RIHAPENI GËRDECIN!

Dita

Një libër që flet për tragjedinë e Gërdecit më 15 mars 2008, për shkaqet, përgjegjësitë e qeveritarëve shqiptarë dhe amerikanë të përzier në një mega aferë korruptive, ende të pandëshkuar.

Autori i këtij libri, një gazetar i njohur që ka shkruar për New Jork Times-in dhe Rolling Stone, flet ekskluzivisht për DITA-n rreth këtij libri dhe për pikëpyetjet që vazhdojnë mundojnë për çështjen e Gërdecit. Cili është misteri më i madh për autorin lidhur me këtë çështje? Pse ai këmbëngul në dyshimin se Kosta Trebicka është vrarë? Me kë ai i mbante kontaktet në Shtetet e Bashkuara dhe nga kush ndihej i rrezikuar në Shqipëri? Kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë?

Është interesant se pavarësisht këndvështrimit të një gazetari amerikan mbi “pjesën amerikane” të një afere që u pasua nga një tragjedi e krim shtetëror, Guy Lawson nuk kursen fokusimin e tij mbi pasojat shqiptare, dhjetra vdekjet nga shpërthimi i Gërdecit. Po ai nuk kursen gjithashtu dyshimet e forta mbi dijenitë e fshehta të diplomatëve e ushtarakëve amerikanë mbi këtë çështje, që në negociatat fillestare mbi municionet shqiptare e deri në fund. Ku hetimet mbi rastin Trebicka u “vulosën” me një ekspert amerikan, çka synonte të impresiononte dhe mbyllte gojën e opinionit dhe shtypit vendas.

ArmsAndTheDudes-668x501 – Zoti Lawson, libri juaj “Armët dhe çunat”, i përkthyer tashmë edhe në shqip, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik shqiptar. Tragjedia e Gërdecit mbart shumë pyetje dhe mistere brenda saj. Çfarë mendoni se është misteri më i madh i kësaj tragjedie?

– Unë jam veçanërisht i interesuar në rolin e zyrtarëve amerikanë, si në skandalin AEY, dhe në katastrofën e Gërdecit. Zyrtarë amerikanë, ushtarakë dhe diplomatë, kishin lidhje tejet të ngushta me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes – ata kishin një zyrë brenda ministrisë – dhe në mënyrë të qartë dihet se Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë përfituar nga shitja e tepricave të municioneve “kineze” gjatë kohës që Shqipëria ishte në rrugën e anëtarësimit në NATO. Por çfarë dinë konkretisht amerikanët? Duket e pabesueshme që ushtria amerikane nuk kishte dijeni në lidhje me operacionin që zhvillohej në Gërdec për demontimin në atë shkallë të municioneve – e cila rezultoi në kaq shumë vdekje.

– Pse Gërdeci është “lënë në mes të rrugës” nga drejtësia shqiptare?

Në qoftë se Shqipëria është duke u bërë me të vërtetë një komb evropian – dhe një anëtar i denjë i NATO-s – ajo duhet të jetë e përgjegjshme dhe të jetë transparente. Kjo kërkon një gjyqësor të pavarur dhe një shtyp të lirë të fortë. Në rastin e Gërdecit, politikanët e përfshirë në atë çështje u votuan për t’i dhënë vetes imunitet. Ky është një turp. Është e kuptueshme që atyre u shkon përshtat t’i lënë të patrazuara çështjet e sikletshme – kjo është ajo që Presidenti Obama ka bërë në shoqërinë amerikane, me shumë krime të luftës në administratën e mëparshme që nuk hetohen, duke përfshirë torturën. Por kjo lloj paqeje vjen me një çmim të madh, jo vetëm për familjet e viktimave. Dështimi për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në Gërdec do të thotë se e njëjta gjë do të ndodhë përsëri – dhe përsëri dhe përsëri. Korrupsioni duhet të ekspozohet ose përndryshe ai kurrë nuk do të ketë fund.

– Çfarë e pengon, sipas jush, drejtësinë shqiptare të zbardhë të vërtetën në lidhje me këtë tragjedi?

Mesa duket, duhet të ketë një marrëveshje të heshtur në klasën politike për ta mbyllur këtë çështje – kjo është historia e lashtë e zvarritjes pafundësisht të fantazmave dhe demonëve. Por ky është një përfundim i tmerrshëm. Kur u takova vite më parë me Erion Veliajn, ai më tha se në qoftë se do të ishte ndonjëherë në qeveri, do të përpiqej që Gërdeci dhe vdekja e Kosta Trebickës të hetohen plotësisht dhe siç duhet. Unë e di se ai ishte i përfshirë në fushatën e Kosta Trebickës për të zbuluar korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes – dhe se ai ishte jashtëzakonisht dyshues në lidhje me rrethanat e vdekjes së Trebickës. Tani që Veliaj është në pushtet, unë i bëj thirrje që të mbajë fjalën.

– A është e implikuar qeveria amerikane, përkatësisht ambasada amerikane në Tiranë, me këtë aferë korruptive?

Unë di që akuzat janë bërë nga zyrtarët amerikanë kundër zyrtarëve të tjerë amerikanë – dhe se ato pretendime nuk janë hetuar plotësisht në Shqipëri, apo Shtetet e Bashkuara. Duket se çështja është konsideruar si shumë e ndjeshme – çka është një padrejtësi ndaj familjes së Kosta Trebickës, viktimave të Gërdecit dhe ndaj popullit shqiptar.

– Miku im Gary Kokalari, ka shkruar vazhdimisht për AEY dhe është i njohur për luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë të qeverisë në Shqipëri. Çfarë mund të na thoni në lidhje me rolin e tij në ekspozimin e skandalit AEY?

– Me sa kuptoj unë, Kokalari ishte nyja e kontaktit të Kosta Trebickës në Shtetet e Bashkuara. Kokalari ka njoftuar Departamentin e Drejtësisë, Pentagonin, Kongresin, si dhe gazetën New York Times për korrupsionin brenda qeverisë shqiptare – por asnjëri prej tyre nuk ishin të interesuar për të ndihmuar popullin shqiptar për t’i dhënë një qeverisje të mirë. Veprimet e Kokalarit shkaktuan një seri ngjarjesh që patën ndikim të rëndësishëm. Ironia është se edhe Kokalari dhe Trebicka janë përpjekur të vënë në dukje korrupsionin në Shqipëri – por asnjëri nga ata nuk shkaktoi ndonjë ndikim atje. Ka pasur në të vërtetë shumë pasoja, por pak ose asnjë nga ata që ishin përgjegjës nuk e ka pësuar, e kam fjalën për njerëz si ish-kryeministri Berisha, apo ministri i Mbrojtjes Mediu.

Fatmir-Mediu-dhe-Sali-Berisha– Ju përmendni emrat e Fatmir Mediut, Shkëlzen Berishës etj., të implikuar në këtë histori. Po ish-Kryeministri Berisha a është i përzier në këtë korrupsion?

– Unë nuk e di – por djali i tij ishte i përfshirë dhe kjo tregon një ndërhyrje të fortë. Unë mendoj se kjo është një çështje për një hetues të pavarur, me kompetenca reale për të bërë që njerëzit të dëshmojnë nën betim.

– Ju hidhni dyshime se Kosta Trebicka mund të jetë vrarë. Ku i bazoni dyshimet tuaja?

– Kosta Trebicka ishte duke ngarë makinën në një vend të sheshtë, kur makina e tij papritmas është kthyer dhe ai u hodh nja 50 metra larg nga automjeti (?) Trebicka ishte shumë i frikësuar nga banditë shumë të fuqishëm dhe të rrezikshëm shqiptarë – brenda dhe jashtë qeverisë. Ai kishte arsye të forta për të qenë i frikësuar – rrethanat e vdekjes së tij janë jashtëzakonisht të dyshimta.

Pastaj “hetimi” ishte i tmerrshëm, veçanërisht ai i kryer nga zyrtari amerikan për zbatimin e ligjit që u dërgua atje, – unë besoj – , nga një kongresmen amerikan me lidhje të ngushta me ministrin e Mbrojtjes, Mediu. Është kryer një autopsi? Cili ishte shkaku i vdekjes? Këto janë pyetje të thjeshta, por të rëndësishme.

– Libri juaj “Armët dhe Çunat” është një investigim i thelluar në këtë çështje. Mendoni se ai mund të shërbejë si rast për të rihapur hetimet për Gërdecin?

guy-lawson– Unë shpresoj në këtë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka humbur luftërat në Irak dhe Afganistan, pjesërisht, të paktën, për shkak të një vargu paaftësish, ku futet mënyra që ajo zgjodhi për krijimin ushtrive në ato vende – dhe që përfshinte si Pentagoni fitonte nga armët si ato të “çunave” që i blinin nga Shqipëria. Nuk ka pasur asnjë përgjegjësi për këto dështime – asnjë politikan amerikan, gjeneral apo diplomat nuk është vënë para përgjegjësisë. Në vend të kësaj, një grusht çiliminjsh nga Miami Beach u detyruan të pranojnë fajësinë në gjykatën federale. E njëjta gjë mund të thuhet për Shqipërinë – kishte korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe e vetmja pasojë duket se qenka vdekja e një biznesmeni që u përpoq të thoshte të vërtetën, si dhe tragjedia që vrau një grup civilësh shumë fatkeqë në Gërdec. Nëse nuk ka pasoja për udhëheqësit tanë, kur ata dështojnë ose gënjejnë e mashtrojnë – kur të pafajshmit vriten – si mund të presim ndonjëherë se gjërat do të marrin për mirë?

 

Vdekja e dyshimtë e Trebickës dhe një detaj kalendarik…

trebickaPër një ironi të hidhur kalendarike, Kosta Trebicka, biznesmeni i cili denoncoi trafikun e municioneve që shkonin nga Gërdeci në Afganistan, pasi më herët ishte përfshirë vetë në të, u gjet i vdekur në datën 12 shtator 2008, 10 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit. U fol për një aksident automobilistik pranë fshatit Lekas të Korcës, një zonë e thellë malore ku biznesmeni shkonte për gjah. Njoftimet e para folën për qenien i vetëm në makinën e tij Nisan Patrol me targë TR 88 43J, dhe se policia është lajmëruar nga dy punëtorë të cilët kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar. U vendos të ftohej një ekspert amerikan, Kevin Teter, përveç ekspertëve shqiptarë që asistuan në hetime, kjo për hetime “sa më profesionale e të paanshme” për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Si raportet e Mjekësisë Ligjore, edhe analiza e Teterit, e klasifikuan vdekjen e biznesmenit 52 vjeçar si aksident.

Me anën e një raporti përmbledhës, firmosur në datën 23 shtator të atij viti, Teter nuk ka lënë vend për analiza të tjera, duke e klasifikuar ngjarjen si aksident të pastër automobilistik. Amerikani ka sqaruar se ngjarja ishte si pasojë e një gabimi njerëzor, duke ia vënë “fajin” shoferit, i cili ka bërë një kthesë të fortë, që ka sjellë edhe rrotullimin e makinës. Për pasojë, shoferi (Trebicka) ka dalë nga pjesa e hapur e “tavanit” të mjetit duke përfunduar në rrugë. Teter sqaronte gjithashtu se pas kësaj situate, shoferi është shtypur nga makina e tij, duke sjellë edhe vdekjen e pashmangshme.

Share This Article
15 Comments
  • ‘Pordhe,pordhe moj dervishe
    pordhe veshet na gervishe.
    Ti me mire te kishe dhjere,
    krrismat te mos kishim ndjere,’
    Sa mender shqipetare e te rinj idjote nuk e kuptojne qe:KUJSLINGU SALI RAM BERISHA E KA BLERE IMUNITETIN ME FLORIRIN SHQIPETAR NE AMERIKE DHE TERE ABASADORET E AMERIQISE JANE NEN URDHERAT E ‘BURRIT TE SHTETIT’ DHENDERRIT SERB??!!

  • DREJTËSIA SHQIPTARE NDJEK RYSHFETIN,JO DREJTËSINË.
    NUK HETOJNË PËR GËRDECIN SEPSE I NJOHIN FAJTORËT
    DHE NUK KA RYSHFET ,SEPSE FAJTORËT JANË MË HAJDUTË
    SE HAJDUTËT VETË.JU MENDONI SE JA VLEN PA RYSHFET
    PËR ATO TË MJERË QË NUK KANË BUKË NË SOFËR.
    OH SA MIRË ME QENË SHQIP…MËFALNI HAJDUT.

  • ka disa dit medjat trasmetojne deklaraten e lul bashes se ne parlamend ne bashki ka kriminele qe sipas Lulit jane mare me trafiqe qenjesh njerzore vrasje tregeti droge ku dhe permend disa mbiemra doshi,roshi;ndoka etj .Po e besojme per nje momend Lulin se dhe D.A.SH.permend nja dy emra por po te marim anen tjeter te medaljes do ti thesha lulit vertet ndoshta keta persona qe permend jane mare me trafiqe te ndryshme por jane gjykuar denuar dhe publikuar por mos harojme se paska ne parlamend super kriminele e super hajdute te pa gjykuar nje nga ata esht dhe vet luli dhe per mua keta jane super te rezikshem se keta kane mbajtur deri tani peng drejtesine dhe korupsionin dhe do luftojne me cdo mjet per te pennguar reformen ne drejtesi se ju druhen krimeve Sipas autorit te librit gerdeci duhet rihapur i ndjeri K.Trebicka do rihetuar por mos harojme se minister i brendeshem asokohe ka qen presidenti aktual si dhe kryetari i drejtesise shqiptare ndaj me duket shum veshtire te hapen petet e lakrorit se po u hapen zhduket dhe korupsioni por sic thuhet ai njihet ne kapitalizem se vallah ka dhe ne amerike korupsin!

  • Qever juaj eshte qeveri frikacakesh e matrapazesh. Ato kurre nuk do te kerkojne si duhet denimin e shkaktareve te tragjedise se Gerdecit, she as te 21 janarit. Aresyet i dine te gjithe, dhe prape vazhdojne te kendellen ne diellin e gushtit prane detit freskues, i vrafte Aoti!

  • QEVERIA AMERIKANE DUHET T’I KERKOJE FALJE SHQYPTAREVE PER TRAGJEDINE E GERDECIT, SEPSE ISHTE PENTAGONI AI QE FINANCOI FIRMEN MAFIOZE “SALIU&SON” PER TE VJEDHUR ARMATIMIN E USHTRISE SHQYPTARE DUKE MASHTRUAR TAKSAPAGUESIT E SHBA ME FISHEKET TE NDRYSHKUR KINEZE DHE DUKE MBLEDHUR BARUTIN E PREDHAVE NE NJE AFERE MAFIOZE BASHKE ME AMBASADORIN WITHERS DHE ZYRTARE TE TJERE TE LARTE TE AMBSASADES AMERIKANE NE TIRANE.

    DASH dhe qeveria amerikane duhet te demshperbleje familjet e viktimave te Gerdecit dhe te mos fshihet pas deklaratave mashtruese te sekretares se Bush Xhunjorit, Condoliza Rajs, ashtu sic ka vepruar ne raste te tjera te ngjashme ne Bote, nderkohe qe Demokracia e SHBA duhet te zbuloje dhe te ndeshkoje KRIMINELET e vertete te Gerdecit alla Kulicajt e Saliut, te cilet urdheruan dhe vrane me pabesi mafioze edhe Kosta Trebicken. Ndeshkimi i Drejtesise amerikane duhet te preke edhe ish Kryeprokuroren Ina Rama qe fallcifikoi aktin e vdekjes aksidentale te Kosta Trebickes me nje mendjelehtesi te papare per nje Kryeprokuror si edhe te gjeje dhe te marre ne hetim policin rrugor nga Teksasi qe mashtroi me ekspertizen e tij mafioze dhe ta detyroje te jape spjegime se kush e urdheroi te marre pjese dhe te mashtroje ne kete afere te ndyre te enveristeve shqyptare.

  • Ç’fare u ka mbetur tashti ketyre politikanve vrases dhe shkatrrues te gerdecit ?…per shkatrrimin e shqiperise ?A’kane gjake ne trupin e tyre apo e kane te prishur?..A u ka mbetur hipokrizia ( jus murmurandi) kunder te gjallve ,dhe zgerdheshja kunder te vdekurve te Gerdecit?…E verteta eshte kjo:Ngjarja e Gerdecit ishte nje krim I shemtuar I organizuar shtetror ,nga me barbaret, krim i ftohte i pa ndeshkuar nga gjykatat shqiptare njolla me e zeze antinjerzore e eger ,shtazarake ,grabiqara prej bishash te egra ngjarje qe njollos ,respektin ndaj ligjit dhe qytetrimit shqiptar sot dhe ne vite dhe shekuj te ardhshem.Dhe kushe thote te kunderten rrene tu e ditun se RRENE,si ne dreiten e diellit.Kjo ngjarje e rende eshte Gozhdim ,mjerim,nje rrenim i drejtesise shqiptare nga nje tufe njerzish te njollosur te gjyqesorit qe heshtin po na degraduan nderin para botes se qytetruem,shqiptaret po prekin sot fundin e rrenimit nga keta politikan dhe gjykates te perlyer ne krime ,vrasje deri ne shkatrrimin perfundimtar te shqiperise nga keta gjakpirsa.##

  • Kjo ngjarje publike dhe ato qe akoma nuk jane bere publike qe flasin carte per implikimin direkt te politikes shqiptare ne korrupsion te thedhe ne te gjitha deget e ekonomise, pa dallim krahesh mbajne peng ligje te rendesishme, ligje te cilat do ndimonin ndjeshem ne zbulimin e ketyre aferave e lidhjeve te tyre. Mos miratimi i ligjit per hetimin private, por mjaftohen me ngritje komisjone parlamentare, rezyltati i cili dihet per 25 vjet. Ky ligj do sfidonte hetimin nga institucionet e shumta shteterore ndonse te shumta ne numer paseprap nuk arrine te “vertetojne” krimet . Miratimi ketije ligji nuk ju shkon pershtat as njeres pale qe qeverisin me rradhe. Populli duhet informuar si , pse , drejtesia ne vendet perendimore eshte ne parametrat maksimal te mundeshme te drejtesise, pasi njerez te korruptushem ka kudo, sepse funksionojne te gjitha hadhkat, gje per te cilin as nje ligj venes nuk e ze me goje. Pasi tremben , mungesa e ksaj hallke ndikon drejtepersedrejti ne zbulimin e ketyre aferave e ne berjen drejtesi.

  • Drejtesi a amerikane vepron pa vonese neqoftese ngrihet padi nga shteti shqiptar Ndaj kujdo fuksionari e politikani amerikan.
    Qeveria shqiptare nuk eshte e interesuar ta rihap ceshtjen dhe ti shkoje deri nje fund.

    • Padine kunder Pentagonit dhe SHBA duhej ta kishte ngritur BABI i Kombit, Presidenti shqyptar Bamir Topi, por ky rufjan politik qe ben krushqira me femijte e Enver Hoxhes dhe lidhet ne miqesi me spiunet e Sigurimit te Shtetit enverist ja kishte futur me gjume kur firma private “Saliu&Son” po i vidhte ne mes te dites Armatimin e Ushtrise se tij si Kryekomandant Suprem i kesaj Ushtrie dhe deklaroi pa piken e turpit qe nuk e dinte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes.

      Dhe jo vetem kaq, por Presidenti Bamir Topi duhej te kishte kerkuar me insistim nga DASH demshperblim per familjet e viktimave te Gerdecit sic kane bere te gjithe Presidentet e tjere ne Bote ne raste te ngjashme kur ka dale ashiqare implikimi i Pentagonit ne financimin e aferave te pista mafioze me pasoje vdekjen e njerezvge te pafajshem.

  • rihapeni se na cau derrasat ai … ka filluar te dali televizorit si pornostar i shqiperise … kryetrapi dhe ishkryetrapi i partise demokratike

  • Edhe tek Gerdeci e ka fajin Amerika?Amerika vendosi embargon kunder Serbise,bisha i shpellave u lidh me Bullatovicin.Amerika cliroi Kosoven,bombardoi Serbine,bisha furnizonte ushtrine serbe,Amerika kerkonte fisheke kallashi,te prodhuar ne Shqiperi,ky i dergonte fisheke kineze te ndryshkur.Po pse Amerika e mesoi Sali Berishen t`ja hidhte edhe vete Amerikes?Jakeni ne vete o njerez,se nuk ka fuqi ne bote me te djallezuar se Sali Berisha!Jo Amerikes,po ai genjen edhe zotin.Hemmm,,,Harrova,ka dale tanje nje koke qype,ministrja Nikolli,qe ka aftesine te binde Sali Berishen..(!)

    • O Lato dereziu Amerika apo me sakte SHBA vertet ka qene dhe eshte historikisht miku i Shqypnise dhe i shqyptareve. Para Luftes se Kosoves ishte Presidenti amerikan Willson qe shpetoi Vatanin nga zhdukja dhe asgjesimi, ishin pare amerikanet me anglezet qe organizuan ne Mukje takimin e forcave patriotike shqyptare per bashkimin e Kosoves me Shqypnine por vetem me kusht qe te nderrohej kursi politik i vendit nga Lindja Komuniste ne Perendimin Demokrat. Dihet se kush e hodhi poshte kete oferte historike per bashkimin e trojeve tona, prandaj nuk eshte vendi te zgjatemi ketu me argumenta te gjata, por kjo nuk do te thote se Amerika nuk gabon, apo me sakte qe institucionet qe perbejne shtetin me te zhvilluar demokratik ne Bote nuk marrin vendime te gabuara, vecanerisht kur ne krye te shtetit vjen nje President debil sic ishte Bush Xhunjori nme administraten e tij. Ne Itali nje helikopter amerikan i Pentagonit goditi nje teleferik ne Alpet e Veriut dhe vrau 5 turiste. Menjehere reagoi shteti italian dhe detyroi Pentagonin jo vetem te kerkonte falje per kete tragjedi te shkaktuar nga gabimi i pilotit amerikan, por edhe te paguaje nje demshperbilim te majme per familjet e viktimave. Ne Shqypnine enveriste te Kohes se Qepes ASKUSH nuk guxoi te kerkonte llogari SHBA dhe Pentagonit per tragjedine e Gerdecit te financuar me mendjelehtesi me 300 milione USD per firmen private “Saliu&Son” ne nje afere te paster mafioze, sepse ASKUSH deri tani nuk ka hulumtuar aferen me te vetmen pyetje:

      NE CILIN THES FUTESHIN LEKAT NGA FISHEKET KINEZE DHE NGA BARUTI QE PERFTOHEJ NE GERDEC?

      Prandaj mos fol si debil filoamerikan pa llogjike ne DITA per gjera qe nuk i kupton dot

  • Gazetari ka te drejt.Ai kerkon drejtesi si ne Shqiperi dhe SHBA-te per Gerdecin e 26 viktimave te pafajsheme perfshi dhe kunatin e SB-kryemafiozin shqipetar qe e organizoj ate tragjedi dhe perseri shpif sikur ska bere asgje.Dosja Gerdeci nuk mund te hapet sa te jen gjall SB dhe drejtuesit e shtetit Amerikan ne ate kohe,se aty fituan te gjithe drejtuesit e 2 shteteve.Qeveria Rama i ka duart e lidhura se siç thot populli:”Perpara eshte muri,prapa eshte huri…” Se burra shteti nga ambasadoret Amerikan jane cilesuar drejtuesit e PD e jo Rama ndonse ky po kerkon te bej shtet duke i gjetur financat e shtetit ne “0”.Dhe LULI shprehet:”…kemi mbeshtetjen Amerikane…” duke harruar rrugen e kombit,shitjen e detit,4 te vraret ne bulevart..! Keto ngjarje po lene pa gjume ne sy çdo shqipetar te ndershem..!

  • Gerdeci , nje plage qe perdite nxjerr qelb: ndersa autoret
    flejne te qete pa i hyre gjemb ne kembe :Sali Berisha,
    Shkelzen Berisha, Fatmir Mediu , Delijorgjet etj.etj.
    26 te vdekur, qindra te plagosur, dhjetra shtepi te djegura,
    nje fshat prsktikisht i zhdukur ndersa autoret gezojne milionat e miliardat e siguruara nga gjaku i foshnje qe
    punonin te armet ne Gerdec! Te gjithe ata te vdekur e te
    plagosur klithin per Drejtesi ..,!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *