Një eksod i ri emigrantësh po shpërngulet nga Iraku. Mijëra persona po lënë qytetin e madh të Mosulit pas nisjes së ofensivës ushtarake nga qeveria irakiane për të rimarrë kontrollin e qytetit nga Shteti Islamik.
Kamionë me njerëz, me viktima dhe të plagosur dolën përmes tymit të luftës, duke ikur nga vija e frontit. Mosuli është qendra kryesore e ISIS në Irak. Synimi i forcave qeveritare është marrja e qytetit Ninive, provincë veriore e Mosulit.
Një numër gjithnjë e në rritje civilësh po largohen për Makhmur, ku janë ndihmuar nga forcat Peshmerga kurde. Deri më tani, 3 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe numri rritet çdo ditë”, i tha AFP-së, një anëtar i këshillit të provincës së Ninevisë.
