Peter Piot, shkencëtari që ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola si dhe njëkohësisht drejtori i shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër është infektuar me Covid-19.
Ai ka studiuar dhe hartuar raporte për shumë sëmundje infektive, përfshirë HIV.
Në 2017 u nderua për kontributin e dhënë në shkencë.
Kurrë më parë nuk ishte sëmurur si këtë herë. Ai është i shtruar në spital, pasi vuan nga pneumonia.
“Të infektohesh nga një virus ku për 4 dekada studion për t’i luftuar ato, nuk është diçka që e prisja. Asnjëherë nuk kam qenë sëmurë rëndë nga një sëmundje në 10 vjetët e fundit.
Jam i shëndetshëm dhe bëj ecje rregullisht. Rreziku që kam nga Covid-19 është mosha ime. Unë jam 71 vjeç. Megjithatë jam i lumtur që jam prekur nga koronavirusi dhe jo Ebola”, u shpreh ai.
j.l./ dita

Edhe une kerkova tani per kete person dhe ai thote qe per shkak te temperatures se larte per njekohe te gjate, gjaku krijon klote gjaku te ngrira.
Prandaj rekomnadohet dhenia
e holluesve te gjakut krahas mjekimeve te tjera kunder korones, te pakten ne kushte shtepie te jete aspirina.
Kardioaspirine 80-100,ose 1/4e aspirines normale.
Ka në treg Kardioaspirinë se për herë të parë po e dëgjoj, apo do të thuash që aspirinën ta ndajmë në 4 pjesë ??