Eksodi masiv nuk ka të ndalur në Siri

Dita

Shtetasit sirianë po largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar terrorit të dy fronteve të luftës, të krijuara nga ndërhyrja ushtarake turke në Afrin dhe sulmi i ushtrisë qeveritare të Presidentit Asad në Gutën Lindore kundër rebelëve.

50 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre vetëm në pak ditë. Vetëm nga Afrini janë larguar 30 mijë banorë, ku trupat ushtarake turke mbajnë nën rrethim qytetin verior sirian të kontrolluar nga militantët kurdë.

20 mijë të tjerë kanë braktisur Gutën Lindore pranë Damaskut, pasi forcat qeveritare sulmojnë masivisht për të marrë kontrollin e qytetit nga grupet rebele.

Zhvendosjet masive vijojnë në konfliktin 7-vjeçar sirian, që ka detyruar mbi 12 milionë njerëz të braktisin vendbanimet. Gjysma e tyre janë larguar nga vendi, ndërsa të tjerët gjenden në zona më të sigurta brenda Sirisë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *