Ekspertët ndërkombëtarë këshillojnë qeverinë e re të mos përsërisin gabimet e së shkuarës dhe të mos e bazojnë ekonominë në borxhe. Në ditën e dytë të konferencës së organziuar nga PS, “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, ekonomistët njëzëri kërkuan që qeveria e re të mos investojë më shumë para nga sa disponon, pasi shlyerja e borxhit mund të kthehet në një makth për ekonominë shqiptare.
“Që ekonomia juaj të bazohet në defiçit dhe borxhe është shumë e rrezikshme. Mund të duket gje e mirë në aspektin afatshkurtër, por ata që ju kanë dhënë borxh mund t’jua kërkojnë para kohe si na ndodhi neve në 1992, gjëja me e mirë që bëmë në 20 vitet e fundit ishte të dilnim nga ky makth. Ne humbën vota, humbën zgjedhje, por ne tani jemi në pozicionin e duhur”tha Sebastian Vladescu.
“Qeveria duhet të ketë kujdes që të mos krijojë pesimzëm tek publiku, por as opztimisëm jo të duhur. Çfarëdo gjëje që të bëni, duhet të jetë e buxhetuar. Në rast se nuk ka zëra në buxhet për këto, atëherë mos shpenzoni, sepse dispilina fiskale është kyçe për suksesin” u shpreh Durmus Yilmaz.
“Unë do sugjeroja katër fusha prioritare ku duhet ndërhyrje ne periudhën 6-12 mujore: te parandalimi i krizave; krijimi i vendeve të punës; dhënia e shërbimeve dhe mbrojtja e burimeve natyrore. Duhet të veçoj se sektori i energjisë ka shumë probleme, investimi ka qënë neglizhent, tarifat nuk mbulojnë kostot e tanishme dhe institucionet financiarisht kanë hequr dorë. Qeveria duhet të marrë masa për dimrin dhe të shohë aspektin fiskal” nënvizoi Ellen Goldstein.

Opinionet dhe sugjerimet e ekspertëve, qofshin të huaj apo vendas, nuk janë asnjëherë të pavlefshme. Dy mëndje janë gjithnjë më shumë se një mëndje. Kjo praktikë e ndjekur nga qeveria e re, është shumë shpresdhënëse sepse tregon që ajo do të ndjekë një politikë të hapur të qeverisjes. Pra transparenca dhe gjithpërfshirja janë dy drejtimet e ndryshme të qeverisjes së re nga ajo e kaluara tashmë. Mesazhi i z.Rama se qeveria nuk mund të zgjidhë asgjë e vetme, pa përfshirjen e të gjithë qytetarëve në parashtrimin e projekteve dhe zbatimin e tyre në praktikë, tregon se tashmë veprimet e qeverisë do të bëhen publike dhe se mendimi qytetar do të ketë vendin që i takon. Në fund të fundit, këtë votuan dhe shqiptarët. Marrjen pjesë në qeverisjen e vendit. Të dinë çdo projekt dhe të informohen për çdo përparësi që do të ndërmerret në shërbim të tyre. Çdo hap duhet shoqëruar me mendimin e ekspertëve përkatës. Të marrë fund njëherë e mirë politika e “njëshit” që i di të gjitha dhe që zgjidh gjithçka. Z. Rama po tregon se qeveria nuk do të jetë e përqendruar tek ai, por tek skuadra. Skuadra tek ekspertët e kështu me rradhë. Mendimet e ekspertëve mbi politikën e borxheve, të mbrojtjes së burimeve natyrore, të krijimit të vendeve të punës, të dhënies së shërbimeve lehtësuese për qytetarët dhe parandalimi i krizave janë mendime të rrahura tashmë dhe në mjediset e shqiptarëve para dhe pas zgjedhjeve. Nuk janë mendime të reja por janë mendime që konfirmohen dhe nga ekspertët e huaj. Gjithashtu është shumë e drejtë dhe vërejtja që qeveria shqiptare bazuar në opinionet dhe sugjerimet, duhet të zgjedhë “modelin shqiptar” të zhvillimit. Sepse çdo model ka specifikat dhe kushtet konkrete nga të cilat diktohen dhe mënyrat dhe rrugët e zgjidhjes.
Gjithsesi z. Rama po tregon se e ka kapur “dashin nga brirët”. Kjo është ajo që na intereson ne qytetarëve dhe jo fjalimet boshe të pushtetarëve arrogantë, që erdhën në pushtet vetëm për veten e tyre dhe punuan vetëm për familjet e tyre. Ndërsa për votuesit kujtoheshin vetëm një herë në katër vjet. Nuk na interesojnë më fjalët e tyre. As mos të lodhen kot me vërejtje e ironi prej “dhelpre që nuk arrin dot rrushtë”.
Ishte e domosdoshme qe Edi Raam te grumbullonte kete mase te panjohurisht per ti dhene keto solucione?
Edhe pse po behem e besdiseshme po ripostoj ate qe thashe edhe dje.
KENGE DASMORESH MES TEQES QE DIGJET
Te terheqesh karron nga bishti i kalit vetem ne verberi mund te behet realitet. Idea e ketij ragrupimi arkitektesh te bidonvileve te Rio de Zhaneiros, me synimin per tu dhene zgjidhje problemeve qe preokupojne sot vendin tone eshte pa dyshim mendje shkurter e arrogante.
Ngjyrat, peisazhet, arkitekturat moderne, eshte jashte çdo diskutimi qe bejne pjese ne deshire-pritesine e te gjithe shqiptareve per nje te ardhme me te mire, me dinjitoze me prosperitet, por eshte po aq e vertete qe jashte enderrimeve pikasiane te dordoleceve “ku rafsha mos u vrafsha” qendrojne problemet e papunesise, varferise, mungeses se prodhimeve me elementare brenda vendit ne vend te importimit te tyre, mungesa e shfrytezimit ne vend te gjithe pasurive e burimeve natyrore nen e mbi tokesore, braktisja masive e tokave, terrazave e kodrinave hambaret e nje kohe, xerimi i prodhimeve blegtorale ne favor te importimit te tyre, investimet kriminale ne fushen e transportit, me rrjete rrugesh te ndertuara thjesht per perfitim zgjedhor apo politik, braktisja e plote e sistemit hekurudhor ne favor te atij automobilistik, shitja mafiose e te gjitha pasurive te vendit grupeve mafio-politiko-kriminale, eleminimi i çdo forme te prodhimit industrial si atij te lehte po ashtu atij te rende,e sa e sa te tjera mendoj se jane sot prioriteti i vendit dhe i qeverise qe mori milionshen e votave tona.
Ndihem e fyer ne emer te te gjithe arkitekteve shqiptare qe po bajpasohen nga figura te panjohura qe i ngjajne me shume nje turme pseudoarkitektesh te deklasuar ne vendet e tyre, ku gjejne me ne fund nje ambjent jo te tyrin ti afroje pune e pagesa marramendethe per idete e tyre menefregiste, megallomane e boshe ne statusin ne te cilin ndodhet vendi yne.
Nuk mund e nuk duhet te ndertohet e ardhmja e jone me borxhe, sepse kjo eshte rruga qe ka zgjedhur Edi Rama i ngrohur nga Peleshi i “te gjithe rrugeve qe te çojne ne Korçe”.
Mendjelehtesia, qe ne keto hapat e para, do rizultoje fatale ne nje te ardhme jo te larget ne se vazhdohet te drejtohet vendi me kete mentalitet.
U dogjem per 23 vjet nga i biri i Shiqere Berishes, nuk duam te pesojme me te mefshet e te pafuqishem, kokeulur e te pergjunjezuar ndaj askujt.
Qofte edhe Edi Rama e fasirejte e tij Tahiri, Fuga, Peleshi e Kodheli, pa harruar blerjen me te fundit Goebbels-in Sandro Lleshi.
Nuk mar shume vesh nga ekonomia por di mire se marja e borxheve te katandis si ata fukarenjte e listave te dyqaneve. Akoma me mire di se sander lleshi nuk mund te krahasohet kurrë me gëbelsin sic tenton një komentuese! Sander lleshi ka qene nje ndër ushtarakët me inteligjente që kam njohur ne ushtri dhe pos kesaj me një kulturë të gjërë ,jo vetëm ushtarake. Pastaj dua t’ju kujtoj atyre që dëshërojne se sandri ka pësuar nje humbje te rende familjare qe shumekush nuk do ta kishte perballuar po te mos kishte forcën e karakterit të sandrit. Kaq njëherë për njeherë.
@PELLUMBIN
Nese edhe Sali Ram Shiqere Berishes te Viçi-dolo-it per te kullotur do pesonte humbjen ndonje familjari te tij, do isha e para qe do ta ngushelloja (kur lopet te pellasin me zerin e bilbilit), por duhet thene se humbja e nje familjari sado e thelle qe te jete, nuk mund te sherbeje si pretest per te uzurpuar nje pozite te larte publike.
Edhe Goebbels ju prezantua Hiltlerit nga shkrimtare naziste te epokes, ku nje rol te rendesishem luajten edhe artikujt e tij ne shtypin nazist. Kush ishte Goebbelsi e tregoi historia. Ja pse krahasimi figurativ Goebbels-Sander Lleshi.
Per me teper shume personazhe si te PD ashtu edhe te PS tentojne te fshehin prejardhjen e tyre, eksperiencen reale te punes qe kane bere (te dokumentuar), pergatitjen e tyre profesionale dhe jo kurse dy-tre ditore apo pjesmarrje ne seminare, qendrueshmerine e tyre ndaj te njejtit ideal apo ecuri politike.
Te ashtuquajturit “Kavalieret e Maltes” kane qene dhe mbeten nje organizim shume sekret. Edhe para luftes se dyte boterore shume shqiptare u “thithen” nga kjo organizate sekrete, po qe nje ish general i diteve tona , i shoqeruar edhe nga atasheu yne luftarak i Romes Balliu, te kaloje dite allegre prane Akademise Bonifaciane te Anagnit (Itali) prelud i kesaj organizate obskurantiste eshte e papranueshme.
Dhe nuk eshte i vetmi, te njeten rruge ka ndjekur edhe ambasadori Logu prane Selise se Shenjte.
Duhet vene ne evidence edhe historia e “kurseve” gjermane te pambarim te Goebbels-Sander Lleshit, me te vertete enigmatike, aq sa kushdo mund te arrije ne konkluzionin qe Goebbels-Sander Lleshi, nga Fani i Vogel i Mirdites te te shumeurryerve Gjonmarkajt, nuk ka ushtruar ne terren profesionin e tij si oficer i larte i ushtrise shqiptare por eshte “zgjedhur e pergatitur” nga kushdo qofte si nje figure e gateshme per tu perdorur ne zhvillimet e ardheshme.
Kush eshte Goebbels-Sander Lleshi i vertete?