Nëse përgjithësisht janë mësuesit që vënë në siklet nxënësit me pyetjet e vështira, me djaloshin 9-vjeçar nga Kosova ndodh e kundërta.
Andin Shalës nga Barileva detyrat e shtëpisë i duken përherë të lehta. Madje, mësimet në shkollë nuk i mjaftojnë dhe përherë kërkon informacione të tjera.
E pyetur nga Tribuna Channel, një mësuese e tij shprehet se ndonjëherë vendoset në siklet nga pyetjet e befta dhe të vështira të Andinit, kryesisht mbi astronominë.
Ai ndodhet aktualisht në klasën e katërt, një vit më parë kreu testin e inteligjencës dhe ekspertët vërejtën IQ 125. Psikologët sugjeruan që fëmija duhet të kalonte menjëherë në klasën e tetë, por një gjë e tillë i frikësoi prindërit, të cilët nuk pranuan.
“Më pëlqen astronomia. Kohën e lirë e kaloj duke lexuar libra, që më çojnë në një botë tjetër”, thotë Andini për Tribuna Channel.
Padyshim inteligjenca e zhvilluar i mundëson djaloshit të zgjidhë në pak sekonda ushtrime që shokët s’ia kanë idenë dhe vazhdimisht kërkon literaturë që s’është për moshën e tij./Anabel

l.h/ dita

Djaloshi ka nje strukture inteligjente qe vjen si pasoje e aftesise se larte llogaritese dhe kujteses vizuale. Une propozoj jetesen e tij normale, dmth shkolla duhet kryer normalisht, por duhet t’i financohet nga shteti kompjutera dhe librat qe desheron djaloshi. Djaloshi mund te behet nj Profesionist i shkelqyer por duhet te mbese njeri normal. Zoti e ndihmofte ne kete turme budallenjsh!!
Shume dakort. Do ishte shume gjynah ta kthenin djalin e shkrete ne kavie studimi… Madje mua me vjen keq për te edhe për faktin qe mediatizohet kaq shume e nuk e lejojne te jetoje fëmijërinë e tij si gjithe fëmijët e tjere.