Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ekspertë nga Tirana për autiken e dhunuar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ekspertë nga Tirana për autiken e dhunuar
AktualitetKronike

Ekspertë nga Tirana për autiken e dhunuar

redaktor
Published October 14, 2013
Share
SHARE

Policia e Durrësit po heton ngjarjen ku mbeti e dëmtuar si pasojë e një goditje në kokë e trup, 17-vjeçarja autike Zh. Juba nga Tirana. Ngjarja u denoncua dy ditë më parë nga babi i vajzës Taulant Juba në policinë e Durrësit, pas njoftimit që ky i fundit mori nga mësuesit e Shkollës Speciale për personat me aftësi të kufizuara në Durrës. Për të ndjekur çështjet mbërritën dhe disa ekspertë të policisë së Durrësit të cilët konstatuan një plagë të shkaktuar në kokën e vajzës si dhe disa dëmtime të lehta në trup, të cilat sipas policisë mund të jenë shkaktuar aksidentalisht gjatë rrëzimit. Vajza e cila vuan nga autizmi që kur ishte fare e vogël, nuk ka dhënë asnjë informacion për policinë për shkak të paaftësisë për të shpjeguar, ndërsa rasti paraprakisht është regjistruar si aksidental nga ana e hetuesve. Babai i vajzës, dyshon se kemi të bëjmë me një tentativë përdhunimi të vajzës, duke kërkuar një hetim më të gjerë të rastit. Adoleshentja e cila ndiqte prej disa muajsh shkollën speciale në qytetin e Durrësit, jetonte në qendrën rezidenciale për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa çdo ditë shoqërohej me furgon bashkë me fëmijët e tjerë për të ndjekur 4 orë mësim në shkollën speciale.

Punonjës të qendrës rezidenciale kanë dëshmuar për policinë se vajza është nisur nga ky institucion në orën 08:20 minuta të së premtes drejt shkollës speciale, ndërsa është kthyer në orën 10:10 minuta e shoqëruar me një prej mësuesve të shkollës speciale, e qepur në kokë, me të çara. Ndërsa nga ana tjetër mësuesit e shkollës kanë pohuar po për policinë se 17-vjeçarja është gjendur në klasë e veshur trashë, me një kapuç në kokë, ndërsa në faqe i rridhte gjak, duke këmbëngulur që vajza ka ardhur e dëmtuar në shkollën e tyre. Asnjëri prej institucioneve sipas policisë nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmtimin e vajzës, duke bërë që të nisin një hetim më të gjerë, ndonëse goditja në kokë e vajzës hedh dyshime për një ngjarje aksidentale, duke e regjistruar çështjen paraprakisht si plagosje nga pakujdesia.

 

 

redaktor October 14, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?