Letër publike znj.Sonila Qato, znj. Alma Hicka dhe z.Idlir Peçi
Falenderoj redaksinë e gazetës “Dita” për publikimin e analizës së z. Andrea Stefani, botuar datë 27 Korrik. Problemi kombëtar i pronës do të zgjidhej më shpejt nëse dhe gazetat e tjera do të trajtojnë problemin e anarkisë së pronës që sa vjen dhe thellohet. Nëpërmjet gazetës “Dita” ftojmë publikisht drejtoreshën e AKKP znj.Sonila Qato, Avokaten e përgjithshme të Shtetit znj. Anila Hicka dhe zv. Ministrin e Drejtësisë z. Idlir Peçi të kuptojnë se projektligji tyre bie ndesh me Kushtetutën (nenet 41 dhe 181) në nenet bazë të tij. Shteti po merr borxhe, për të larë borxhet dhe ju thoni se pronarëve do t’u japim para. Shteti duhet të kthejë fizikisht pronën, duke kompensuar ato pjesë prone që në periudhën 1945-2015, janë tjetërsuar për nevoja publike, por projektligji juaj synon të maskojë korrupsionin e madh me pronat turistike. Praktikisht ju impononi kompensim dhe procedura që janë në shkelje me përcaktimet e neneve të Kushtetutës.
Ju drejtoj juve këtë letër publike, pasi ju jeni juristët që keni marrë përsipër autorësinë e projektligjit për kompensimin e pronave për të cilat shteti ka detyrim kushtetues që t’i kthejë tek pronari. Ju e dini mirë se po nuk shkoi prona tek i zoti, nuk zë vend Shteti dhe stabiliteti social, nuk ka demokraci, nuk ka investime të huaja dhe as pranim në Evropë.
Nuk kuptojmë pse takimin e realizoni pa pjesëmarrjen e medias, ndërsa kur e prezantuat projektligjin në Sheraton ishin të gjitha mediat. Kjo është shenjë e keqe, që bie barrë mbi ju që organizuat takimin.
Shkrimi i zotit Andrea Stefani citon se znj. Sonila Qato ka thënë “Misioni që kemi marrë është pezullimi i vendimmarrjes së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që do të thotë që të gjitha ankesat e drejtuara në këtë gjykatë të mund të rikthehen në vendin tonë për t’u ezauruar dhe shqyrtuar brenda vendit përmes procedurave të reja dhe sistemit të ri që ngrihet nga kjo reformë që kemi lancuar këto ditë”. Sado që znj. Qato mund të ketë bindjen ose mund të ushtrojë trysni të fortë deri tek gjyqtarët dhe juristët shqiptarë që punojnë në Gjykatën e Strasburgut dhe Këshillin e Europës, si mundet një jurist të mendojë se do t’i devijojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut?
Ju, që keni marrë përsipër këtë barrë për të devijuar kthimin e pronës tek i zoti, ju ftoj që të gjeni ndërgjegjen dhe kurajon qytetare dhe t’u përgjigjeni një për një konstatimeve dhe analizës së zotit Andrea Stefani. Ju rikujtoj gjithashtu se çështja e pronave nuk është politikë e djathtë apo e majtë por një çështje e së drejtës, që prek në çdo aspekt jetën e njerëzve. Populli nuk do t’ju lejojë ta vidhni në emër të ligjit. Përgjigja juaj publike do të jetë sqaruese për mijëra pronarë të Bregdetit që po presin prej jush kthimin fizik të pronës së tyre dhe jo mashtrime me kompensim fizik aty ku t’i pëlqejë komisionit. Ju ftoj të reagoni shpejt ose të jepni dorëheqjen, qe te mos njolloseni me damkën e “aparatçikëve” antishqiptarë.
*Pronar nga Dukati, shoqata “Krahina jonë”
KENI BERE GJENE ME TE DREJTE. JU PERGZOJ JUVE DHE INISIATORIN ANDREA STEFANI.Sonila Qato dhe kompani duan te letigjimojne vjedhjet dhe grabitjet e tokave nga SUPERSTRUKTURA e shtetit.
Sonila don ta reformoje GJNDNJ ne Strsburg mbasi eshte “shume e zonja” dhe mesiguri nuk ka patur prone, por eshte bere me shume prona dhe e ka zene halli.
peshku qelbet nga koka. Soniles i pelqen rroga
Z. Isuf, Ju ne shkrimin tuaj trajtoni problemin me te madh qe ka sot Shoqeria Shqipetare. Problemin me absurd , me antinjerezor , antikushtetues e ne kundershtim me te drejten Europiane te ratifikuar nga Parlamenti Shqipetar. Politika Shqipetare pseudodemokratike u mori pronat pronareve Shqipetar dhe ja u fali disa individeve qe nuk kishin asnje te drejte ligjore me keto prona dhe njeheresh ngarkoi Shtetin me nje barre financiare absurde qe u dashkan 323 vjet per tu shlyer. Tani i kerkojne Evropes qe te behet edhe ajo pale ne mashtrimetr e ketyre aventuriereve dhe me mashtrime te minimizojne vleren e kompensimit dhe te mbyllin mundesine e ankimimit te Shipetareve ne Strasburg. Z Isuf edhe tya edhe z. Stefani iu lumte pena.
Me vjen keq por ky problem ka 25 vjet qe vetem konklavitet e nderlikohet ne menyren me te mire per mos u zgjidhur kurre….
Po Orikumi a u qetesua…e zgjidhi çeshtjen e pronave.. po Dukati… Radhima… Rrahman Selmallari pronar bregdeti me origjine nga Kukesi.. te rroje Shkerdhen Berisha qe i shkerdhefte Kina Lirine..