Ekskluzive nga SHBA/ Flet Guy Lawson, autor i librit për tragjedinë e Gërdecit: Rihapeni Gërdecin

anazapta

Një libër që flet për tragjedinë e Gërdecit më 15 mars 2008, për shkaqet, përgjegjësitë e qeveritarëve shqiptarë dhe amerikanë të përzier në një mega aferë korruptive, si dhe për krimet e pandëshkuara të kësaj afere ka bërë jehonë të veçantë në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Autori i këtij libri, një gazetar i njohur që ka shkruar për New Jork Times-in dhe Rolling Stone, flet ekskluzivisht për DITA-n rreth këtij libri dhe për pikëpyetjet që vazhdojnë ta mundojnë sërish për çështjen e Gërdecit. Cili është misteri më i madh për autorin lidhur me këtë çështje? Pse ai këmbëngul në dyshimin se Kosta Trebicka është vrarë? Me kë ai i mbante kontaktet në Shtetet e Bashkuara dhe nga kush ndihej i rrezikuar në Shqipëri? Kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë?

Është interesant se pavarësisht këndvështrimit të një gazetari amerikan mbi “pjesën amerikane” të një afere që u pasua nga një tragjedi e krim shtetëror, Guy Lawson nuk kursen fokusimin e tij mbi pasojat shqiptare, dhjetra vdekjet nga shpërthimi i Gërdecit dhe “aksidentin” misterioz të Kosta Trebickës. Po ai nuk kursen gjithashtu dyshimet e forta mbi dijenitë e fshehta të diplomatëve e ushtarakëve amerikanë mbi këtë çështje, që në negociatat fillestare mbi municionet shqiptare e deri në fund. Ku hetimet mbi rastin Trebicka u “vulosën” me një ekspert amerikan, çka synonte të impresiononte dhe mbyllte gojën e opinionit dhe shtypit vendas. Por nuk mungon gjithashtu në këtë intervistë, edhe një apel që Lawson i drejton Erion Veliajt…

ArmsAndTheDudes-668x501 – Zoti Lawson, libri juaj “Armët dhe çunat”, i përkthyer tashmë edhe në shqip, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik shqiptar. Tragjedia e Gërdecit mbart shumë pyetje dhe mistere brenda saj. Çfarë mendoni se është misteri më i madh i kësaj tragjedie?

– Unë jam veçanërisht i interesuar në rolin e zyrtarëve amerikanë, si në skandalin AEY, dhe në katastrofën e Gërdecit. Zyrtarë amerikanë, ushtarakë dhe diplomatë, kishin lidhje tejet të ngushta me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes – ata kishin një zyrë brenda ministrisë – dhe në mënyrë të qartë dihet se Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë përfituar nga shitja e tepricave të municioneve “kineze” gjatë kohës që Shqipëria ishte në rrugën e anëtarësimit në NATO. Por çfarë dinë konkretisht amerikanët? Duket e pabesueshme që ushtria amerikane nuk kishte dijeni në lidhje me operacionin që zhvillohej në Gërdec për demontimin në atë shkallë të municioneve – e cila rezultoi në kaq shumë vdekje.

– Pse Gërdeci është “lënë në mes të rrugës” nga drejtësia shqiptare?

Në qoftë se Shqipëria është duke u bërë me të vërtetë një komb evropian – dhe një anëtar i denjë i NATO-s – ajo duhet të jetë e përgjegjshme dhe të jetë transparente. Kjo kërkon një gjyqësor të pavarur dhe një shtyp të lirë të fortë. Në rastin e Gërdecit, politikanët e përfshirë në atë çështje u votuan për t’i dhënë vetes imunitet. Ky është një turp. Është e kuptueshme që atyre u shkon përshtat t’i lënë të patrazuara çështjet e sikletshme – kjo është ajo që Presidenti Obama ka bërë në shoqërinë amerikane, me shumë krime të luftës në administratën e mëparshme që nuk hetohen, duke përfshirë torturën. Por kjo lloj paqeje vjen me një çmim të madh, jo vetëm për familjet e viktimave. Dështimi për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Gërdec do të thotë se e njëjta gjë do të ndodhë përsëri – dhe përsëri dhe përsëri. Korrupsioni duhet të ekspozohet ose përndryshe ai kurrë nuk do të ketë fund.

– Çfarë e pengon, sipas jush, drejtësinë shqiptare të zbardhë të vërtetën në lidhje me këtë tragjedi?

Mesa duket, duhet të ketë një marrëveshje të heshtur në klasën politike për ta mbyllur këtë çështje – kjo është historia e lashtë e zvarritjes pafundësisht të fantazmave dhe demonëve. Por ky është një përfundim i tmerrshëm. Kur u takova vite më parë me Erion Veliajn, ai më tha se në qoftë se do të ishte ndonjëherë në qeveri, do të përpiqej që Gërdeci dhe vdekja e Kosta Trebickës të hetohen plotësisht dhe siç duhet. Unë e di se ai ishte i përfshirë në fushatën e Kosta Trebickës për të zbuluar korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes – dhe se ai ishte jashtëzakonisht dyshues në lidhje me rrethanat e vdekjes së Trebickës. Tani që Veliaj është në pushtet, unë i bëj thirrje që të mbajë fjalën.

– A është e implikuar qeveria amerikane, përkatësisht ambasada amerikane në Tiranë, me këtë aferë korruptive?

Unë di që akuzat janë bërë nga zyrtarët amerikanë kundër zyrtarëve të tjerë amerikanë – dhe se ato pretendime nuk janë hetuar plotësisht në Shqipëri, apo Shtetet e Bashkuara. Duket se çështja është konsideruar si shumë e ndjeshme – çka është një padrejtësi ndaj familjes së Kosta Trebickës, viktimave të Gërdecit dhe ndaj popullit shqiptar.

– Miku im Gary Kokalari, ka shkruar vazhdimisht për AEY dhe është i njohur për luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë të qeverisë në Shqipëri. Çfarë mund të na thoni në lidhje me rolin e tij në ekspozimin e skandalit AEY?

– Me sa kuptoj unë, Kokalari ishte nyja e kontaktit të Kosta Trebickës në Shtetet e Bashkuara. Kokalari ka njoftuar Departamentin e Drejtësisë, Pentagonin, Kongresin, si dhe gazetën New York Times për korrupsionin brenda qeverisë shqiptare – por asnjëri prej tyre nuk ishin të interesuar për të ndihmuar popullin shqiptar për t’i dhënë një qeverisje të mirë. Veprimet e Kokalarit shkaktuan një seri ngjarjesh që patën ndikim të rëndësishëm. Ironia është se edhe Kokalari dhe Trebicka janë përpjekur të vënë në dukje korrupsionin në Shqipëri – por asnjëri nga ata nuk shkaktoi ndonjë ndikim atje. Ka pasur në të vërtetë shumë pasoja, por pak ose asnjë nga ata që ishin përgjegjës nuk e ka pësuar, e kam fjalën për njerëz si ish-kryeministri Berisha, apo ministri i Mbrojtjes Mediu.

Fatmir-Mediu-dhe-Sali-Berisha– Ju përmendni emrat e Fatmir Mediut, Shkëlzen Berishës etj., të implikuar në këtë histori. Po ish-Kryeministri Berisha a është i përzier në këtë korrupsion?

– Unë nuk e di – por djali i tij ishte i përfshirë dhe kjo tregon një ndërhyrje të fortë. Unë mendoj se kjo është një çështje për një hetues të pavarur, me kompetenca reale për të bërë që njerëzit të dëshmojnë nën betim.

– Ju hidhni dyshime se Kosta Trebicka mund të jetë vrarë. Ku i bazoni dyshimet tuaja?

– Kosta Trebicka ishte duke ngarë makinën në një vend të sheshtë, kur makina e tij papritmas është kthyer dhe ai u hodh nja 50 metra larg nga automjeti (?) Trebicka ishte shumë i frikësuar nga banditë shumë të fuqishëm dhe të rrezikshëm shqiptarë – brenda dhe jashtë qeverisë. Ai kishte arsye të forta për të qenë i frikësuar – rrethanat e vdekjes së tij janë jashtëzakonisht të dyshimta.

Pastaj “hetimi” ishte i tmerrshëm, veçanërisht ai i kryer nga zyrtari amerikan për zbatimin e ligjit që u dërgua atje, – unë besoj – , nga një kongresmen amerikan me lidhje të ngushta me ministrin e Mbrojtjes, Mediu. Është kryer një autopsi? Cili ishte shkaku i vdekjes? Këto janë pyetje të thjeshta, por të rëndësishme.

– Libri juaj “Armët dhe Çunat” është një investigim i thelluar në këtë çështje. Mendoni se ai mund të shërbejë si rast për të rihapur hetimet për Gërdecin?

– Unë shpresoj në këtë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka humbur luftërat në Irak dhe Afganistan, pjesërisht, të paktën, për shkak të një vargu paaftësish, ku futet mënyra që ajo zgjodhi për krijimin ushtrive në ato vende – dhe që përfshinte si Pentagoni fitonte nga armët si ato të “çunave” që i blinin nga Shqipëria. Nuk ka pasur asnjë përgjegjësi për këto dështime – asnjë politikan amerikan, gjeneral apo diplomat nuk është vënë para përgjegjësisë. Në vend të kësaj, një grusht çiliminjsh nga Miami Beach u detyruan të pranojnë fajësinë në gjykatën federale. E njëjta gjë mund të thuhet për Shqipërinë – kishte korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe e vetmja pasojë duket se qenka vdekja e një biznesmeni që u përpoq të thoshte të vërtetën, si dhe tragjedia që vrau një grup civilësh shumë fatkeqë në Gërdec. Nëse nuk ka pasoja për udhëheqësit tanë, kur ata dështojnë ose gënjejnë e mashtrojnë – kur të pafajshmit vriten – si mund të presim ndonjëherë se gjërat do të marrin për mirë?

Vdekja e dyshimtë e Trebickës dhe një detaj kalendarik…

trebickaPër një ironi të hidhur kalendarike, Kosta Trebicka, biznesmeni i cili denoncoi trafikun e municioneve që shkonin nga Gërdeci në Afganistan, pasi më herët ishte përfshirë vetë në të, u gjet i vdekur në datën 12 shtator 2008, 10 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit. U fol për një aksident automobilistik pranë fshatit Lekas të Korcës, një zonë e thellë malore ku biznesmeni shkonte për gjah. Njoftimet e para folën për qenien i vetëm në makinën e tij Nisan Patrol me targë TR 88 43J, dhe se policia është lajmëruar nga dy punëtorë të cilët kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar. U vendos të ftohej një ekspert amerikan, Kevin Teter, përveç ekspertëve shqiptarë që asistuan në hetime, kjo për hetime “sa më profesionale e të paanshme” për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Si raportet e Mjekësisë Ligjore, edhe analiza e Teterit, e klasifikuan vdekjen e biznesmenit 52 vjeçar si aksident.

Me anën e një raporti përmbledhës, firmosur në datën 23 shtator të atij viti, Teter nuk ka lënë vend për analiza të tjera, duke e klasifikuar ngjarjen si aksident të pastër automobilistik. Amerikani ka sqaruar se ngjarja ishte si pasojë e një gabimi njerëzor, duke ia vënë “fajin” shoferit, i cili ka bërë një kthesë të fortë, që ka sjellë edhe rrotullimin e makinës. Për pasojë, shoferi (Trebicka) ka dalë nga pjesa e hapur e “tavanit” të mjetit duke përfunduar në rrugë. Teter sqaronte gjithashtu se pas kësaj situate, shoferi është shtypur nga makina e tij, duke sjellë edhe vdekjen e pashmangshme.

Share This Article
11 Comments
  • Dosja Gerdeci nuk hapet sepse politika shqiptare nuk perbehet nga dy pale por nga nje qe shtiret si dypoleshe! Dosja Gerdeci do te kete fatin e dosjes “Mimi kunder Imamit”? Si shume dosje te tjera me spec! Dosjet ne Shqiperi varrosen nga Katovica shqiptare njepolare! Ketu do jemi por hapjen e Gerdecit nuk do ta gjeni kurre. Ashtu si ate te 97-es,98-es e qindra te tjerave qe i lane shqiptaret pa mundin 50-te vjecar te djerses se tyre.Tung !

    • I nderuar Zaimi.( e kam dhe per ‘bureton’ e nderuar)

      Shkruan gjithmone thjesht e sakte por gjithmone ben nje gabim qe nuk te falet…

      Hyj te ato shqiptare qe nuk e honeps rolin e Ramiz Alise ne vite 1981-1991,por duhet te theksojme me te madhe se ajo fare Katovice qe formoi ai kishte jete deri ne 2 prill 1991..qe pasataj mund ta quajme rajersonica apo ellebiberovica .

      nje nga faktet dhe deklaratat me tronditese eshte kjo e meposhtmja e izet haxhise..qe cuditerisht edhe pse tregon qe usali udberisha eshte nje kllonim sherbimeve inteligjente serbo-amerikane I viteve 80-90..nuk ngacmon nervat e askujt ne shqiperi.

      ju lutem zaimi dhe bureto lexoni me kujdes rrjeshta e meposhtme qe I ka thene nje “insider” qe I thote me nje perpikmeri absolute.
      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

      Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
      Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

      Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

      konkluzion:

      nga sa me siper eshte turp per sherbimet dipllomatike dhe inteligjente amerikane dhe gjermane qe merren me shqiperine …biles e then troc fare eshte turp per obamen dhe merkelin qe tolerojne akoma berishen qe po terrorizon akoma ate popull nen zgerdhimjen e Donald luse ,kargjozit edi rama dhe kklounit ilir meta

  • Do na hedhin ne treg lajmin e bonove te privatizimit te cilat jane rrena me e mire per shqiptaret.Hajde bono kush ka.Blejme municione gerdeci me bono.Te cdo kalibri…Bono,bono kush ka?

  • Megjithate te dy kapot qe jane ne ate foto asnjeri nuk eshte gjykuar dhe denuar per krime bile sy peshkaqeni levdohet se askush se ka thirur asnjehere per kete pune.

  • Po pse kapemi te gradeci.Kemi ngado gerdec te ndryshem.Politikanet shqiptar bejn sikur po kapen edhe duke fyer njeri tjetrin.Po mbas mbledhjes vjedhin bashk.

  • Dikur i ndjeri S.Zhulali ish i zhdukurii radhes me infarkt (i 6 person brenda rrethit Beri) kur parlamenti pelliste te hapet dosja e depove te armeve pat deklaruar “AJO DOSJE ESHTE NJE DOSJE E ZEZE QE S’KAPER TU HAPUR KURR”!Edhe 2 Prilli 91,Gerdeci,21 Janari 2011 s’kane per tu hapur kurr sepse kudo eshte i kundondodhuri ne krim Sali “Beri” e per kete koka e tij paguhet shume si “Burr leshi “qe eshte per popullin Shqipetar e “Burr shteti” per monstra te diplomacise!

    • Sec m’u kujtua titulli i nje filmi kushtuar nje prej spiuneve me te medhenj te shekullit XX. “Cili jeni ju zoti Sorge?” Atehere, kush i pergjigjet dot pyetjes: Cili eshte zoti Berisha? Jane dhene vazhdimisht nga njerez me pushtet dhe te thjeshte, brenda e vendit dhe nderkombetare, e megjithate pyetja ngelet. “Cili jeni ju Z.Berisha?”. Mendoj se problemi dhe rrjedhimisht edhe pergjigjia do te mbetet pa zgjidhje dhe pa pergjigje edhe per shume kohe. Ndoshta do shkruaje historia pas vdekjes se tij dhe te shumeve prej nesh, por atehere nuk i vlen me kujt, ashtu sic ndodhi edhe kur vdiq diktatori Hoxha. Historia dhe historianet, njerezit po ashtu, bashkehesit e tij ne rini dhe ne jete, shkruajne dhe flasin ende per bemat e tij, por atij sa qe gjalle nuk i hyri gjemb ne kembe. Po ate kush e mbante ne pushtet edhe pse ishe mizor si askush? Raset nuk mund te quhen dhe kaq fatale, ka patur dhe ka skenare per kete ceshtje, dhe keto jane nga ato qe emertohen “Top sekret” dhe qe kane brenda edhe bema si ato qe Zhulali e etiketoi si “Dosja e Zeze”, qe nuk do te hapet kurre. Pse nuk foli Zhulali sa qe gjalle, sigurisht nese dinte gje rreth asaj “dosje”? Do t’i bente nje sherbim te madh shoqerise, shtetit shqiptar por edhe vehtes. Do te mbahej mend si nje njeri qe beri dicka te mire ne jete, nese kjo e mire nuk do te qe personale, sepse, duke mos folur ai i sherbeu me se miri post mortum familjes. Dhenderi i tij sot, Aldo Bumci, eshte nje nga skifteret me te spikatur ne mbrojtje te Berishes.
      Sot nje gazete botoi nje lajm rreth asaj qe Demartamenti i Shtetit i ShBA, pat denuar thyerjen e embargos se naftes ndaj Serbise, lejuar nga Shqiperia me president berishen. C’u be pas kesaj? Kujt i duhet sot ky lajm? Ndoshta rastesi apo si kondrapeshe, Berisha, sot dha nje interviste me gazetaret dhe beri thirrje per “revolucion demokratik”!, nga kushdo por “vetem nga ai jo”. Ka mendje qe mund t’i spjegoje keto, kur thirje te tilla jane te pastra antikushtetuese? E pra trimerimi i Berishes diku i ka rrenjet dhe kjo lidhet sigurisht dhe me pergjigjet e pyetjeve te fillimit.

  • Sot e vendosi Gazeta DITA ne kopertine rihapjen e dosjes se Gerdecit, menjehere zoti Sali thirri gazetaret ne konference shtypi dhe griu sallate per te terhequr vemendjen e shtypit dhe opinionit publik qe te merren me ato qe thote ky dhe jo me faktet e krimeve te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *