Kodoshët e historisë (II)/ Pse nuk mund të krahasohet Nasho Jorgaqi me Koliqin dhe Camajn

Ornela

Prof. Xhelal Gjeçovi

(Vijon nga numri kaluar)

Sulmet ndaj historisë dhe kulturës kombëtare

Historia na ka mësuar se ata që sulmojnë vlerat kombëtare, lehtësisht mund të vihen në shërbim të të huajve dhe kalojnë edhe në tradhti kombëtare. Kjo gjë u vu re edhe gjatë debatit që u bë para do kohësh lidhur me figurat e Ernest Koliqit dhe të Martin Camajt. Në të vërtetë ata nuk mund të krahasohen me rastin e Nasho Jorgaqit. Camaj dhe Koliqi u vunë në shërbim të të huajve, kështu që e zbehën edhe vlerën e krijimtarisë së tyre.

Duke marrë pjesë në atë debat, unë nënvizoja se figurat e mëdha çmohen e gjykohen në radhë të parë për veprën që lënë pas, që u lënë brezave, që i lënë vendit. Megjithatë, dokumentacioni i kohës, na sjell të dhëna, që tregojnë se kjo çështje, pranimi për të bërë pjesë në administratën kuislinge të ngritur nga okupatori e ka shoqëruar dhe e ka shqetësuar edhe vetë Koliqin, gjatë jetës në emigracion, dhe jo vetëm në subkoshiencë, në ndërgjegje, por dhe në veprimtarinë shoqërore, në kontakte e në ballafaqime me forca e me figura që po përpiqeshin të rimbëkëmbnin e të riorganizonin veprimtarinë e diasporës shqiptare pas lufte. Përmes tyre ai do të njihej dhe me rezervat që shfaqeshin hapur, për përfshirjen ose jo në organizimet politike që diaspora po përpiqej të ngrinte, pikërisht për shkak të pranimit të detyrave të mësipërme në periudhën e pushtimit fashist. Letërkëmbimi me shokë e me miq, na bën me dije se kjo çështje e ka munduar dhe e ka trazuar herë pas here ndërgjegjen e tij, prandaj e hap dhe e rihap, duke kërkuar, edhe pas kaq vitesh, mendimin e tyre, nëse ka vepruar drejtë apo jo, e duke ripohuar së këtë hap e ka ndërmarrë, pasi është konsultuar me Fishtën e me miq të tjerë, e sigurisht duke menduar se edhe në atë pozicion do të mund t’i sjellë dobi vendit.

Nasho Jorgaqin nuk e mundon kompleksi i Camajt dhe Koliqit. Veprimtaria krijuese e tij është tërësisht kombëtare dhe nuk lë asnjë pikë dyshimi edhe për veprimtarinë e Nashos si njeri, pasi edhe 30 vite pas përmbysjes së diktaturës komuniste nuk ka dalë askush që të thotë se ai i ka bërë keq ndokujt. Përkundrazi, janë të shumtë ata që Nashua i ka ndihmuar dhe përkrahur të çajnë përpara dhe të ngjiten në rrugët e dijes. Një nga ata është dhe Agron Tufa, duke treguar shkallën më të lartë të mosmirënjohjes dhe të ligësisë që e karakterizon…

Në rastin e figurave krijuese, siç janë dhe dy personazhet për të cilët po bisedojmë, sulmet më së shumti kanë si synim veprën, duke spekuluar me kohën kur ato janë krijuar. Sjelljet e krijimet e së kaluarës mbajnë, e nuk mund të mos mbanin vulën e saj, por ato nuk mund të përdoren, e të vihen në shërbim të kauzave personale. Ka ngjarje në jetën e njeriut, që mbajnë në vetvete sekrete, për të e për shtetin, e që trajtohen si të tilla gjithë jetën. Janë dekada të tëra që na ndajnë nga ajo kohë, e pas saj njerëzit kanë vazhduar jetën, ashtu siç u ka ardhur, për rrjedhojë, kanë lëvizur, përmes sprovave të reja, që jeta u servir, jo rastësisht e jo për t’i dëmtuar, por për të mësuar e forcuar karakteret e tyre. E tillë është jeta, dinamika e saj, e ajo, do apo s’do, të përfshin në rrjedhat e veta. Çështja është, se sa e ndjekim e si e përdorim ne këtë dinamikë, shanset që ajo na jep, për të kapërcyer e shëruar brengat apo dhe plagët e jetës, që të mos mbetemi rob i tyre, rob i një ngjarjeje, sido që të ketë qenë ajo. Në rastin që po trajtojmë, mendoj se është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme për vete e për vendin. Autori, duke ruajtur bindjet, që është një çështje dhe e drejtë e tij, nuk ka harruar e nuk u ka bishtnuar, për asnjë çast obligimeve, si qytetar i këtij vendi e si intelektual, duke përballuar me dinjitet sprovat e mëdha të kësaj periudhe, që lidheshin dhe me ndërrimin e sistemit. Nuk është e rastit, që shumica e veprave të N. Jorgaqit, që përfaqësojnë kontribute të spikatura, në kulturën kombëtare, janë shkruar pikërisht në këto tre dekada të jetës në demokraci. Dhe nuk është vetëm angazhimi në punën krijuese, e cila lidhet dhe me edukatën e traditën familjare, por dhe qëndrimi ndaj fenomeneve të reja të jetës shoqërore, të panjohura më parë, të cilat kanë gjetur pasqyrimin e trajtimin e duhur në krijimet letrare e në studimet e kërkimet që ai ka ndërmarrë në këto tre dekadat e fundit.

Natyrisht që çdo kohë ka kërkesat e saj dhe njerëzit që u përshtaten atyre. Por, periudhat historike nuk i kundërvihen e nuk mohojnë njëra – tjetrën, nuk asgjësojnë produktin apo produktet që kanë prodhuar. Çdo krijim, historik apo letrar, thoshte Noli, mishëron mendimin e gjykimin e autorit mbi realitetin, e kësisoj mban, e nuk mund të mos mbajë dhe vulën e kohës. Në këtë rrafsh, duhen parë dhe vlerat e romanit “Mërgata e qyqeve”, që u bë shtysë për debatin e që, të paktën kur u botua, pati një vlerësim të plotë e të merituar, për tematikën, por dhe për kujdesin, me të cilin ishin trajtuar e portretizuar personazhet e saj. Në dy vëllimet e veprës, nuk gjen sharje, fyerje, ironizime e sulme, e kjo flet shumë për formimin e predispozitat e autorit.

***

Vite më parë, si studiues kam patur rastin të njihem me dokumente të deklasifikuara, të shërbimeve inteligjente të një vendi perëndimor mik, të botuara dhe në shtypin tonë, që bënin fjalë për skandale të rënda në oborrin mbretëror, për të cilat qendrën e informonin informatorët e vet. Mirëpo, askush nuk e mori seriozisht, nuk ia vuri veshin këtij informacioni, askush s`u muar me të, për ta përgënjeshtruar apo shfrytëzuar, siç ndodh rëndom në raste të tilla. Dhe kjo, për mua fliste shumë e lidhej, para së gjithash me pjekurinë e studiuesve, qëndrimi i të cilëve reflekton dhe në opinionin publik. Një dokument, qoftë dhe i një institucioni serioz, siç ishte burimi në fjalë, nuk mund e nuk duhet konsideruar apriori si i vërtetë, pasi nuk rezulton të jetë gjithnjë kështu, nuk të jep përherë të vërtetën, realitetin, përkundrazi, jo rrallë realiteti shtrembërohet, për arsye nga më të ndryshmet, për mosnjohje apo dhe për qëllime të caktuara.

Pikërisht këtu duhet ndërhyrja e gjykimi i historianit, studiuesit, për të sqaruar situatën, për të ndarë shapin nga sheqeri, për të zbuluar të vërtetën, që shpesh nuk duket, pasi fshihet prapa kuintave. Ka studiues që shfaqen si dashnorë të dokumenteve, e i përdorin ato, pa e vrarë shumë mendjen, pasi nuk njohin periudhën, apo ngjarjen, për të cilën bënë fjalë dokumenti, për rrjedhoje e lidhin, apo e qepin, jo me realitetin, që s’e njohin, por me gjërat që kanë në kokë dhe që synojnë të godasin apo denigrojnë, duke menduar se kështu sjellin informacion të ri që i jep pikë e i shton vlerat punimit. Kurse, në fakt ndodh e kundërta, zbulojnë, pa dashur e pa kuptuar, mangesitë në formimin profesional, mosnjohjen e periudhës apo ngjarjes, së marre në shqyrtim, personave të përfshirë në këto ngjarje historike e, për rrjedhojë bien në “kurth” e, pa kuptuar bëhen ”viktima” të dokumentit.

Në veprën e personazhit tonë, Nasho Jorgaqit, absolutisht nuk ka gjëra të tilla, lajthitje të tilla, më së pari për shkak të kulturës e të formimit të tij, por dhe qëllimit, qe i vë vetes, mesazhit që do të përcjellë përmes veprës që tashmë e ka kaluar provën e kohës. Po të lexohet me vëmendje “Mërgata…”, bindesh, se nuk ka qenë qëllimi i veprës sensacioni, përcjellja e të dhënave, të pa verifikuara, për ndonjë përfitim çfarëdolloji, apo akoma më keq, për propagandë, në dëm të një institucioni kombëtar, siç ishte monarkia dhe as denigrimi i personazheve të saj, që kishte gjasa të të ktheheshin, në të kundërtën e të shoqërohej me pasoja, pasi studiuesi, në kësi rastesh, ishte në terr, nuk dinte, nëse regjimi i donte e i pranonte, apo e kundërta, një ankth ky, që e kemi provuar e përjetuar të tërë.

“Mërgata…” e Nashos është një vepër letrare dhe autori ka respektuar me rigorozitet kërkesat e saj. Përndryshe, vepra do të largohej nga natyra e vet dhe do të kthehej në një pamflet politik pa vlerë, e sot, ajo do të anatemohej, e jo të kërkohet ribotimi, sikurse ka ndodhur. Po të mos kuptohen specifikat e gjinive letrare, veprave përgjithësisht, por dhe periudhave historike kur prodhohen,  mund te zhytemi, pa dashur e pa kuptuar në errësirë.

Armiku me i rrezikshëm, për njeriun e për shoqërinë, thoshte i madhi Dritero Agolli është injoranca. Dhe në kthetrat e saj, mund të bien dhe njerëz të shkolluar, që për një arsye a një tjetër, humbasin gjykimin, për rrjedhojë përgojojnë e vënë në dyshim, shpesh dhe pa i lexuar e pa i njohur, veprat e shkrimtareve e poeteve të mëdhenj, siç ka ndodhur në jo pak raste dhe me krijimet e I. Kadaresë, D. Agollit, R. Qoses, F. Arapit, N. Jorgaqit, V. Skenderit, Xh. Spahiut etj., me të cilët, krenohet vendi, e na njeh dhe bota. Vlerat  e tyre, pavarësisht ngarkesave të kohës, apo dhe fateve të ndryshëm në diktaturë, nuk mund të cenohen e, aq me pak të rrëzohen, se këtë e kërkojnë njerëz me shikim të ngushtë e ambiciozë, njerëz keqdashës e të patalentuar që nuk shikojne përtej hundës së tyre. Përndryshe, do të binim në gabimin që paralajmëronte Hegeli, dy shekuj e ca më parë, që bashke me ujin e papastër, të hedhim poshtë dhe foshnjën, veprën, mbi të cilën është qëndruar e punuar në vite, për të plotësuar një nevojë të shoqërisë, të lexuesit të gjerë, që ka interes për dije e kulturë. Nuk e di çfarë do të mbetej, nëse do te ushqehej një qëndrim tjetër, mohues ndaj prodhimit letrar apo historik, të periudhave të tjera të historisë, që do të sillte një varfëri e boshllëk të madh shpirtëror, që do të reflektohej, më shumë se kudo gjetkë, në punën e shkollës për përgatitjen e brezave të rinj për jetën. Ndoshta, kjo është dhe njëra ndër arsyet, që pas tre dekadave  në demokraci, ende s’po shohim të tjerë krijues, që t’u afrohen emrave të mëdhenj, që përmendëm më sipër, e të tjerëve, si ata, bashkëkohës të tyre, që bënë epokë në fushën e letrave shqipe dhe kanë pasuruar me heroizëm kulturën tonë kombëtare.

***

Dua t’i mbyll këto shënime nga larg me një apel për të gjithë shqiptarët kudo që janë: Kujdes nga kodoshët e historisë!

Shikoni se çfarë po ndodh në Kosovë me ata që e çliruan Kosovën. Heronjtë po akuzohen e burgosen, ndërsa xhelatët pushtues që kanë kryer krime të përbindshme, pos trajtohen si viktima, duan të marrin kurorat e lavdisë! Paradoks më të madh nuk ka!

Po edhe në Shqipëri mund të përmenden dhjetëra e dhjetëra shembuj të kësaj natyre paradoksale. Kjo ndodh në një kohë që sot vendit i duhet më shumë se kurrë një frymë liberale, paqësore e bashkëpunuese, që krijon premisat për punë të qetë, për marrëdhënie ndërnjerëzore, larg sherreve dhe intrigave që përçajnë e armiqësojnë njerëzit dhe i sjellin dëm unitetit të popullit. E, këtë frymë nuk mund ta sjellin ata që mbollën farën e ndarjes e të përçarjes së shqiptarëve, sipas krahinave, feve e grupacioneve politike. Refleks i tyre janë dhe problemet që trajtuam më sipër. Populli ka përpara një moment e një shans për të ndryshuar këtë rrjedhë të historisë, për të bërë zgjedhjen e duhur, duke u treguar vendin të korruptuarve, që ngritën për vete e për fëmijët e tyre Lalzin, simbolin e korrupsionit, që iu bën karshillëk shqiptarëve, të lënë në varfëri e skamje dhe kurrë nuk dhanë llogari për grabitjen e pasurive të vendit, për shkak të drejtësi-padrejtësisë që vazhdon me shokët e Llallës. Sihariqin e madh, më të  gëzueshëm, por dhe më gazmor, e dha Luan Rama, që i njoftoi shqiptarët, se sot do të zgjedhim Kryetare të LSI-së  Monika Kryemadhin(!).

Në të vërtetë, si gjithë bota, edhe Shqipëria e shqiptarët po përballen me pandeminë e COVID-19 dhe nuk kanë nevojë për karagjozllëqe të tilla, antihistorike dhe antidemokratike.

Share This Article
19 Comments
  • jeshte spiun i mire nashua ke dashur të thuaç o gjelë? Po gjatë i re bre. Kete te theshe. Qe do sigurimin e shtetit.

    • Profesori e ka mire kete artikull, ku perkrah Jorgaqin dhe kritikon Koliqin e Camajn te cilet kane qene ne sherbim te agjenturave te huaja

      Porse ne lidhje me ata te UCk-se qe jane ne gjyq e ka gabim,
      sepse ata te UCK nuk jane ne gjyq sepse kane qene te UCK,
      por sepse ata kane krye krime pas luftes ndaj kundershtareve politike Shqiptare , jo per luften qe kane bere ndaj serbve

  • Ke shume te drejte Xhelalo por per se mbrapshti. Thanas Jorgaqis nuk vlen as sa nje qime bithe e Koliqit, dhe as sa nje qime bile e Camajt.

    • ?

      e paske mbush gojen me qime B .a derman .
      prandaj te ha kaq shume.

      Babai i Prof.te nderuar Nasho Jorgaqi , ishte nji nder
      Juristet e pare e me te miret e Shqiperise

      o pykpytje ?
      ndryshe nga babai jot dru me pre apo kultivues Kungulli me Lesh 🙁

      • !

        Qe e dike cfare ka qene babai i Thanasit, pune e madhe fort. Babain tim ti as e njef as e ke degjuar ndonje here se cfare ka qene. Kushedi ka qene nje nga juristet konstitucionale te Amerikes,ti s’di as nje mut, prandaj flet kot. Ket kungullin me lesh nuk e kisha degjuar ndonje here, flm se me zgjerove horizontin. Nuk po bej hipoteza rreth babait tend, mamit tend, motres tende, apo ndonje pjestari tjeter te familjes tende, nuk po them gruas tende se mund te jesh beqir. Te nai rruaç me shendet.

  • Ali hodja prape tI mo?

    Po sigurim i shtetit ISH me bij e bija Shqiptare more aliu.

    Po udb-në e kolicit dhe qamit e ben me te mire se Sigurim mit Shtetit Shqiptare mor hogje.

    Pa le ky ? Qe i paska numuru dhe qimet kolicit dhe qamit.

    Ua ua Po ku kishin cime ata bre. Ja u kish shkul udb-ja.

  • per aq sa ke shkruar ne shtyp per historine ,te le pershtypjen sikur jeton ne Mosken e bashkimit sovjetik.
    Por te pelqen te jetosh ne SH.B.A,
    Mjaf,mjaft,mjat,fole.

    • Koloneli i Sales, qe ju bente me goje. – Ik u bere, kolonel.
      – Ti bashkim u bere gjeneral, sulmo Vloren
      – Ti Agim gjeneral, sulmo Permetin
      Ashtu ju dukej edhe Vlora si Moska, Permeti si Kina.
      Po atje e hengret, me gjithe Saleh Plehun.
      Spiune dhe atdhemohues gjithe jeten, intersaxhi pushteti dhe qoftesh ke daja, gjithnje ju ka lene historia mbrapa.

  • Kolonel udbashi,

    Ti spiunove dhe intrigove kunder komandanteve te UCKse.

    Ju udbashet jetoni ne Ballkon.

    Ne patriotet na nderon dhe respekton cdo shtet i botes, dhe jetojme me dinjitet ne US dhe mundohemi te mbajne gjalle per brezat qe vine SHQIPTARIZMEN.

    Se po tu a u lesh juve ja beni janulla e irinej.

    Enough ist enough
    Basta
    Genug ist genug

    Boll Boll Boll Boll na grice veshet

    !!
    Respekt Prof. Gjecovi dhe Prof. Jorgaqi

  • Të lumtë profesor Xh. Gjeçovi! Shqiptarët duhet të rizgjohen, t’i njohin njerëzit që e kanë tradhëtuar dhe kanë synuar t’i vënë në luftë me njëri-tjetrin. Kështu kanë ndihmuar UDB jugosllave dhe kanë minuar çështjen madhore të UÇK. Turp të sulmohet Lufta Nacionalçlirimtare dhe komandantët legjendarë! Turp për ata që duan të kundërvënë Veriun me Jugun!

  • Desha te bej nji Koment por te keomentosh me ata qe M. nuk e hjekun nga goja nuk ia vlen. por me befason redaksia e Dita-s qe lejon Komente te tilla qe skan te bejne me permbajtjen por qe vvetem shajne e fyejn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *