Ekspertët e shohin si një hap pozitiv ndryshimin për kodin rrugor, por theksojnë se para miratimit, duhet të njihen nga drejtuesit e automjeteve dhe nga këmbësorët.
“Është një nismë pozitive dhe është përgatitur drafti që do të kalojë në Parlament. Por mendoj që para se të kalojë të bëhet një sensibilizim i opinionit publik, me qëllim që ky ndryshim që do të kalojë në Parlament të njihet nga përdoruesit e rrugës. Në rast se ky draft i përgatitur nga specialistë të fushave përkatëse, nuk do të ketë efekt pozitiv në rast se nuk i paraprin një fushate sensibilizuese”, – ka thënë eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini.
Eksperti shprehen se këto ndryshime do të kenë efekt, nëse policia rrugore do t’i zbatojë me përpikmëri dhe jo në mënyrë selektive.
“Kjo do të ketë ndikim, por nuk do të ketë efikasitetin e duhur në rast se Policia Rrugore nuk do të kërkojë zbatimin e rrepë të Kodit Rrugor”, shtoi ai.
Drafti i ri parashikon që gjobat të variojnë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë nëse përdorni telefonin teksa jeni në timon, po ashtu edhe për mosvendosjen e rripit.
Po për të njëjtat shkelje në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut masa ndëshkuese me gjobë është 40 euro./abcnews/
a.t / dita

Ekspertet e partise paskan punuar fort,keta akoma nuk kuptojn se problemi eshte zbatimi i masave e jo ndryshimi i ligjeve,nje problem tjeter eshte se mbi 50 % e drejtuseve te mjeteve kan probleme psikike.
Mirë do të ishte që para se të ngresh gjobat më parë siguro rrugët kalimet ,tabelat,zgjerimin e rrugëve ,sidomos rruga nga Elbasani në Përrenjas ,është shumë e ngushtë dhe me pamundësi parakalimi,kur dihet seajo rrugë ka makina të mëdha të cilat kalojnë sepse janë dy dogana,dhe një pjesë e konsiderueshme hyn nga këto dy dogana.Maunet nuk hapin rrigën dhe kështu që krijohen rradhë të gjata,