Vendimi i KQZ-së për t’ia kaluar Kuvendit çështjen e ndarjes së mandateve, ka sjellë debate jo vetëm mes palëve politike por dhe vetë ekspertëve. Për dy ish-kryetarët e KQZ-së nëse Parlamenti lë në fuqi vendimin e 2009, ai është i ankimueshëm në gjykate, por kjo duhet të bëhet përpara mbajtjes së zgjedhjeve. Ndërsa, Çlririm Gjata teorikisht përjashton mundësinë e ankimimit pas 23 qershorit, për Kristaq Kumen nëse kjo bëhet pas zgjedhjeve do të kthehet në një lojë të rrezikshme politike.
Mendimi i ekspertëve
“Akti Administrativ mund të goditet për antikushtetueshmëri nëse sa kohë nuk është përfunduar qëllimi për të cilin ka dalë, në rast se përfundojnë zgjedhjet, atëherë s’ka më vlerë. Nuk mund të vish më pas të thuash se përse u ndanë kështu, kur i ke pranuar këto rregulla loje, t’i kishe goditur që përpara…Realizimi i datës së zgjedhjeve tregon se Akti e ka arritur qëllimin, ka përfunduar atë për të cilën është trajtuar Akti. Nuk mund t’i drejtohet gjykatës më pas, mendoj unë. Formalisht po, por s’besoj se Gjykata Kushtetuese mund të japë një vendim ta rikthejë pas sepse ke shprehur vullnetin, i ke pranuar këto rregulla loje. Mund ta godasësh të nesërmen e ndarjes së mandateve, ndoshta…”, thotë Çlirim Gjata. Ndërsa Kristaq Kume jep këtë mendim: “Në qoftë se pas zgjedhjeve do të ketë një ankimim të tillë, kjo do të jetë vetëm një ndër të shtigjet që mund të përdorë humbësi për të justifikuar humbjen dhe jo shprehje e merakut të asaj që vidhet me kushtetuetshmërinë e zbatuar apo jo, lidhur me barazinë e votës. Në rast se ka të tillë merak, ky do të bëhet menjëherë pas vendimit të Parlamentit të Shqipërisë dhe le të presim shprehjen, në qoftë se bëhet,të Gjykatës Kushtetuese nëse ka ose nuk ka shkelje të Kushtetutës. Moszbatim të kërkesave të ligjit? Po, ka sepse ligji e kërkon që të realizohet, duke patur parasysh lëvizjet demografike, por se kush e solli këtë situatë, tashmë të gjithë e dimë, mungesa e vendimmarrjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Kume në një prononcim për TCH. Parlamentit ka hapur procedurat e ndarjes se mandateve, ku eshte çuar propozimi nga Komisioni i Ligjeve për lënien në fuqi të ndarjes së mandateve sipas vitit 2009.
Kristaq Kume
“Kuvendi nuk mund të hyjë dot në procese llogaritëse, nuk është në tagrin të punëve të Kuvendit. Kuvendi më e shumta që mund të bëjë do të ishte një amendim i asaj çka ai ka marrë vendim përpara, pra amendim dhe lënia në fuqi të vendimit që ai ka marrë në kuadër të ndarjes së mandateve për zgjedhjet e 2009, më tepër nuk mund t’i kërkohet Kuvendit që të bëjë një gjë të tillë”, thotë Kume.
Çlirim Gjata
“Deri më datë 5 apo 7 mars, Kuvendi duhet ta miratojë ndarjen e mandateve, kështu që nuk mund të varet Kuvendi nga dëshira e KQZ-së, mori apo jo vendim. Nëse a duhet të bëjë ndarjen e 2009 Kuvendi, a duhet të bëjë një ndarje të re, apo atë ndarje që po bënte KQZ-ja po që s’arriti të kishte 5 vota, Kuvendi është i detyruar të zbatojë procedurën e nenit 75, që është formula përkatëse “, thotë Gjata.
Vëzhguesit vendorë
“I vetmi institucion që ka tagrin për ndarjen e mandateve është kolegjialiteti dhe pavarësia e KQZ. KQZ-ja duhet ta kishte realizuar ndarjen e mandateve, pasi ne mendojmë që preket në tërësi dhe parimi themelor kushtetues, siç është parimi i barazisë së votës edhe sikur të gjitha standardet e tjera të realizohen. Duke prekur këtë paritet të barazisë së votës është një insinuatë që krijon probleme në vazhdim”, thotë Gerta Heta.
“Paritet të barazisë” – Ku e ka bërë shkollën Gerta Heta?!
SKA SI TE JETE ME I QARTE PROBLEMI.MANIPULIMI KA FILLUAR.RRUGE TE MBARE.