Ekspertët kontabël të thirrur nga Prokuroria e Tiranës kanë vlerësuar dëmin e shkaktuar nga skandali i rimbursimit të barnave nëpërmjet mashtrimit me recetat.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, në hetimin e dytë për aksionin hetimor i njohur si “Farmacitë 2”, është arritur në konkluzionin se nga skema janë përfituar 2.2 milionë euro. Në qendër të skandalit qëndron “Omega Pharma”, drejtuesi i të cilës i mohoi akuzat.
Dëmi ekonomik ndaj shtetit ka nisur në janarin e vitit 2013 deri në tetor të këtij vit. Dyshohet se në skemën e përfitimit janë përfshirë dy lloj ilaçesh; insulina dhe ketosterili.
Sipas hetimit të deritanishëm, rezulton se “Omega Pharma” ka shpërndarë receta të falsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke tërhequr në total shumën e sipërcituar për dy llojet e ilaçeve.
Tashmë, Prokuroria po heton paratë që ka marrë “Omega Pharma” dhe farmacitë e përfshira në skemë. /Dita/

Vetem sekuestrimi i parave te vjedhura dhe me pas mbyllja e deres per keta lloj hajdutesh eshte ilaci i vetem e me i mire ne kete rast.Burgu nuk mjafton ,me fusni mua ne burg vetem te kem kete fitim.Burgu eshte bere tani mode.Sekuestrimi eshte vaksina e sigurte qe shpeton shoqerine nga ky kancer.
o redaksia po pallati ne fote nuk eshte i omegafarmes eshte dhe i yni dhe ne nuk kemi bere shkelje . nuk keni ndonje ta rregulloje nje cik foton
Po kush mori te dhjeten e shumes ne fjale e zbuloi prokuroria?
do shtet, ministri burg, sekuestro pasurise, heqia e te gjitha licensave, dhe te drejten per tu mare me kete pune.