Bankat midis tyre debatuan dhe hodhën për propozim dy draft-udhëzime: njëri ishte propozimi, i cili u kthye në Udhëzimin me Nr.1665/1, dt 5.3.2014 nga dy Ministritë e Financës dhe Drejtësisë, tjetri kishte propozime të tjera të ndarjes tarifore. Nga këto emaile që DITA ka mundur të sigurojë, rezulton se është shpallur fitues versioni i pakicës, d.m.th udhëzimi që dy Ministritë kanë nxjerrë nuk gëzon mbështetjen e shumicës së bankave. Votimi është kryer elektronikisht nga e gjithë anëtarësia e titullarëve bankarë dhe është dërguar në rrugë elektronike via-email tek Endrita Xhaferraj, e cila është Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Bankave. Më poshtë teksti i emaileve:
Endrita,
Une po ndaj opinionin e Bozhidarit. Kjo eshte perse MoF u ankua se fundmi.
Une jam shume i zhgenjyer rreth ketij procesi.
Fibank eshte per opsionin 1 !!! Une jam shume i surprizuar nga ky votim – ne kemi punuar per dy vjet per te arritur kete dhe kemi pasur gjithmonë konsensus në lidhje me të!!!
(pro)-1.
Te dashur,
Me vjen keq per pergjigjen time te vonuar, por sapo jam kthyer ne zyre.
UBA eshte per Opsionin 1 dhe gjithashtu mendoj se detaje të tjera që nuk janë të mbuluara në dokument do te duhet të diskutohen dhe të përcaktohen.
Gjithe te Mirat,
Emina Sisiç
United Bank of Albania
(pro)-2.
Mirembrema,
Si Pro-Credit Bank, ne jemi ne favor te opsionit 1. Përveç kësaj ne mendojme se një analizë më e thelluar duhet të bëhet në lidhje me tarifat e suksesit qe shoqerojne procesin, si dhe te përqindjes – si tarifë suksesi, në perfundim të fazës së mbledhjes se detyrimeve.
Pershendetje te perzemerta te gjitheve
Violeta Haxhillazi – Member of Management Board
ProCredit Bank Albania) (pro)-3.
Si NBG – Shqiperi ne jemi ne favor te propozimit te I-re, subjekt i perpunimit te metejshem nga ana e avokateve.
Z. Ioannis KOUGIONAS (pro)-4.
Alpha Bank propozon opsionin e I-re
Periklis DROUGKAS (pro)-5.
Mirembrema
Si Raiffeisen Bank jemi ne favor te opsionit 1.
(pro)-6
E dashur Endrita,
Duke ndjekur udhezimet e CEO-s, Tirana Bank eshte ne favor te Opsionit 2.
Pershendetje te perzemerta
Arbi Lita
1(votë kundër)
Te dashur,
Si edhe e kemi diskutuar me pare, skema me e mire do te ishte te kishim nje shume te vogel fikse te paguar
Pas cdo veprimi te permbaruesit dhe nje tarife suksesi e cila duhet fiksuar dhe paguar bazuar ne shumen e detyrimit te mbledhur, dhe jo ne shumen nominale.
Megjithate, ne morem parasysh disavantazhet e listuara nga komiteti ligjor per kete opsion, e komplikuar qe te zbatohet konkretisht, gje e cila e ben opsionin e dyte me terheqes. Opsioni i dyte i jep iniciative permbaruesit te procedoje me shpejt me ekzekutimin (duke qene se 60% e tarifes paguhet ne fund te procesit), i jep bankes me shume fleksibilitet dhe eshte me e thjeshte per t’u aplikuar.
Prandaj, SGAL mbeshtet opsionin 2.
2(votë kundër)
Ne emer te Z. Daniele SCAVAORTZ
Drejtor i Pergjithshem
VENETO BANK SH.A
Duke pasur ne mendje se amendamentet e propozuara kane per qellim te qartesojne disa boshlleqe ne lidhje me aktet nenligjore qe detajojne tarifat qe paguhen nga kreditoret per zbatimin e titujve ekzekutive, dhe duke marre ne konsiderate qe amendamentet duhet te trajtojne ne menyre te barabarte çdo kreditor, ne si Veneto Bank jemi ne favor te Opsionit Nr.2, sepse ky opsion duket me i qarte dhe me i kuptueshem ne kundershtim me “tarifen e suksesit” qe zakonisht eshte e aplikueshme ne kontratat tregtare dhe jo per permbaruesit gjyqesor qe pavaresisht se jane subjekte private, permbajne nje detyre publike.
3(votë kundër)
Pershendetje te gjitheve,
ICB mbeshtet opsionin numer 2.
Gideon van den Broek
CEO
International Commercial Bank Albania
4(votë kundër)
Te dashur,
CREDINS BANK eshte gjithashtu dakort me versionin e dyte duke i konsideruar opinionet e lartpermendura nga bankat e tjera, sikurse edhe impaktin mbi te gjithe procesin ekzekutues.
Pershendetje te perzermerta
Artan SANTO/ CEO
5(vote kunder)
1) Aktualisht gjendemi perballe rastit perfekt-negativ, te disfavorshem per ne ku “sherbimi permbarimor ka imunitet” . Ne kete kendveshtrim cdo ndryshim do te ishte i mirepritur.
2) Si nje bankier qe punoj per veten, do te me pelqente me teper opsioni Nr.1: Ku profesioni i permbaruesit te ishte teresisht i liberalizuar, dhe banka te kishte kontroll te plote, mbi procesin ne teresi si edhe mbi vete permbaruesin.
3) Megjithate, nuk mendoj vetem per faktin qe nje anesi e tille e permbaruesve me kreditoret mund te tingelloje si tentative jona per vrasjen e imazhit te tyre si zyrtare publik, por do kerkonte gjithashtu, edhe nje ndryshim te madh ne ligj, e provuar tashme, shume e veshtire per tu arrire. Gjithashtu, druhem se kjo nuk do te ishte e mira per te gjithe interesin kolektiv te sistemit bankar. Ketu perfshihen edhe arsyet qe kane te bejne me dobesite tona, gjithashtu. Ndaj, vota jone shkon per Opsionin 2. Aty ka nje permiresim te dukshem, plus qe duhet te jete me i lehte per tu kaluar.
Pershendetje
Gazmend Kadria
Union Bank
6(votë kundër)
Te Dashur,
BKT gjithashtu mbeshtet Opsionin e II – te. Jam dakort me Silvion, dhe nuk do kisha dashur te votoja per nje çeshtje kaq teknike; por kuptoj gjithashtu, se jo te gjitha bankat anetare te shoqates kane te njejten nevoje pritshmerie nga nje sherbim permbarimor.
Pershendetje te perzermerta
Seyhan
7(votë kundër)
E dashur Endrita,
Reagimi i pare nga banka jone pasi lexuam maili-n tend eshte:
Te dyja opsionet e lidhin pagesen e permbarimoreve me suksesin e veprimeve qe kryejne.
Nderkohe qe ne mendojme se do ishte me mire te kishte nje balance, ku:
– Te ruhej nje nivel shperndarje pagesash sherbimi pergjate gjithe procesit, dhe ku
– T’i lihet nje pjese edhe perqindjes se suksesit, gjithashtu.
Per kete arsye opsioni i II-te duket me i pershtatshem. Ndoshta tek ky version tarifa e suksesit mund te rritet pak.
Gjithe te mirat.
Luc CREDIT AGRICOLE 8(votë kundër)
Intesa Sanpaolo Bank eshte ne favor te opsionit 2.
Keto jane arsyet perse :
1) Drafti 1 na prezanton me nje “tarife suksesi te ndryshueshme”, pra subjekt i negociatave direkte midis Bankave dhe Permbaruesve. Kur ne njeren ane mua me pelqen si ide, mendoj per anen tjeter kur kjo i hap dyert sjelljeve potencialisht të rrezikshme. Përmbaruesit mund të joshen për tu kujdesur vetëm për rastet “më te leverdisshme”, dhe duke ngadalësuar per të gjitha rastet e tjera.
2) Shërbimi Përmbarimor duhet të konsiderohet si një “shërbim publik”: miratimi i draftit 1 mund ti transformoje ata thjesht ne mercenare ! Eshte kjo, ne terma afatgjate, e keshillueshme per Bankat?
3) Ekziston edhe mundësia e madhe që ‘te interesuarit e tjere’ jo-bankare (kreditoret e tjere) do të kundërshtojnë propozimin tone duke u dhene arsye per emertesen qe n’a kane vene si “fuqia e tregut” Bankar.
Për më tepër, pasi e shoh si një proces të përgjithshëm metodologjik ku ekziston nje mosmarrëveshjeje midis pjesemarresve të grupit të punës, Unë do të preferoja dhe prisja perfshirjen e Kryetarin te Shoqates tone për të shprehur qëndrimin e tij / saj… pasi zakonisht Shoqatat ndaj jane krijuar, per te funksionuar ne kete menyre.
Pershendetje te perzemerta te gjitheve. Silvio Pedrazzi 9 (votë kundër)
* * *
Faksimile të email-eve të bankierëve në anglisht






I lexova me vemendje. E para, fakti qe bankieret (per mua jane njerezit me te rendesishem ne Tirane – edhe me te rendesishem nga politikanet) jane perfshire ne kete votim do te thote qe ka qene dicka e rendesishme per ta. Do te thote qe ceshtja e Permbaruesve eshte me interes te larte. Dhe kjo e fundit do te thote akoma qe kredite e keqija jane tashme nje problem i rende.
Fatkeqesisht i fshehur. Gabimisht i fshehur.
Informacion sh i vlefshem i gazetes Dita. Pavaresisht se te gjitha palet terheqin nga vetja, dmth nese PErmbaruesit shkruajne ndryshe, bankieret ndryshe dhe dy Ministrite kane gjetur nje udhe te mesme, do te thote qe Qeveria e ka kryer punen e saj si degjues dhe arbiter i interesave te perkunderta ne treg
O Red i KUQ… Qeveria paska bere te veten????
Kjo qe po lexojme do te thote qe qeveria lejon qe me te fortit te rrjepin te varferit per te pasuruar te pasurit! Si ministria e financave dhe ajo e drejtesise kontrollohen nga njerez te paafte qe jane vene aty per ti sherbyer interessave te oligarkeve te rinj. Edhe pse qeveria e sali barbarit ra, systemi dhe praktikat e vjedhjes se me te varferve vazhdojne.
Si dje edhe sot, shteti drejtohet nga matrapazet e bankave, matrapazet e naftes, matrapazet e siguracioneve, matrapazet e ndertimit, matrapazet e kazinove…. etj etj matrapaze e dallaverexhinje qe operojne ne sherbim te klikes se re ne pushtet!
“… duke paralizuar tërësisht qëllimin e tij, dhe eliminuar një shërbim publik të cilin shteti shqiptar e përdorte me sukses prej tre vitesh, ate të përmbarimit gjyqësor privat”.
1 Mld Euro debi nga privat te papergjegjshem..
Kush duhet te paguaj ne vend te tyre nderkohe qe ata gezojne pasurite/pronat e blera me leket e bankes(Ne fakt lek te disa qytetarve te tjere)????
A e dine se cfar demesh i ka shkaktuar permbarimi privat si bankave dhe kredimarrsve????
Me vjen keq qe nje gazete e rreshtuar vazhdimisht ne krah te qytetarve, sot po mbron perembaruesit privat te cilet jan shnderruar ne sekser te se keqes.
Pembarimi privat eshte shnderruar ne nje grup bandash qe manipulon dhe vjedh ne “menyre ligjore” duke demtuar si interesin e Kredimarrsve dhe ate te Bankave.
Eshte per te ardhur keq qe e cilesoni aktivitetin e Permbaruesve privat si te sukseshem,nderkohe qe faktet flasin per te kunderten, sidomos ne rastet e kredive bankare.
Ata kan pasur sukses duke shitur pasuri per 1/10 e cmimit real , dhe duke perfituar vet me shum se banka apo debitoret se bashku.
Sinjqerisht me vjen keq qe dita i jep hapsire nje trajtimi te till pothuajse klientelist.
Vlores i them qe paska mbet ne emer e gjykim ne 1912.
Flet te mbrojtes dhe fajtore sikur ky eshte problemi.
Mbase e ka lexuar dhe nu e kupton mire qe behete fjale per ate vete, po te jete nje qytetar i ndershem.
Gazeta nuk po mbron askend. Shkrimi nuk mbron gjithashtu kerkend..vetem demaskon cfare po ndodh me ligjet apo ata qe kane interesa ne vendin tone.
Teoria, permbaruesit kane bere pislleqe dhe mos i mbro..eshte teori qe e perdorin bota kunder nesh: meqe disa shqiptare vjedhin e vrasin neper bote, greqi e gjermani duhet ti damkosim si popull. Madje per teorine e Vlores nuk duhete te ishte shpallur as pavaresia ne 1912, sepse duke pare shqiptaret e asaj kohe shume shoviniste kishin teorine se ‘ata s’dine te bejne shtet’..dmth meqe ka prokurore, gjyqtare, ministra, infermjere, permbarues, biznesmene qe bejne namin ne zanatet e tyre, ketu sduhet te ekzistojne fare keto profesione. Keshtu Vlora? madje as media sduhet te kete , duhet te mbyllet me ligj meqe shume jane te shitura dhe i perdorin ato per interesa te caktuara. Kete nxorri edhe gazeta qe po prishen ligjet dhe aktet e shtetit per tu kontrolluar privatisht nga disa te tjere. dime te gjithe per bema gjykatash e permbaruesish. Keto bankat qe thote vlora se kane dhene 1miliard euro doja ta pyesja perse i dhane kur gjithe bota ka patur krizeprej 10 vjetesh..madje anglia dhe amerika per pese vjet mbylli qindra banka dhe ndihmoi me miliona vete qe lane shtepite peng. Po ketu cndodhi? Perse bankat ishin me teorine e Sales, Shqiperia lokomotiva e ekonomise botrore, per ti rrjepur me pas bashke me permbaruesit keto prona qe u shiten sa 1/10 e vleres? Qe ka patur abuzim seshte gj e re por qe ta kene be vetem gjyqtaret permbaruesit pa ndihmen e bankave eshte sikur te thuash ne vlore ska det.
Po bodigardi ronxho ponxho qe lyen edhe fytyren me llak kurvash Fidel Skrapari cfare thote me ‘Fibank’-en e Lekist Meksit, te Like Metes e te Agron Musarajt te birit te spiunit e burgxhiut hajdut magazinash te Beratit Neki Musaraj, sa perfiton nga keto pazare te qelbta???????
Dita,
Nga kendveshtrimi i profesionalizmit, para se te arrini ne perfundimin qe vendimi eshte marre ne favor te pakices, 6 banka nga 15 qe votuan, ndoshta duhet te ishit informuar me shume dhe do te kishit mesuar qe keto 6 banka kane mbi 40% te portofolit total te kredive me probleme ne Shqiperi, pra nuk qenkan dhe aq “pakice” sa i referoheni ju. Ato jane TEPER te interesuara per nje proces sa me te drejte te ekzekutimit te kolatralit!!! Kete duhet te beje nje gazetar profesionist, te investigoje, te analizoje dhe jo te botoje “copy-paste” cfare i nisin ne mailbox disa pale te interesuara per ceshtjen.
Te gjithe ata qe punojne ne banka e dine mire se fare allishverishesh behen me zyrat e permbarimit dhe me faktin qe nese ankandi deshton (edhe qellimisht sic behet shumicen e hereve) vlera e kolateralit pergjysmohet nderkohe zyrat e permbarimit kishin nje tarife fikse dhe nuk kishin perse te lodheshin shume per te nxjerre nje vlere sa me te larte ekonomike nga kolaterali. Ky eshte nje rregullim shume i mire i tregut.
Nese keni paqartesi perse ka ndodhur ky votim, kur ne te vertete duhet te ishte 15 pro dhe 0 kunder, ndoshta duhet te lexoni email e fundit (nga kronologjia dhe te parin ne radhe) nga FIBA ku shprehet habi per kete ndryshim qendrimi ne momentin e fundit pas 2 vitesh bisedimesh. Dihet qe disa administratore bankash jane te interesuar drejtperdrejt per skemen e vjeter shume abuzive. Mos harroni para pak vitesh njeri madje u kap ne aeroport me valixhen me Euro cash. Disa prej tyre (jo te gjithe natyrisht) vijne ketu si rrogetare dhe largohen si milionere, prandaj nuk eshte e habitshme qe ndryshojne qendrim ne moment te fundit (ndoshta edhe te shtyre nga departamentet perkatese ligjore per interesa qe arrijne vlera milionash).
Per kedo qe e kupton si funksionon skema ky amendim eshte nje lajm teper i mire, dhe fakti qe zyrat e permbarimit po harxhojne kaq energji dhe para ne media per ta “demaskuar” skemen e re, tregon qe ky amendim ka prekur nervin e duhur.
Respekte,
Mirëdita gazeta Dita. Ju lutem, nëse e shikoni të arsyeshme, ma botoni këtë shkrim. FMN-ja bën marrëveshje me guvernatorin z.Fullani dhe me BKSH-në për të fshirë nga lista kreditë e këqija. Por FMN-ja harron se një rol negativ sot po luajnë bankat e nivelit të dytë, ku sot dhe në këtë moment, bankat, drejtorët dhe oficerët e kredive vjedhin klientët e tyre duke luajtur me dy fatura kredie. Përpara BKSH-së e japin me 5 për qind, ndërsa te klienti me 7 për qind. Ku shkon 2 për qind? Pa diskutim në favor të bankës, të pisllëkut ku fshihen nëpërmjet kompjuterave realiteti i bankës së nivelit të dytë dhe klientit, që në një moment gëzohet që merr kredi për arsye të ndryshme, por vepron në mënyrë të padrejtë. Çdo klient duhet të përfaqësohet nga një jurist, të dijë të mirat dhe të këqijat e kredisë.
Sot, bankat e nivelit të dytë kanë dalë nga kontrolli i BKSH-së dhe nga guvernatori Fullani.
16 banka që janë në Shqipëri, hedhin valle, abuzojnë, vjedhin në mënyrë të padrejtë klientët e tyre. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani po i bën duva bankave të nivelit të dytë, jo sikur të jetë shteti ligj, por një letër pa vlerë ku të zotin e shtëpisë e komandojnë abuzuesit.
Marrëdhëniet midis dy bankave janë në leverdi midis tri palëve, BKSH-së, bankave të nivelit të dytë dhe klientit. Kur klienti mbytet nga përqindja e lartë e bankës, s’ka shanse të dali sipër ujit dhe të nisi jetën, biznesin në çdo aspekt. Juristët, oficerët e kredive duhet të informojnë organet kompetente kur shikojnë abuzime në normat e interesit që luajnë me dy karta. Sa më i ulët të jetë interesi, klientela e çdo banke shtohet dhe nuk do të ketë kurrë kredi të këqija. Me respekt i drejtohem stafit të gazetës Dita. Nga Zaim Korça.
Të paktën ju vini emrin zaim korça sepse na merzitën këta lexuesshkruesit anonimë. Ç’eshte tërë kjo frikë për të vendosur emrin? E paspjegueshme!
Zaim Korca qe te mos vdesesh injorant bankat i japin kredi klienteve dhe jo BKSH sic thua ti (qe ne fakt quhet BSH) dhe se ku e gjen ti ate 5% dhe 7% ti e di. Pjesa tjeter pastaj as ja vlen te komentohet sepse eshte pa kuptim.
Nuk jam ekonomist por me intuite kuptoj se duhet nje reforme e fortë ne sistemin bankar i cili gjen plot yçkla për moskreditimin e ekonomise! Moskreditimi e vdes ekonominë. Pa para me se do zhvillohet ajo. Bankat jane kurnace sepse me fitimet e tyre jane né rregull . Prandaj burokratizojne në ekstrem gjithe sistemin e kredidhënies!?
Një Udhëzim i datës 5 Mars 2014, i Ministrave të Drejtësisë dhe Financave për mënyrën dhe kriteret e operimit të shoqërive private të përmbarimit ka sjellë një reagim të fortë të disa prej këtyre kompanive. Udhëzimi, së bashku e më pas reagimi e këtyre kompanive janë pasqyruar gjerësisht në dy numrat e fundit të DITA-s. Po çfarë është duke ndodhur? A është duke u asgjësuar shërbimi përmbarimor privat, siç disa prej përmbaruesve pretendojnë? A janë bankat duke kërkuar që të vendosin nën hyqmin e tyre shërbimin e përmbarimit? Përse u ndryshua metodologjia e marrëdhënies bankë-përmbarues? A është ulur marzhi i fitimit të përmbaruesve?
Për të kuptuar se çfarë realisht ka ndodhur dhe ku synon skema e re që imponon ky udhëzim, gazeta DITA ka konsultuar një numër të gjerë përfaqësuesish të kompanive të përmbarimit, drejtues të sektorit bankar të departamenteve juridike dhe atyre të riskut dhe ekspertë të studiove të vlerësimit. Janë të gjithë aktorë në këtë skemë. E që për hir të së vërtetës nuk bëhet fjalë për një skemë të thjeshtë, por për një skemë të lidhur me një nga problemet më delikate që shfaq sot ekonomia shqiptare: Kreditë e Këqija. Këto të fundit vlerësohen zyrtarisht se kanë arritur në shifrën 24.4 për qind, por shumë ekspertë vlerësojnë se në realitet kreditë e këqija kanë kapur një nivel më të lartë, të paktën mbi 35.7 për qind.
Sistemi zinxhir dhe hallka e gjykatës
Akumulimi i kredive të këqija është një proces që përfshin shumë hallka. Ky sistem prej vitesh është kthyer në problem dhe bankat kishin hasur vështirësi në ekzekutimin e kolateraleve dhe për shkak të komplikimeve që lindnin mes hallkave pasuri të tëra mbaheshin të ngrira, të bllokuara, duke dhënë efekt direkt mbi sistemin bankar dhe atë ekonomik në tërësi. Por le t’i marrim me radhë.
Hallkat bazike të procesit të trajtimit të kredive të këqija përbëhen nga 6 aktorë të rëndësishëm: (Debitori)—(Kreditori,Banka-)-(Përmbarimi)—(Gjykata)-(Studiot e Vlerësimit të Pasurisë)—(Ankandi).
Të gjashtë këta aktorë përveç rëndësisë në proces, reflektojnë dhe problematikën e tyre, apo dhe implikimet e tyre, ku në varësi të situatave të ndryshme, kombinoheshin me njëri – tjetrin (sipas rastit) për të krijuar skema spekulative dhe përfitime ndërsa në proces ishin ekzekutimet e kolateraleve.
Për tri vite me radhë, hallka më problematike për bankat dhe sistemin në tërësi ishin gjykatat. Po çfarë ndodhte? Supozojmë se një debitor X i detyrohet bankës shlyerjen e një shume prej 1 milionë euro dhe për shkak të vonesave në pagesën e kësteve banka vendos t’i ekzekutojë kolateralin, pengun. Banka angazhonte përmbarimin, ndërsa përmbarimi nga ana e tij, në bazë të një marrëdhënie të përcaktuar në ligj me Bankën (marrëdhënie që e trajton ekskluzivisht udhëzimi i dy ministrave) ia niste punës. Pasi përmbarimi kryente ekzekutimin e kolateralit, debitori, e atakonte në gjykatë procesin.
Ndonëse kontrata që debitori kishte me Bankën ishte “titull ekzekutiv” u vu re se gjykatat nisën të bllokonin dhe të pezullonin këto kontrata dhe i bënin “nul” veprimet e Bankës dhe Përmbaruesve. Këto vendime gjyqësore të pezullimit sillnin kosto për Bankat por edhe avantazhe të mëdha për debitorët, pasi pezullimi jo vetëm vononte ekzekutimin e kolateralit, por pezullonte dhe kontratën në tërësi dhe debitori shmangte pagesat e kësteve dhe interesat mujore në Bankë gjatë kohës që procesi mbahej i pezulluar.
Nëse kishe për të paguar 70 mijë euro këst në muaj, përse të mos i jepje nën dorë gjykatësit 20 mijë dhe jo vetëm që nuk të bllokohej prona, por dilje i fituar me 50 mijë euro çdo muaj dhe gjyqi zvarritej pa fund. Bllokimi që vinte nga gjykatat dhe korrupsioni në to, bëri që e gjithë skema e ekzekutimit të kolateraleve të pësonte stanjacion. Ndaj dhe, bankat nisën një lobim të fortë pranë qeverisë, për të reduktuar arbitraritetin e gjykatësve me një ligj të posaçëm.
Ky ligj rregullues, hyri në fuqi më datën 1 Shtator 2013 dhe që prej kësaj dite, gjykatat nuk përbënin më problem në skemën e ekzekutimit të kolateraleve dhe shmangies së kredive të këqija. Por nëse gjykatat ishin “delja e zezë”, pas shmangies së vendimeve vezulluese të dhëna nga to, skema nuk ishte disiplinuar tërësisht, pasi në lojë kishin mbetur edhe “dele gri” dhe kombinacione të tjera që sillnin spekulim, abuzim vonesa dhe humbje. Posaçërisht problematik mbetej trinomi: (Bankë)–(Përmbarues)–(Studio Vlerësuese). Disiplinimin e kësaj marrëdhënie ka pasur për qëllim dhe ky udhëzim i fundit që ka shkaktuar kaq shumë debate dhe pasiguri.
Një udhëzim dhe dy ndërhyrje…
Udhëzimi i ri i shumë-debatuar i ministrive të Financave dhe të Drejtësisë, ndërhynte duke bërë një rikonfigurim të marrëdhënies mes Bankave dhe Përmbaruesve. Dy janë pikat nevralgjike të kësaj ndërhyrje:
1. Eleminimi i paradhënies për hakën e punës së përmbaruesit dhe futja e parimit të “Pagesës mbi suksesin”
2. Risistemimi i barrës së pagesës, duke përcaktuar se sa për qind të hakës së punës së përmbaruesit duhet ta paguajë Banka dhe sa për qind Debitori.
Ndërhyrja 1. Le ti marrim të dyja në shqyrtim duke nisur me futjen e parimit të “Pagesës mbi suksesin”.
Për të kuptuar efektin e pritshëm të udhëzimit të ri, duhet mbajtur parasysh se si funksiononte skema deri më sot, ndaj dhe për ta ilustruar skemën po japim një shembull të thjeshtë hipotetik: Supozojmë se një bankë vendos të ekzekutonte një kolateral të lënë peng nga debitori. Banka thërret përmbaruesin dhe ky i fundit nis procedurën. Përmbaruesi merr në dorë raportin e vlerësimit të hartuar më parë për këtë pronë dhe nëse supozojmë se prona ishte vlerësuar 1 milionë euro, atëherë Banka kishte detyrimin e menjëhershëm që të paguante përmbaruesin 21 mijë euro.
Këto të ardhura përmbaruesi i merrte paradhënie, direkt në dorë. Më pas, pasi kryente marrjen e pronës, përmbaruesi, hapte procedurat e ankandit. Pikërisht në këtë procedurë u shfaqën dhe problemet. Duke qenë se përmbaruesit e kishin marrë pjesën e tyre në paradhënie, ata ishin të pa interesuar mbi ecurinë e ankandit, madje shpesh, nëpërmjet spekulimeve që bëheshin me vlerat edhe nga ekspertët vlerësues, ankandet bëheshin krejt fiktive dhe ndodhte që kolateralet e lëna peng shpesh të shiteshin nën vlerën reale, duke krijuar një skemë abuzive. Skemë kjo, që Bankës doemos i sillte humbje dhe kosto.
Me udhëzimin e ri, eliminohet paradhënia për hakën e punës së Përmbaruesve, tashmë Banka i paguan si paradhënie vetëm kostot e shpenzimeve kompanive përmbaruese, por fitimin këto kompani do e vjelin vetëm pas përfundimit të ankandeve në bazë të suksesit që do ketë shitja e pronës në ankand. Pra, do të paguhen në bazë të vlerës që do i japë tregu pronës dhe jo në bazë të një çmimi të fiksuar përpara se prona të dalë në ankand. Në këtë mënyrë, ndryshe nga më parë, përmbaruesit jo vetëm që nuk do të jenë të interesuar që të spekulojnë me ankandet e shitjes së kolateraleve, por do të synojnë që t’i shesin këto prona me çmim sa më të lartë në ankand dhe do synojnë vlerësimin e tyre me një çmim tregu, pasi sa më i lartë të jetë çmimi i shitjes në ankand, aq më e madhe do të jetë dhe përqindja që përmbaruesi do fusë në xhep.
Nga ana tjetër, sistemi i paradhënies së fitimit të përmbaruesit i cili ka funksionuar deri më sot, kishte implikuar në skemën e spekulimit edhe drejtues bankash. Kjo ka ndodhur pasi për prona dhe kolaterale të mëdha pajtimi i përmbaruesve u shndërrua në kontratë ekskluzive ku shumë kollaj mund të fitoje miliona. Posaçërisht të implikuara në këtë skemë spekulative u konstatuan drejtoritë juridike të bankave. Ato firmosnin kontratat me kompanitë e “preferuara” të përmbarimit, u disbursonin fitimin në paradhënie dhe më pas, milionat e paradhënies i ndanin së bashku nën dorë.
Me skemën që imponon udhëzimi i ri, drejtoritë juridike në sektorin bankar nuk bëjnë dot më favorizimine spekulative të shoqërive përmbaruese, pasi këto kompani do të paguhen në bazë të vlerës që do sjellë ankandi dhe jo në bazë të kontratës ekskluzive të paradhënies që ua jepte drejtoria juridike. Pra do të jetë tregu ai që përcakton fitimet për përmbaruesit dhe jo konjuktura e klaneve të interesuara brenda bankave.
Ndërhyrja 2. Në udhëzimin e ri ekspertët janë të mendimit se thjesht po disiplinohet dhe raporti i ndarjes së barrës së pagesës për hakën e punës së Përmbaruesit mes Bankës dhe Debitorit. Për shembull, nëse një Bankë për një pronë që shitet në ankand 1 milionë euro, cakton një hakë pune prej 21 mijë euro për Përmbaruesin.
Debitori ka detyrimin që për këtë 21 mijë euro hakë pune dhe fitim të Përmbaruesit të paguajë vetëm 2 mijë e 200 euro, ndërsa pjesën tjetër e ka detyrim vetë Banka e cila vjel dhe fitimin nga ankandi. Në ndryshim nga sa pretendohet prej disa përfaqësuesve të kompanive të Përmbarimit se udhëzimi i ri u ka ulur atyre marzhin e fitimit atyre, rezulton se udhëzimi thjesht sa ka fiksuar nivelin e barrës së pagesës nga debitori, pasi vetë kompanitë përmbaruese me udhëzimin e ri rezultojnë krejtësisht të lira që të negociojnë me Bankat për të përcaktuar përqindjen e tyre të fitimit. Mund të punojnë edhe 50/50.
Pra për pronën që shitej 1 milionë euro, Banka është e lirë ta paguajë përmbaruesin dhe 500 mijë euro, por ama Debitori sërish do e ketë detyrimin 2 mijë e 200 euro. Në këtë kuptim, udhëzimi ka çliruar tregu nga skema e çmimit të fiksuar dhe kompanitë e Përmbarimit do të duhet të triumfojnë dhe të garojnë në treg tashmë dhe e kanë vetë në dorë për t’ia rritur ose ulur çmimin vetes. Është tregu që do vendosë dhe jo çmimet e fiksuara apo favorizimet ekskluzive.
Bravo Redaktor per keto detaje qe si analist ekonomik me mesuan shume gjera ; grand journalisme 🙂 . sinqerisht bravo; kolegu gb
Dita, kete sqarim po e jepni per here te dyte por do te ishte me e drejte nga ana juaj ta perfshinit ne artikull dhe jo si reagim ndaj komenteve qe behen online. Sepse kur lexon kete reagim nga redaktori kupton qe e gjithe kjo tymnaje nga permbarimi behet per interesa ngushtesisht personale, dhe bie pak ndesh me artikujt qe keni botuar ne versionin print dhe online.
Sipas portalit të hapur për ankandet e objekteve të lëna si kolateral kundrejt kredive të marra shumë vite më parë dhe të pakthyera, bankat kanë ofruar për shitje shumë prona që fillojnë nga Tirana dhe Durrësi dhe që më pas shtrihen me më pak objekte në zonat e tjera të vendit. Në këtë portal ata njoftojnë se kanë për shitje pronat e listuara dhe njoftojnë personat e interesuar për t’u paraqitur në ankandet përkatëse.
Mungesat e likujdimeve të kredive të marra nga bankat vite më parë kanë bërë që ekzekutimi i kolateralit, objekte, kryesisht prona me vlerë, të lëna peng si garanci kundrejt kredive të marra, të dalin me qindra banesa e troje në ankand. Sipas njoftimit të bërë nga Banka e Shqipërisë, këto pasuri që kanë lajmëruar ankandin shiten edhe me gjysmën e vlerës së tyre. Ndërkohë mësohet se janë me qindra banesa apo troje të lëna peng për kreditë e mara prej vitesh.
Të përqendruara kryesisht në Tiranë e Durrës.
po si titullohet ky portal qe ti shikojme edhe neve keto oferta nqs jemi te interesuar
Mos bej gabim leone te blesh dicka te tille, do gjesh belan me ish pronarin!!!
Kam ndermend thjesht per ti pare. Megjithate flm per keshillen
para se te marresh portalin do deklarosh per ke voton
Mos u beni injorante. Faqen e ankandeve e gjeni tek faqja zyrtare e shoqates se bankave aab.al ne te djathte, aty ka mbi nje vit qe gjendet. Adresa direkt eshte http://www.aab-ankande.com/. perse keni kaq qejf te nxini dhe ate qe eshte e bardhe xhanem…
Dua tu them Permbaruesve qe shkruajne per here te dyte ketu ne Dita qe asgje e cuditshme nuk ka ndodhur me Udhezimin e ri pavaresisht se u heq atyre mundesine e matrapazlleqeve me gjykatat.
Kjo eshte skema e funksionimit te tregut kapitalist
Pershendetje Dita dhe faleminderit per informacionin.
Ekzekutimi i menjëhershëm i kolateralit, pas vendimit të gjykatës nëpërmjet përmbaruesve privatë, pritej të ulte nivelin e kredive me probleme. Ekspertët e bankingut mendonin se konfiskimi i pasurive të lëna peng për marrjen e një të kredie, pa të drejtë ankimimi të vendimit të gjykatës, do të përmirësonte situatën e likujditetit në bankat e nivelit të dytë.
Fillimisht keshtu ndodhi por me pas Permbaruesit filluan te benin pazar me debitoret dhe luajten rol sekseri mes tyre dhe gjykates. Nga njera ane merrnin 7 perqindshin e detyruar te prones kolateral, nga ana tjeter donin te merrnin para edhe nga pala tjeter.
Turpe shqiptaresh. Ndaj udhezimi i ri ben mire qe doli per tua prere rrugen e matrapazllekut
Ore qe ndryshimet ne udhezim , Jane te paligjshme kjo dihet por te pakten te behej nje ndryshim sa me i pranushem dhe sa me fleksibel per te gjitha palet . Por keta te ndershmit e bankave ose pjesa me e “shendoshe”e tyre i duan te Tera per vete cdo gje aq te zene kane qene me makuterine e Tyre sa nuk perfillen as koleget e Tyre qe ishin ne shumice . Cfar besimi mund te krijosh Tek keta qe ligjin e kane shkelur sa here kane dashur ne kuriz te debitorit … Po keta ishin qe promovuan ndryshimet ne Kod dhe sot pronat e shqiptareve shiten per 5 leke dhe prap debitoret ngelin debitor ..po kush mban pergjegjesi per kredite e dhena per kolaterale te vlersuara nga ekspertet e bankes deri ne 5 fish te vleres reale? Dhe sot kane vlere tjeter ?nese nuk Jane te kenaqur sic thone mund ti drejtohen permbarimit Shtet aty e kane pse meren me tarifat e sherbimit privat ..Keta nuk kuptojne nje gje kur do ti maresh te gjitha atehere ke per te ngelur pa gje vete…
Tifozllek…..
Shumica e komentuesve nuk jane juriste besoj….
Kushdo jurist, nese do lexonte udhezimin do te kuptonte qe eshte shkruar me kembe, as me duar, se mendje nuk ka pasur autori…
Kryesore eshte fakti qe Udhezimi le pa permendur titujt ekzekutiv te pavleftesueshem.
Nuk ekzekutohen nga Sherbimi permbarimor privat keto tituj? Sa eshte tarifa e tyre? Keni harruar qe shumica e permbaruesve nuk punojne me bankat? Pse ky udhezim eshte bere vetem per to? Nese do ishte dore juristi do te specifikonte te gjithe titujt pasi do e lexonte 511 te K.Pr.Civile dhe do ishte ne dijeni se cfare pjese zene kredite bankare….
Tifozllek eshte fakti qe mundoheni te hidhni balte mbi punen e permbaruesve privat duke i bere si shitesa…. Normal ai qe nuk njeh ligjin nuk e kupton se kreditori banke ka te drejten te ofertoje cmim me te larte, gjithashtu debitori mund te sjelle ofertues, pasi akandi eshte publik dhe njoftohet neper media te shkruar, Detyrimisht. Gjithashtu kreditori banke dhe mund te pezulloj dhe mund te pushoj titullin e tij qe ka vene ne ekzekutim… Si mund te veproj permbaruesi pa konfirmimin e tij?
Tifoza mos hidhni balte mbi nje sherbim i cili ndryshoi formatin e Sherbimit Permbarimor.
Duket qe nuk keni provuar cilesite dhe dallimin qe solli Sherbimi Permbarimor Privat..
Per ata qe mendojne qe mund te replikojne do Ju jepja nje fakt te udhezimit te ri: Permendet dorezimi i dokumentave te kenaqshem per kreditorin….. Permbaruesi gjyqesor ka detyrim dhe detyre te zbatoj Kodin e Procedures Civile dhe ligjin. Replikuesit le te gjejne se kush eshte Kodi i Kenaqsise????!!!!
Eshte bere me kembe udhezimi i ri??!
Per mendimin tim eshte bere me pjesen e siperme te kembeve…se ata qe e shkruan kane me shumice se s’kane gje tjeter!
Artikulli është profesional pasi shpreh realitetin. Përsa i përket opinioneve të lartpërmendura, më duket e ekzagjeruar që të krijohet një opinion për përmbaruesit gjyqësorë (në vecanti për privatët) pa patur statistika. Gjithashtu duhet të dini se shumë pak zyra përmbarimi private merren me kreditë bankare.
Ajo qe konstatoj eshte se sa me shume e lexon udhezimin aq me shume skupton asgje. Meqe ndryshimet ne Kodin e Procedures Civile u bene vetem per bankat, atehere dhe ketij udhezimi ti kishin vene emrin “udhezim per tarifat per titujt ekzekutiv kredi bankare”. Nje tjeter gje qe nuk kuptoj, nje nga parimet ne punen e permbaruesit gjyqesor eshte “paanshmeria”, atehere si mundet nje permbarues te jete i paanshem, kur me kete udhezim qellimi i tij eshte “te kenaqe kreditorin”!?
Me keto lloj tarifash humbasin permbaruesit privat, por humbasin te gjithe qytetaret shqiptar.
Me keto tarifa skandaloze qe ka vendosur shteti, permbaruesi privat do detyrohet te marre lek nga debitori dhe te gjitha vendimet e gjykatave te ngelen te pazbatuara. Dhe ne rast se do kesh nje vendim gjykate ne dore nuk ke per ta zbatuar kurre ne bote ndonjehere. Se nuk ka permbarues qe te nxjere robt nga shtepia per ato tarifa skandaloze. Dhe ajo qe do te ndodh eshte se te gjitha vendimet e gjykatave do te ngelen ne leter dhe nuk do kete asnje efekt.
Po keta jane nje shtet bananesh dhe nuk ka per tu bere ndonjehere ky vend.