.

  • Hahahaaaaa, edhe Kapsi, edhe Hal-ja, gjelle Berishe. Ka vetem nje difekt, duhej vene Merkel ne mes se eshte grua.

    • Doli ne blog mark uka i vucidolit. Te nderuar komentues a po nuhasni qe blogu ka filluar te bjerre era kakerdhi sepse kokpalari Mark uk u shfaq ne blog me detyren nga kuzhinat e shqupit te ndote blogun ketu ne dita. Ika se nuk durohet erra e ketij derri vucidoli.

  • Cfare prisni nga Andi Bushati djali i nje nga drejtuesit kryesore te sigurimit famekeq te shtetit komunist dhe nip i kriminelit Nr.2 te PPSH, pas diktatorit Enver, Hysni Kapo, ndersa Armand Shkullaku nuk dallon nga majmuni Gorille

  • Shkullak….Sound …Kollak….dicka me ligesine,Dru me pre,pa finese intelektuali.Shkullak esapi qe ne perendim i thone derr irlandez,Pigy,Pigy From IRLAND.

  • Bushati dhe Shkullaku jane nga qeniet me te peshtira ne median shqiptare! Mercenare perverse ,llumi i shoqerise ,shqiptare,felliqesira qe kundermojne!

  • Berisha vuri ne veprim skalionin e fundit per shpetim ,Klanin Kapo, te cilin e ka ruajtur per dite te veshtira,ishte ky klan qe e vendosi ne krye te P.D-se Sali Berishen se Ramizi e Spiro Dede ishin qe P.d ta merrte Fatos Nano,por Xhelil Gjoni ,kunati i H.Kapos, dha garanci se e njihte per besnik te devotshem Berishen dhe se nuk mund ti bente hasha te mirat nga P.P.Sh e Hysni Kapo,si mjek i familjes dhe qe e kish cuar per specializim ne France dhe i kishte cuar vajzen,Argiten per operacion plastik.Dhe kur spiro dede e kundershtoj se Saliu eshte fanatik deri ne skicofreni,Xhelili i cili kish miqesi familjare me Saliun deklaron se duhet hequr dore nga krahinalizmat.Nuk eshte rastesi qe ambasadori i pare mbas luftes ne Beograd ishte Hysni Kapo,apo ne vitet 30 Hysni s punonte ne konsullaten jugosllave ne Vlore dhe gjate luftes ishte miku me i afert i Dushan Mugoshes.ndaj me ardhjen ne pushtet Saliu jo vetem qe nuk e bezdisi klnin Kapo por e favorizoj ekonomikisht.
    Kur Xhelil Gjoni do ta tregoj te verteten per caktimin e Saliut ne krye te P.D-se.Pse do ta marre te verteten ne varr si Ramizi apo ndoshta edhe Xhelili andej nga Moska nuk ka gelltitur corbe te prishur.Asnje here P.S nuk ja ka permendur Saliut vjerren serbe,sic bene ai per xhahain e nenes se Rames Spiro Koleken,vetem Ilir Meta ne 2001 nga malesia e Madhe ka deklaruar”I them dhendrrit te Serbise se nuk i frikson dote socialiste”dhe Saliu e mbylli halene.
    Bushati junior i biri i vera Kapos dhe sigurimsit Mehdi perpiqet te na e parqes Saliun nje keqeqeverises e aq e jo nje tradhetar te kombit baraz me esat toptanin.

  • Sa te eger qe jane mbetjet e diktatures dhe pinjollet e tyre me njeri tjetrin. Kacafyten plot urrejtje e me nje humor te shpelare qe kenaq vetem ca militante te thekur te cileve mjafton tu permendesh emrat e armiqve dhe leshohen si te terbuar ne lume komentesh ku mbizoterojne vec sharje e fyerje se argumente e logjike nuk gjen aspak. Shikoni si e shqyejne njeri tjetrin gjithe inat e urrejtje ish studentet e Shkolles se Bashkuar te pozicionuar ne PD-PS-LSI. Nuk kane faj keshtu i edukoi partia qe t’i hanin koken njeri tjetrit. Jepini shoke shqyejeni njeri tjetrin dhe pastaj na beni edhe leksione demokracie ose versuluni kunder sistemit te eger e te keq kapitalist se fajin e ka gjithnje armiku qe ben bllokade.

    • per komentuesin info banalitike.

      Respektoj cdo lloj antikomunisti fisnik vecanerisht ata qe vuajten ne borgjet e asaj kohe por.me P te madhe keto speciet si puna jua qe jeni antikomumiste skizofrenike ,makartiste,elezbiberiste jeni monstrat me te ndyra qe ka nxjerre historia njerzore.

      Nuk ka dyshim se nga parametrat dhe menyrat se si flet je pjese e hordhive te mehmet elezit,saliberishes.kaqi islamit ,besnik mustafes qe nga komuniste turbo enveriste u kthyen ne elezbiberiste vampiroide ndaj sistemit 1945-1990 qe edhe pse e etiketojne komunist vetem i tille nuk ishte.

      Me nje fjale ti ngaterron kekun me byrekin..pra ngaterron komunizmin me elezbiberizmin berishizmin dhe lulbash fashizmin.

      Nqe do ta dish deri ne vitet 70 ka patur njerez idealiste qe jepnin jeten per kete vend qofte ne lufte apo ne rindertiim dhe pas viteve 80 ate vend e mbyten berishistet dhe mehmetelezishtet qe nga sume lepies te enverit u bene boleferkues te elezbiberit.

      le ta shajme sa te duam kominizmin ne shqiperi eshte OK por eshte 1 miljon here me i ndyre berishizmi dhe elezbiberizmi me gjithe surrogatot si puna jote info banalitike

      • Eshte e kote te merresh me nje te rrjedhur, plehre qe ngre ne qiell nje hajdut si eduard shalsi i cili kerkon ta ktheje vendin ne plehane.

  • Ka humori fin dhe asgjesues,ajo mendje qe ka dirigjiuar kete dore,e cila ka prodhuar keto fjale.

  • Jo nje njeri me dy pare mend ne koke,po edhe me idioti,e din se pacavurja Dita,jo sherbetore po eshte edhe kobure ne duart e aEdvin Rames.Flete-Rrufeja Dita eshte streha e segmenteve me te zeza te Sigurimit te Shtetit dhe Sh

    PPSH.Dita eshte tamam si Zeri i Popullit i vitit ’67.Shifeni kush shkruan dhe kush e lexon nevojtoren Dita.E ka zevendesuar exelent Zerin e Popullit sa mungesa e tij nuk ndhehet fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *