Ekspertët kinezë: Ka dy lloje të koronavirusit, njëri është më agresiv

J L

Disa media italiane thonë se ka dy lloje koronavirusi.

Janë dy tipologji të së njëjtës sëmundje, por që ndahen disa tek karakteristikat dhe efektet.

Duke cituar rezultatet e zbulimit të një grupi shkencëtarësh kinezë nga Universiteti i Pekinit dhe Instituti Pasteur i Shangait, pretendojnë se kanë gjetur dy variante të Covid-19.

Në studimin e tyre, të publikuar nga National Science Review, flitet për llojin L, shumë më ngjitës dhe me rrezikshmëri të lartë vdekshmërie, që thuhet të ketë qenë ai i cili u përhap më shumë në momentin e parë.

Dhe pastaj, versionin më të favorshëm S, më pak ngjitës e që kalohet mjaft më lehtë.

Studimi zbuloi se 70% e rasteve të analizuara në Wuhan i përkisnin llojit më agresiv të virusit, atij L dhe 30 përqindëshi i mbetur, siç thotë Il Giornale, ishte prekur nga varianti më I lehtë.

Thuhet se mbizotërimi i llojit më agresiv të virusit, atij L, ka ardhur në rënie.

Reuters megjithatë citon ekspertë të tjerë të thonë se nuk binden shumë nga pohimet e kolegëve kinezë.

“Është e vështirë të konfirmohen studime si këto pa një verifikim të gjerë epidemiologjik”, tha Stephen Griffin, profesor dhe ekspert i infeksioneve dhe imunitetit në universitetit britanik të Leeds.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *