Publikimi i listës së pagave një herë në vit, e cila pritet të formësohet me hartimin e një nisme ligjore ka nxitur shumë debate në grupet e interesit.
Kontabilistë, auditues dhe shoqatat e biznesit të kontaktuara nga “Monitor” pohuan se propozimi i qeverisë është antiligjor, nuk ndihmon zhvillimin e ekonomisë, por përkundrazi do të shtojë konfliktet sociale.
“Ne lidhje me idenë qe te behën publike pagat një herë në vit, nëse vërtet mendohet që të deklarohen të gjitha pagat e punonjësve në vend, gjykoj se është një ide absurde, më e pakta dhe e kundërligjshme nga ana tjetër. Nuk e di përse do të zbatohej kjo ide dhe kujt i shërben. Pagat janë një marrëdhënie personale midis shoqërisë dhe punonjësit dhe përbën një informacion konfidencial. Ato vendosen bazuar në një sërë kriteresh që vendosen në kontratën e punës midis shoqërisë dhe punonjësit, dhe që ndryshojnë nga një punonjës në tjetrin. Nëse punonjësit do të dinë pagat e njëri-tjetrit kjo krijon një rrezik të madh social, konflikte dhe pakënaqësi. Kjo ide bie në kundërshtim të plotë me eksperiencën e njerëzve që punojnë dhe bëjnë biznes dhe drejtojnë jo vetëm shoqëritë, por edhe institucionet. Duket sikur kjo ide vjen nga persona që nuk kanë drejtuar ndonjëherë dhe nuk dinë çfarë janë dhe si ndërtohen marrëdhëniet e punës në biznese”, pohon kontabilisti Sotiraq Dhamo.
Edhe presidenti i Qendrës Shqiptare së Eksporteve, Alban Zusi shton se ekspozimi i pagave nën 10,000 euro do të rrisë konfliktin në biznese dhe shoqërinë sociale . “Ekspozimi në publik i pagave nën 10,000 apo 20,000 euro nuk i shërben ekonomisë, por vetëm sa do të rrisë konfliktin social në një ndërmarrje apo në tërësi për shoqërinë. Mund të ekspozohen vetëm të ardhurat mbi 20,000 euro që përfshihen në kategorinë e bizneseve”, thotë z. Zusi.
Ndërsa sipas kontabilistit Sotiraq Dhamo mund të ishte e drejtë ideja, që të publikohen, por pa emra, vetëm pagat që janë në nivelin minimal, për të gjitha shoqëritë për të evidentuar kështu ato shoqëri që mund të vlerësohen se nuk deklarojnë realisht pagat. “Por edhe kjo nuk ka shumë sens, sepse ky informacion duhet t’u vlejë vetëm tatimeve, që të bëjnë kontrollet përkatëse për të luftuar informalitetin në pagat dhe nivelin e tyre”, thotë ai.
Sakaq lista e pagave zyrtare për punonjësit në të gjithë vendin u dekonspirua në muajin dhjetor duke qarkulluar online te shumë media dhe individë. Lista ishte me 630 mijë emra punonjësish në të gjithë vendin, të punësuar dhe vetëpunësuar, ndërsa pagat u publikuan për rreth 550 mijë persona, të punësuar në biznese dhe në shtet.
“Nuk di nëse është shkelje e së drejtës për informim, pasi e tillë është konsideruar. Për këtë fakt, janë dënuar disa punonjës së administratës shtetërore, tashmë po na rezulton, si pozitive dhe promocion për t’u aplikuar. Mendoj se nuk duhet aplikuar”, veçon audituesi ligjor Bujar Bendo.
Monitor
j.l./ dita
Shum interesant ky konkluzion ! Ne nje fare menyre ekspertet pranojne se kemi te bejme me nje polarizim te tejskajshem te shoqeriise, i cili duhet mbajtur i fshehur !? Me nje fjale ata pranojne se ky realitet nuk eshte normal, pasi po e cone shoqerine shqiptare drejt nje krize sociale dhe drejte nje konflikti te eger social. Keta eksperte te famshem ne vend qe te japin “receta” per zbutjen e ketij polarizimi shoqeror, mundohen ta mbajne te fshehur situaten shperthyse, me te vetmin qellim qe mos te preken interesat e atyre qe kane perfituar, e po perfitojne padrejtesisht nga djersa e ketij populli ! Rrogat me patjeter qe duhen publikuar, ne menyre te tille qe ky popull neser te dije se kujt force politike duhet t’ja besoj pushtetin. Nje pikat kryesore te programeve ekonomike te partive politike, eshte pikerisht, zbutja e polarizimit shoqeror dhe permiresimi i kushteve te jeteses se shtresave ne nevoje. Ajo parti qe e ka kete program me te detajuar e te kuptushem dhe me vone te zbatushem meriton besimin e ketij populli, ne te kundert po e mbajti te fshehur, sic po mundohen ta mbajne keta “Eksperte” konflikt social do te jete i pashmangshem.
Une kete mos publikimin e pagave e quaj nje veprim shume korruptiv dhe te pa pranueshem; si ore do mbahet rroga e fshehur dhe kerkojme publikim te te dhenave per ndjekjen e krimineleve nga ana e gazetareve? Pagat nuk arratisen, por zbulohet korrupsioni nepermjet publikimit te tyre, ndersa hajdutet dhe kriminelet arratisen po te publikohen te dhenat. Si duket expertet shqiptare vjedhin dhe vete e nuk duan te dine te tjeret se sa para marrin!
Jam i mendimin qe pagat te jete publike, te shikoje e kuptoj e njerzit si vidhen nga pushtetaret, qe nje person merr 3-4 rroga ne dite. Profersor ne Universitet, keshilltar i k/ministri, keshilltar apo konsulent i krietarit te bashkise, anetare bordi, drejtore i nje dege te sajuar e ku di une. Kurse nje punetar vetem nje rroge dhe ate se ka tamam por te sakatuar, 1/3 apo 1/2 ne dore(cash) kurse resto ne konto sa per Sy e faqe. Te jene te hapur a sic ishin ne kohen e xhaxhit, te gjithe ne nje border o nga I pari tek I fundit, kurse tani doli privatesia, te gjithe po dalin zbuluar pa brek, por leket duhet te mbulohen pasi u dalin horlleqet dhe hilet qe bejne. Pse mos ta di une sa merr kolegu im ne krahe, te marri me shume se une ne nje kohe qe seshte I zoti, nuk e merito. Nuk duhet barazi por drejtesi, te veje haka tek I zoti.