Nga Shaban Murati
Projekti serb i krijmit të një blloku të ri ekonomik të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor krijon një situatë të re gjeopolitike si një avantazh i gjeopolitikës ruse në këtë pjesë të Ballkanit. Ky projekt gjeopolitik serb duhet parë në dritën e përplasjeve dhe rivalitetit gjeopolitik në rritje midis Perëndimit dhe Rusisë në Ballkan. Në datën 23 dhjetor anëtarja e Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe e Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Serbisë, prof.Elena Guskova, drejtore e Qendrës së Studimit të Krizave Ballkanike pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë, deklaron në “eadaily.ru” se “Lufta në Ballkan midis Perëndimit dhe Rusisë po hyn në fazën përfundimtare”.
Kjo do të thotë që secila palë po hedh në fushën e betejës letra të reja, lojtarë të rij, taktika të reja. Një kartë e re gjeopolitike, që po përzien koniukturat kombëtare e rajonale dhe që po mbjell konfuzion në skakierën gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor, është projekti i ri serb i “zonës së përbashkët ekonomike ballkaniko-perendimore”, të cilën kolltuqet drejtues të këtij rajoni për t’u tallur me popujt e tyre e kanë emërtuar “mini Shengen ballkanik” .
Vetë projekti, nismë e presidentit të Serbisë Vuçiç, ka marrë superxhiro dhe po nxiton qysh në start me një shpejtësi të habitëshme dhe frekuencë të palogjikëshme diplomatike të samiteve të përmuajshme, që jep shenjën se dikush brenda dhe jashtë rajonit po nxitohet të krijojë situatë të re gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor në funksion të një përplasje makrostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë. Asnjë lloj analize, llogarie apo interpretimi nuk të jep ndonjë indikacion se Perëndimi ka ndonjë avantazh gjeopolitik me këtë projekt serb. Perëndimi nuk ka nevojë për një projekt të tillë, sepse të gjithë shtetet e rajonit kanë miratuar orientimin dhe kërkesën zyrtare për t’u anëtarësuar në BE dhe 9 nga 12 shtetet e rajonit janë anëtarë të NATO-s. Shteti i vetëm i interesuar për ta përmbysur këtë situatë gjeopolitike properëndimore është Rusia, protektori zyrtar i Serbisë.
Cilat janë disa nga elementet e rinj, që po sjell projekti i ri serb i të ashtuquajturës zonë e përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore dhe të cilat favorizojnë Rusinë nga pikëpamja gjeopolitike?
Së pari, është krijimi i këtij grupimi të ri ekonomiko-politik apo blloku të ri ish jugosllav si kundërvënie ndaj integrimit europian të BE. Gazeta e njohur ruse “Novaja gazeta” në 11 tetor shkruante: “Emri mini Shengen do të thotë që vendet pjesëmarrëse, duke mos pritur hyrjen në BE, do të zhvillojnë një model të ngjashëm në mënyrë të pavarur. Pas bashkimit me mini Shengenin ballkanik do të krijohet zona ekonomike rajonale”. Ky është elementi kryesor që po mbështet dhe përfiton Rusia nga projekti serb i të ashtuquajturit mini Shengen. Asaj i duhet nga pikëpamja strategjike një bllok i mbyllur ballkaniko-perëndimor i integruar brenda vetes dhe jashtë integrimit europian.
Serbia dhe Rusia gjetën si moment strategjik të përshtatshëm për jetësimin e projektit serb refuzimin e Francës për hapjen e bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Ofertat e reja jashtëkohore franceze për t’u ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor në vend të hyrjes në BE alternativën e partneritetit të privilegjuar apo pjesëmarrjen ne zonën ekonomike europiane, krijuan klimën e përshtatshme për nisjen e trenit folklorik diplomatik serb për të grishur pasagjerët e stacionit jugosllav në një xhiro ballkanike jashtë lidhjes dhe varësisë nga BE. Nëse ndonjë profan në diplomaci ka dyshime se projekti serb është alernativë e integrimit europian, duhet të rilexojë deklaratat zyrtare të presidentit serb dhe të kryeministrit shqiptar në samitin e parë themelues të Novi Sadit, ku deklaruan publikisht se projekti është jashtë lidhjeve me “tutorët dhe mentorët” e BE.
Elementi i dytë është hapësira e re, që i krijohet Rusisë për depërtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet projektit serb. Duke konfirmuar Serbinë si shteti drejtues i kësaj “zone ballkaniko-perëndimore”, dhe duke qenë se Serbia në 25 tetor 2019 u anëtarësua në “Unionin Ekonomik Euroaziatik” të Rusisë, dalin qartë avantazhet e reja, që i krijohen Moskës dhe penetrimit rus në ekonominë dhe jetën e këtij grupimi të ri. Revista e mirënjohur ruse “Mjezhdunarodnije atnashjenije” shkruante në 15 nëntor se “Shtetet e rajonit të Ballkanit, të dezilizionuar lidhur me perspektivën e anëtarësimit në BE, munden tani nga ana e tyre të riorientojnë politikat e veta në favor të forcimit të bashkëpunimit reciprok me lojtarë të tjerë botërorë, ndër ta me Rusinë”. Serbia sjell kështu në sferën ruse të ndikimit ekonomik, politik dhe gjeopolitik, edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat pranojnë të drejtohen nga Serbia në këtë minibllok të ri ekonomik.
Së treti, element i ri gjeopolitik është konfirmimi dhe pranimi nga vetë vendet e rajonit, pra edhe nga Shqipëria, i rolit udhëheqës i Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Deri tani, në nismat e ndryshme rajonale, qoftë në SEECP, qoftë në “Procesin e Berlinit”, qoftë në “Ballkan 6”, qoftë në nismën “Brijoni-Bërdo”, etj., ka qenë vazhdimisht i garantuar roli kontrollues dhe drejtues i BE. Tani për herë të parë kemi grupimin e ri rajonal të udhëhequr direkt dhe vetëm nga Serbia, e cila bëhet drejtuesja e veprimtarisë ekonomike dhe politike të grupit, pa e lidhur me BE. Burime të MPJ të Shqipërisë bëjnë të ditur se asnjë dokument i tre samiteve të deritanishme të grupimit të udhëhequr nga Serbia nuk është përgatitur në Bruksel, por të gjitha në Beograd. Përrallat, që shpërndahen nga fanatikët e fundit të Kominternit në Tiranë për parajsat serbe të katër lirive, marrë si literaturë nga Karta e Helsinkit e vitit 1975, janë për konsum elektoral të militantëve të partive qeveritare.
Serbia ka vulosur me miratimin e Tiranës dhe të Shkupit udhëheqjen e grupit të ri dhe ç’është më kryesorja, ka fituar alibinë e madhe të daljes e pastruar pa pagesë nga moçali i krimeve, fajeve dhe mëkateve, që ka nga luftrat e përgjakëshme në ish-Jugosllavi, nga Bosnja e deri në Kosovë. Serbia drejtuesja e federatës komuniste jugosllave bëhet defacto drejtuesja e një federate të re më të vogël jugosllave. Vetë Vuçiçi sapo u zgjodh president i Serbisë e ka përkufizuar projektin e tij “Ringjallje e Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”. Opozita aktuale serbe në 23 dhjetor e quajti “krijimi në praktikë i një bashkimi konfederal me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut”. Neojugosllavët në Tiranë, në Shkup apo në Podgoricë, po kërkojnë ta shesin “Jugosllavinë e re” si model i ri europian. E vërteta e thjeshtë është se Serbia është themeluesja dhe udhëheqësja e këtij grupimi, dhe nënshtrimi i shteteve pjesëmarrëse të grupimit pritet të jetë njëlloj si i republikave nga Serbia në kohën e ish-Jugosllavisë. Një provë turpëruese është fakti që në samitin e Ohrit të 10 nëntorit Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i dhanë mandatin presidentit serb Vuçiç, që të jetë përfaqësuesi i tyre në bisedimet me presidentin francez. Edhe internacionalistët e pashërueshëm mbesin gojëhapur para një veprimi të tillë, kur qysh në ditët e para ky bllok i ri ballkaniko-perëndimor pranon që udhëheqësi i tyre dhe përfaqësuesi në arenën ndërkombëtare është presidenti serb. Ndaj nuk ishte i rastësishëm përcaktimi që prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” iu drejtua presidentit serb në një intervistë me të në 22 nëntor 2019 se “prej disa kohësh ju po silleni si një lloj zëdhënësi i Ballkanit Perëndimor”.
Në një situatë të tillë të hierarkisë ballkanike të sanksionuar dhe të kompleksit të inferioritetit të shteteve pjesëmarrëse, pak rëndësi ka nëse Serbia do ta quajë zyrtarisht “Jugosllavia e re” apo “Ballkan Perëndimor”. Internacionalistët fanatikë të Kominternit duhet ta mësojnë se edhe origjina e termit “Ballkan Perëndimor” u shpik nga diplomacia franceze në vitin 2000 si një eufemizëm për ish-Jugosllavinë, ku u planifikua “ish-Jugosllavia pa Slloveninë, plus Shqipërinë”, dhe me hyrjen e Kroacisë në BE u shndrrua në planifikimin “ish-Jugosllavia, pa Slloveninë dhe pa Kroacinë, plus Shqipërinë me Kosovën”. Në vitin 2013 unë e kam cilësuar “Një Jugosllavi e re me dy shtete shqiptare”.
Elementi i katërt favorizues për gjeopolitikën ruse është se projekti serb po nxit dobësimin dhe rrethimin diplomatik të Kosovës. Fakti që Shqipëria pranon të hyjë në një bllok të udhëhequr nga Serbia në kohën kur Serbia ndodhet në kulmin e fushatës për zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe të intensifikimit të fushatës ndërkombëtare për çnjohjet ndërkombëtare të saj, kur presidenti i Serbisë Vuçiç sapo ka mohuar në mënyrën më skandaloze masakrën serbe të Reçakut dhe kur sapo i ka thurrur ditirambe politikës së Millosheviçit me rastin e çmimit Nobel për duaxhiun austriak të kasapit të Ballkanit, tregon se Tirana po bëhet pjesë e mjerë e spektaklit diplomatik fals serb në Ballkan për të paraqitur Serbinë si sjellëse të paqes dhe të prosperitetit në Ballkan.
Projekti i ri serb me thithjen e Tiranës në gjirin e vet ka forcuar pozitën biseduese të Serbisë në bisedimet e ardhme Serbi-Kosovë për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis tyre. Duke patur Tiranën në krah të saj, Serbia pritet të jetë jo vetëm më intransigjente për mosnjohjen e Kosovës, por vjen në tryezën e bisedimeve me mandatin ballkaniko-perëndimor të paqes, të darovitur Tirana dhe Shkupi. Në një llogaritje të ftohtë interesash e prirjesh të reja rajonale nuk duhet habitur nëse edhe lojtarët ndërkombëtarë të jenë të detyruar ta marrin në konsideratë rrethanën e re të një Serbie kryesuese e një blloku të ri, që dikur quhej Jugosllavi dhe tani quhet Ballkan Perëndimor.
Së pesti, është avantazh dhe sukses i madh strategjik dhe gjeopolitik rus dhe serb çarja e re e madhe e faktorit shqiptar në Ballkan. Serbia dhe Rusia ia arritën me projektin serb të krijojnë përçarjen më të madhe midis Shqipërisë dhe Kosovës që nga krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës. Nga pikëpamja diplomatike, etike dhe kombëtare, sulmet pa doganë që u lëshuan nga Tirana kundër Kosovës në prani të presidentit serb, janë dëshmi e dhimbshme se qeveria nuk ka mësuar jo vetëm të bëjë politikë të jashtme, por as të bëjë shtet. Nuk dihet çfarë e detyroi qeverinë e Tiranës të bëjë gabimin e madh, që edhe duke patur zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonëshme të shpallur nga tërmeti, thirri dasmën serbe në Tiranë dhe lejoi të bëhej instrument i një spektakli proserb dhe antikombëtar në mes të kryeqytetit.
Nuk dihet çfarë e detyroi qeverinë në Tiranë të bëjë një gabim të madh, duke humbur çdo ekuilibër shtetëror dhe vetëpërmbajtjen e detyrueshme diplomatike dhe shtetërore, që të zbrazë një mllef provincial dhe rural të paimagjinueshëm ndaj udhëheqjes së shtetit të dytë shqiptar dhe shtet, me të cilin ke marrëdhënie diplomatike.
Duket që qeveria e ka humbur ekuilibrin, përderisa kryeministri në samitin e parë të Novi Sadit deklaroi se nëse nuk merr pjesë Kosova, edhe Shqipëria do të tërhiqet, kurse në samitin e tretë jo vetëm nuk u tërhoq, por sulmoi Kosovën me një fjalor që la pa fjalë trupin diplomatik. Humbje të ekuilibrit tregon edhe kujtesa e shkurtër shtetërore, kur Tirana harron se mini Shengeni nuk është shpikja e tanishme e magjishme e Vuçiçit, në një kohë që Shqipëria ka një marrëveshje të nënshkruar prej saj para 9 vitesh për mini Shengenin ballkanik. Në datën 28 qershor 2010 presidentët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, në takimin e tyre katërpalësh në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshjen për qarkullimine lirë në Ballkan. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi në atë kohë se ky “është krijimi i të ashtuquajturit mini Shengen”. Është më tepër se naive të flitet tani në 2019 për mini Shengenin serb si fitore e madhe ballkaniko-perëndimore.
Projekti serb i zonës së përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore si një grupim i ri ekonomiko-politik krijon një avntazh të madh gjeopolitik për Rusinë në strategjinë e saj të ndikimit në Ballkan nëpërmjet Serbisë. Rusia po fiton hapësira të reja veprimi dhe nuk duhet habitur nëse nesër rekruton edhe lojtarë të rij në shërbim të saj në këtë rajon.
*****
Botuar sot në Dita. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
PIKPYETJET STRATEGJIKE TE MINISHENGENIT
Platforma e Minishengenit te Ballkanit Perndimor ka tronditur rende marrdheniet midis dy shteteve te kombit shqiptar.
1.Nuk ka te drejte as presidenti,as kryeministri dhe as kush tjeter qe te marre inisiativa apo vendime kaq te rendesishme rajonale.Ato merren mbasi te gjitha institucionet qe i ngarkon ligji paraqesin vlersimet e tyre per nje platforme te tille,te mirat dhe te keqiat qe mund ti vine Atdheut tone te perbashket.
2.Nuk mund te fillosh dhe te behesh pjese e kesaj platforme pa vllain tend,shtetin e dyte shqiptar,Kosoven.Bisedimet duhet te zhvillohen ne tavolina te rrumbullakte dhe te mbyllura midis dy paleve duke arritur ne nje perfundim qe i sherben gjithe kombit shqiptar.
3.Ne situaten gjeostrategjike dhe gjeopolitike te Ballkanit perndimor,kjo platforme per kombin shqiptar do te ishte fitimprurese dhe largapamese qe te realizohej me shtet kufitare :Maqedonine,Kosoven,Shqiperine dhe Malin e Zi.Me kete platforme Kosova do te perfshihej qe ne fillimet e saj,ndersa me Serbine ne krye ka probleme madhore:Serbia eshte aktorja me ruse ne Ballkan.Ajo politiksiht dhe ushtarakisht eshte ne vartesi te Rusise dhe se bashku me ate nuk e njofin shtetin e pa varur te Kosoves.Ajo kerkon Europen,te ciles i jane hapur diskutimet e pranimit per perfitime ekonomike,por ideologjikisht dhe politikisht nuk e lidh asgje.
4.Nga kjo platforme Serbia do te jete me fitimprursja,mbasi eshte vendi qe prodhon me shume ne rajon dhe me levizjen e mallarve dhe tregjeve ajo e dobeson plotesish taksen 100 % te mallareve te saj nga Kosova dhe per me teper hyn dhe del ne portin e Durresit me keto lehtesira te shumta.
5.Serbise mund ti jepej ky rast,nese ajo do te pranonte njohjen e shtetit te pavarur te Kosoves dhe te hiqte cdo p-retendim ndaj teresise territoriale te saj.Prandaj ceshtja eshte shume serioze dhe askush nuk duhet te vrapoje per realizimin e kesaj platforme pa realizuar ceshtjet e mkesiperme.
Hajro Limaj, Kolonel (R)
Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare
JU S’KENI C’A TI BENI GOMARIT E I BINI SAMARIT
Minishengeni eshte projekt Amerikan,Edi Rama nuk eshte aq budalla sa te dali me koken e tije kunder interesave te strategjive Amerikane ne Ballkan. “Strateget e gjeopolitikes” Zulu, mos harroni se jeni kerkushi. Kosoven shtet e beri Amerika,jo “teoricienet” Po te ishte per ne,Kosova do ishte akoma Serbi.Amerikes i duhet nje Ballkan i bashkuar me nje politike te unifikuar pro perendimore.Minishengeni eshte hapi i pare,te tjerat vijne nga pas.
Ku hyn Edi Rama ketu,kush mender e pjerdh ! Pse ai do vendosi politikat afatgjata Amerikane per Ballkanin? “E ka bere Pal Vata me koken e vet” ?
AMERIKA NUK DO E LEJOJE QE BALLKANI TE BEHET AS RUS AS KINEZ,dac te te jete Vucic dac te jete Rama dac kushdo insekt tjeter qofte.Ka Cecua bicak ! Si le njeri te bejne si kembet e dhise.Liderat Ballkanik bejne vetem politika pushtetare te brendeshme,asgje tjeter.
O ti i celsave te kashtes, aq budalla je sa beson perrallat e vllahut Edi Rama?! Paskemi edhe budallenj si ky kashta!!!.
Cthote ky kerma e celesave te kashtes. Amerikanet para dy ditesh u shprehen te habitur qe politika shqiptare le Ramutin te beje mareveshje te tilla
Duhet te mblidhet urgjent parlamenti dhe ta kundershtoj jete vendim te keti don kishotit Rama
Alo Hajro!
Shqiperia eshte KOLONI.
Z kolonel.oara se te shkohet ne organet ligjevenese,kompetente,eshte qeveria kompetenti qe bisedon,konkretizon,pergatit projektet.me pas kalohet ne kuvend,ku jalohen procedurat e miratimit vellai u ftua dhe refuzoi.u ftua si i barabarte dhe refuzoi te jete i barabarte.nese te ftojne dhe ti nuk shkon,pse nuk duhet te shkoj une?si me barcaleten e mullixhiut…kur refuzon te zgjidhesh problemet me fqinjin me bisedime,me cfare do tu zgjidhesh?me hu ne dore?sigyrisht ,vendos kosova sesi i zgjidh,pra vellai, me hu ,me veteizolim,ose duke biseduar .taksen nuk e heq as edi rama ,asnje,vec kosoves.eshte ceshtje e saj.por ne problemet e perbashketa ballkanike,pra te lagjes,duhet te marrin pjese te gjithe fqinjet.ndaj dhe u ftuan.pse nuk deshen?te thuash se nuk ulen me vucicin,nuk eshte e vertete.jane ulur me oare se rama.per mua eshte thjesht ceshtja se pse iniciativa eshte shqiptare.pastaj,here thone se eshte iniciative serbe,here e rames agjent i vucicit etj.etj.myngesa e qeverise ne kosove po corjenton kosoven,kerkon te cirjentoje dhe shqiperine.pra vellai,kerkon te corjentoje vellain.dhe kjo nuk eshte e para here qe ndodh.nje pyetje :po ne shengenin e madh a jane dakord kosovaret?jur nuk jane me te voglin si mund te jene me te madhin.kemi kaq vite qe u kemi hapur kufijte kosoves.a jane dakord me kete qendrim?po pse shihet me xhelozi veprimi i qeverise shqiptare ne veprimet e veta te nje shteti te pavarur?kur nuk duan,mos valle duhet tu marrim doren?per interesat e tij,vellai nuk duhet te lyaje rolin e djalit te perkedhelur e kapricioz,duke penguar vellain fqi ne prosperitetin e tij.ne fund te fundit sejcili zot ne vendin e vet.
është një e vërtetë e pakontestueshme se z. Edi Rama nuk është personi i duhur për të mbajtur ligjëratat se si duhet të sillen politikanët në rrafshin diplomatik. Përkundrazi. Ai është shembull se si nuk duhet të sillet një burrë shteti. Po marr një shembull konkret që ilustron këtë fakt. Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA Edi Rama i dha vetes të drejtë ta cilësojë “Donald Trumpin si turpi i Amerikës”! Kur Donald Trumpi fitoi, ai i “mbllaçiti” fjalët e veta dhe deklaroi publikisht: “Unë s’jam manual se si duhet të flasë një kryeministër”. Këtu Edi Rama kishte plotësisht të drejtë: deklaratat e tij të papërgjegjshme dëshmojnë se ai është “i paditur klasik” në fushën e diplomacisë.
Njerez vrisni pak trurin, ideja e mini-shengenit lindi direk mbas refuzimit te Frances per hapjen e negociatave. Shtetet e ballkanit jane te lodhur duke pritur te hapen dyert e BE-se.
Ik mor trap…Trumpin e konsideron gjithe bota si trap…po ti qenke i vonusr.
Këta burrështetasit shqiptarë kanë të veçantat e veta, kanë meritat që duhen pranuar, njësoj siç kanë edhe një ngjashmëri: shumëçka dëshmon se më shumë e donin pushtetin, se sa shtetin dhe popullin e tyre!
Duke qenë të tillë, veprimtarinë e tyre mund ta ndash në dy periudha: në atë që ia përkushtuan popullit dhe Shqipërisë dhe në periudhën që ia përkushtuan mbetjes me çdo kusht në pushtet, duke flijuar shumëçka që ka të bëjë me interesin mbarëkombëtar!
Kjo periudha e dytë, ata i bëri që si patericë për mbetjen në pushtet, të përdorin edhe miqësitë me shtetet fqinje, apo me ndonjë aleat të jashtëm. Me çka e humbën lidhjen me popullin dhe jetonin në ishullin e vetëgënjimit, se ata janë e mira e vetme e shqiptarisë.
Kështu që Zogu binte e kthehej në fron me ndihmën e mbretërve serbë, Hoxha dobësohej e forcohej varësisht nga disponimi i “milladinëve” e më vonë nga ai i Rusisë apo Kinës, e Berisha në fund, më me rëndësi e kishte ta pëlqenin grekët apo diplomatët e huaj, se sa populli i vet!
Ja tash e njejta ndodhi me këtë Ramën me atleta dhe top basketi.
Është e dhimbshme, por sipas meje e vërtetë: shqiptarët kudo që janë, ende sundohen nga ata që janë më të pëlqyer nga qarqet joshqiptare!
Nuk ekziston fjala burreshtetas. Eshte shpikje tip ramuti. Mos na e gjeneroni qelbesiren ne cdo element. Mire shtetin qe e ka shkelur me kembe, por te mundohemi te ruajme gjuhen te pakten.
Zotri Rama është Kryeminister por më e rëndsishmja i mungon sepse nuk bëhet kurr NJERI.Me pozitën Gjeografike që e ka Shteti shqiptar nuk ka nevoj me e lut Vuçiçin dhe askend me bisedue për minishengen .Në fakt Edwini po ia hap rrugën për në Bregdetin Shqiptar,ndërsa Mali i Zi ia nderpreu.Me një fjalë Edwini po don me e bë Vuçiçin Hisedar në shtetin Shqiptar.Sa i përket Bashkimit Kombtar asgjë deri tash asnjëra pal (Shqipëri-Kosovë) nuk kan bë vetëm i bëjn simbolet me duar sikurse Adoleshentët sa me ua hap gojën edhe ndërkombtarve dhe me dhan vërejtje tani.Bashkimi Kombtar nuk bahet brenda nate por duhet gradualisht ,mirpo me VEPRA e jo veç me fjal .sa nënshkrime bashkpunimi i kan bë e asnjë nuk jan realizue,sepse nuk e kan mendjen tek bashkimi Kombtar por veç tek përfitimet individuale.Në dy anët (Shqipri-Kosovë) duhet dhe është e domosdoshme këta njerz të gjeneratës së vjeter të zëvendsohen me gjenaratën e re sepse jan AMORTIZUE.
Provokim i rende ky i kesaj here i Rames
Me pasoja afatgjata
Por dyshoj shume se do shkaktoj efekt ne nje publik te marre fund
Nuk na tundi as termeti, perfytyro keto gjeopolitikat ku kemi qene perhere profan e tani ne duar te nje basketbollisti cinik dhe krejt siperfaqesor
Shume shume do bejne valixhet dhe do ikin shqipot
Por edhe kesaj ia ka gjetur ilacin Zamir Mane qe shkruan ligjet qe voton PS ne Parlament
Do vijne siriane e kolumbiane
Kurioz jam te rroja te shihja Shqiperine pas 50 viteve
Ah i ziu vend, 107 vite dhe nuk del dot nga balta
Ky që na futi në minishengen pa na pyetur, pse s’na fut edhe në BE pa na pyetur!?
turp o Rame
Hoqe benevrekët dhe tani autorizon Vuçiçin te perfaqesoje Shqiperine e i thua mik??
Gjella me kripe, kripa me karar or ti se te kemi dhene dhe voten.
Miqtë e tu kanë larë Kosovën në gjak
Zoti Murati analize e shkelqyer!!!
Si perhere.
Kjo qe po ndodh eshte e rende
ABSURDI:
BE ka qartësuar se: Serbia nuk futet në BE po s’njohu Kosovën!
Edi Rama: nëse Kosova nuk futet minishengen, do izolohet!
Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve…
Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.
(Albania 16, 15-30 korrik 1898).
Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira por një bandë maskarenjsh , ryfetçinjsh,hafijesh dhe dllaveraxhinjsh kanë zënë të gjitha pozitat kyçe në politikën e vendit duke e bërë thuajse të pa mundur ti shkulësh pa dhunë !
Faik Konica 1922
Cfare prisni nga nje si Rama o Shaban dhe ju gazete e nderuar???
Cfare prisni nga nje snob qe fryhet si gjeli maje pelhut qe nderkohe qe Ramushi i ve takse Serbise ky legen burre qe nuk di as vete ku e ka koken, i ve tske RRUGES SE KOMBIT???
Artikulli eshte plotesisht i drejtē dhe ky ështē moment shume i veshtirē për Shqipērine sepse nuk ka një figurë opozitare qē të mund të lëkundë sadopak ramën.
Endrra e serbise ka qenē, është dhe do tē jete asimilimi i kombit Shqiptar, po tē shtosh kētu megalomaninē banale serbe pēr tē qene shtet me peshë në Europē dhe mendjetrumcakerine e ramës, horizonti vrenjtet
Me fqinj si serbia gjithmonë duhen ngritur mure dhe jo ti dhurosh gjithshka asaj
Denimi i rames nga historia do ishte fare i parëndësishëm, sepse pasojat mund tē jenē tē renda pēr kombin tonē
Shqiperia nuk vuan per opozitare o erjon. Koncepti vete eshte vetevrases. Shqiperise i duhet populli ne kembe.
I duhet populli sic u ngriten vjet studentet dhe ti japin nje mesim ketij qelbesire. Ashtu sic ja dhane per armet kimike, qe te gjithe kujtuan se ishte pazar i Amerikes, ndersa per mua qe atehere pazari ishte kopsitur ne Moske dhe Beograd. Obama e aprovoi se i leverdiste te mbante politiken e ekuilibrit me ruset, dhe u turperua ne Usa pse nuk beri asgje kunder sirianeve per perdorimin e armeve kimike.
Kjo ishte loja. Ndersa perendimi u habit ku u gjet Ramuti per kete pazar.
Dhe cfare pastrohen? Armet ruse. Ashtu sic po pastrohen sot plerat e Evropes neper incineratoret e Tiranes, Fierit.. dhe kushedi cfare tjeter me to. I thithin shqiptaret te gjitha, me mire vdesin se tja prishin qefin qeverise. Ky popull fle gjume dhe mbi vdekjen. U rane tavanet mbi koke dhe prape nuk e prish terezine.
U degjofshim deri ne termetin tjeter..se kushedi cdo lloj termeti do jete..
je dakord Mirel te te zgjedhim Kryeminister? atehere trego emrin e plote programin ,partine qe ke , aleatet qe te mbeshtesin dhe ns na bind urdho te te te zgjedhim udheheqsin tone por kot mos fol se na humbet kohen duke te lexuar
Jam o lumi. Mendimet e mia i kam shpallur publikisht, por me ndjekin vetem 3 4 vete. Dhe ata me frike.
Keshtu e kane shqiptaret, per urime jane te vetmit, per te folur te verteten fshihen pas ferrave.
Bej nje debat aty te Foli Marre me nje “Jo Vanitoze”, i thashe me fal, se e kote te vazhdoj debat me nje qe ndjen detyrim “qytetar”” te denoncoje “vanitetin” shoqeror, te merret me ” ligesine e veshtrimeve”, sesa te flasi hapur kunder krimit qeveritar, qe eshte kthyer ne nje bande mafioze kriminale.
Kjo eshte e gjitha.
Ketu “zonjat e pispillosura” qe jane “mbi mesataren” merren me vanitetin, duke qene pjese e kotesise dhe fallcitetit mendor, Asnje nuk del te botoje dhe te thote dy fjale hapur per sistemin, per krimin dhe per rrezikun kombetar. Cdo gje duhet te serviret ne menyre te “kulturuar dhe inteligjente” aq sa nuk i bie ndesh interesit.
Kjo eshte filozofia e mender intelektuhaleve shqiptare.
Rralle jane ata qe flasin ate qe mendojne.
Ka , ka mirel njereze qe dalin bile hapur kunder Sammimir Manit , kunder oligarkeve! Ka njereze qe dalinrrugeve per minatoret klasa ma e shfryetezuar sot qe trajtohen si sklave pa asnje te drejte as per me vendos vete cila sindikat do t’i perfasoje ! Ka mirel njereze po na duhet te shkojme me ta e jo me atovanitoze qe permend ketu! Ka nje rini qe lufton
Per fat te keq, cdo gje eshte e sakte. Qe nga kryespiuni dhe kryekrimineli sali e deri tek kryeaventurieri ekstremist liberal dhe pa asnje vizion kombetar Rama, Shqiperia dhe mbare ceshtja kombetare shqiptare eshte vene ne udhekryqin me te rrezikshem ne 70 vjeteshin e fundit.
Po perse o njeri nuk vure kushtin qe te behet Minishengeni Ballkanik me pare duhet te njohesh si shtet Kosoven dhe te korigjosh Kushtetuten serbe, dhe pastaj te ulesh në tavoline. Keto jane justifikime mediokre, sikur kerkon te bindesh nxenesit e shkollave. Perse në fillim nuk rakordon veprimet me te gjithe njerezit e ditur te kombit, por vendos apriori sipas mendjes tende “brilante”. Ju politikanet shqiptare ta shpifni per nivelin e ulet intelektual. Jane serbet qe fitojne me kete marreveshje sepse jane me te organizuar dhe me te zgjuar sesa ju. Ty te duket se po pikturon nje tabllo sureale, por politika dhe diplomacia eshte me e komplikuar se sa aftesite e kesaj klase politike shqiptare. Mereni Shaban Muratin dhe tju drejtoj në keto ceshtje, por ju nuk pranoni sepse jeni si ajo ” dhija e zgjebosur dhe bishti perpjete”.
Në kete koment i drejtohem Edi Rames, i cili perpiqet qe te justifikoje veprimet e tij.
Kjo është kriza më e thellë e demokracisë që kemi parë ndonjëherë. Një krizë disi e “bekuar” nga burrokratë e zyrtarucë të huaj që na neveritën hapur vlerat e shoqërisë perëndimore që ishim mësuar ta shohim si perëndi. Raporti i ODHR vuri disa pika mbi i, por që u harruan nga skandale të përjavshme të qeverisë, skandale të cilat shërbyen më së shumti për të harruar të mëparshmet.
Në fakt dështimi më i rëndë yni ishte humbja e rrugës Europiane. Dështuam të bindim gati gjysmën e shteteve të BE që e kemi seriozisht rrugëtimin europian.
Jo vetëm kaq, por për herë të parë zyrtarisht ndaj nesh u ngrit procedurë zyrtare për të na pezulluar eehe arritjen më të madhe të viteve më parë, Lëvizjen e lirë në BE.
Për fat procedural kjo gjë nuk u miratua, por rreziku është ende prezent sepse mesaduket qeveria ka premtuar diku shitjen e pasaportave shqiptare për “pasanikët” e azisë dhe të lindjes.
Nga ana tjetër shumë shqiptarë ikën, shumë të tjetë janë me plaçka në torbë në pritje për të ikur. 2019-ta thelloi emigrimin dhe dëshirën për të ikur nga sytë këmbët. Ç’popullim i frikshëm!
Shpresa është afër zeros! Besimi që Shqipëria ka të ardhme thuajse ka humbur. Vendi po merr pamjen e një azili të madh dhe qytetesh-konvikt me shumë kate. Shumë prej nesh po shohin sistemin komunist si më të mirë nga ky i sotmi.
Si mund të mallkohet më shumë se kaq një shoqëri!!!
Para e madhe është vërdallë, por paraja shkon vetëm te paraja. Ai që skishte këtë vit nuk pati akoma më shumë. Ai që kishte këtë vit vuri më shumë.
Populli paguan taksa e tarifa të rritura për shërbime, shumë më shtrenjtë se një vit më parë.
Demokracia mori goditje fatale me humbjen e pluralizmit politik, me votimet moniste dhe me represionin ndaj fjalës së lirë. Shqiptarëve iu hoq hapur e drejta për të zgjedhur dhe së fundi edhe liria për t’u shprehur.
Politika në humbi ndjeshëm besimin e publikut. Ky i fundit i keqqeverisur, i grabitur e i mashtruar preferoi që ta shohë politikën thjesht si lajm, jo si shpresë për ndryshim.
Prona dhe të drejta të tjera themelore u shkelën këtë vit si kurrë më parë, nga shteti me “policinë që duam”. Ndalime, arrestime e goditje njerëzish pa ligj e pa prova, por thjesht të nxitura nga porosia apo urdhëri politik i pamë më shumicë. Natën, ditën, në shtëpi, në rrugë e kudo njerëzit humbën sigurinë ligjore shumë më shumë se viti paraardhës.
Në fund tërmeti. O zot bëje mirë, por humbën dhe jetë njerëzish që jetonin në godina të pa banueshme. Shteti ishte askund, as para e as pas tërmetit. Një fatkeqësi natyrore që nxori në dritë të diellit se sa keq qeverisemi dhe se sa pa shtet jemi!
E kështu me radhë, stres pa fund kaluam këtë vit, sipas paradigmës “skeni parë gjë akoma”! E vetmja që u vërtetua katërcipërisht!
Një vit nga jeta jonë iku nën këtë stres kaotik të përhershëm, vetëm për shkak të faktit se politika është e çmendur përveç veseve të vjetra që i ka patur…
Teatri dhe show i qelbur i politikës prodhoi vetëm stres.
Show më i qelbur ishte minischengeni. Show që fyu rëndë shqiptarët në histori dhe në inteligjenë.
Sinqerisht mos ardhtë më ky vit!
Gëzuar ditën e lindjes së Krishtit dhe urimet më të mira për vitin e ri!
Ylli!
Qe moti nuk kam lexuar nje permbledhje kaq te sakt per ku jemi te gjithe sot!
best comment of the year!
Gezuar viti i ri edhe juve!
Politika e jashtme e Enverit ka qene me extremiste ose barabar me at te sigurimit te shtetit . Mbyllje hermetike e nje shteti , nuk njef historia si Shqiperia enveriste . Te tere diplomatet e asaj kohe , kane te njejtin formim dhe ishin njerzit me te besuar te
kastes .. Mendoj se keta njerez , mund te merren me c’do lloj pune , por jo me dipomacine e shtetit pluralist . Zgalem
Shko mor palle! Akoma me Enverin do merremi? Kane kaluar 30 vjete o pelllazg! Sot ke Gent Caken diplomat.
Z. Murati, ju pergezojme per kete analize te shkelqyer te gjendjes dhe rrethanave reale anti shqiptare, te cilave po u dalin krah vete “shqiptaret”… Orientimi properendimor i Shqiperise dhe i shqiptareve eshte pare vazhdimisht si perspektive e bashkimit kombetar dhe shteteror te shqiptareve… Por, a mund te ecet perpara, drejt Perendimit, me ministrat dhe keshilltaret proserbe e projugosllave te Edi Rames, me Shkelzen Maliqin, Baton Haxhiun, Gent Cakajn, Besa Shahinin etj. qe po e lodrojne Tiranen ane e kater ane e te mos flasim per Prishtinen, Shkupin e Podgoricen…
Pare politikisht, diplomatikisht, ekonomikisht…, çdo nisme qe vjen nga Serbia, eshte poaqe anti shqiptare, sepse, behet per ta ruajtur interesin e vet pushtues te tokave shqiptare, per çka i vjen ne ndihme Moska “shqiptare” e Putinit dhe LDK e Isa Mustafes me kompanitre e saj “shqiptare” te Titos, te cilat ia kane marre frymen Tiranes shqiptare tash e tre dekada, ne mos edhe me heret…
Po, si mund t’i besohet nje keshilltari te gjenocidit shteteror te Millosheviçit, si Aleksander Vuçiçit, dhe t’ia japesh e forcosh krahun anti shqiptar te çdo kohe, deri ne ditet tona?!… Po, si t’i besohet LDK te Isa Mustafes, e cila krejt luften e UÇK e “shiti” per lesh, duke e shkelur dhe zhbere Betimin e saj per bashkim kombetar dhe duke krijuar komision per “hetimin e krimeve te UÇK”?…
Duhet ta kuptoje diplomacia shqiptare se tere sherret anti shqiptare flejne ne Prishtine, Shkup, Podgorice…, ndersa kur po u del gjumi po zgjohen ne Tirane…
Kujdes, Shqiperia ime!…
DRENICA E KUQE
Cfare faji te ka viti mor Ylli?
Fajin na e ka IDIOTI sharlatan,qe gjithe jeten nuk ka qene ne gjendje te ndertoje nje familje si gjithe burrat normale dhe jo te ndertoje shtet.
Tani i ka rene Make-Upi,po esheh gjithe bota cfare karagjozi drejton nje shtet.
Ne fakt zinxhirin ketij arushit tone ja ka mberthyer Vucici dhe po e hedh vallen serbe ne Tirane,edhe me bukur se Paraardhesit e tij biologjike.
Gjendja nuk eshte aq katastrofike per kombin shqiptar,sa Rama ta hedhe ne praktike kete Vrasje kombetare.Pse? Sepse rruga e Serbise per ne Tirane,duhet te kaloje patjeter neper Kosove.Atje eshte sot Ramushi me cizme dhe Bicak.Neser do te jete Kurti,qe ja ka shpallur ndalim kalimin.Madje Kurti i ka dyfishuar kushtet e Gjermanise per Ramen.
Prandaj edhe kjo Nisme e Rames,ka per te perfunduar ne Komedi si pun e cisternave me gaz helmues te Assadit.
Puna me e mire qe mund te bejne sot dashamiresit e Rames brenda Partise Socialiste,sidomos kryetari Parlamentit,do te ishte ta keshillojne kryeministrin te kurohet ca muaj ne Spitalin e Shendetit mendor.
Ju harroni qe kemi te bejme me nje… basketbollist
Rusia, gogoli, gjeopolitika, lugati, dhe natyrisht ne shqiptarèt dhe vèndi ynè i artè si pikè referimi e gjithè botès.
I artè èshtè. Ujè tè pijshèm nuk kemi nè kafazet ku banojmè por kjo èshtè gjè tjetèr pastaj. Aq i artè èshtè saqè gjysma jonè, ka ikur. Ikur nga sytè kèmbèt. Me ndihmat e tyre, mbajmè frymèn gjallè ne tè papunèt kètu.
Kemi kohè ne kèndej. Pèr tè marrè njè fshesè nè dorè dhe fshirè pirgun e plehrave para dere, natyrisht qè nuk gjejmè kohè sepse jemi tè zènè me gjeopolitikèn dhe deshifrimin e planeve sekrete sllave.
Shqipèria dhe shqiptarèt nuk kanè nevojè pèr armiq tè jashtèm. Kemi vetveten ne. Atè qè i bèjmè ne njèri tjetrit, nuk ka rus e serb tè na e bèjè.
Shaban. I hoqèt depozitat e ujit nga taraca e pallatit apo do prisni lèkundjen tjetèr dhe,,,,si tè thuash,,,njè rrugè e dy punè?
Cfare lidhje ka kjo qe thua ti me temen e shkrimit ore Traplin?
Meqe nuk kemi ujë duhet te shesim dhe kete cope bythe qe na ka mbetur?
Shabani do ti heqi depozitat ty mor idiot?
Apo hajd te komentojme sa per t bere zhurme
Té béjné njé rrugé e dy puné ja bén hallall or mik, po shabanérit e partisé i kemi mé sé shumti vetém pér dembelizém dhe mjaullima ekstreme.
Do thuash ti qé né njé faré ményre edhe mjaullimat puné jané…
Jané, si s’jané… Deri diku edhe ato kané po té njéjtin efekt qé kishin porosité “aq té shtrenjta” té kumandarit loqendar mbi gatishmériné dhe vigjilencén ndaj armikut (imagjinar) te jashtém, por mé shumé atij té brendshém.
Aq té shtrenjta ishin ato porosi, sa qé vetém mbrojtja ushtarake e kollofiti pothuajse téré mundin dhe djersén gjysémshekullore té popullit.
Sbqetésimet shabanore té kujtojné pak a shumé skenat filmike me majmunér, té cilét kur spikasin népérkén té réshqasé drejt folesé sé zogjve béhen si té cakérdisur nga frika se mos pérfundojné veté viktima té saj.
Po kush je ti o llaksore e Ramutit? O dhiare e Dules kujton se nuk e merr vesh njeri qe je vrrrome e bodrumit te Ramut qelbesires?
Rama nga zar i BE ka nderru kah dhe eshte bere zar i Mini Shengenit ballkanik. I mesu te jete vecse nje zar gjithe jeten qe kur i dhane ate diplome ne Institut te Arteve per hater te babait Kristaq, kur si zar me thonj pa prere e merr Fatos Nano nga ku po kashaiste kuajt atje ne France dhe e sjell ne Tirane, vazhdoi te fryhej si zar i Merkelit dhe se fundi ka zgjedhur te jete zar i Vucicit.
Ky zar eshte avantazhi i Rusise ne gjeopolitiken ne Ballkan, nen hijen e Vucicit natyrisht.
Turpi i vendit ! Gjetje e mire per kete TV !
Doli prape ky islamiku. A e keni pare ndonjehere te beje ndonje kritike ndaj Turqise?
@(Curraqis Jimenaqis Katranaqis nga Monastiraqis)
Na mbushe mendjen me nick spanjoll nga Andaluzia.
Ti je nje kacidhjar dhjakonar grek mavri nga Anadolli.
Ai eshte Dulo Qimeqenis
Sa merresh me mua pse nuk merresh me te verteten. Me thuaj eshte Shabani islamik i thekur? Po ta kem gabim une, do kerkoj publikisht falje. Po te kete bere Shaba ndonje kritike per Turqine prap do kerkoj falje. Ta mban te thuash te verteten?
O Qimeqeni i Dules, po si mund te diskutohet per Turqine kur Shengeni i Ramutit eshte midis Srbise dhe Maqedonise? Ku hyn Turqia ketu?
Cfare mund te diskutosh per Turqine kur eshte Greqia qe po pergatitet per dhuratat e detit dhe te Jugut, qe po jua dhuron Ramuti? Pse duhet ta permendim Turqine ne kete rast kur nuk perfiton asnje cm nga keto mareveshje?
Pse nuk duhet te perqendrohemi te problemi ne fjale, qe esthe tradhetia e Ramutit ndaj Shqiperise, Kosoves dhe gjithe Kombit shqiptar?
Ketu digjet shtepia brenda, ti kerkon te merresh me mullaret..
@(Curraqis Jimenaqis Katranaqis nga Monastiraqis)
S’ka asnje lidhje artikulli i Shaban Muratit me Turqine.
PISEVENG GREK!!
Pse dredhon more kurve. Pse nuk pergjigjesh drejt apo s’ke bythe? Po te them a ke pare ndonjehere ndonje shkrim kritik te Shabes per Turqine apo Turqia eshte kampioni i demokracise dhe nuk mund te kete kritika per te. Flisni o zgjyra otomane. Po ju quaj zgjyra se Europa kishte ujesjellesa mbi dymije vjet perpara kurse Turqia juaj deri para njeqind vjetesh kishte qenefe.
@(Curraqis Jimenaqis Katranaqis nga Monastiraqis)
S’po dredhojme ne, po dredhon ti komplet nga artikulli kurve vromiare greke.
1-Autori ka analizuar qarte me fakte dhe logjike projektin serb si avantazh gjeopolitik te Rusise.
2-Autori nuk po analizon ndonje projekt grek apo turk, madje keta te fundit kane mbi 3 vjet aleat te ngushte te Rusise.
3-Sovranitetin shqiptar ne veri te Kosoves e ka cenuar, kercenuar dhe kercenon Serbia. Sovranitetin shqiptar ne jug e ka cenuar, kercenuar dhe kercenon Greqia.
4-Ne qendrimin ndaj shqiptareve ne veçanti autokracia erdoganiste nuk eshte aq negative sa dhiktatoria shteterore e te gjitha ngjyrave politike greke.
SHËNIM: Mos ma merr fare per racizem, ty mavri grek me turkun te dallon formalisht religjioni, por te bashkon jo vetem ngjyra dhe zjyra, te bashkon origjina e perafert turqit aziatik dhe greket afrikano-aziatik.
KATRAN PISEVENG GREK!!!
Zotri Murati:
1-Sotuata ne Ballkan,Europe e Bote eshte ashtu siç shkruani ju.Por nuk eshte fai i E.Rames se:
1-BE pajtohet me Francen e KO.. per mos hapjen e negociatave me NE dhe M.Veriut.
2-Qe nuk i thot hapte Serbis “o me ne ose me Rusine”…!
3-Qe disa shtete te BE nuk e njohin Kosoven si shtet dhe mbyll syt para tyre.
4-Qe keto vende te BE te njohin Kosoven dhe e fundit le te jete Serbia.
5-Shengeni eshte shtyse Amerikane & Europiane dhe jo e Rames.Rama nuk vepron me mendjen e tij.
6-Ne kushtet qe Kosova nuk merr pjese ne dialog..pranon izolimin nd/kombetar..te atyre qe e çliruane..! Kjo eshte vet-vrasje politike.
7-Rama do paqe me te gjithe,ndersa gjithe shpura Berishiste ne dy anet e kufirit do lufte.Gjithe kjo katraure shtyhet prej tij..Ai
hedh gurin e fsheh doren..!
8-Dihet qe Qeveritaret e Kosoves per te drejtat qe kerkojne nuk maten dot me Ata te Serbise,ndaj te kerkojne prezencen Amerikane dhe Europiane.
9-Ne kushtet kur Serbia nuk do njohi Kosoven…athere edhe Edi Rama duhet te beje “PRAPAKTHEU”.
10-Nuk e lejon kush Serbin dhe Rusine te bejne si te duan me Kosoven.Ndaj SHBA+BE po mbajne shenim se çfar po ngjet ne Ballkan.
11-BE nuk eshte e zonja te vendos per drejtesi duke folur TROÇ,ndersa SHBA ka problenet e veta me Presidentin gati ne largim.
Shume e drejte Kapter Sethemi! Cdo gje esshte sic thua ti. Sepse cdo gje qe thua ti eshte sic e thote Gjeneral Ramiu. Une per vete nuk i lexoj kurre shkrimet e Dites, por mjaftohem me komentet e zotit Sethem ku e verteta eshte e qarte dhe e qashter si drita e Diellit. Ashtu sic na meson Partia me shokun Edvin ne krie.
Ta shohim pak edhe nga nje kend tjeter………….. Nqs Serbise i kerkohet te beje marrveshje ekonomike (ne fakt gjeopolitike, mini-shengen) me tre shtet qe jane anetare te NATO’s, Shqiperia, Mali i Zi , Maqedonia….. nga cila ane tregon busulla.
Edhe Mali i Zi i cili para pak muajsh tha se”nuk kemi nevoje per minishengen se i tashme i kemi te perfunduara marrveshjet e tilla”, VRAPOI te vinte ne Durres dhe ti bashkohej tufes.
Perse kjo frike e jona qe po na rremben Rusia dhe Serbia nuk paska frike qe po e rremben Amerika. Mos eshte ky nje rreagim inferioresh injorante qe kane frike nga e panjohura?
Apo eshte nje plan qe sheh shume me larg opinioneve vetkufizuese te Z Murati.
Mire o mire se pocaqirat e kuterbojne ambjentin me qindra kilometra larg, po tani na thuaj c’u be me kotheren?
Si? Jo? Shiko ketu ti spurdhjak, mos me ngri supet perpjete mua se e di fare mire ti se per cfare eshte fjala. Ta hodhen tulen e bukes, apo po pret akoma me goje hapur si Suloja ke filmi lulkuqet mbi murre?
Qe pej vitit 45 e deri me sot ,politikanet tane jane byth e breke me Serbet ,e indirekt me Rusin .
Enver Hoxha gjate gjithe 40 viteve ne krye te shtetit shqiptar ,bente 90 % te tregetise se tij te pergjitheshme me SERBET .Shikoni arkivat jam 100 % i sigurte per keto %. Dhe si ka mundesi qe te varesh nga Serbi ne tregeti dhe te jesh “kondra ” ??Por fatkeqesisht cunat e sotem shpirtorere te Enverit vazhdojne edhe sot e kesaj dite po kercejne te njejten valle ,gushe me gushe me “vellezerit ” Serbe .E thjeshte teknikisht per tu kuptuar .
Por jane aq te trashe ,qe se kuptojne shejtan budallenjte me Ramen ne krye qe po fshine bythen me gjethe fiku dhe do pergjigjet per kete tradheti ..Prandaj Amerika formoi me dhune SPAK e BKH , kondra deshires dhe interesave te Rames ,Bashes e Metes .Qe nuk po ndihen fare qe te gjithe cunat e Ramiz Alise “OPOZITARE ”
Rame diteziu ,piktori i deshtuAR ; po i ben varrin vehtes se vet me kete minishengen .Ditet e mira do vine per shqiperine ne nje te ardheshme shume te afert .Te rinj politikane do marin ne dore fatet e shqiperise ,qe do jene te pa koruktuara dhe mbi te gjitha me principe perendimore ,dhe Amerika dhe BE nuk do kete me tradhetira duke luajtur bishtin nga keta zyberet e sotem politikane ,por do kemi nje stabilitet te perhereshmen politik dhe social dhe ekonomik ne ballkanin perendimor ,sidomos ne shqiperi edhe ne Kosoven tone moter .
Bravo DITA e vetmja gazete ku merr vesh vertet cfare behet
Fajin e ka vetem populli
Ka 80 vjet qe konsumohet nga komunizmi dhe vazhdon te jetoje brenda barkut te saje per ta ushqyer komunizmin
Akoma nuk e ka kuptuar se komunizmi eshte perbindesahi me i tmerreshem i njerezimit
Ti japesh plot 8 vjet pushtet perbindeshit Rama don te thote se je nje kavje
me kete popull nuk flitet se vazhdon te thote-“aman o parti mos u grindeni se nuk duam as buke dhe as nje gje, vec ju te jeni te qete
populli me idiot ne bote eshte populli shqiptare
Shabano, degjo, po ta them edhe nje here sinqerisht, ndac beso ndac mos beso! Me idete e tua shoviniste dhe raciste te ardhura nga Kosova dhe jo te lindura ne Shqiperi, (ide keto te lindura patjeter ne zyrat e nacionalisteve serbe dhe te perfaqsuara nga nje pjese e kosovarve, te cilve u ulet faji deri ne nje fare mase nga shkaku se kane perjetuar diskriminimin e shtetit serb dikur), ju keni udhehequr edhe politiken e Shqiperise per gjate dekades se fundit, si nga gazetat, ashtu dhe nga zyrat e shtetit shqiptar, po dhe ne opinionin publik permes gjysem milioni apo 1 milioni kosovarve te vendosur ne Shqiperi. Dhe cfare arritet? Sic thua vete, Serbia gati po e shperben Kosoven. Pra, eshte kjo politike shoviniste dhe raciste e njerezve si puna juaj, te cilet me verbesi kane ndjekur lojen e krijuar neper zyrat e nacionalisteve serbe, qe e kane cuar Kosoven ne kete pike, kur njohjet e metejshme jane ndalur dhe disa jane kthyer mbrapsh! E biles edhe Shqiperia te shihet si nje shtet dordolec dhe i hashashit! Sikur vendet e Ballkanit dhe Europes t’ju lene juve akoma te beni kete politike shoviniste-raciste dhe izoluese, padiskutim do te kemi ne Ballkan seshpejti nje Serbi te madhe, ne te ardhmen ndoshta edhe problematike per Europen. Nuk ju le njeri me te tille politike dhe mos e terhiqni edhe Shqiperine drejt gremines ku doni ta coni Kosoven, se ne nuk do t’ju lejojme, sado njerez te cmendur te keni sjelle ne Shqiperi dhe sado serbe nacionaliste t’ju nxisin ju njerezve pa ide! Cdo fjale tjeter me ty Shabano, eshte e tepert. E kuptove? Mire! Nuk do ta kuptosh? Problemi i njerezve te thjeshte, te cilet do ta pesojne nga njerez te papergjegjshem si ty!
me cfare rregulli, te tipit “shaban”, vertetohet se; te jesh gjerman, je i mire, te jesh grek, je i keq . te jesh francez, je i mire, te jesh kinez, je i keq . te jesh amerikan, je i mire, te jesh rus, je i keq . ne se ka zot; perse trute e gomarit, ja jep njeriut dhe trute e njeriut, ja jep gomarit ?!?…
o mirel; mbetje kerme; po kaq “patriot” i madh, na qenke ti, o, monothundrak ? po si nuk kam pare nje si ty ne kete bote une, qe te frymezohem sa do pak, kur morali patriotik, me ka rene per toke ??? po ku ne p..idh, te tuaj kurvave vegjetoni ju, me keto ndjenja kaq “fisnike” dhe ne s’ju njohim, sa do, po na cahen syte e mendjes, qe t’ju gjejme e t’ju shohim ???….ps .eshte me mire te jesh nje modest anonimat, se sa,…emfatik i PESHTIRE, qe peshtjellon me terminologji, opinionin publik .
o ti moj, analfabete e Ramutit, mos fol me se na e solle zorren verdalle me ato presjet.
Dhiarja e Dules shko shkerdheu me ndonje kocke greke., shurrake muti
https://www.youtube.com/watch?v=w4IRvo5OwCU
Nedeklaraten e Zoran Zaev me 24 dhjetor 2019 tha:
Kosova mund ti bashkohet iniciatives,por Kosova deshiron te ftohet si nje shtet me vehte,e cila nga ana tjeter eshte pjese e nje problemi te pa zgjidhur me Serbine, ku vendet e tjera nuk mund te nderhyjne
Ndersa ne intervisten per emisionin “Stav” te dates 23 -12-2019 Vucic deklaron”Nuk kemi perkrahjen e shteteve me te fuqishme te europes per mini-shengenin
Nje Ballkan parcele eksperimentesh te reformave te BE. Qe pret pas deres Brukselit te anetaresohet ne BE. Por BE nuk ja hap deren e anetaresimit nderkohe vazhdon te eksperimentoje ne parcelen e saj Ballkan reforma shterpe.
Dhe ne fund si gjithmone “…fajin e ka nderhyrja e Rusise”!
Rusia Asnjehere Superfuqi Ekonomike, Vetem Ushtarake! Ruset zgjuarsisht e kane hetuar dobesine e tyre prandaj promovojne veten vetem ushtarakisht sepse vetembrojne edhe vendin edhe shantazhojne evro-amerikanet duke nxjerre perfitime, pavaresisht se kane me shume resurse se disa superfuqi, ose nuk duan ose nuk dine si Kina qe perparon ekonomikisht, ose djallezisht kenaqen me barazimin e coroditur te deshtimit tyre me ate te perparimit Perendimor duke penguar Perendimin qe te ulet ne nivelin e tyre. Dinakerisht, me nderhyrjen e zanatit famekeq te Putinit, ai futi ne njerin xhep Trampin dhe ne tjetrin Taipin, ndersa Borisi e Rama jane vetem pasoja te efektit domino. Si Turqia, Meslindja ashtu edhe Ballkani jane zona eksperimentale dhe receta te reja, ne vend qe te kerkohen zgjidhje te reja konstruktive.
Asgjë nuk është rastësi në fshatin me emër Shqipëri. Kryeplaku i këtij fshati-Rama, ka ngarkuar një rinosh anëtar i Kominternit.
Dhe për turp të racës sonë, anëtari i Kminternit që po lufton “me mish e me thonj”, për të realizuar Jugosllavinë e re, është… kosovar!
Nuk është rastësi, ironia e fatit të kësaj race, që anëtari i Kominternit, do ulet në një tavolinë me ujkun e diplomacisë ruse dhe asaj botwrore-Lavrov, e të… “hahet dhëmb për dhëmb` me të”!!! Kuptohet, për të realizuar… JUGOSLLAVINË E RE!
PËR TURPIN E KËSAJ RACE, ASKUSH NGA ATA QË PAGUHEN PËR KËTO PUNË, NUK E ZBATON EKSPERTIZËN DHE DOKTRINËN E PROFESOR SHABAN MURATIT. QË NË KAQ VITE, PO UA OFRON FALAS!
Botojeni si i ben mire edhe gazetes, edhe autorit: ne kohet moderne nuk ecet perpara me atavizma patriotike.
U moj Eliqiiri, e kupton ti atavizmin moj dhiare e Dules?