Ekspertët: Eurobondi i dytë ristrukturon huamarrjen

redaktor

Financat publike gjatë viteve të fundit janë gjendur përballë disa vështirësive, ku qeverisë i është dashur të rrisë borxhin për të financuar ekonominë. Tashmë pa një kufi për nivelin e borxhit, sinjalet nga krerët e financave publike janë që qeveria parashikon të marrë përsëri hua. Vetëm një ditë më parë ministri i  Financave, Shkëlqim Cani, është shprehur se vitin e ardhshëm mund të merret një borxh prej 500 milionë euro, në formën e eurobondit ose kredi, në varësi të interesave. Kjo shihet  si një ristrukturim dhe ribalancim i borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm. Aktualisht niveli i borxhit publik është  mbi 70 % e PBB, ku pjesën më të madhe e zë huamarrja e brendshme. Shqipëria emetoi eurobondin të parë në historinë e vet, në tetorin e vitit 2010,  ku siguroi një hua prej 300 milionë eurosh, me interesa 7.5%. Eurobondi në fjalë, me afat 5-vjeçar, maturohet vitin e ardhshëm. Ndërkaq të dhënat tregojne se situata e tregjeve Europiane vazhdon të mos jetë e favorshme dhe besueshmeria e ekonomisë sonë është ende mjaft e ulët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *