Eksperti Hoxha: Shkak i aksidentit, edhe mungesa e sinjalistikës rrugore

redaktor

Vdekja e Fleura Kolës në aksidentin automobilistik në Mullet, mund të ishte parandaluar nëse aksi hyrës i autostradës Tiranë-Elbasan do të ishte i plotësuar me sinjalistikën e duhur. Kështu deklaroi dje për mediat eksperti automobilistik Gëzim Hoxha.

Duke rindërtuar dinamikën e aksidentit ku humbi jetën vajza e ish-ambasadorit në Romë, Llesh Kola, dhe u plagos gazetari Çim Peka dhe dy persona nga automjeti tjetër, Hoxha thotë se shkak për përplasjen e makinave janë edhe parametrat e rrugës. “Në këtë kthesë nuk ka pasur një aksident, po ka pasur shumë aksidente.

Po ta vini re këtu sinjalistika mungon në tërësi në bazë të standardeve që kërkohet, se ka një vendim të Këshillit të Ministrave se si duhen të jenë sinjalistikat në kantieret e punës dhe në sistemin e rrugëve gjatë ndërtimit të tyre.

Aty ka një vijë të verdhë që tregon ndalim parakalimi, por vija e ndalim parakalimit është tërësisht e gabuar dhe ajo është edhe shkaktare për aksident pasi trajektorja e saj nuk vazhdon në aksin e rrugës, dhe drejtuesi i mjetit që vjen nga aksi i Elbasanit e ngatërron në këtë aks.

Pa harruar këtë që këtu vijmë nga një kthesë që ka një kënd pak të papëlqyeshëm në raport me shpejtësinë që ka. Pra të gjitha këto dhe rrethana të tjera, kanë ndikuar në aksidentet rrugore”, tha Hoxha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *