Investitorët gjithnjë e më shumë besojnë në një dollar më të fortë gjatë vitit 2015-të. Megjithatë, kjo strategji mund të çojë në një gabim shumë të madh, pohon ekonomisti amerikan Barry Eichengreen.
Raportet mbi rritjen e ekonomisë amerikane me 5%, në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, nxitën analistët dhe investitorët që të diskutojnë forcimin e mëtejshëm të dollarit amerikan në vitin 2015.
Por pavarësisht kësaj, në një botim të “Project Syndicate”, Profesori i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley dhe ish këshilltar i FMN, Barry Eichengreen, paralajmëron investitorët e dollarit që të mos nxitojnë të gëzohen sepse ekzistojnë disa rreziqe që mund të pengojnë forcimin e monedhës. Së pari, sipas tij ndoshta dollari u forcua aq sa mundi dhe besimi i investitorëve tashmë është reflektuar në treg.
Duke pasur parasysh këtë, thotë ekonomisti, vetëm ndryshime drastike (nëse ekonomia amerikane tejkalon parashikimin e rritjes, apo ekonomitë e vendeve të tjera do të përkeqësohen ndejshëm), do të bëjnë që dollari të forcohet më tej. Në qoftë se kjo nuk ndodh, dollari ka gjasa që të bjerë, më shumë se sa të rritet. Rreziku i dytë, sipas Eichengreen, është që investitorët mund të kenë nxituar në parashikimin e forcimit të politikave monetare.
Sipas ekspertit, Sistemi i Rezervave Federale i SHBA do të rrisë normat e interesit kur të jetë i sigurt se ekonomia ka arritur pikën më të lartë të mundshme. Të dhënat e fundit mbi inflacionin, në veçanti inflacioni i pagave nuk kontribuojnë në miratimin e shpejtë të këtij vendimi.
Dhe së fundi, shpresat e investitorëve rreth normave të interesit nuk do të përmbushen nëse SHBA përballet me probleme financiare, si për shembull ato të lidhura me rënien e çmimit të naftës. Vendet eksportuese të naftës kanë sasi të mëdha të Bonove të thesarit të SHBA.
Dhe në qoftë se rënia e të ardhurave nga nafta detyron pronarët që të shesin bonot në mënyrë që të lirojnë fonde për të mbështetur ekonomitë e tyre, dollari do të preket negativisht, thotë Eichengreen.

KUSH DO KESHILLAT ME TE DESHTUARA PER EKONOMINE, LE TE SHKOJE TEK FMN-JA
Miq, di tju them se para nje jave shefi i Bankes Kombetare Zvicerjane shkroi ne gazeten Berner Zeitung se Banka do te vazhdoje politiken e lidhjes se frankes zvicerjane me Euron duke mbajtur si gjate tre viteve te fundit kursin kostant Franka zvicerjane / Euro ne 1,20.
Pardje papritmas ata vendosen qe kjo lidhje te mos jete me dhe tani kursi eshte reth nje me nje. Pra vlera e frankes zvicerjane tani eshte rritur me 20% gje qe ka shume e keqia sidomos per eksportet dhe turizmin zvicerjan.
Rritja e vleres se farankes zvicerjane ka ndodhur, sepse ekonomia ne Eurozone ka rene dhe se shume investore e perdorin franken zvicerjane si nje port te sigurte ne kohe te trubullta pra duke blere franka zvicerjane dhe duke i depozituar ato ne Banken Kombetare Zvicerjane.
Sic duket banka zvicerjane po studjon mundesine qe ne se investoret e huaj do te depozitojne ne Banken Kombetare Zvicerjane sasira shume te medha frankash zvicerjane ( me miljarda ) atehere ato jo vetem qe nuk do marrin norma interesi 0,05% si deri tani,por do te paguajne norma interesei ngative ( pra minus ) me 5%. Kjo behet qe vlera e frankes zvicerjane te mos rritet artificjalisht, pra te frenohen blerja nga investoret te frankes zvicerjane, pra ulja e kerkeses se investoreve.
Me habit thenja e keti ekonomistit per dollarin. Ne se dikush do te dinte se si shkon dollari do te behej super miljarder.
Me kujtohet qe kur une luaja me Broker me devize me kursin Dollar / Euro ( humba mbi 20mije dollare ) une perdorja shume internetin ne faqen Babypips dhe nje here redaktori i kesaj faqeja amerikane beri pyetjen se si do te shkonte grafiku i kursit Dollar / euro dhe vuri pyetjet : Do te rrije konstant, do te ulet, do te ngrihet. Nje lexuesi japonez pergjigjet : Po ta dija une se si shkon kursi nuk do te rrija te lexoja si budalla gomarlliqet qe thote faqja jote.
Kjo ne kuptimin qe asnjeri ne bote nuk e di e si shkon kursi.
Sa per kurjozitet une ne banken zvicerjane Reifeissen nderrova para tre vjetesh 50 mije franka zvicerjane me koeficentin 1,3 dhe mora 41mije euro qe kam edhe sot. Tani vlera e ketyre 41mije euro eshte vetem 41mije franka, pra humba 9 mije franka. C’est la vie.
Bukur “plaku”, bindës? Askush nuk e di si do shkojë kursi. Ka shumë faktorë në lojë? Nderime!
Harrova t’ju thosha “plaku”? Kam dëgjuar për një kambist amerikan me nuhatje të jashtëzakonshme? A dini gje rreth ketyre kambistëve? Tung!
Z.plaku
jam teper kurjoz te pres diten e hene,me hapjen e bursave kur te premten fucia e naftes u ngrit gati 5% dhe per esapin tim nuk ka menyre tjetr qe dollarin amerikanet e dun ne te njejtat kuota ku ka qen per shkak te produkteve te tyret ne tregjet nderkombetare per te konkuruar euro zonen ne ceshtjet ekonomike!
sa per frangen zvicerane,qe pesoj nje ngritje prej 17% besoj se jan politikat e be se qe zvicra te bjer nen trysnin e ekonomis se tyre!
plaku,
Po te kishte vazhduar me politiken e ruajtjes se kembimit 1,20 (PEG EUR-CHF) franku zviceran rrezikonte te forcohej se tepermi duke kaluar edhe Euron. Rrjedhimisht efektet do te ishin akoma me te renda. Me sa duket kjo zgjedhje ishte me e mira e mundshme duke analizuar cdo variabel ne situaten financiare nderkombetare.
Gjithashtu forcimi i dollarit qe kaloi nga 1,35 ne 1,15 ne krahasim me euron ne kete rast ndihmon qe kjo mase te kufizoje ne njefare menyre humbjet eventuale.
Te kemi parasysh se lekundjet e kembimit te dollarit ndikojne mbi ato te valutave te vendeve arabe (te lidhura me naften).
Nese luan akoma ne burse vezhgo luhatjet e dollarit cdo fundviti. Te luash ne burse kerkon pergatitje, studim, durim dhe mbi te gjitha sa me shume info.