EKSKLUZIVE / Nard Ndoka: Si e formova qeverinë e re të drejtuar nga Kaç Noir

redaktor

VAU DEJS – Për shumë të huaj që nuk e njohin Shqipërinë, mund të tingëllojë e çuditshme, madje e pabesueshme. Por që kryetari i Partisë Demokristiane të vendosë për kryeministër myslimanin Kastriot Islami, është një dukuri normale për vendin e vogël ballkanik që shquhet për harmoninë fetare dhe ndërveprimin e plotë mes besimeve të ndryshme.

Kreu demokristian Nard Ndoka, megjithatë është modest dhe nuk e bën për të madhe gjestin e tij.

“S’ishte ndonjë gjë. Në rrethana të tjera, edhe z.Islami do më kishte caktuar mua kryeministër, se tek e fundit, unë kam studiuar për juridiksion. Rëndësi ka të bëhet puna dhe vendi të shkojë përpara,” deklaroi Nardi për reporterët e huaj që ishin mbledhur kapicë para selisë së partisë.

Zgjedhja e Kastriot Islamit, që në Perëndim shihet edhe si Kaç Noir, megjithatë nuk qe e lehtë.

“Të formosh qeveri të hajrit është punë e mundimshme, sado që njerëzit e zakonshëm mund të thonë, e mo ç’bëri Nardi, mblodhi ca emra,” pohon mendueshëm kryedemokristiani.

Po, sepse përveç caktimit të kryeministrit, mbi Ndokën ra edhe barra e rëndë e përzgjedhjes së ministrave të kabinetit që do ta çojnë Shqipërinë drejt Perëndimit.

“Ky vend meriton të shkojë drejt Oksidimit, domethënë drejt Perëndimit,” tha Ndoka, “dhe këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz të ndriçuar dhe të përgatitur. Kam lexuar shumë literaturë për të bërë filtrimin e duhur të ministrave”.

Dhe ai renditi shkurtimisht emrat që kishte menduar për ministra.

Kështu, për ministër të Drejtësisë Ndoka zgjodhi Xhaferr Ypin; për ministër të Jashtëm Preng Bib Dodën; për ministër të Punëve Botore Iljaz Vrionin; për Ministër të Postë-Telegrafit, Aldo Bumçin; për ministër të Luftës, Abaz Kupin; për ministër të Financave, Tuk Jakovën; për Arsimin Osman Gazepin; për ministër të Brendshëm Enver Llapajn; për ministër të Shëndetësisë Xhevdet Mustafën, për ministër të Tregtisë Myfit Libohovën dhe ministër të Bujqësisë, Shefqet Vërlacin.

“Janë emra të nderuar,” theksoi Ndoka, “nuk jam marrë fare me përkatësitë e tyre politike, përkundrazi; i kam seleksionuar nga të gjitha rrymat dhe ngjyrat, sepse si qeveri kujdestare që është, duhet të kujdeset për të gjithë njësoj. Jo ca të nënës dhe ca të tezes, si thotë populli”.

I pyetur nga reporteri i agjencisë së lajmeve Al Jazëk, se përse nuk kishte menduar një post për veten pas gjithë këtij telashi, Nard Ndoka tundi gishtin në shenjë të fortë mohimi:

“Në asnjë mënyrë. Unë këtë nuk e bëj për poste. Le që ekzekutivi ma shpif. Maksimumi ndonjë detyrë ceremoniale, apo siç i themi ne lektualët, post horrifik, edhe mund ta mendoj. Ndonjë president, a ndonjë kryetar Kushtetueseje psh. Se unë kam mbaruar për juridiksion”.          

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Nuk rekomandohet për moshat mbi 12 vjeç, gratë shtatzana etj

Share This Article
11 Comments
    • Meqenese shkeleqesia e tij N.Ndoka e degjon mendimin filozofik te popullit po i jap disa mendime te mija qe t’i shikoje ne kuadrin e formimit te qeverise se re:
      -Minister i Jashtem e jete Esat Pashe Toptani!
      -Minister i Mbrojtjes te jete Hamit Matjani!
      -Minister i Zhvillimit Ekonomik te jete Sali Berisha!
      -Minister i Brendeshem te jete Azem Hajdari!
      -Minister i Rrumpalles te jete Edi Rama alias M.Frasheri!
      Per personat e vdekur te gjenden klonimet e tyre qe kane te njejta aftesi si ata,por emrin ta ndryshojne dhe ta kene si ata te vdekurit!
      Kjo do sherbente per respekt te personalisteteve te tyre te pa diskutueshme!

  • hahahahahahah…! Eshte aq prane portretit te Nard Idiotit sa ja vlen. Mjere ne per kete idiot te pandreqshem. Sihini portretin klloun politik dhe juridiksionist…hahahahah

  • Kur Saliu dhe meta,vazhdojne ti bejne mutin ne koke,bagetise arnautase deri sa u ka zene fare frymen,perse te mos ja u bej dhe une mutin mbi koke,qe eshte shume se i vogel se i dy te pareve.

  • Cfare eshte ky nardi specie e rralle me arsim Fillor e ben saliu minister shendetsie Dhe shkoni pas saliut o delte e shqupit.

  • Jemi specie e vecante, duhet te ishim zhdukur mijera vjet me pare, por jo…
    Jemi nga fosilet e pakta ne planet qe mbijetojme!
    Me pelqen humori i gazetarit, por sa per te qeshur eshte aq per te qare!
    Te udhehiqesh nga Sala, Like, Eda, Ciljeta, Lek Plepi apo Agim Doci eshte tmerr, jo tragji komedi!
    Prandaj pesojme dhe nga historia!
    Dhe prape nuk zejme mend!
    Nuk behet stan me lepuj, jooooooo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *