Ekskluzive/ Kujtimet e Dr. Sherif Klosit për Qemal e Veli Stafën

Ornela

Përgatiti Asqeri Llanaj

Gjatë jetës time pata fatin e lumë të njihesha mirë e të kisha miqësi me vëllezërit e shquar Qemal e Veli Stafën. Dy yje që punuan e luftuan për përparimin e çlirimin e Shqipërisë kundër shtypjes e skllavërisë. Fatkeqësisht të dy vëllezërit vdekja e pamëshirshme na i mori shumë para kohe, në kulmin e lulëzimit e të pjekurisë intelektuale, të krijimtarisë së tyre si shkrimtarë e luftëtarë, në një kohë kur atdheu priste shumë prej tyre. Të dy punën e luftën i filluan qysh në bankat e shkollës dhe njeri mësonte nga tjetri. Qemali, më i vogli mësonte nga Veliu, por edhe Veliu, pak më i madh mësonte shumë nga hovi revolucionar i Qemalit. Kishte midis tyre një harmoni vëllazërore, mirëkuptimi e mendimi, që shërbeu në veprimtarinë e tyre kulturore e revolucionare. Me një fjalë, ç’mendonte njeri e thithte tjetri.

Brenda tre viteve vdiqën që të dy (1939-1942). Veliu, me t’u diplomuar në mjëksi më 1938, u sëmur rëndë nga tuberkulozi pulmonar dhe vdiq pas pak muajsh, më 1939, në një sanatorium jashtë shtetit, sepse kësaj sëmundje në ato vite mjekësia nuk kishte medikamente specifike, për të mjekuar as në vendin tonë e as në vende të tjera të Europës. Kurse Qemalin, pushtimi i fashizmit italian e gjeti në burgjet e errta të Zogut anadollak, i cili për të sunduar i qetë nuk kursente asnjë mjet për të mbytur që në embrion çdo shkëndijë e veprimtari, që kryhej për lirinë e demokracinë e popullit tonë.

Me pushtimin e vendit, natyrisht, Qemalit e shokëve të tij u duhej të tregonin më shumë guxim e trimëri si revolucionarë e trima që ishin për çlirimin e Shqipërisë. Në ato kohë të vështira shpërthyhen si asnjëherë energjitë e rinisë sonë heroike, për t’i dalë krah atdheut. Qemali, siç dihet, ishte një nga drejtuesit e grupit të Shkodrës, që bashkë me grupet e tjera, themeluan Partinë Komuniste Shqiptare më 8 nëntor 1941.

Por armiku i ndiqte këmba – këmbës luftëtarët e lirisë. Qemali ra heroikisht, duke luftuar në mes të Tiranës, më 5 maj 1942. Këtë ditë partia e shpalli “Ditën e Dëshmorëve”, e cila te ne përkujtohet çdo vit. Me Veliun kryem bashkë studimet universitare për mjekësi në Bolonjë të Italisë nga vitet 1932-1938. Kështu patëm rastin të njiheshim mirë me njeri-tjetrin, pasi në Shqipëri nuk njiheshim fare. Veliu ishte një djalë me trup mesatar, i pashëm, i shëndetshëm, me flokë gështenje mbante vazhdimisht syze. Ishte i shoqërueshëm, i dashur me shokët, i zgjuar dhe inteligjent. Fliste pak e me mend, dallohej në mësime. Ai në provime merrte gjithmonë nota të mira dhe kështu na nderonte neve studentët shqiptarë.

Në ato vite atje ishin 15 studentë shqiptarë. Veliun rrallë e shikoje kafeneve dhe në vende të tjera dëfrimi. Atij i pëlqenin shetitjet në natyrë dhe gjatë pushimeve vjetore e gjeje në ekskursione në qytete piktoreske, si në Venecia, Firencë, Romë, Napoli etj. Ai i nxiste të tjerët që të vizitonin këto vende për të parë bukuritë e tyre. Mbaj mend Vitin e Ri 1935 kur unë, Veliu dhe Nazmi Shehu vendosëm të shkonim të vizitonim Romën e Napolin. Mirëpo në këtë kohë Veliu u sëmur nga një grip. Kishte temperaturë të lartë dhe nuk mund të vinte me ne. Kështu u nisëm unë e Nazmiu, që ishim të dhënë pas turizmit. Me të arritur në Romë, u takuam me disa studentë shqiptarë, Disa prej të cilëve studionin për mjekësi, si Dr.Petraq Leka dhe Dr.Benusi etj. Ky i fundit bënte specializimin për bakterologji.

Në Romë qendruam 3-4 ditë, ku vizituam shumë vende arkitekturore e muze, si Koloseun, Kampidolion, Kopshtin e Madh Zoologjik. Pastaj vazhduam rrugën me tren për në Napoli, duke admiruar gjatë rrugës natyrën e bukur të Italisë jugore, por gjithnjë mendjen e kishim te Napoli, për të cilin italianët thonë: “Vedi Napoli, poi muore” (Shikon Napolin, pastaj vdis). Kur u sosëm në Napoli, meqënëse kishim ndërmend të qendronim ndonjë javë, puna e parë që bëmë kërkuam për ndonjë hotel të mirë aty nga qendra e qytetit. Napoli të bënte për vete me atë pamjen e tij të bukur, gati mahnitëse. Si u sistemuam në një hotel, filluam të njiheshim me qytetin. Para syve na dilnin pallate antike, muze, rrugët karakteristike me kafe e restorante, pastaj i ramë poshtë e lartë bregdetit të tij piktoresk.

Ngado shikoje fytyra racash të ndryshme, e veshi te kapte gjuhë të ndryshme. Turistët s’kishin të mbaruar. Si lodheshim e kapiteshim tërë ditën, më në fund ktheheshim në pensionin tonë. Aty shijuam gjellët karakteristike të kuzhinës napoletane, me makaronat e famshme spageti dhe me verën e saj më të mirë, që ta shtonte oreksin. Frutat deri te limonat e portokallet qenë sheshit. Ditët i kalonim si s’ka më mirë. Në një nga këto ditë e vendosëm të vizitonim Vomeron. Të përpjetën e bëmë me një lloj frymëmarje, që ngjitej mbi tokë si shkallë qarkulluese. Ishte një bukuri e madhe, kur admiroje detin e gjirin e Napolit nga Vomeri.

Si e vizituam cep me cep qytetin e vogel e të bukur të Vomerit, vajtëm e u çlodhëm një copë herë në një kafe, që qe mbushur plotë me turistë. Muzeun e Vomeros, për të cilin na thanë se qe fortë interesant, e lame ta vizitonim në fund. Një pamje, që na bëri shumë përshtypje në Vomero, ishte dhe vullkani i Vezuvit, tek nxirrte një tym shtëllunga-shtëllunga. Së fundmi shkuam të vizitonim muzeun me eksponatet e saj nga periudha të ndryshme. Atje na priste një surprizë e këndëshme, që nuk na shkonte kurrë në mendje.

Duke kaluar nga një sallë në tjetrën, në mes të njerës prej tyre, na tërhoqi vëmendjen një bark e bukur, e ruajtur mirë, me dy lopata brenda, e ngritur afro një metër nga dyshemeja. “Hajde vemi e shikojmë nga afër”, i thashe Nazmiut. Në barkë ishte ngjitur një tabelë, ku qe shkruajtur me shkronja të mëdha shtypi: ”Questa e la barca che Scanderbeg, Girorgio Castriot, zbarce per la prima volta in Italia.” (Kjo eshte barka me të cilën Skenderbeu, Gjergj Kastrioti, zbriti për herë të parë në Itali). Nuk mund ta merrni me mend sa u gëzuam në ato çaste. Kjo relikë qe dëshmimtare e asaj miqësie, që Skenderbeu ynë kishte lidhur me aleatët e tij, mbretin e Napolit. Barka qe ndërtuar me dërrasa të bukura, lyer me bojë vaji të kaltër nga sipër e druri nga poshtë.

Por le të vimë prapë tek miqësia ime me Veliun. Veliu tregonte një dashuri të vaçantë për mua, ndaj rrinim shpesh bashkë. Ai ishte njeri i gjithanshëm. Studionte, veç mjekësisë edhe letërsisi, art, muzikë e gjuhë të huaja, frengjisht e latinisht. I pëlqente sidomos të lexonte klasikët e mëdhenj. Shkruante poezi, e më shumë prozë, por ndoshta për modesti s’na tregonte asgjë, sa qemë në Bolonja. Shpesh më fliste se kishte një vëlla të vogël, që e quanin Qemal, që ishte i lidhur me disa punëtorë në Shkodër e merreshin me ide e veprimtari përparimtare. Ata, thoshte Veliu, ëndërrojnë për komunizmin.

Të dy vëllezërit i ngjanin shumë njeri-tjetrit nga shtati, tiparet, flokët gështënj e të dy mbanin syze. Që të dy kishin një të folur të shtruar dhe ishin tipa të qetë. Veliu, fjala vjen, kur ndonjë shok e tepronte me llafe e me mburrje, ia shkrepte gazit dhe i pëlqente ta shtynte në budallallëkun e tij. Kurse për Qemalin mund të them, pasi e njojta nga afër, se ishte një djalë serioz, që fliste pak e dëgjonte shumë. Ai dukej sikur gjithnjë mendonte. Mesa duket atij i rrinte mendja gjithnjë te puna revolucionare, që duhej të bënte për çlirimin e atdheut.

***

Njëherë kam qenë dëshmitar i një qendrimi tepër kurajoz të Veliut. Ishte viti 1938. Zogu mbushte 10 vjet të mbretërimit të tij të zi dhe qeveria kishte botuar një broshurë me fotografinë e tij në faqe të parë. Këtë broshurë, nuk di nga kush, ishte ngarkuar ta shpërndante midis studentëve shqiptarë, një student i mjekësisë në Bolonjë, emrin e ndyrë të të cilit as që ia vlen ta përmend, se edhe më vonë, kur u bë mjek e u kthye në Shqipëri, prapë mik i fashizmit u bë, një ballist, i cili pas çlirimit me djallëzinë e tij, ia arriti të arratisej në Itali dhe kështu u bë një tradhëtar i ndyrë i atdheut të vetë.

Në një ditë tetori të vitit 1938, ky maskara vjen në kafenenë ku mblidheshim ne studentët shqiptarë dhe ulet në tryezën ku rrija unë dhe Veliu. “Po të dhuroj këtë broshurë të Naltëmadhërisë”, iu drejtua ai Veliut. Veliu, i revoltuar nga kjo siellje e ulët, e pështyu,  ia mori broshurën nga dora dhe pasi e flaku përtokë, zuri ta shkelte me duf. Mirëpo bukuroshi na u fye dhe u mat të reagonte, por ndërhymë ne dhe ai u largua i turpëruar me bisht në shalë. Kështu broshura e Naltëmadhërisë nuk u duk më midis studentëve të Bolonjës.

E përmenda këtë akt të guximshëm të Veliut, i cili megjithëse studionte me bursën e shtetit tonë, nuk mori parasysh aspak pasojat, që mund t’i kushtonte rëndë dhe tregoi urrejtjen e tij të madhe kundër satrapit Zog. Atë bir beu faqezi si Veliu, ashtu edhe shokët e tjerë, e kërcënuan, se po ta çonte më tej këtë akt burrëror të Veliut, do ta vinte veten në pozita të vështira. Koha e shkurtër që jetoi Veliu pas kësaj ndodhie, nuk solli ndonjë veprim ndëshkimor ndaj tij. Me këtë gjest Veliu tregoi se ishte një burrë trim, i ushqyer me idetë përparimtare revolucionare.

***

Me Qemalin u njoha në Firencë më 1939, pas pushtimit ku vazhdova një kurs gjashtëmujor. Në këta gjashtë muaj takohesha shpesh, në një kafe, me një grup të vogel studentësh shqiptarë. Midis tyre ishin dhe dy vajza nga Tirana. Ky grup na jepte gjithmonë lajme të reja nga Shqipëria. Ç’është e vërteta, në Firence kishte njëfarë lëvizje patriotike, por qenë shumë konservatorë dhe me sa kuptova unë, ata e zhvillonin veprimtarinë e tyre më tepër me lëvizjet e shqiptarve të mërguar në Zvicër dhe Francë.

Njëra nga vajzat kisha vënë re se mblidhte nga studentët shqiptarë ndihma në të holla dhe pastaj shkonte vetë t’i çonte në Zvicër. Të gjithë ndihmonim me sa mundeshim, duke shpresuar se këta shqiptarë të mërguar diçka do të bënin kundër Italisë fashiste, që na kishte pushtuar vendin. Më kishte rënë në sy se Qemali vinte shumë rrallë të shoqërohej me këtë grup. Ndoshta kjo ndodhi ngaqë ata nuk ishin aq aktivë sa duhej. Me sa di, disa nga këta studentë qënduan indiferent, kurse pjesa tjetër, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare mbajtën qendrimin aktiv antifashist.

Një ditë në kafene ku mblidheshim ne, vjen e me takon vetë Qemali. U soll me mua sikur të njiheshim prej kohësh. Kuptohet që i vëllai, Veliu, do t’i kishte folur për shoqërinë që kishim bashkë. Biseduam për vdekjen e parakoheshme të Veliut, që na kishte dëshpëruar shumë. Në fund Qemali më tha se javën e ardhshme, të dielën të venim në një restorant të mirë, që të hanim drekë bashkë. Dhe ashtu u bë.

Drekën në këtë restorant, që ndodhej disi larg qendrës së qytetit, por që i pëlqente Qemalit, e kaluam duke biseduar nga fillimi deri në fund dhe unë mbeta shumë i kënaqur. Gjatë bisedës ai më sqaroi më kompetencë situatën si në vëndin tonë, ashtu edhe në Itali. Në fund, kundër dëshirës sime, drekën e pagoi Qemali. Qemali që një djalosh simpatik, fliste rrjedhshëm me një retorikë të çuditshme, që të bënte ta dëgjoje me vëmendje. Ai s’gjente fjalë për të shprehur urrejtjen që provonte si për fashizmin italian, ashtu edhe për mbretin Zog, për degjenerimin e administratës së tij, që nuk dha urdhër dhe nuk u organizua në asnjë vend, që t’u bënte qëndresë hordhive fashiste në 7 prill.

Më tha se oficerët tanë u treguan qorra e burracakë, kur bënin sehir oficerët spiunë italianë në ushtrinë tonë, e që në ditët e para të pushtimit, kishin sabotuar armatimet tona në ushtri. Një përshtypje të madhe më bëri Qemali me besimin e madh, që kishte të patriotizmi i popullit tonë dhe te vrulli revolucionar i rinisë, e cila, sipas tij, do të vinte dita e do të bashkohej dhe do të fitonte luftën me armë në dorë.

Populli ynë, thoshte Qemali, nuk e ka duruar kurrë zgjedhën e huaj dhe s’ka për ta duruar as këtë të breshkamëdhenjve fashistë, që i kishim provuar edhe në Vlorë më 1920. Te ne, thoshte heroi i ardhshem, punëtorë e studentë me ide përparimtare, kanë kohë që kanë filluar të bashkohen e t’i kundërvihen si regjimit zogollian ashtu edhe pushtuesve fashistë. Madje tani do të rritet e do të forcohet edhe më shumë qëndresa e veprimtarisë të tyre. Fjalët e tij bindëse më ngrohën zemrën dhe mezi prisja ditën që të kthehesha në Shqipëri.

Qemal Stafa nuk qëndroi veçse pak muaj në Firence. Nuk e mora vesh pse u largua aq shpejt, por them se arsyeja e vërtet do të ishte aktiviteti i tij revolucionar. Aty nga viti 1940, kur kaloja një ditë pranë ish kafe ”Kursalit” me një shok nga ata të Firences, pashë Qemalin që ishte ulur vetëm në një tryezë dhe po pinte një kafe. Unë nuk e vura re, që Qemali më kishte parë, e i bëri më shënje shoqëruesit tim. Kur ktheva kokën, Qemali ma bëri me dorë që t’i veja atje. U përqafuam e u përshëndetëm dhe mora edhe unë një kafe. Vura re se ishte shumë i lodhur e i menduar. Nuk më tha ndonjë gjë me rëndësi e nuk dija se ç’hall kishte në kokë, veç më ra në sy që nxitonte. Kështu, pas pak u ngritëm.

Unë i thashë se do të shkoja si mjek në spitalin e Korçës dhe ai më tha vetëm kaq: “Do të shihemi prap, Sherif”, por fatkeqsisht nuk e pash më. Pas dy vjetësh, në vitin  1942, kur isha në zonën e Ulqinit, dëgjuam se në Tiranë, në fillim të muajt maj, ishte vrarë duke luftuar, një student, një trim i madh, një nga revolucionarët dhe udhëheqësit e rezistencës sonë. “Oh!”  u thashë shokëve,  “ky do të jetë me siguri Qemal Stafa”.

Dhe me të vërtetë, pas disa ditëve dhe morëm veshë se qe vrarë Qemali. Vdekja e tij më hidhëroi shumë. Qemali ishte heroi ynë kombëtar dhe një nga themeluesit e partisë, i cili do të mbetej i pavdekshëm. Emri i tij do të kujtohet përjetë të jetëve me nderim e respekt të thellë.

Share This Article
28 Comments
  • Ky eshte realiteti i sakte nga nje deshmitar okular!
    Shpifjet e armiqve te Shqiperise kurre nuk mund te njollosin figuren e tij heroike dhe revolucionari!

    • Po sa shume e paskeni luftuar dhe demtuar fashizmin me ekskursione neper vende te bukura bre shoke luftetare te Partise. Prandaj ra fashizmi me 1943, sepse humbjet qe ju shkatuan nga vajtja e ketyre deshmitareve okulare neper vende turistike nuk i perballonte dot.

  • Ia fute kot ti xhaxhi kokrra komunistit, pasi po vazhdon edhe sot te perdoresh nje vrasje mbas shpine te bere ndaj Stafes, nga po rrethi i ngushte i tij, po komunist brenda llojit per te glorifikuar luften dhe fitoren e komunisteve ndaj “fashizmit” qe ne ate kohe ishte i kapitulluar. Perdorimi i ketij personazhi ndodh sic ndodhi se fundmi me Azem Hajdarin, por nuk mund te na shisni broçkulla komunistash edhe sot. Flije mendjen, nqs nuk do te te kishte harruar (dhe mire bene qe harruan), Shqiperine 50-50 Stalini dhe Çurçilli nuk do te kishit lojtur valle ne goje te ujkut dhe me mire mos e provoni te filloni vallen tani se do te sheshoheni me gjithe fisarmonike e orkester njelloj si përmeti i 19.
    Jo per gje, po vete “idealet” tuJa sot tek te ashtequajturit socialiste (kafshe shtepiake te zbutura), nuk kane lidhje as me demokracine e as me komunizmin, se sa kane lidhje me fashizmin. Pra komunistat qe tradhetuan komunizmin per fashizmin jeni. Keto efekte qe iu jep demokracia juve, e iu qe mundoheni 30 te beni sikur s’ka ndodhur gje.

    • Arben = Turko – arabo -sunito – ISIS-o- persiano -xhihadist – ftakeqesisht shqipfoles me b***n lart !

      • Gabim

        Jam sllavo-komunist qe punoj per

        skllaverimin e allbanezeve nga beogradit

        Njesoj si qemal stafa dhe sherif klosi

        • o Arben..qe mbete gjithmon Negativ..
          1-Te gjithe ata qe Arratiseshin nga Shqiperia ne Jugosllavi e conin Koken,pas 1948-tes…si dhe te gjithe ata “Trima” qe vinin nga Jugosllavia per te RRezuar KOmunizmin ne Shqiperi e nisnin duke Vrare,djegur ndonje Shtepi..dhe dhunuar njerez te Pafajshem….dhe shume Lane KOckat ne Malet e Shqiperise…kur se ata qe Mbeten shkonin perseri te Vellezerit KOmuniste JUgosllave..lol

          • Prandaj nuk pa ky popull nje dite te vetem te bardhe 1945-1990.

            Dhe sot e kesaj dite, ajo vazhdon.

            Prandaj duhen nisur per beograd

  • Gjithe keta te rinj shqiptare qe studiojne ne Itali ne kohen e Zogut! Ne mes te varferise dhe skamjes se pafundme (keshtu e kemi mesuar). Edhe vete udheheqesi studionte ne France, me pas punesohet ne administraten e Zogut (konsullata ne Belgjike). E me pas si mesues ne gjimnazin e Korces. Biles edhe e shoqja (dibrane) nxenese ne institutin e krijuar ne Tirane me te gjitha kushtet nga Zogu per vajzat nga e gjithe Shqiperia. Mesa kam degjuar, satrapi Zog donte vetem te shtypte dhe jo te perhapte dijen. Cfare te besoje i mjeri njeri?! Biles edhe poeti i varferise, mesues me rroge shteterore ne fshatrat e humbura te Shkodres. Gjithe ato klube sportive te krijuara ne ate kohe, qe organizonin kampionate kombetare ne shume lloje sporti. Biles edhe spartakiada kombetare. Doktoret e pregatitur jashte hapin kudo ne vend klinika dhe biles edhe spitale (spitali i madh i Tiranes p.sh.). Miratohen edhe ligje per ndalimin e perceve dhe mbrojtjen e kafsheve (sic na tregohet me ironi ne filimin ‘Koncert ne vitin 36’). Ndersa avokatet, zyra avokatie. Qytetet marrin pamje permes planeve moderne urbanistike, me rruge te gjera, te llogaritura edhe per shume vite te te ardhmes. Me mundon pyetja: sa vite ka qeverisur valle ky “satrap” Zog?! Sepse te duken te pabesueshme keto qe numerova me siper.

    • o toni o koqja e lalës!!
      “gjithë këta të rinj”!?!?!?
      numroheshin me gishtat e dorës o debil!!nuk të lind pyetja se përse studionin në itali e jo në shqipëri??
      sepse në shqipëri nuk kishin mundësi,spse në shqipëri ai mbreti tënd i lavdishëm nuk kishte bërë gjë tjetër veçse shpenzimet për kurva parisi!!sepse sado idiot që ishte ai naltmadhnia tënd deshte nja dy veta që ta kuronin,të uronin dhe ata bejlerët e tij!!të paktën momentet e para,se nuk kishte avionë të shkoje brënda orës në spitalet e italisë a austrisë!!
      he copat e debilëve!!që smësuat një herë nga idiotësitë tuaja!!

  • Vellezer ishin ,por njesoj nuk ishin.
    Veli Stafa ishte nje inteligjent me brume,me vullnet,qe u diplomua me rezultate te shkelqyera ne Mjeksi ne Universitetin e Bolonjes.La nje veper letrare.Ishte poet dhe kritik letrar,i apasionuar pas letersise dhe filozofise..
    Ne fushe te mjeksise gjenetike,,eshte i pari studiues shqiptar qe ka lene nje punim shkencor per rracen shqiptare te paraqitur si teme Diplome.Fatkeqesisht vdiq ne Startin e Jetes,,shume i ri,fisniku me koken plot.Karabushi tjeter,qemali ishte nje azem hajdar,as pune,as studime,,shkoi me burse ne universitet,por e braktisi,se do merrej me palacon tjeter ,sharlatanin e pashkolluar,enver hoxha.

    • veliu bëri atë që bëri deri ditën e fundit të jetës së tij!si do të kishte vazhuar më tjej askush se di!!
      qemali bëri atë që bëri dhe bravo i qoftë!pati guximin ti vihej kundër pushtuesit dhe pagoi me gjak!!
      por kur krahasohen dy vëllezërit për jetën e tyre dhe,mbi të gjitha,kur njëri vlersohet dhe tjetri nënvleftësohet,nga një ndyrësirë si ti?!
      është për të ardhur keq!!
      ti duket se vlerson njërin nga vëllezërit,por në fakt atë që e “vlerson”ti e ndyn!!
      po të ishte i gjallë ai “i vlersuari” tënd,do të të kishte pështyrë në surrat si pështyu broshurën e naltmadhnisë!!
      ti je vetëm një pështymore,o demir haleja!!
      këdo që ti lavdëron,është e njëjtë sikur ta kishe sharë!!
      sharlatan muti!!

  • TONI dhe DEMO, e lexova shkrimin, por komentet e juaja jane te sakta dhe te qarta.
    Prandaj nuk kam çfare ti shtoj.
    Kur me 29 NENTOR 1944 u çlirua Shqiperia nga diktatura nazi-fashiste, por direkt pastaj deri ne 1990 u pushtuam nga diktatura e eger komuniste e Enver Hoxhes.
    Ate qe ka bere Zogu per aq pak kohe sa ndejti, kemi TRIDHJETE vjet me PD-ne dhe PS-ne dhe nuk po ndertojme DEMOKRACI, por SHKERLLATOKRACI.

  • A@ Zakonisht pres sharje dhe mallkime per te vertetat qe shkruaj.Pershendetje per komentin.
    Kujtimet e z.Klosi jane shkruar ne periudhen e diktatures,kuptohen superlativat per Qemalin,por nen rreshta tek prezantimi qe i ben vellait te vogel Veliu, si aventurier qe do permbyse shtetin, mua me kujtojne Cehovin.Edhe Cehovi kishte nje vella te vogel teleshmen,qe kapardisej me nje Ore Xhepi.
    Kur e prezantonte tek shoket,Anton Cehovi thoshte:
    -Ky eshte Nikola,vellai im,mban ore xhepi.

  • jam lexuer i rregullt i gazetes Dita, me pelqen politika redaktuese edhe pse ne emer te “debatit te hapur” botohen gjera qe shpeshher nuk pajtohem .
    Ajo qka assesi nuk mund te pajtohem eshte qe: si lejohet qe ne emer te komentimeve te behen sharje e fyreje nga me banalet, a nuk do te duhej qe “Njerzit” qe sharjen dhe fyerjen e kan argumetin e vetem, te bllokoheshin dhe ne kete menyre te mundsohej qe dhe mendimet e ndryshme te ken vend dhe hapsire te sigurt debatimi.
    Me shume respekt dhe shprese per ndryshim

    • Jam ne nje mendje me pseudonimin “Genc Kosova”, duke shtuar se kujtimet e Dr. Sherif Klosit duheshin botuar pasi te redaktoheshin dhe te shkurtoheshin..

  • o kerriça “zogiste”; sa me i ashper te jete nje sistem , aq me i madh eshte kontrasti dinasti sunduese- popull .
    Dhe;
    kur flitet per mjerim, eshte mjerimi i popullit .
    Dhe; kur flitet per luks, eshte luksi dhe mireqenja i sunduesve, “dituria” e sunduesve, “humanizmi” i…sunduesve, pallatet e sunduesve vilat e sunduesve “shkollimi” i sunduesve rruget dhe parqet per….sunduesit, o intelektualoqe, qe çudideni dhe mbyteni ne nje luge..uje .

  • Te perjetsesosh figura te tilla te ndritura atdhetare,eshte sa krenari dhe detyre.Ju lumte autoreve.vertet atdhetare.
    Lavdi te RENEVE te Kombit! ,Suskese pasardhesve.!
    Dhimbia e madhe Popull.

    • Dhimbia e madhe Popull
      ti po bën zakonin e shqipove provincialë,”Suskese pasardhesve.!”,pra ti e quan trashëgimi gjenetike patriotizmin!për pasojë dhe tradhëtinë!!
      në një anë ke të drejtë!!
      ata që ishin me fashizmin atëherë nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe në trashqimin e tyre!!
      vetëm se fenomeni mbetet pak a shumë i njëjtë!!besnikri për klanin!!besnikri për të parin e klanit deri në vdekje!!nëse ai është patriot!?gjithë klani patriot,nëse ai është tradhëtar,gjithklani tradhëtar!!dhe kjo mund të ndryshojë dhe brënda gjeneratës!!tradhëtri bëhet patriot,e patrioti tradhëtar!!klani gjithnjë pas!!
      o dhimbje,në vënd të “suksese pasardhësve” duhet të kërkosh “të nxjerrin mësim shqiptarët”të gjithë pa përjashtim!!
      megjithëse në fakt do të ishte e kotë!!
      shiko tufën e kalbur deri në palcë që nuk janë në gjëndje të kuptojnë as të shkuarën e jo më të sotmen e të ardhmen!!
      rracë bastardësh të ngjizur në vrimën e gabuar!!

  • Çne që s’paska komente nga Intelektuali mbi këtë artikull??? Mbase ka vdekur nga koronavirusi i shkreti

    • jo o dem,që nuk mësove të replikosh por komenton në fund të PS!jotëmë e kishte lyer me lëng limoni dhe pata siklet me ja shty mren!!

  • Se e spiunoj Enveri te italjanet dihet,biles dihej edhe ne diktatur po kujt ja mbante te fliste.Enveri pushkatoj burgosi plot 73 kantidat e antar te byros politike.Nexhmija kur ishte studente ishte e aktivizuar ne partin fashiste dihet jan xbuluar mbas 90tes.Kur do vdesin kta shurrana si mbrojn komunizmin se na shpifen.

  • Sipas avokat Ngjeles, Qemal Stafa nje muaj para se te vritej, ka thene Kico Ngleles qe e kishte shoke te ngushte; jam i vetmuar, jemi te gjithe te rrezikuar.
    Kjo thenie e Qemalit, ka lidhje me diten e vrasjes se tij.
    Qemali i plagosur, e ka kuptuar qe shoket e partise e futen ne kurth per ta vrare; edhe ne rast se do ti shpetonte momentit, do te vritej ca dite me vone.
    Prandaj zgjodhi te vetevritej,duke refuzuar ndihmen e fshatarit qe ju gjend prane rastesisht.

  • Djem si Qemal Stafa vijne rralle….
    Ngelen ajka e Rinise, nga pasioni, idealet, dhe puna organizative.
    Mos harroni qe luften e beri Rinia, dhe Qemali ishte drejtuesi i tyre…
    Lavdi perjete heroit te popullit Qemal Stafa.
    Shkrimi shume real i ketij njeriu qe i ka njohur nga afer dy vellezerit Stafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *