Njeriu që vrau të bijën 5 muajshe shtatzanë, Doksan Dushku, i tregoi policisë emrin e personit që ai dyshon se është babai i fëmijës së vajzës. Fatmira, 21 vjeçe, u ekzekutua me 8 plumba nga babai i saj 59-vjeçar, i cili nuk e tregon emrin e personit, me të cilin e kishte parë vajzën ditën kur e vrau. Policia dyshon se në krim mund të ketë marrë pjesë edhe njëri prej djemve të Dushkut, për të cilët thotë se i kërcënoi, pas vrasjes së Fatmirës. Ai ka pretenduar se e kishte vrarë Fatmirën për nder, pasi e kishte kapur, duke u shoqëruar me një person të fshatit. Drejt Dibrës është nisur një prokuror i Krimeve të Rënda, i cili do të drejtojë hetimet . lidhur me këtë çëshje tepër delikate.

N.q.s rezulton qe eshte i ati autor i shtatzanise se kesaj vajzes,atehere ky duhet denuar si nje monstër e ndyre ,si pervers jashte caqeve te perfytyrimit njerezor. Edhe autor incesti,edhe akuzon te tjerët…!? Monster e kaluar monstres?