Një eksperiment interesant është bërë nga studiuesit në Universitetin e Kembrixhit, me disa dele.
Delet kanë demonstruar aftësi për të njohur fytyrat e njohura njerëzore, sipas studimit.
Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit trajnuan delet për të identifikuar fytyrat e aktorëve Jake Gyllenhaal dhe Emma Watson, ish-Presidentit të SHBA Barak Obama dhe spikeres së lajmeve të BBC Fiona Bruce.
Pas stërvitjes, delet zgjodhën fotot e fytyrave të njohura mbi ato të panjohura më shpesh.
Kjo tregon se delet kanë aftësi të ngjashme me primatët që të njohin fytyrat.

Titulli duhet “Delet njohin edhe Obamen, pas stervitjes”. Ashtu si e vini ju titullin duket sikur edhe delet e njohin Obamen (meqe ka qene president psh). Po e dhisni gjuhen shqipe dale nga dale. Keshtu si e perdorni ju gjuhen jo vetem tregoni qe jeni analfabete funksionale, por kontribuoni fuqishem qe ne Shqiperi te rritet nje brez i debilizuar ngaqe nuk di as gjuhen e vet.