Personat mbi 50 vjeç – veçanërisht ata mbipeshë- duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë krizës së koronavirusit për të ndihmuar NHS-në, thotë një ekspert britanik. Sipas Mike Fischer, i cili drejton një laborator kërkimor në Oksford, veprimet e personave të kësaj grupmoshe do të kenë një rëndësi kyçe për sistemin shëndetësor të Britanisë së Madhe.
Të dhënat zyrtare – të mbledhura nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv – tregojnë se mbi 54 përqind e pacientëve më COVID-19 të shtruar në terapi intensive janë mes moshës 50 dhe 69 vjeç. Ndërkohë pothuajse tre të katërtat e atyre që janë sëmurur rëndë nga virusi, rezultojnë të jenë mbipeshë.
Komenti i tij vjen në kohën kur mjaft shkencëtarë thonë se personat mbi 60 vjeç duhet të përfshihen në udhëzimin e qeverisë për izolimin të plotë, sepse ata kanë një rrezik të madh të preken rëndë nga kjo sëmundje apo edhe të vdesin prej saj. Studiuesit kujtojnë edhe të dhënat nga vende të tilla si Kina dhe Italia që tregojnë se personat e kësaj moshe janë më të prirur ndaj komplikacioneve. Rreziku I tyre megjithatë është përsëri më i ulët se i moshave 70 vjeç e lart.
e.k. / dita

Une them qe ata te moshes 50+ te futen ne kampe perqendrimi. Buka t’u hidhet me helikopter! Hahaha!
Se mire ata po rrine brenda, bejne si bejne, po femijet e tyre me pak se 50 vjec qe hyne e dalin ne shtepi, si i behet?! Apo femijet nuk ja ngjitin virusin prinderve?!
Hajde mendje shkencore hajde! Ne car universiteti ishte ky perfesori i shqum?