Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN-së pritet që në fund të muajit gusht të vijnë në vendin tonë për të bërë një analizë të situatës ekonomiko-financiare. Zbatueshmëria e rekomandimeve, gjendja e financave publike gjatë gjysmës së parë të këtij viti, si dhe ecuria e shlyerjes së borxheve të prapambetura, janë çështjet që pritet të analizohen nga ekspertët. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, diskutimet me delegacionin e FMN-së do të përqendrohen mbi stabilitetin financiar, si dhe masat që duhet të merren për pjesën e mbetur të vitit. Një çështje e cila do të jetë në qendër të diskutimeve është edhe niveli i borxhit publik dhe masat që duhet të marrë qeveria Rama për uljen e tij. Po sipas burimeve nga Ministria e Financave, pas takimeve në nivel politik, ato do të fokusohen edhe në nivel teknik, mbi zbatueshmërinë e ligjshmërisë dhe sidomos të strategjisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, për të cilat është marrë dhe kredia prej 330 milionë euro nga ky institucion financiar. Delegacioni i FMN do të qëndrojë në Tiranë deri në mes të muajit Shtator, ndërsa në fund të vizitës pritet edhe një deklaratë publike për vlerësimin e situatës ekonomiko-financiare të kësaj periudhe të vitit.
vine te marin 75 perqind te qumeshtit te lopes tone qe mezi mbahet ne kembe sepse po e shqyejne uqerit e politikes?
me siguri do na japin ndonje borxh te ri per asistence teknike dhe per te paguar hobi lobuesit e qeverise