Eksperimenti interesant i A1 Report: Serialë, filma dhe program zbavitës, në një TV lajmesh

redaktor

Një televizion lajmesh mund të ndërthurë në programacionin e tij fare mirë edhe argëtimin, përmes serialeve televizivë, filmave artistikë apo edhe emisioneve zbavitëse?

A1 Report do të ndjekë këtë rrugë, duke i ofruar shikuesve edhe lajmin e fundit edhe programet zbavitëse.

Seriali Friends, një prej prodhimeve të Warner Bros krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman do synojë të mbushë netët e shqiptarëve me të qeshura dhe batuta nga 6 personazhet e paharrueshëm Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross.

Të hënën me 16 mars në orën 20:15 do të transmetohet seria e parë e Friends dhe do të vijohet çdo ditë nga e hëna në të premte në të njëjtin orar fiks.

Por A1 Report do të të transmetojë edhe një tjetër program kushtuar nostalgjisë së kinemasë. I titulluar Kinostudio, me autore gazetaren Admirina Peçi, programi i të dielës në orën 16:10 do të synojë nga java në javë, përmes intervistave, që pasohen me transmetimin e filmit artistik, nostalgjinë, kujtimet dhe prapaskenat nga xhirimet e 40 filmave më të bukur shqiptar të para viteve ’90.

4Po ashtu do të nisë edhe transmetimi i serialit shqiptar “O sa mirë” dhe emisioni më të ri “Viral” me autor Alban Musa.

Drejtori i televizionit A1 Report Ilir Babaramo thotë se me këto programe të reja nuk ndryshon profili i A1 Report, i cili mbetet një televizion kryesisht i përqendruar në lajme, por thjeshtë varion programacioni për të plotësuar kërkesat e shumta që vijnë nga një publik i gjerë, u cili kur nuk ka lajme të fundit kërkon edhe programe zbavitëse.

Ndërsa për drejtorin e programacionit në A1 Report Arianit Filopati kjo ndërthurje mes informacionit dhe argëtimit është e mirëmenduar.

“Shumë vetë mund të shtrojnë pyetjen se perse një televizion i dedikuar 24 orë lajmeve transmeton seriale televizive, filma shqiptar, etj. Pergjigjja është e thjeshtë: Sepse A1 Report, është ndryshe nga të tjerët!”, thotë Filopati, duke theksuar se “përveç lajmit të fundit ne i ofrojmë publikut atë që ai ka nevojë, argëtimin.

Ai shton se A1 Report ka arritur të jetë ndër televizionet informative më të ndjekura falë shpejtësisë se lajmit, cilësisë, paanshmërisë dhe një stafi profesional që kanë themeluar mediat më të mëdha që operojnë sot në Shqipëri. Dhe tani, përveç lajmeve ne i ofrojmë shikuesit tonë edhe argëtim”.

2Ndër këto katër programe të reja, pritshmëritë për shikueshmërinë më të lartë i ka seriali “Friends”, i cili do të transmetohet për herë të parë në cilësinë HD në A1 Report dhe përveç transmetimeve të përditshme në orën 20:15 do të ketë edhe dy ritransmetime në orën 06:00 të mëngjesit dhe në orën 15:30.

I prodhuar nga NBC gjatë periudhës 1994 -2004 seriali Friends mori kritika pozitive, dhe shpejt u bë një ndër serialet me shikueshmëri më të lartë jo vetëm në SHBA, por në tërë botën. Seriali në fjalë u nominua për 63 çmime Emi. Ai bën fjalë për një grup shokësh, që jetojnë në Manhattan të Neë York City. Seriali u prodhua në studiot e Ëarner Bros nga David Crane dhe Marta Kauffman.

Aktorja e fashme Jennifer Aniston luan në rolin e Rachel Green, aktorja Courteney Cox Arquette interpreton rolin e Monica Geller, Lisa Kudroë interpreton në rolin e Phoebe Buffay, Matt LeBlanc në rolin e Joey Tribbiani, Mattheë Perry në rolin e Chandler Bing dhe David Schëimmer në rolin e Ross Geller.

Po ashtu mendohet se do të ngjallë mjaft interes edhe programi ”Kinostudio”, një hapësirë televizive, ku do kujtohen batuta të pavdekshme, kujtime dhe çaste të veçanta, sekrete, të panjohura dhe nostalgji rreth xhirimeve të mbi 40 filmave më të bukur shqiptarë të para viteve ‘90.

Të intervistuar nga gazetarja Admirina Peçi, aktorët më të pëlqyer të këtyre filmave, regjisorë apo edhe kameramanë rrëfejnë prapaskenat e krijimit të këtyre filmave. Rubrika e përjavshme do të nisë me këto kujtime rreth një filmi të zgjedhur dhe do të vijojë me transmetimin e filmit artistik.

3Në listën e filmave të zgjedhur janë: “Dimri i fundit”, “Zëvendesi i grave”, “Mësonjëtorja” “Dy herë mat”, “Gjeneral gramafoni”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duaje emrin tend”, “Zonja nga qyteti”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Edhe kështu edhe ashtu”, “Skënderbeu”, “Njeriu me top”, “Koncert në vitin ‘36”, “Kthimi ushtrisë së vdekur”, “Ballë për ballë”, “Dora e ngrohtë”, “Nëntori i dytë”, “Kohë e largët”, “Debatiku”, “Flutura në kabinën time”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Tana”, “Kapedani”, “Beni ecen vete”, “Taulanti kerkon nje moter”, “Liri a vdekje”, “Karnavalet”, “Pylli i lirisë”, “Toka jone” “Kur zbardhi nje dite”, “Tela për violinë”, “Rrugë të bardha”, “Çifti i lumtur”, “Radiostacioni”, etj.

Programi “Kinostudio” me filmat më të bukur shqiptar do të transmetohet çdo të dielë në orën 16:10 dhe do të ritransmetohet po të dielën në orën 22:30.

Ndërsa të shtunat dhe të dielat në A1 Report do të pasurohen me të qeshurat dhe batutat e pafund të serialit “O sa mire”, një prodhim shqiptar ku janë angazhuar artistë nga gjithë trevat shqiptare, me regji të Ilir Bokshit dhe lojën e aktorëve: Enver Petrovci, Olta Daku, Shkëlzen Veseli, Xhevdet Jashari, Jonida Vokshi, Helidon Fino, Eftiola Laçka, Armend Ismaili, Abuela Kryeziu, Besnik Krapi, Kushtrim Qerimi, Linda Jarani, etj. Seriali është i mbushur me humor, plot të papritura, situata komike e të papërmbajtshme, që përcillen tek shikuesit përmes personazheve aq të dashur për publikun.

1Transmetimi i tij në A1 Report do të jetë çdo të shtunë e të diel në orën 20:15, ndërsa ritransmetimi në orën 5:45 të mëngjesit.

Një format i ri dhe ngacmues është edhe emisioni i ri “Viral” me autor Alban Musa, një emision i perjavshëm me kohëzgjatje prej 50 minutash i cili do të fillojë transmetimin së afërmi. Sipas autorit të këtij emisioni, Alban Musa, “Viral” synon të bëhet zgjedhja e çdo shqiptari, i cili hap ekranin e televizorit për t’u relaksuar.

Koktejli i personazheve të ftuar në studio, rubrikave informuese dhe argëtuese e bejne këtë emision të përshtatshëm për teleshikuesin i cili kërkon më shume nga ekrani. Nuk do mungojnë personazhet e njohura të të gjitha fushave të cilët do flasin për vetën dhe jo vetëm.

Viral për herë të parë në vendin tonë do të zhvillojë një konkurs për videot amatore që çdokush mund të fitojë një shumë prej 1 milion lekësh (të vjetra). Video më e klikuar në kanalin zyrtar të Viral në Youtube do të jetë fituese. Ky lloj konkursi heq çdo hije manipulimi të fituesit sepse klikimet ne Youtube nuk trukohen. Siç pohon Musa, “ne synojmë që në një kohë të shkurtër të bëhemi ashtu siç kemi emrin…Viral”.

 

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e di nese kete koment do ta lexoje ai qe ka ne dore te ndryshoje ndonje gje ne programet e tv A1 Raport por shpresoj.Une jetoj e punoj ne nje shtet eropjan por televizionet shqiptare i shoh cdo dite.nder ta ashte edhe ky televizion per te cilin. Krahas vrejtjeve kam edhe pershtypje pozitive.Nder vrejtjet ashte se nuk duhe vrapuar per te gjetur nje lajm te shpejte por ne rradhe te pare te sakte dhe duhet te jeni ma modest.Se dyti jepni shume titra ne ekran te cilat jane te panevojshme duke zane edhe gjysmen e ekranit.Jam shume dakort me ndryshmet qe do te bani ne emsionet e ardhshme por ju lutem te jeni ma shume shqiptare se te huaj.Filma. te huaj jepen gjate dites me qindran nga televizionet e tjera sa qe dita e a nata duhet te ishin jo 24 ore por 240 ore.Njerzit e thjeshte shqiptare kane nevoje te shohin gera shqiptare si muzike e paster lehte dhe popullore shqiptare,filma shqiptare,reportazhe nga vendet e bukura shqiptare i malet dhe bregdeti.Dhe e fundit a punohet ne Shqiperi apo vetem politike ,vrasje e grabitje ?Ju falenderoj per mirekuptimin.

  • Fillimi gjithmone eshte i veshtire .Jo per kete pioner Tv ,por dhe ata qe kane nje kohe me te gjate, hasen dobesi qe nuk kaperxehen kollaje .Ne shumicen e kanaleve Tv shqiptare nuk ka etikete .Ketu nuk flitet per bisedat ne studjo me politikane dhe analiste por dhe per ato qe trajtojne tema shoqerore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *