Ekspertët për reformën në drejtësi: Përmbyllim draftin me apo pa opozitën

Dita

Ekspertët e nivelit të lartë vijuan punën për reformën në drejtësi gjatë gjithë pasdites së sotme, pavarësisht braktisjes së tryezës nga grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike. Mbledhja përfundoi në 20:20 të mbrëmjes.

Në dalje të kryesisë, eksperti Sokol Sadushi tha se sot u ezaurua diskutimi i të gjitha neneve dhe shprehu bindjen se drafti do të përmbyllet nesër me apo pa opozitën.

Megjithatë Sadushi tha se mirëpresin opinionet e opozitës.

Kemi rënë dakord sëbashku me përfaqësuesit e opozitës që të dilnim me një draft dhe në ato pika të veçanta që ne nuk binim dakord do dilnim me opinione alternative. Këtë gjë atë e kanë pranuar dhe ne mbi këtë bazë kemi hyrë në bisedime me ta. Ata sot janë larguar sepse nuk pranojnë që të vijojnë më tej diskutimin me ne. Ne kemi vijuar punën dhe jemi drejt fundit dhe shpresojmë që nesër ta mbyllim”, tha Sadushi.

Share This Article
2 Comments
  • Pse I fut hundet politika. Politikanet Jan te gjithe hajdute. Kjo nuk eshte reforme por ujdi per te mbuluar krimet t tyre.
    Ne se moret votat nuk do te thote te na shtypni e skllaveroni nje emer te votes. Mbledhin mendjen o hajdute, ate qe te Ben populli nuk ta Ben as Perendia.
    VETEM REFERENDUMI E ZGJIDH KETE PUNE. ESHTE VETEM E DREJTE E POPULIT. AS E TE HUAJVE E AS E POLISHEJTANEVE TE INKRIMINUAR. HAJDUTE PRONASHE E TOKASH. SEKSERE CONCESIONESH TE HUAJA. PADRONE TE SHQIPERISE.
    POSHTE PADRONET E PADREJTESIA,GJITHE POPULLI THERET.
    IKNI PREJ NESH IZORIA. PO AFROHET DITA JON. ( kjo kenge e hereshme ka vlere me shum sot se aterhere)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *