Ekskluzive: Përgjimet e drogës së Vlorës

redaktor

Disa ditë më parë shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Fierit është arrestuar me urdhër të prokurorisë, pasi rezultoi se ishte i lidhur me një grup kriminal që trafikonte tonelata drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë. Grupi afronte sasitë e ndryshme të drogës, afër bregut të detit, mes Hidrovorit dhe Lagunës së Nartës në Vlorë. Pikërisht në këtë pozicion vinte nga Italia një gomone, e cila merrte mallin. Nisur nga kjo situatë, në kohë dhe vende të ndryshme prokuroria ka arrestuar në total 13 persona, Dritan Zagani,Edison Latifaj,Vasil Latifaj, Emiljano Brahimi, (me emër të dytë Jorgo Naci) Niko Brahimi, Agur Malaj dhe Saimir Shosha. Disa prej të arrestuarve si Edison Latifaj dhe Niko Brahimi rezultojnë administratorë lokalesh në Vlorë.

DITA posedon dosjen e plotë me përgjimet e bisedave telefonike të personave që janë implikuar në këtë trafik dhe nis sot botimin e saj të plotë:

Materiali i bazuar te përgjimet:

“….Me date 24.12.2013, ndermjet orës 20;00 e 21;00 në zonën e njohur si Hidrovori në bregdetin e Vlorës, efektivë të policisë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me forcat e Policisë Kufitare kanë ndërmarrë një kontroll të përgjithshëm të zones, pasi kishin sinjalizime se një gomone po i afrohej bregut të detit për të ngarkur lëndë narkotike dhe për t’u larguar në vijim. Gjatë këtij kontrolli është gjetur i braktisur një automjet i markës “Mercedes Benz Vito”, me targa AA 607 DF ku brenda tij u gjenden të ngarkuara disa çanta ku brenda kishin disa pako me lëndë bimore e dyshuar si lende narkotike të llojit “cannabis sattiva”. Nga peshimi i këtyre pakove rezultoi se ishin 710.7 kg. Gjithashtu nga ky kontroll, janë gjetur edhe tre bidona plastik, të mbushur me karburant.

Në vijim të kontrollit, në një largësi prej afro nje km në vijë ajrore, eshte gjetur edhe nje automjet i braktisur, me ngjyrë të bardhë, i tipit “Fiat Ducato”, me targa FR 072 A taxi. Ne një distancë rreth nje m pranë tij, jane gjendur të hedhura gjashte çanta. me ngjyrë të zezë, brenda të cilave jane gjetur disa pako më lëndë bimore e ngjashme me ate te lendes narkotike cannabis sativa. Në një distancë prej afro pesembedhjete metrash nga ky automjet, jane gjetur dy çanta të tjera të zeza, të mbushura me pako me lende bimore e dyshuar si e llojit cannabis sativa. Nga i peshimi i tyre ne total, rezultuan me nje peshe te pergjithshme prej 205.6 kg.

Rreth orës 20;45 në vendin e quajtur “Derdhja e Pashait” në bregdetin e Vlorës afro 500 metra pa shkuar aty, eshte konstatuar i braktisur, në anë të detit një mjet lundrues e llojit gomone, ne ngjyrë gri, rreth gjashte metra i gjatë me mbishkrimin “Fler 575”, me një motor të madh, pa mbishkrime. Ne afersi te gomones u gjet edhe një motorr i vogël, i braktisur, pa mbishkrime.

Automjetet dhe sendet e tjera te gjetura, si me sipercituar, jane sekuestruar me cilesine e proves materiale.

Të nesermen në mëngjes, më datë 25.12.2013 shtetasi nën hetim Vehbi Bajramaj, paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë për të marrë njërin prej automjeteve të sekuestruara, e konkretisht automjetin e braktisur me ngjyrë të bardhë, i tipit “Fiat Ducato”, me targa FR 072 A taxi, me pretendimin se ia kane vjedhur, një natë më parë, në parkingun ku ai e linte. Duke u mbeshtetur ne te dhenat e vertetuara per kete shtetas, më date 25.12.2013, ora 08;30 eshte kryer arrestimi ne flagrance i ketij shtetasi, me iniciativen e policise gjyqesore, si i dyshuar për veprën penale “Trafikimit te narkotikeve”, ne bashkepunim, mbetur ne tentative.

Në vijim të hetimeve për këtë proçedim penal, janë autorizuar përgjimet e bisedave telefonike për numrat telefonik celularë 0694588600, 0674013062, në përdorim të shtetasit nën hetim Jorgo Naçi, etj. Transkriptimet e pergjimeve telefonike, te vleresuara me cilesine e proves dokument sipas nenit 191 te Kodit Procedurës Penale jepen te dhena te rendesishme ne lidhje me veprimtarine kriminale te trafikimit te lendeve narkotike.

Paraprakisht shtetasi nen hetim Jorgo Naci me datë 21.12.2013 kishte dërguar atje vëllain e tij, shtetasin nen hetim Niko Brahimi së bashku me një shtetas tjetër për të përgatitur terrenin e mbërritjes atje të lëndës narkotike.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimet perkatese ka autorizuar përgjimet për një periudhë prej 15 ditësh për numrat celularë 0698164161, 0697398166, 0698490387 dhe 0698608312. Gjithashtu eshte autorizuar per pergjim për një periudhë prej 15 ditësh për numrin celular 0696192226.

Nga hetimet e kryera deri më tani, kryesisht rezultatet e perftuara nga pergjimet telefonike, vezhgimet etj, kanë rezultuar si te dyshuar disa shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale, konkretisht në tentativën e trafikimit të sasisë prej afro 900 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva më datë 24,12.2013, si shtetasit nën hetim Jorgo Naçi (Emiliano Brahimi), Niko Brahimi, Athenajdo Abazi (Armand Abazi ose Amarildo Abazi) Saimir Shosha, Edison Latifi, Agur Malai si dhe shtetas të tjerë për të cilët po vazhdon hetimi në drejtim të identifikimit saktesisht të tyre.

Si rezultat i përgjimeve të kryera për numrat e telefonave celularë në përdorim të shtetasve të mësipërm ashtu dhe nga vëzhgimi i lëvizjeve të tyre e provave të tjera te paraqitura nga prokurori ne seance gjyqesore jepet e dhena se lënda narkotike e sekuestruar me datë 24.12.2014 në zonën e Hidrovorit në bregdetin e Vlorës është siguruar në datat 21 dhe 22 dhjetor 2013 nga shtetasit nën hetim Athenajdo Abazi e Saimir Shosha me një bashkëpunëtor tjetër dhe është sjellë në zonën e Vlorës pjesë pjesë nën kujdesin e shtetasit nën hetim Jorgo Naçi, i ndihmuar prej shtetasve te tjere nen hetim Elidon Latifaj, Agur Malaj, dhe persona te tjere. Kjo sasi lënde narkotike do të nisej për Itali në datë 24.12.2013 me gomone të cilën do t’a shoqëronte shtetasi nën hetim Jorgo Naçi. Në Itali për të pritur lëndën narkotike në zonën e Leçes kishte shkuar më datë 21.12.2013 vëllai i shtetasit nën hetim Jorgo Naçi, shtetasi nën hetim Niko Brahimi i shoqëruar nga një bashkëpunëtor i tij me emrin “Arsen”.

Kronologjia e veprimeve të kryera nga shtetasit e mësipërm gjatë datave 20.12.2013 deri në datë 25.12.2013, të dhena keto te përftuara nga përgjimet e bisedave telefonike dhe nga vëzhgimet e kryera e prova te tjera të administruara eshte e tille: Në datë 20.12.2013, ora 09:42:22 midis vëllezërve, personave nen hetim Jorgo Naçi dhe Niko Brahimi zhvillohet një bisedë telefonike me numrat e tyre celularë ne perdorim 0694588600 (Jorgo Naçi) dhe 0697819075 (Niko Brahimi) ku flasin për takimet e zhvilluara prej shtetasit nën hetim Niko Brahimi me personat që do të sjellin lëndën narkotike në Vlorë, e cila ka këtë përmbajtje:

075 – Ë vlla!

600 – Ku je?

075 -Te puna.

600 – Mbylle gjë mbrëmë me ata apo e le ashtu?

075- Siç folëm mbrëmë ata do vijnë nga darka.

600 – Nejse. mos e prish një herë, mbaje ashtu zvarë – zvarë se na intereson. Nuk u bë qameti, një ditë më vonë.

075 – E mirë.

Pas kësaj bisede shtetasi nën hetim Jorgo Naçi, në orën 10:28:21 komunikon me një shtetas me emrin “Armand” nga Vlora i cili ka ne perdorim numrin e telefonit 0696192226 për të cilin eshte krijuar e dhena se është duke përgatitur gomonen e cila do t’ju shërbejë për të eksportuar lëndën narkotike nga deti në drejtim të Italisë, bisedë e cila kë këtë përmbajtje:

226 – Ë flori?

600 – Çfarë bën?

226 – Ja në qëndër erdha se s’më bëri fare ai kareli do e bëj nga e para.

600 – Pse?

226 – Po e bëri ai babai i Kolit mori dhe lekët dhe nuk e ka bërë mirë.

600 – Unë habitem, ti në Pus Mezinit, ka bërë 1000 karele ai.

226 – Një lajm të mirë, me elikë të madhe nxorri pesedhjetë e tetë me elikë të vogël nxorri pesëdhjetë e dy.

600 – Shumë mirë.

226 – E, e provuam, avion fare nesër mbase bëjmë kontratën ose sot. Iku ajo e madhja. Do vemi të marrim një tjetër më të madhe.

600 – Mirë, shyqyr, shyqyr. Do na dalësh sot?

226 – Po pa tjetër, ja të mbaroj karelin dhe erdha direkt.

600 – Atë nisjen do vini ta merrni sot të “Fllugës “?

226 – Po pa tjetër, origjinale?

600 – E, nisje normale në kapiteneri.

226 ~Pa tjetër, duhet të vijmë ne të marrim nisjen për katër veta.

600 – Hajd.

I interesuar për komunikimet me personin që do të sjellë lëndën narkotike në Vlorë që më datë 20.12.2013 shfaqet edhe shtetasi nën hetim Edison Latifi i cili me numrin celular 0698490387 komunikon me shtetasin nën hetim Jorgo Naçi dhe kryen këtë bisedë në orën 12:13:39 me këtë përmbajtje;

600 – Ë?

862 – E mori ai shoku atë në telefon?

600 – Kë?

862 – Atë mikun?

600 – Jo, jo s’e ka marrë akoma.

862 – E mirë, po vete ai shoku im lart e të takohet me atë.

600 – Mirë, hajd.

Sipas tabulateve te kompanise telefonike celulare “Vodafon” për numrat celularë 0698490387, etj rezulton se shtetasi nën hetim Edison me numrin e tij celular 0698490387, komunikon me një numër celularë 0697772481 i cili rezulton se në kohën e bisedave me shtetasin nen hetim Jorgo Naçi gjendej duke lëvizur në drejtim të Tepelenës duke konfirmuar kështu përmbajtjen e bisedës së mësipërme.

Sërisht në orën 16:54:28 të datës 20.12.2013 midis vëllezërve, shtetasve nen hetim Jorgo Naçi dhe Niko Brahimi zhvillohet një tjetër bisedë që ka në fokus komunikimin e Jorgos me shtetasin nen hetim Athenajdo Abazi ose Amarildo Abazi, ne lidhje me sjelljen e lëndës narkotike, por ky i fundit, pa përmendur emra, është në dijeni të vendndodhjes së shtetasit Amarildo të cilin e pret në Vlorë. Biseda ka këtë përmbajtje:

600 – Ë Niku?

075 – Çfar bëre, s’vajtët?

600 – Folëm me atë, ja mos vjen tani ai. S’ka ardh akoma, deri nga ora tre që

folëm në telefon ishte në Elbasan.

075 – Po Arseni ku është?

600 – Aty te dyqani, po pret atje.

Në bazë të të dhënave të marra mbi qelizat nga ku ka komunikuar shtetasi nën hetim Athenajdo Abazi ose Amarildo Abazi me numrin e tij celular 0698608312, rezulton se me datë 20.12.2013 gjatë orëve 13.00-16.00 ka qënë ne zonën e Elbasanit ndërsa rreth orëve 20-21.00 ka qënë në Vlorë.

Në orën 21:20 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi i njohur ndryshe si “Emiljano” ose “Mili” pasi ai ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin e tij pas takimit që ka zhvilluar me shtetasin nën hetim Athenajdo Abazi (Amarildo Abazi) në Vlorë me numrin e tij celular të cituar më lart, komunikon me një shtetas tjetër me emrin Besnik me numër telefoni celularë 0697398166 nga fshati Oxharë, i Fierit të cilit i kërkon të takohet nga afer të nesërmen në mëngjes. Biseda ka këtë përmbajtje:

166 – Ë vlla?

600 – Çfar bëre, të mora një çikë vonë, unë nesër të dua një çikë ty por problemi është se unë jam në punë nesër ti zbret dot në mëngjes nja gjysëm ore?

166 – Po mirë, s ‘ka problem.

600 – Të të pres unë?

166 – Në ç’orë?

600 – Nga ora nëntë a nëntë e gjysëm se i kemi të gjitha punët me nxitim.

166 – Mirë, hajd natën.

Të nesermen, me datë 21.12.2013 në mëngjes shtetasi nën hetim Jorgo Naçi komunikon me shtetasin nën hetim Elidon Latifi dhe shtetasin Armand i njohur ndryshe si “Mandi” dhe takohet nga afer tek puna e tij në port. Bisedat kane permbajtjen si me poshte vijon:

-Në orën 07:38:34 me shtetasin Elidon:

387 – Ë vlla?

600 – Ku je?

387 – Te puna.

600 – Gjej ndonjë makinë dhe hajde këtej se të dua!

387- Ku je?

600 – Te puna në Port.

387 – Epo ja ta fryj ai djali, ta marr se janë fikur telefonat.

600 – Mos u vono!

 

-Në orën 09;05;21 me shtetasin Armand ose “Mandi”;

600 – Alo!

226 – Ë, ku je?

600 – Hajde brënda te kapiteneria!

226 – Ja sa të marr makinën.

 

Në orën 09:34:23 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi i njohur si “Emiljano” ose “Mili” me numrin e tij celularë 0694588600 telefonon në drejtim të shtetasit Besnik nga fshati

Oxhare, Fier i njohur gjatë bisedave si “Besniku” me numër telefoni 0697398166 dhe i kërkon fillimish të dijë për vendndodhjen e tij dhe mundësinë për tu takuar me të.

Biseda ka këtë përmbajtje:

600 – Alo!

166 – O flori, cfar bën?

600- Hic, cfar bën ti?

166- Besniku jam.

600 – E mora vesh.

166 – Dëgjo vllanë tani!

600 – Ëë

166 – Nuk vijë dot unë se më lindi nusja mbrëmë në orën tre të mëngjesit.

600 – Hajd të të rrojë!

166 – Faleminderit.

600 – Nesër do jesh atje ti në fshat?

166-Po qe se vjen ti më merr në telefon mua se unë sot jam në Fier tërë ditën.

600 – Po.

166 – Po qe, takohemi dhe këtu, mirë vlla?

600 – Në rregull.

Më pas, në orën 10:56:39 shtetasi Jorgo Naçi ose “Mili” telefonon sërisht shtetasin Besnik dhe me gjuhë të koduar i kërkon të strehojë “një shok” por në të vërtetë ka indicie se është ideja e strehimit të lëndës narkotike në shtëpinë e tij nëse do t’i vinte atë ditë nga shtetasi nën hetim Amarildo (Athenjado Abazi) sipas bisedave të bëra një natë më parë. Biseda ka këtë përmbajtje:

166 – Ë vlla!

600 – Dëgjo një çikë vllain!

166 – Ë?

600 – Po më erdhi ndonjë shok mua sot ke mundësi të flejë sa për sot andej nga ty dhe do regullohemi bashkë pastaj.

166 – lk o vlla, pa merak

600 – Me një fjalë të të marr unë pastaj kur të vijë?

166 – Mirë.

600 – Po erdhi, mirë?

166 – Po, hajd.

600 – Rofsh.

Vëllai i shtetasit nën hetim Jorgi Naçi, shtetasi nen hetim Niko Brahimi së bashku me një shtetas ende të paidentifikuar plotësisht por të njohur si “Arseni”, që më datë 21.12.2013, do të nisen për Itali ne funksion te pritjes se lëndës narkotike e cila do të mbërrijë me gomone në brigjet bregdetare të Leçes. Për këtë arsye, më datë 21.12.2013 në orën 10:23:05 shtetasi “Mili” komunikon në telefon me vëllain e tij të quajtur “Niku” pra me shtetasin nën hetim Niko Brahimi i cili gjatë kësaj kohe kishte në përdorim numrin celularë 0697819075 për kohën e ikjes me target. Biseda ka këtë përmbajtje:

075 – Ë Emiliano?

600 – U takove me Arsenin?

075 – E, me Arsenin jam.

600 – T’ju pres bileta unë?

075 – Po dale se po pres dhe atë tjetrin. Fola mbrëmë se erdhi mbrëmë në darkë ai, ai tjetri. Të pres atë dhe të mbarojë punë me atë një herë.

600 – Mirë o mirë, mbaron punë s ‘mbaron do ikësh me këtë ti, vari qillon, ajo është thelë mbi bisht.

075 – Me një fjalë ta shkëpus muhabetin me atë?

600 – Ati thuaji, do vish a s ‘do vish, po do vijë mirë po s’do vijë, çfar do i bësh ti s’do rish t’i bësh.

075 – Mirë, mos ashtu se po vijë aty me Arsenin.

Më pas, në orën 13:51:45 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” komunikon me një shtetase shqiptare në Itali me emrin “Monda” me numër telefoni celularë 00393274697076 të cilës i tregon për udhëtimin e vëllait dhe me gjuhë të koduar i kërkon ta takojë dhe ta ndihmojë. Ndermjet tyre zhvillohet kjo bisede:

0393274697076 – alo!

600 – Ë Monda! Ku je?

076 – Në shtëpi.

600 – Sot në darkë në Brindisi vjen ai burazeri, do dalësh ta takosh ti do të jap dhe një çikë duhan.

076 – Çfar ore?

600 – Nga darka, do të them unë kur të nisen këtej që ta llogarisësh ti.

076 – Ok dakord.

600 – Takohu, pini ndonjë kafe e flisni!

076- Mirë, mos ki merak.

Pas kësaj, në orën 15:00:26 në kohën që shtetasi nën hetim Niko Brahimi dhe bashkëpunëtori i tij i njohur deri më tani me emrin “Arsen” nisen me target për në Itali, (te dhenat e sistemit TIMS) shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” telefonon shtetasin nën hetim Amarildo ose “Athenajdo Abazi” me numër telefoni 0698608312 dhe i tregon se Niko së bashku me atë shokun u nisën për Itali duke i referuar edhe numrin e tij për komunikime të mëtejshme. Biseda ka këtë përmbajtje:

312 – Ë?

600 – Mili jam, Mili!

312- Kush?

600 – Vllai i Nikut.

312 – Kush je ore?!

600 – Vllai i Nikut, Emiliano.

312 – Ëëëëëë, o Mili, çfar bën o derman?

600 – Hiç, ja të mora kot unë që ikën këta, për numrin, ky është numri im,

mirë?

312 – Mirë, nesër kur të lësh punën më ke aty te dera po pres, mirë?

600 – Ok, hajd.

Pas kësaj bisede shtetasi i njohur si “Mili” telefonon shtetasin e identifikuar deri më tani si “Tani”, vëllai i “Mandit” me banim në qytetin e Vlorës, por me origjinë nga një fshat i Vlorës me numër telefoni 0698164161 dhe e kërkon ta takojë duke nënkuptuar se më parë midis tyre kishte një mirëkuptim paraprak për këtë takim. Biseda zhvillohet si vijon:

161 – Alo!

600 – Mirdita. Jam vllai i Nikut.

161 – Ja shoku se po bëj gomën.

– Mirë, po ashtu te dera e Portit jam, hajde të pimë një kafe!

161 – Në regull.

Në orën 16:28:25 shtetasi nën hetim Athenajdo Abazi i njohur si Amarildo telefonon shtetasin nën hetim Jorgo Naçi dhe i tregon se pas 40 minutash do të ishte “aty” duke nënkuptuar se paraprakishit kishin rënë dakort për vendin e takimit. Biseda ka këtë përmbajtje:

600 – Alo!

312 – 0 derman, për dyzet minuta jam aty unë, mirë?

600 – Në regull, hajd.

Pas kësaj bisede shtetasi nën hetim Jorgo Naçi në orën 16:34:07 telefonon shtetasin tjetër nën hetim Edison Latifi të njohur gjatë hetimit si “Edi” ose “babua” me banim në qytetin e Vlorës, me numër telefoni 0698490387 dhe i kërkon të takohet me të.

Biseda ka këtë përmbajtje:

387 – Ë vlla?

600 – Ku je?

387 – Pse ç’të duhet ty?

600 -Po s’dole këtej?!

387 – Jam me këtë shokun, ik se do dal unë më vonë. A do vish këtu?

600 – Jo, se jam në punë, hajde se të dua këtu!

387 – Mirë, dale të mbaroj këtë me ktë, ik!

600 – Hajd.

Më pas shtetasi nën hetim Jorgo e rimerr sërisht shtetasin Besnik dhe i kërkon të dijë ku është, dhe deri sa të vijë ai me gjuhë të koduar duke “nënkuptuar Amarildon” i kërkon të shikojë vendin se ku do ta strehojë lëndën narkotike; Bisedat janë zhvilluar njëra pas tjetrës më datë 21.12.2013 në orët 16:30:58, 16:32:29 dhe 16:34:24 me këto përmbajtje:

600 – Ku je?

166 – Në shtëpi, në Oxharë. 600 – Unë ku do të kaloj? 166 – Ku të duash?

600 – Unë maksimumi për një orë një orë e çerek jam, do vijë. Do takohemi në

Fier

…..

166 – Ë se mu fik për bateri o vlla.

600 – Për një orë e gjysëm maksimumi do vij në Fier. Ti në këtë ore shiko se ku e ke syrin?

166 – Mirë vlla.

Në vijim;

600 – Ë, më dëgjon?

166 – Të dëgjoj, ja të marr karikusin te shtëpia ta karikoj e të flas vlla.

600 – Mirë, mirë, dëgjo, nuk kam cfar të them. Shiko, vrit mendjen, ku për atë dhe për një orë e gjysëm do takohemi bashkë.

166-Hajd.

Pas këtij komunikimi shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” mban komunikime të shpeshta me shtetasin tjetër nën hetim Athenajdo Abazi ose “Amarildo” me të cilin takohet rrugës së Vlorës dhe së bashku shkojnë në drejtim të Fierit për të takuar shtetasin Besnik për t’i lënë në ruajte për një kohë të shkurtër lëndën narkotike sipas bisedave të bëra më parë. Me shtetasin nën hetim Athenajdo Abazi ose Amarildo është edhe shtetasi tjetër nën hetim nga Saimir Shosha me numër telefoni celularë 0698628802 bashkëpunëtor i tij i ngushtë i cili e ka ndihmuar në transportin e lëndës narkotike. Si shtetasit nen hetim Jorgo Naçi ashtu dhe shtetasve Athenajdo Abazi Saimir Shosha dhe Besnik, gjatë orareve 17:30-18-30, rezultojne ne te njetin vend, ne Fier e zonat perreth tij, sipas antenave, nga kanë komunikuar me telefonat e tyre celularë.

Në nisje nga Vlora për në drejtim të Fierit për tu takuar me shtetasit e cituar më lart shtetasi nën hetim Jorgo Naçi komunikon me shtetasin e njohur si “Tani” me nr. telefoni 0698164161 dhe takohen së bashku. Këtë shtetas do ta hasim edhe më poshtë, për të cilin do të ndalemi në vijim. Biseda ka këtë përmbajtje:

600 – Alo!

161 – O vlla, çfar po bën?

600 – Hic, ja po rimë.

161 – Ku je?

600 – Këtu në punë.

161 – Të vijë aty te lokali?

600 – Jo, te Porti!

161 – Po ku te porti, në çvend?

600 – Te dera e portit.

161 – E mirë se po vijmë atje.

600 – Hajde!…

Në orën 17:00 shtetasi nen hetim Jorgo Naçi ose “Mili” komunikon sërish me shtetasen “Monda” në Itali për mbërritjen e vëllait të tij “Niku” dhe bashkëpunëtorit tjetër të paidentifikuar akoma por të njohur si “Arseni”. Biseda ka këtë përmbajtje:

0393274697076 – Harove që do më thoshje se në çfar ore do arinin?

600 – Tashti do shkëputet ai, llogarite, sa është ora?

076 – Pesë pa dhjetë.

600 – Në orën nëntë e gjysëm dhjetë e ke aty të darkës.

076 – Po sikur të veja nëser në mëngjes ta takoja atje unë, ku do flinte ai?

600 – Në Monopoli.

076 – Të më priste mua nesër në Brindisi]e pastaj të ikte në Monopoli.

600 – Nuk fle në Brindisi.

076 – Ka makinë ai?

600 – Jo, janë pa makinë, do vijë t’i marri ai djali nga Monopoli.

076 – Ajo gruaja deri në orën dhjetë ma lë makinën mua, më vonë pastaj më bën probleme.

600 – Po nuk ke ndonjë mik ti nga ata që rrini, punoni që bëni?

076 – Jo, nuk as një nga ata unë.

600 – E di pse duhesh sot, se duhet të bësh një muhabet se je dexhizive, që do vijë andej nga ty ky, do rijë andej apo do rijë këtej.

076 – S’ka problem, të rrintë te mua ajo vajza, nuk ka problem fare, deri në orën dhjetë ma lë makinën ajo gruaja.

600 – Po nesër në mëngjes kur bëhet fjalë?

076 – Nesër në mëngjes nuk ka problem dhe në orën nëntë e çerek jam atje tek ai përpara.

600 – Mirë, ai e ka numrin tënd, do të baj një zile do vish në Brindisi ti do vijë dhe ai në Brindisi.

076 – Ok.

600 – Mirë, dhe shikoje vetë tani. Mund të vijë dhe vetë unë për nja dy ditë.

076 – Ishte mirë, thashë të bënim dhe ne Vitin e Ri si të gjithë jo si jevqitët.

600- Mos e vri mëndjen, do ta bësh shkëlqyeshëm po të them, do vijë unë e do takohemi, mirë?

076 – Po kjo motra jote do vijë ta bëjë Vitin e Ri këtu?

600 – E, e. Do vijë unë para Krishtlindjeve.

076 – Ok.

Vëllai i shtetasit nën hetim Jorgo Naçi, shtetasi nen hetim Niko Brahimi i cili është, i biri i Ilmi-ut dhe Peshqeshes, i datëlindjes 31.10.1962, lindur dhe banues në Vlorë ka ikur në Itali me traget te linjes Vlore-Brindizi me datë 21.12.2013 rreth orës 14:53 dhe është kthyer nga Italia me datë 27.12.2013 në orën 09:51 në Portin e Durrësit.

Ne orën 17:23:17 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi në pritje për tu takuar me shtetasin nën hetim Athenajdo Abazi ose Amarildo komunikon me një shtetas tjetër shqiptar në Itali me emrin “Erion” me numër telefoni 00393891019648 dhe interesohet per mbërritjen e vëllait të tij atje, masave që duhen marrë për t’i ndihmuar e parë kjo me nevojën e mbështetjes për fshehjen dhe transportuar lëndën narkotike kur të mbërrijë në Itali. Biseda ka këtë përmbajtje:

0393891019648 – Alo!

600 – Do dalësh në darkë t’i marrësh se janë pa makinë ata.

648 – Kush është, me ke është ai?

600 – Niku me atë shokun e tij.

648 – Në ç’orë vjen trageti?

600 – Në dhjetë e ke aty, tashti u nis trageti. me minuta.

648 – Tani u nis, pse në dymbëdhjetë të natës do shkoj në Brindisi unë?!

600 – Jo, jo në dhjetë e gjysëm ik ti se ata janë të parët, s’kanë as makinë e asnjë gjë, do dalin direkt, do marrin vuliat, i more dhe ike ti.

648 – Mirë, mirë.

600 – Dua që të mos më qahen ata, gjesdisi një çikë nesër me makinë, bëju nga një xhiro.

648 – Unë do iki që në katër të mëngjesit në punë.

600 – Po mirë do u lësh makinën ose do u gjesh një shofer, ti e di vetë tani.

648 – Hajde, mirë.

Para largimit nga territori shqiptar me anije, shtetasi nën hetim Niko Brahimi komunikon tre herë në orët 17:37:49, 17:40:51 dhe 17:42:33 me vëllain e tij “Mili” lidhur me personin që do ti lënë lekët që lidhen me transportin e lëndës narkotike.

Bisedat janë sa vijon:

1 .Biseda e orës 17:37:49

075 – Ë?

600 – Ky shoku jot erdhi e takova unë, kemi një shok të përbashkët ne për të lënë ato lekët?

075 – Po pse ku e ka problemin ai?

600 – Ashtu është puna, ashtu bëhet realiteti. Të përbashkët të të dy anëve.

075 – Po tashti ku ta gjej unë?

600 – Nesër, nesër, më thuaj një emër ti mua se e lashë të takohem nesër në mëngjes.

075 – E mirë, të mendohem një herë.

600 – Mendohu dhe më thuaj.

 

2.Biseda e ores 17:40:51

600 – Ë Niku?

075 – Për te Taku, nuk i the për Takun?

600 – Te kush Tak?

075 – Te Taku.

600 – E njeh Takun ai?

075 – E njeh, si s ‘e njeh.

600 – Në regull.

075 – Ta marr t’i them unë?

600 – E, mere, po ashtu takohuni e i lini te Taku i thuaj!

075 – Ok.

 

3.Biseda e ores 17:42:33

600 – Ë Niku?

075 – E mora unë, fola me atë.

600 – E, në regull?

075 – I thashë unë, ai është vëllai im dhe të shtëpia ime t’i lesh, ik më tha, pa problem tha, do e regullojmë.

600 – O te Taku ose ti lëri te mua.

075 – E, i thashë, ik më tha mua, pa problem.

600 – Mirë, në regull.

Shtetasi me emrin “Taku” identifikohet me këtë emër me numër telefoni 0694880354 më datë 24.12.2013 në komunikim me shtetasin “Mili” rreth orës 22.00 pasi ishte sekuestruar lënda narkotike, por për këtë do të ndalemi në vijim. Nga tabulatet e marra për këtë numër, pra per numrin telefonik 0694880354, rezulton se më datë 21.12.2013 në kohën kur shtetasit “Niko” dhe “Mili” komunikonin sa më sipër, shtetasi “Niko” me numrin celular 0697819075 ka kryer komunikime me numrin 0694880354 si dhe në vijim në datat 22; 23 dhe 24 dhjetor ka kryer komunikime me këtë numër nga numri celularë italian 00393891019648 që pas shkuarjes në Itali do të përdoret kryesisht prej tij dhe jo prej shtetasit tjetër shqiptarë me emrin “Erion” që e përdori më lart në komunikim me “Milin”.

Pas këtyre bisedave, shtetasin nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” e merr në telefon shtetasi nën hetim Athenajdo Abazi ose “Amarildo” i cili së bashku me bashkëpunëtorin e tij nga Berati shtetasin nën hetim Saimir Shosha i njohur nga bisedat telefonike si “Saja” ose “Miri” po sjellin lëndën narkotike. Biseda zhvillohet ne orën 17:49:32 dhe ka këtë përmbajtje;

600 – Alo!

312 – Ku të vijë unë te shtëpia apo te puna?

600 – Ku je ti? Unë po vijë rrugës me makinë. Po s’je futur akoma mos u fut

kthehu në vend!

312 – Jo, unë për dy minuta futem këtu te “kripa”, të kthehem unë?

600 – Aty, gjej një nënkalim dhe prit se ja rrugës jam unë për dy minuta futem

në Pus Mezin.

312 – Ok. Hajd.

Pas kesaj bisede në orën 17:49:46 shtetasi “Mili” komunikon me një shokun e tij të punës me numër telefoni 0692456855 dhe i kërkon ta zëvëndësojë te puna pasi për dy ditët në vijim është i zënë, duke pasur kështu në konsiderate faktin se do të shoqëronte lëndën narkotike për në Itali. Biseda ka këtë përmbajtje:

600 – E di pse të mora?

855 – Ë?

600 – Kam hall dhe dua të më zëvendësosh!

855 – Po për kur?

600- Nesër dhe pasnesër më e pakta.

855 – Po nesër kam një drekë.

600 -Po të gjej ndonjë tjetër për nesër dhe të ashtu dy ditët e tjera? Mundet të më duhet një ditë mundet të më duhen dy ditë.

855 – Të vijë të hënën?

600 – Në regull rofsh.

 

Më pas shtetasi nën hetim Jorgo vijon komunikimet me bashkëpunëtorin e tij Athenajdo Abazi ose Amarildo për takimin mes tyre pasi ai po vinte në drejtim të Vlorës me lëndë narkotike për t’ja dorëzuar atij dhe ky do të duhej ta orientonte atë. Biseda e orës 17:50:53 ka këtë përmbajtje:

600 – Ë?

312 – Të kthehem këtu në Penjanja unë, çfarë është kjo?

600 – E, në Panaja do kthehesh dhe dil në krahun tjetër.

312 – Ka dalje të dal unë ne krahun tjetër?

600 – Ka.

Pas kësaj bisede në orën 17:53:04 shtetasi nen hetim Jorgo Naçi ose “Mili” telefonon shtetasin Besnik nga fshati Oxhare për të cilin ka indicie se i ishte ngarkuar strehimi i lendës narkotike dhe biseda ka këtë përmbajtje:

166 – Ëvlla?

600 – Ku të vijë unë?

166 – Ku je ti tani?

600 – Unë rrugës, s’ka arritur akoma në Fier.

312 – Kur të ashtu më bëj një zile mua!

600 – E mirë.

Pas rreth 10 minutash shtetasi Jorgo Naçi ose ndryshe “Mili” takohet me shtetasin nën hetim Athenajdo Abazi ose Amarildo dhe bashkëpunëtorin e tij shtetasin tjetër nën hetim Saimir Shosha. Biseda midis “Milit” dhe Amarildos e orës 18:02:40 flet për këtë fakt. Biseda ka kete permbajtje:  ‘

312 – Ë derman?

600 – Je kthyer ti?

312 – Po, jam me Rexhina unë këtu, me një benz.

600 – Je me bllokazhe?

312 – Po.

600 – Këtu jam unë te mbikalimi, të pash.

312 – Hajd.

Pas rreth 10 minutash shtetasi Jorgo Naçi telefonon sërisht shtetasi Besnik tek i cili ishte nisur tashmë për të shkuar pasi ka marrë lëndën narkotike nga Amarildo e bashkëpunëtori i tij dhe bisedat e orëve 18:13:27 dhe 18:14:00 dhe 18:20:41 janë sa vijon;

  1. Biseda            e orës 18:13:27 166 – Ë vlla?

600 – Ke mundësi të na dalësh një çikë përpara se jemi vonë.

166 – Hajd.

600 – Qoftë dhe pesë km a gjashtë sa të kesh mundësi.

166 – Hajd

  1. Biseda            e orës 18:14:00. 600 – Ë vlla?

166 – S ‘kam makinë, jam në këmbë.

600 – E mirë se ja po nxitoj unë.

3.          Biseda e orës 18:20:41.

166 – Hajde, këtu jam!

600 – Ku, në ç’vend? Në rrugë je?

166 – Në rrugë.

600 – Hajd se erdha.

Shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” pasi ka siguruar lendën narkotike te shtetasi Besnik, sërish telefonon shtetasin nen hetim Amarildo i cili po e pret të takohet me të diku afër jo larg dhe bisedat e orëve 18:25:39 dhe 18:39:22 janë zhvillohen si me poshte vijon:

Biseda e orës 18:25:39.

600 – Po vijë, po vijë.

312 – Pa vajtur te Ura e Sheqit jam këtu te “L ‘amur” te ky hoteli që hyn direkt, kupton?

600 – Për 7-8 minuta jam aty.

2.Biseda e orës 18:39:22.

312 – Ë vlla!

600 – Ku je?

312 – Këtu te lokali brënda.

600 – Në ç’vend?

312 – (Pyet dikë)Si quhet ky lokali këtu? “L ‘amur” te ky hoteli pa vajtur te ura e Sheqit.

600 – Ok, ja se erdha.

312 – Kaloje urën e Sheqit dhe hajde, në ura e Mbrostarit, hajde.

600 – Në regull

Pas ndarjes prej shtetasve Athenajdo Abazi ose Amarildo dhe Saimir Shosha, shtetasi nën hetim Jorgo Naçi në orën 19:56:16 komunikon me shtetasin Armand i njohur ndryshe si “Mandi” dhe ndermjet tyre zhvillohet kjo bisede:

226 – Alo!

600 – Ku je, po fle ti?

226 – Jo, unë tani sa do ikja që andej.

600 – Më lindi një ide tjetër mua. Unë po vijë për në Vlorë por s’e besoj të

presësh ti flasim nga afër.

226 – Sa do vonohesh ti?

600 -12-13 minuta.

226 – Do të pres se s’bën.

600 – Ok, do na presësh, te lokali i Xhinos hajde shpejt.

226 – Të takoj një shok deri në çentral dhelvijë, ok.

 

Sërish në orën 20:29:40 shtetasi Jorgo Naçi insiston te takojë shtetasin Armand dhe zhvillon biseden ne vijim;

600 – Ku je?                                                ;

226 – Erdha, ku je ti?                                  –

600 – Unë këtu te EHV, te Sokoli.

226 – Te Universiteti?

600 – Në rrugë, në rrugë.

226 – Ë në rrugë, erdha!

600 – Hajd.

Pas kësaj bisede shtetasi Jorgo Naçi ose “Mili” telefonon shtetasin “Tani” me nr. telefoni 0698164161 në orën 20:37:45 dhe i kërkon ta takojë sërish të nesërmen. Biseda zhvillohet e tille:

161 – Ë vlla?

600 – Të bezdisa dhe një herë unë.

161 – Jo, ç’është ky muhabet?!

600 – Dëgjo, nesër në mëngjes kur del se dua të të pyes për diçka?

161 -Po ja tani s’takohemi dot ne?

600 – Do vish këtu te shtëpia?

161 – Këtu jam unë te lagja jote.

600 – Ku në ç’vend je?

161 – Jam këtu nja 100 metra larg lokalit tënd.

600 – Nga ana e postës?

161 – E, nga ana e postës.

600 – Dil në rrugë se kalova tani.

161 – Në rrugë jam.

Të nesermen me datë 22.12.2013, ne oren 07:50:33, shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” komunikon sërish me shtetasen Monda në Itali ku kjo e fundit interesohet për takimin që do të kryejë me vëllain e tij të quajtur Niko tashmë të mbërritur në Itali.

Biseda zhvillohet e tille:

0393274697076 – Alo!

600 – Mirmëngjes.

076 – Nuk më mori mua ai mbrëmë në darkë.

600 -1 thashë unë për sot në mëngjes, s’vije dot.

076 – Nëm numrin se e marr unë!

600 – Aty është ai, ja do flas unë çfar numri ka hapur dhe do ta dërgoj më mesazh.

076 – Ok.

Ne oren 08:01:08 shtetasi Besnik pasi ka sistemuar për një natë sasinë e lëndës narkotike merr në mëngjes shtetasin “Mili” në telefon dhe komunikon me qëllim që ky i fundit të vijë e ta marrë atë. Biseda zhvillohet e tille:

600 – Ë Beso?

166 – Këtu në fshat jam, po ri.

600 – Ja se do vijë unë, nuk vonohem.

166 – Hajde vlla.

Ne oren 08:08:50, shtetasi nën hetim Jorgo komunikon me shtetasin “Tani” me nr. celularë 0698164161 i cili siç do të rezultojë dhe më poshtë do të marrë nga shtetasi Besnik lëndën narkotike dhe do ta dërgojë në fshatin Akërni tek shtetasi nën hetim Agur Malaj (deklarimet e shtetasit nen hetim Vehbi Bajramaj) për llogari të shtetasit Jorgo Naçi. Biseda ka kete permbajtje:

600 – Mirmëngjes.                                          ;

161 – Mirmëngjesi shoku.                              ‘

600 – Në shtëpi je ti?

161 – Në shtëpi, ja po pres të vijë të më mari ai shoku me makinë.

600 – Ti je në shtëpi në fshat?

161 – Jo, jo këtu.

600 – Unë kam ardhur te fshati jot. Të pres këtu unë?

161 – Prit aty.

Pas kësaj bisede, në orën 09:14:06 shtetasi “Mili” komunikon me shtetasin nën hetim Athenajdo Abazi ose “Amarildo” dhe i tregon me gjuhë të koduar se do të shkonte atje ku kishte lënë një natë më parë lëndën narkotike për ta marrë dhe kërkojnë të takohen sërisht me njëri-tjetrin në të njëjtin lokal ku ishin takuar dhe një natë më parë. Biseda ka kete permbajtje:

600 – Ë vlla?

312 – Çfar po bën?

600 – Ja po nisem për andej, për të vajtur atje.

312 – Do na presësh aty te lokali ku pimë kafe dje?

600 – Në regull

312 – Aty jemi mbledh s’erdhëm ktej. Prit aty dhe kur të jesh aty më thuaj. mirë?

600 – Ok.

312 – Prit në rrugë.


Pas kësaj bisede me Amarildon, shtetasi nën hetim Jorgo Naçi telefonon shtetasin me nr. telefoni 0698164161 dhe para se ky i fundit t’i hapë telefonin realizohet një bisedë ambientale e cila përfitohet dhe nga analiza e saj flitet për takimin me Athenajdo Abazi ose Amarildo dhe përpjekjet e tij për të gjetur një vend tjetër për lëndën narkotike që e ka dërguar te shtetasi Besnik. Biseda ka këtë përmbajtje:

X – Do takojmë tjetrin nesër.

600 – Ai tjetri na pret ne, mori qëpari, s’e dëgjove ti?

X – A, në regull pastaj.

600 – Ore, keshtu, s’i. bëj gjërat rumujë una o i bëj të pjekura o s ‘i bëj fare. Isha mbrëmë unë deri në dhjetë më atë, ai pret. Tashti po mundohemi mbase bëjmë ndonjë vend sot se na intereson ne mos i bëjmë.

Pas rreth 2 minutash, shtetasi Jorgo lidhet me shtetasin “Tani” me nr. telefoni 0698164161 dhe siç rezulton ai po shkon në drejtim të tij për në Fier. Biseda është zhvilluar në orën 09:28:14 dhe ka këtë përmbajtje:

 

161 – O vlla, ku je?

600 – Këtu te mbikalimi

161 – Te mbikalimi, ja se erdha!

600 – Hajd.

Në orën 09:40:04 shtetasi Athenajdo Abazi ose Amarildo komunikon sërish me shtetasin Jorgo Naçi dhe i kërkon të dijë për vendndodhjen dhe biseda ka këtë përmbajtje:

                  312 – U nise o derman?

                  600 – Ja tani lë rrugën e mirë ketu dhe futem te rruga e keqe.

312 – E mirë, hajd.

 

Pjesa e tretë

  Nga pjesa e tretë dhe e fundit e bisedave të përgjuara për grupin e drogës së Vlorës, duket që drejtori i ri i Policisë së Vlorës është kthyer në një makth për trafikantët. Në fakt Vlora ka regjistruar muajt e fundit një sasi rekord lënde narkotike. Më poshtë, materiali i marrë nga dosja e plotë e përgjimeve që posedon DITA:

  “….Në orët 12:20:05, 12:24:00 dhe 12:27:22 të dates 24.12.2013, shtetasi nën hetim Jorgo Naçi kryen tre biseda telefonike më përdoruesin e numrit telefonik celular 069…..355, ende i paidentifikuar. (Ky shtetas rezulton komunikuesi direkt i shtetasit nën hetim Agur Malaj në orët 19:00 – 20:30 të darkës dhe ka të përdorur telefonin në këto komunikime në të njëjtat antena ashtu si shtetasit nën hetim Agur Malaj e Vehbi Bajramaj. Në deklarimin e tij ndër të tjera shtetasi nën hetim Vehbi Bajramaj deklaron …..pasi ndalova mjetin, shtetasi Agur Malaj më kërkoi që ta ndihmoja të shkarkoja çantat nga mjeti dhe unë zbrita dhe e ndihmova duke zbritur çantat nga mjeti im ndërsa shtetasi Agur Malaj i merrte çantat nga mjeti im dhe do i spostonte në drejtim të “Kasolles së peshkatarit” pasi shtetasi Agur Malaj arriti të çonte dy nga tetë çantat dëgjuam për rreth disa zëra të cilët pyesnin se nga vajtën e nga shkuan dhe dalluam disa drita të ngjashme me ato të celularit që po afroheshin drejt nesh. Pasi dyshuam se personat që po afroheshin ishin punonjës policie shtetasi Agur Malaj bëri një bisedë telefonike ku i kërkoi bashkëbiseduesit që të hidhte kartën e telefonit. Pas kësaj bisede telefonike, shtetasi Agur Malaj ka hapur telefonin e vet dhe pasi ka nxjerrë kartën sim nga telefoni e ka hedhur atë tutje. Pasi konstatova se nuk kisha hapësira të mjaftueshme për të kthyer mjetin tim dhe për tu larguar me të kam hequr çelësat e mjetit nga kryskoti dhe i kam thënë shtetasit Agur Malaj se më more në qafe. Shtetasi Agur Malaj më kërkoi që mos ti nxirrja emrin dhe që ta mbaja përsipër vetë këtë veprim dhe u largua me vrap në drejtim të fshatit tonë Akërrni. Unë qëndrova disa minuta në errësirë në afërsi të mjetit tim me targë FR072A dhe pasi konstatova qe punonjësit e policisë po i afroheshin mjetit tim u largova dhe unë në këmbë në drejtim të fshatit tim Akërrnijë…”

 Në orën 13:22:10 të datës 24.12.2013 shtetasit nen hetim Jorgo Naçi ose “Mili” dhe Niko Brahimi, zhvillojnë një bisedë tjetër telefonike lidhur me gjetjen e njeriut që do t’i ndihmoje në darkë, në brigjet italiane, pas dërgimit të lëndës narkotike atje.

Në orën 13:49:43 të datës 24.12.2013 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” komunikon me shtetasen “Monda” në Itali sërish për zbarkimin e tij me lëndë narkotike në orët e vona të natës, vendin ku do të takohen, ndihma që ajo do t’ju japë atyre për të strehuar lëndën narkotike dhe transportuar atë, etj. Edhe në këtë bashkëbisedim ata përdorin gjuhë të koduar si “vajza” kur flasin për Nikon dhe djemte që e shoqërojnë,”trageti” dhe nënkuptojnë skafin, etj. Biseda ka këtë përmbajtje:

0393……076 – Alo!

600 – Ë?

076 – Sapo u dëgjova unë me atë se kishte humbur atë kodin e skedës dhe më morën sot në mëngjes.

600 – Folu, fola, s ‘dinin kodin, u bëra dhe unë merak, mora një Italian sot që me anë të tijë u lidha.

076 – U bëmë të gjithë merak. Dëgjo, unë mund të gjej një e të vete deri aty ku është ai, të gjej një makinë. Sonte në darkë do vish ti?

600 – Ja t ‘i hypi tragetit dhe sonte në darkë do jem aty.

076 – E di pse Mili?

600 – E.

076 – Ajo duhet të më binte një vjazë mua andeja.

600 – Çfar do vinte?

076 – Do më binte një vajzë ajo që atje dhe të takoheshim në Brindisi e pastaj të çoja unë atje ty.

600 – Ku do më çoje?

076 – Ti do vesh te ata apo do rish ne Leçe?

600 – Unë do vijë të ata, më kupton?

076 – Do të vesh te ata?


600 – Atje do vijë që kam vendin për të ndenjur, pastaj do shikojmë e do vemi por duhet një njeri që të lëvizi me ata se ata s’dinë as rrugë…

076 – O Mili, nuk mbajnë fjalën ata. Unë ja gjeta njeriun me të gjitha, mbrëmë kam ndenjur deri në njëmbëdhjetë e gjysëm deri sa të kam marrë ty ne telefon.

600 – S’më kuptove, le sot takim me ata këtu?

076 – E, dhe nuk më erdhën dje.

600 – Sot ke lënë takim me të?

076 – Më tha që do të çoj mesazh e deri tani s’ka nisur mesazh akoma.

600 – Ashtu, ai miku që ke ti që do rijë me ata do ja japësh sot që të rijë me ata deri nesër në darkë.

076 – Nuk ka probl. Unë u gjeta dhe ku do flinin hotel e të gjitha.

600 – Italianin që do t’i bredhi me makinë do t’ia japësh që sot në darkë në tetë të darkës deri nesër në darkë, do ja heqim ne shpenzimet, pa merak.

076 – E di unë atë muhabet Mili.

600 – Mos e vrit mendjen. Thjesht kontakto dhe lidhi me atë kur të veje ai. Ti nuk vjen dot, s’ke mundësi?

076 – Vijë, dëgjo tashti hallën, i thuaj atyre ta marrin rrugën tani përpara, se unë gjej dhe makinë e të ngjitem deri atje ku vjen ti sonte.

600 – Po.

076 – Vetëm duhet të më bjerri një vajzë urgjent.

600 – Si?

076 – Duhet ta bjeri një vajzë nga ato urgjentë.

600 – Po.

076 – Jam unë atje i pres atje ku do vish sonte në darkë.

600 – S’do më presësh mua ti se do vijë vetë unë, s’ka problem.

076 – Unë të iki të zbres, zbres këtu ku jam dhe në darkë vijë aty e takohemi me ty por jo aty afër por më larg.

600 – Po ti ri dot, po të kesh mundësi të rish, me ta?

076 – Po, nuk e kam problem.

600 – Po ndenjte me ta, ik ri me ta dhe kur të vijë unë do takohemi bashkë.

076 – Mirë.

600 – Do të flasi ai më qartë më kështu se s’të flas dot, s’kam çfar të them më në telefon.

076 – I thuaj atij ta bjerri një vajzë më vete se unë ja dërgoj……………………. dhe

unë ri me ata.

600 – Po në regull, ik ti me atë djalin që ke me makinë e rini bashkë!

076 – Ok, dakord.

600 – Kur tu marr unë në telefon hajdeni e më merrni mua, e kupton tani?

076 -Ok, ok, Mili.

600 – Mbaroj!

Në orën 13:35:37 shtetasi nën hetim Jorgo Naçi në bashkëbisedim me përdoruesin e numrit telefonik celular 0693…..37 komunikon për ikjen në darkë në Itali dhe kërkon të mos tregojë te puna ku ai punon. Biseda ka këtë përmbajtje:

137 – Alo!

600 – Çfar po bën?

137 – Po punoj.

600 – Unë tani do vete të marr robat dhe do iki. Atyre i thuaj ti që është në punë

mbasdite, do vete të marr dhe xhaketën dhe ta lë…

137 – Po makinën?

600 -Do e mbyll te shpia.

137 -Po çfar robash do marrësh?

600 – Do marr xhaketën e punës që t ‘u them atyre…

137 ~Po që the do marr roba.

600 – Asgjë, do vishem, ç’far robash, nuk marr roba unë.

137-Ok.

600-Hajd.

Ne orën 14:09:17 flasin së bashku me shtetasin nen hetim Jorgo me gjuhë të koduar i thotë shtetasit Edison “shpjet se po më ikën trageti” ku në të vërtetë ai do të lëvizë me skaf. Biseda ka këtë përmbajtje:

387 – Ja po vijë, te fusha e aviacionit jam. 600 – Hajde se më ikën trageti mua.

387 – Erdha.

 Në orën 18:26:16 të datës 24.12.2013 shtetasi nen hetim A.A. telefonon shtetasin nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” dhe nga biseda ky i fundit, i tregon atij se në vijim do të takohet me shtetasin “Mandi” ku dyshojmë se nënkuptohet skafisti dhe se sonte do të nisej për të dërguar lëndën narkotike në Itali. Ata përdorin gjuhë të koduar kur flasin ikjen në Itali duke u shprehur “do të ikshësh në dasëm”. Biseda ka këtë përmbajtje:

312 – Ë derman?

600 – Çfar bën ti? Do takohem pastaj me Mandin dhe do t ‘i them unë. 312 – Mir, në regull. Do takohesh ti?

600 – E, do takohem.

312 – Do ikësh në dasëm ti sot?

600 – Do vete, do vete e do takohem unë me të.

312 – Ok.

600 – E lëmë për tu takuar në darkë ne.

Me të njëjtën gjuhë të koduar shtetasi nën hetim A.A. në orën 15:16:33 ka folur me shtetasin nën hetim Saimir Shosha kur bisedohet për ikjen në ltali të shtetasit “Mili” si dhe për paratë që atij i duheshin për t’ia dhënë një personi nga Durrësi. Biseda ka këtë përmbajtje:

312 – Ë derman?

802 – Çfar bëre?

312 – Hiç, ja po iki prap në Pogradec po ri andej sa të takoj atë motër q….

802 – Ore, merrma një çikë me vete atë, merrma!

312 – Pooo, ec se të llafos vllai. Çfar po bën?

802 – Hiç, po ri, ja sa hodha ato filmat e shpellës.

312 – Po iku në dasëm ai do të shkruaj mesazh, mirë?

802 – Ok se po vjen ai vetë këtu o burr.

312- Kush?

802 -Ai i Durrësit.

312 – Ë, i thuaj, ja prit deri në darkë.

802 – I them për nesër unë.

312 – E, në darkë flasim i thuaj.

802 – Ok, hajd.

Në orën 19:46:05 shtetasi në hetim Elidon Latifi tenton të marrë shtetasin Mandi me telefon dhe ky i fundit po vonohej t’ia hapë atë dhe gjatë kësaj kohe përfitohet një bisedë ambientale midis shtetasin Elidon Latifi dhe një shtetasi tjetër afër tij ku flitej për çanta e sistemimin e tyre. Biseda ka këtë përmbajtje:

387 – Ato donin nja tridhjetë çanta t’i sistemoje ti. 125 e gjitha.

Sërish shtetasi nën hetim Elidon Lalifi këmbëngul të komunikojë me shtetasin Mandi në orën 19:56:54 dlic arrin të komunikojë kur rezulton se atij në këto momente policia i kishte bllokuar njërin prej skafeve që kishte dhe biseda ka këtë përmbajtje:

387 – Ku je?

226 – Po më sekuestroi skafin ky zotnia se kisha ngarkuar ca hekurishte unë.


Këtu në Tri Port akoma.

387 – Ndonjë shef i ri?

226 – E…

387 – Çfar e quajnë?

226 – Ku e di unë?!

387 – Po është ai shoku im atje?

226 – Kush?

387 – Eugeni!

226 – Jo, jo.

Ne orën 19:57:17 shtetasi nen hetim Jorgo Naçi ose “Mili” duke numëruar pakot me lëndë narkotike konstaton se njëra prej tyre ishte e grisur dhe me gjuhë të koduar duke përdorur fjalën “xhinse” në vend të fjalës “pako” telefonon shtetasin Athenajdo Abazi ose “Amarildo'” dhe e pyet për këtë problem. Biseda ka këtë përmbajtje:

600 – (ambientale) Të ulemi t’i numërojmë.

312 – Ë derman?

600 – Ore, të të pyesja një çikë unë, a kishe ndonjë palë xhinse të grisura atjeqë i kishe qepur?

312 – E. e, e.

 600 – Ë. kishe?

312 – E. e se i pashë për një shok.

600 – Nuk të dëgjova?

312 – E. se e hapa, i shqita për një shok se s’i nxinin.

600 – Në regull, në regull.

312 – Mos e vrit mëndjen ti, janë të çara njësoj ato xhinset.

600 – Ok, ok, hajd. Natën.

312 – Ik derman!

Ne orën 19:59:20 shtetasi nën hetim “A.A.” telefonon shtetasin nën hetim Saimir Shosha dhe e pyet për shqetësimin e Emilianos për “xhinset e grisura”.

802 – Ë vlla?

312 – Të të pyesia unë ty se më mori Emiliano në telefon e më tha, ato xhinset kishte të shkitura aty, i kishe shkitur ti?

802 – Si?

312 – Nga ato xhinset që i çuam Emilianos neve kishe të shkitura, që i ke treguar ndonjërit ti?

802 – Po, një, një.

312 – E. një.

802 – E, pse?

312 – Më pyeti ai se deshte ta dinte.

802 – Ok.

Pas këtij momenti shtetasi A.A. do i dergon mesazh atij duke ja konfirmuar sërisht gjendjen e mirë të pakove.

Pas këtij momenti në vendin ku gjendeshin shtetasit e mësipërm ndërhyn policia dukc bërë të mundur të sekuestrojë në këtë zonë që njihet si Hidrovori në bregdetin e Vlorës, një automjet të markës “Mercedes Benz Vito”, me targa AA 607 DF ku brenda tij gjendeshin të ngarkuara disa canta ku brenda kishin disa pako me lëndë narkotike të llojit “cannabis sattiva”. Nga peshimi i këtyre pakove rezultoi se ishin 710.7 kg. Krahas këtyre pakove në këtë automjet janë gjetur edhe tre bidona plastik të mbushur me karburant që shërbejnë për gomonen e cila mendohet se do të bënte transportin.

Sikurse dhe u tha ne paragrafet e mesiperm te ketij vendimi, nga provat e paraqitura nga prokurori ne seance gjyqesore, nga kontrolli në këtë territor është bërë i mundur pas pak çastesh në një largësi prej afro nje km në vijë ajrore gjetja edhe e një tjetër automjeti të braktisur me ngjyrë të bardhë, i tipit “Fiat Ducato”, me targa FR 072 A taxi, ku në një distancë rreth nje m pranë tij ishin të hedhura gjashtë çanta me ngjyrë të zezë brenda të cilave kishte disa pako me lëndë narkotike të llojit “cannabis sattiva”. Në një distancë prej afro 15 metrash nga ky automjet u gjetën edhc 2 (dy) çanta të tjera të zeza të mbushura me pako me lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”. Nga peshimi i tyre së bashku rezultoi se peshonin 205.6 kg.

Gjithashtu, sikurse u tha dhe ne paragrafet e mesiperm te ketij vendimi, rreth orës 20;45 në vendin e quajtur “derdhja e Pashait” në bregdetin e Vlorës afro 500 metra pa shkuar aty, u konstatua i braktisur në anë të detit një mjet lundrues gomone ngjyrë gri rreth 6 metra i gjatë me mbishkrimin “Fler 575”, me një motor të madh pa mbishkrime. Gjithashtu prane gomones u gjet edhe; një motorr i vogël, i braktisur, pa mbishkrime. Te gjitha sendet e gjetura, u sekuestruan me cilësinë c provës materiale. Sikursc u tha me siper, të nesermen, më datë 25.12.2013 shtetasi nën hetim Vehbi Bajramaj paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë për të marrë njërin prej automjeteve të sekuestruara, c konkretisht automjetin e braktisur rne ngjyrë të bardhë, i tipit “Fiat Ducato”, me targa FR 072 A taxi, duke pretenduar se ia kishin vjedhur një natë më parë në parkigun ku ai e linte. I ndodhur nën dyshimin e bazuar ne prova, si i dyshuar ne vepren penale te trafikimit te narkotikeve, eshte kryer arrestimi i tij. Nga sendet e tij personale eshte dhe nje numer telefonik celular 0697…..

Ne bazë të tabulateve të marra për numrin e tij celularë 069…., rezulton se shtetasi nen hetim Vehbi Bajramaj, natën e ngjarjes, rreth orës 20.00 ai ka lëvizur në të njëjtën zonë si edhe shtetasit e mësipërm “Mili” etj. Po ashtu ai ka komunikur në këtë orë disa herë me numrin e telefonit celularë 0693378654. Nga kqyrja e telefonit të tij celular, numri celular 0693…. rezulton i regjistruar si “Guriu Akërni”.

Nga marrja e tabulateve për numrin celularë 06933….. rezulton se ky numër natën e ngjarjes ka kryer komunikime të shumta me numrin telefonik celular 06984…. deri në orën 20.30. Numri telefonik celular 06984…. siç e cituam më lart ka kryer biseda telefonike me shtetasin nën hetim Jorgo Naçi ose “Mili” të cilat janë përgjuar dhe i cituam më lart. Nga tabulatet e marra për numrin celularë 06984…. rezulton se ky numër, ka kryer komunikime të shumta si me numrin në përdorim të shtetasit “Mili” 06945…., por edhe me numrat 06981…., etj.

Gjate hetimit paraprak, i pyetur me cilesine e personit nën hetim shtetasi Vehbi Bajramaj ndër të tjera ka deklaruar:

“Më datë 24 dhjetor 2013 kam qene ne shtepinë time në fshatin Akërni, Vlorë së bashku me familjen time dhe jam telefonuar në telefonin tim celularë me numer 0697… nga bashkëfshatari im i quajtur Agur Malaj, i cili është djali i Kasëmit, i moshës rreth 35-40 vjeç. Agurit i kisha të regjistruar numrin e tij celularë të cilin e kam me emrin Agur Malaj të regjistruar në telefonin e sekuestruar nga policia. Mbaj mend se numri i tij përfundon me numrin 4 në fund. Shtetasi Agur Malaj më kërkoi në telefon që të dilja jashtë nga shtëpia ime për ta takuar dhe unë dola dhe e takova rreth 30 metra nga shtepia ime. Shtetasi Agur Malaj po më priste në këmbë në anë të rrugës. Dua të saktësoj se dy ditë më parë shtetasi Agur Malaj më kishte kërkuar që të trasportoja për të disa balla bari për lopët. Pasi takova shtetasin Agur Malaj e pyeta nëse bëhej fjalë për të trasportuar ballat e barit dhe ai mu përgjigj që nuk bëhej fjalë për ballat e barit duke shtuar se e kishte litarin në fyt dhe se bëhej fjalë për një tjetër punë.

Atëhere unë e pyeta shtetasin Agur Malaj se për çfarë bëhej fjalë konkretisht dhe ai mu përgjigj duke më thënë se kishte një sasi hashashi tek stallat dhe se duhej ta çonte me doemos në pyll në zonën e Hidrovorit duke më përsëritur se e kishte litarin në fyt. Unë fillimisht refuzova ta ndihmoja dhe i thashë se nuk pranoja të përzihesha me këto punë por pas insistimeve të shumta të shtetasit Agur Malaj dhe garancisë që mora nga ai se nuk do të kisha asnjë problem në të ardhmen unë pranova ta ndihmoja. Pas kësaj bisede me shtetasin Agur Malaj unë ika tek shtepia e komshiut tim ku parkoj zakonisht në darkë mjetin tim më targë FR 072 A, pasi nuk ma nxë tek oborri i shtëpisë time dhe, pasi mora mjetin tim, dola në rrugë, mora në makinë shtetasin Agur Malaj dhe së bashku lëvizëm dhe shkuam direkt tek hangari i lopëve i shtetasit Agur Malaj, i cili ndodhej rreth 600 metra më tutje, në afersi të shkollës tetë vjeçare Akërrni. Pasi ndalova mjetin tim me targë FR 072 A tek porta e hangarit, unë së bashku me shtetasin Agur Malaj hymë në hangar ku unë pashë se ishin tetë çanta të mëdha me ngjyrë të errët. Në brëndësi të çantave dallohej se kishte topa të mbështjellë me material të ngjashëm me letrën e aluminit. Unë e ndihmova shtetasin Agur Malaj të ngarkonte çantat në mjetin tim dhe gjatë këtij veprimi kostatova se çantat ishin shumë të rënda dhe mendoj se duhet të peshonin më tepër se 20 kg secila.

Pasi sistemuam tetë çantat në mjetin tim me targë FR072A, unë hipa në timon të mjetit ndërsa shtetasi Agur Malaj, pasi zhvilloi një bisedë telefonike ku i tha bashkëbiseduesit se po nisej, hipi dhe ai në automjetin tim duke u ulur në vëndin e parë. Mënjëherë u nisëm në drejtim të Hidrovorit të Akërnisë i cili ndodhej rreth 9 km nga vëndi ku ishim. Pas rreth 20 minutash arritëm tek zona e hidrovorit dhe më saktësisht tek një vënd që unë e njoh si “Kasollja e peshkatarit”. Shtetasi Agur Malaj më tha që të ndaloja mjetin tim rreth 20 metra pa arritur tek “Kasollja e peshkatarit”.

Dua të saktësoj se gjatë rrugës për tek hidrovori shtetasi Agur Malaj më ka siguruar sërisht se nuk do të më ndodhte gjë dhe unë i thash se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që e ndihmoja për këto lloj punësh. Pasi ndalova mjetin, shtetasi Agur Malaj më kërkoi që ta ndihmoja të shkarkoja çantat nga mjeti dhe unë zbrita dhe e ndihmova duke zbritur çantat nga mjeti im ndërsa shtetasi Agur Malaj i merrte çantat nga mjeti im dhe do i spostonte në drejtim të “Kasolles së peshkatarit” pasi shtetasi Agur Malaj arriti të çonte dy nga tetë çantat dëgjuam për rreth disa zëra të cilët pyesnin se nga vajtën e nga shkuan dhe dalluam disa drita të ngjashme me ato të celularit që po afroheshin drejt nesh.

Pasi dyshuam se personat që po afroheshin ishin punonjës policie shtetasi Agur Malaj bëri një bisedë telefonike ku i kërkoi bashkëbiseduesit që të hidhte kartën e telefonit. Pas kësaj bisede telefonike, shtetasi Agur Malaj ka hapur telefonin e vet dhe pasi ka nxjerrë kartën sim nga telefoni e ka hedhur atë tutje. Pasi konstatova se nuk kisha hapësira të mjaftueshme për të kthyer mjetin tim dhe për tu larguar me të kam hequr çelësat e mjetit nga kryskoti dhe i kam thënë shtetasi Agur Malaj se më more në qafë. Shtetasi Agur Malaj më kërkoj që mos ti nxirrja emrin dhe që ta mbaja përsipër vetë këtë veprim dhe u largua me vrap në drejtim të fshatit tonë Akërrni. Unë qëndrova disa minuta në errësirë në afërsi të mjetit tim me targë FR 072 A dhe pasi kostatova që punonjësit e policisë po i afroheshin mjetit tim u largova dhe unë në këmbë në drejtim të fshatit tim Akërrnijë. Rreth orës tre të mëngjesit arrita në banesën time në fshatin Akërrnijë. Pasi hyra në banesë i zgjova pjestarët e tjerë të familjes dhe i tregova bashkëshortes time se çfarë më kishte ngjarë dhe ajo u mërzit shumë. Unë vendosa të shkoja në polici në përpjekje për tu shfajësuar se gjoja më kishin vjedhur fugonin. Pasi nuk arrita ti bindja punonjësit e policisë ata më arrestuan…”

 

Shtetasi nën hetim Jorgo Naçi nuk shkon në Itali pasi lënda narkotike ju sekuestrua dhe vëllai i tij Niko Brahimi më datë 27.12.2013 kthehet nga Italia së bashku me shtetasin Arsen nga Pika e Kalimit Kufitarë, Porti Durrës, kjo e konfirmuar nga të dhënat e marra nga sistemi TIMS.

Pasi ka marrë në posedim materialin e mësipërm me përgjimet telefonike, Gjykata vlereson per personin nen hetim Agur Malai se mund të ketë kryer veprën penale “Trafikimit te narkotikeve” ne bashkepunim,mbetur ne tentative. Gjykata vlereson se ndaj per personin nen hetim Agur Malai duhet caktuar masa e sigurimit “arrest ne burg”, sipas nenit 238 te Kodit Procedures Penale. Materiali mbyllet me firmën e Gjyqtares Flora Hajredinaj.

Fund

 

Share This Article
6 Comments
  • Hetimi per lesh, hajde shtyp hajde… tashi keta tipat dhe shume te tjere nuk do perdorin me celular, por do i bojn keto pune me korrier, si mafia napolitane

  • Te arrestuarit mos te behen merak,pasi gjykata si zakonisht do t’i quaj biseda te montuara . Kushtu qe prokuroria e policia nuk ka fakrte.Ju do liroheni e do merrni leket per ato dite qe kini qene te arrestuar,edhe pse te “pafajshem”.
    Hajt mireupafshim Mano! Kujdes andej nga kasabaja!

  • po ilirin e partis e kapene me video e nxorene fallco kushe i garanton keto jane te vertete pse merni njerzit kote ne qafe o shtete qe kure sqe pere shqiperi dhe pere shqipataret

  • Nese do lirohen dhe keta,athere drejtesia ne shqiperi ka marr fund,duhet te jepet komanda”SOS”Ngreu o popull i gjithi ne kembe,te mbrohet ky vend nga keta shejtan,e qe te behet drejtesi,s’pari duhet te behet kurban i madhnueshmi-Nishan..!.

  • Nuk eshte profesionale te publikosh detaje te dosjes pa mbaruar proesi gjygjesore, ju gazetare dhe prokuroret qe ju kane dhene materialin po shkelni me dy kembet ligjin,,, prandaj publikime te tilla nuk jane interesante per publikun..

  • Me siguri do te kete lidhje me Sokol çelen si drejtues ne policine kufitare te Vlores pasi ka eksperience kur ka qene drejtues ne Pogradec dhe Korçe dhe ka dosje te hapura ne Prokurorine e Pogradecit …ne vitin 1998 tani eshte shperblyer nga RILINDJA ,PARADOKS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *