Ekspertët analizojnë qasjen e Suedisë ndaj virusit e cila ka refuzuar masat kundër pandemisë

Leda Hysa

Ndërsa shumica e Evropës vazhdon të ketë në fuqi masa të ashpra kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, një vend evropian ka zgjedhur një rrugë tjetër. Suedia ka refuzuar të vendos masa të ashpra kufizuese dhe banorëve të saj u është lejuar të punojnë dhe të udhëtojnë gjatë pandemisë.

Në ditët e para dukej sikur Suedia kishte zgjedhur qasjen e duhur, ndërsa pandemia goditi rëndë Italinë, Spanjën dhe Britaninë, por tani shkalla e infeksionit po rritet me shpejtësi në vendin skandinav. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra. Duket pothuajse se çdo gjë është normale, një pasqyrim i botës para pandemisë. Kafenetë, restorantet dhe klubet e natës në Suedi kanë qenë të hapura gjatë pandemisë, së bashku me shkollat fillore dhe dyqanet.

Në vend të ligjeve të reja të rrepta, qeveria suedeze u ka kërkuar qytetarëve të marrin përgjegjësi individuale për zbatimin e distancimit fizik. Njerëzve mbi 70 vjeç dhe të sëmurëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi. Synimi i qasjes së Suedisë ishte qëndrueshmëria. “Unë mendoj se strategjia suedeze ka treguar se është e qëndrueshme. Ne kemi shifra tani që tregojnë se po rritet respektimi i këshillave tona nga njerëzit. Është shumë e vështirë të heqësh masat e ashpra kufizuese pasi t’i vendosësh ato, ky është mesazhi që ne po marrim nga të gjitha vendet që e kanë bërë këtë”, thotë Anders Tegnell, ekspert suedez i shëndetësisë.

Por, a ka funksionuar kjo qasje? “Në fund, numri i të vdekurve në raport me popullsinë në Suedi tani është më i larti në Evropë që nga kjo javë. Dhe përvoja e fqinjëve të tyre nuk ka qenë aq e rëndë. Për shembull, Danimarka, e cila ka ndjekur një rrugë shumë të ndryshme, duke vendosur masa të forta kufizuese që në fillim, vërtetë pati sukses në kontrollimin e pandemisë. Ata kanë bërë më shumë testime për Covid-19 se sa Suedia. Ata kanë qenë në gjendje të lehtësojnë më shpejt masat e tyre kufizuese”, thotë eksperti Scott Rosenstein.

Pothuajse gjysma e vdekjeve në Suedi kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve. Jashtë parlamentit të Suedisë, të afërmit e viktimave kanë ngritur një memorial për të dashurit e tyre, që ata thonë se vdiqën “pa ndihmë”. “Pse ata nuk i mbrojtën qytetarët duke mbyllur kufijtë, duke mbrojtur njerëzit nga pandemia?”-pyeti Mirrey Gourie, familjar i një vik time. Ekspertët thonë se është shumë herët të thuhet se kush kishte të drejtë.

“Ne jemi duke u mbështetur në një përvojë historike, disa modele parashikimi, por në një farë mase të gjitha vendet janë në një lloj eksperimentimi me metoda të ndryshme për rihapjen e sigurt. Dhe unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përpjekjen për të mësuar nga njëri-tjetri”, tha Dr. Peter Drobac nga Universiteti i Oksfordit.

Dëmi ekonomik nga pandemia në Suedi mund të jetë më i vogël, por numri i vik timave në raport me popullsinë mund të tejkalojë ato të vendeve fqinje. Debati mbi këtë çështje ka të ngjarë të intensifikohet ndërsa pandemia vazhdon të marrë jetë.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • MJAFT GËNJYET NJERËZIT,PLEHRA…
    NXIRRNI ANALIZAT E SAKTA DHE JO ATO TË SORRËS APO BAJGËS GEJC… SUEDIA NË KULMIN E ”PANDEMISË” KISHTE MË PAK TË VDEKUR SE ITALIA QË SHKATËRROI EKONOMINË E SAJ…..
    SUAEDIA AKTUALISHT KA PAK MË SHUMË TË VDEKUR SE SA KISHTE ÇDO VIT NGA GRIPI SEZONAL, PRA VDIQËN AQ SA VDESIN ÇDO VIT NGA GRIPI SEZONAL PLUS DISA NJERËZ MË SHUMË,POR KURRËSESI JO NË NUMRA ALARMANTË.
    RAMA VEGLA QORRE E SORRËS, I NDIHMUAR NGA HALEJA QË QUHET VELIAJ ,U MUNDUAN ME 1000 MËNYRA TË MBJELLIN PANIK NË POPULL DUKE NXJERRË FOTO FALLCO NGA BERGAMO E VITIT 2012, VIDEO FALLCO PO ASHTU NGA BERGAMO E VITIT 2012, MASHTRIME PA FUND PËR VDEKJE NGA KORONAVIRUSI, NË MËNYRË QË LOPËT TË RRINË NË STALLË DHE TË PRANOJNË PA SHUMË KUNDËRSHTIME THERRJEN QË DO VIJË NGA URIA DHE PAPUNËSIA PAS LOCK DOWN-it QË I BËNË EKONOMISË SHQIPTARE.
    JANË ÇARË B@THËSH VEGLAT QORRE TË SORRËS DHE GAJGËS GEJC ME SUEDINË,SEPSE PO JU PRISH PLANET…..

    YGJOHU O SHQIPTAR ,MOS FLI GJUMË SI DELET PARA THERRTORES…

  • Suedia eshte i vetmi vend i pa varur ne bote ..te tjeret e ashtuquajtur eksperte le te han m..t. Suedia nuk e rruajti as per karavirus as per ate psikopatin me syze te mikrosoftit…respekte per Suedin..

    • Jooo Laberia. Suedia eshte fajtore. Suedia ka deshtuar. Suedia duhet te deshtoje. Perndryshe ca do themi per 18 mijet qe shpetoi kumanari? Ca do te thone virologet imunologet qe tani jane vendosur ne gjithe boten regjimin e shendetit? Pa na pyetur pa u zgjedhur. Dhe politikanet u shkelqejne syte. Ku ta gjejne ata nje kohe te tille ku sflitet me per demokraci te drejta njerezore probleme ekonomike? Imagjinoni profesorin e Oksfordit qe eshte shume i shqetesuar se virusi mund te zhduket dhe ata sdo kene kohe te testojne vaksinen (La Repubblica). Dhe pastaj te vijne e te thone:Suedia deshtoi. Ja shikoni vendet perreth. Ata larg mos i shikoni . Shikoni Ishujt FarOer,Ishujt Svalzbard, po deshet shikoni edhe Polin e Veriut ku nuk vdiq asnje dhe ata ndenhen 6 muaj mbyllur.

      • Ke te drejte per te gjitha sa the Berati. Un do shtoja edhe me shume dozen per keta kelysha qe mbyllen njerezit duke i trajtuar si kavie..edhe njehere I vetmi vend qe respekton qytetaret e vet eshte Suedia..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *