Eksperti i Kushtetueses: Meta bie si President më 24 Korrik nëse…

Gazeta Dita

Presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta, pritet të bëjë betimin më datë 24 korrik, në një seancë të jashtëzakonshme.

Ekziston skenari që deputetët socialistë ta bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme, duke rrezikuar betimin e presidentit të sapozgjedhur. Por çfarë ndodh nëse Ilir Meta nuk arrij të bëjë betimin në 24 korrik? Juristi Sokol Hazizaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, sqaron se Ilir Meta nuk e merr dot detyrën e presidentit nëse bojkotohet seanca. Hazizaj thotë se Parlamenti e ka për detyrë të kryejë funksionin e tij kushtetues për realizimin e betimit të presidentit.

“Nëse Kuvendi nuk mblidhet për të kryer apo për të konsumuar aktin formal në përputhje me Kushtetutën për betimin, pengohet qëllimi i mandatit të presidentit të zgjedhur.

Dispozitat kushtetuese vërtet ndërpresin mandatin e presidentit ekzistues, duke e lënë vakum nëpërmjet aktit formal të betimit, pra duke mos lejuar presidentin të ushtrojë aktin formal betimin, por sot jemi para një natyre tjetër”, u shpreh Hazizaj.

Ai thekson se figura e presidentit qëndron mbi palët, dhe Kuvendi e ka edhe për detyrim moral dhe institucional të mblidhet për kryerjen e betimit të presidentit të sapozgjedhur.

“Në këto kushte, nuk mendoj se i ngelet shumë kohë dhe hapësirë Kuvendit për të mos konsumuar detyrën që ai ka, praninë dhe ekzistencën e betimit.

Së dyti, akti i betimit të presidentit që është i barazvlefshëm me fillimin e mandatit prej tij, nuk është akt vetëm i presidentit të republikës si pozicion institucional dhe konstitucional, por është akt i përfaqësimit të një simbolike më të madhe që përfaqëson Kuvendi i përbërë nga subjekte të ndryshme politike.

Figura e presidentit e kalon autoritetin e Kuvendit, sepse vjen si rezultat i unitetit për shkak të parashikimit në Kushtetutë.

Në këto kushte, nuk mendoj se Kuvendi do të çedojë në ushtrimin e tagrit të tij për të njohur institucionet. Mos ushtrimi i tagrit nëpërmjet pranisë në betim, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i konfliktit jo me presidentit por më keq sesa presidenti, me përfaqësimin unitar të kombit shqiptar”, tha Hazizaj.

Nëse në disa seanca rresht nuk arrin që presidenti i sapozgjedhur të bëjë betimin, kreu i Kuvendit ushtron kompetencat e presidentit të Republikës derisa të zgjidhet kreu i ri i shtetit.

Juristi Hazizaj sqaron se vetë Ilir Meta në cilësinë e kreut të Kuvendit deri në muajin shtator luan rolin e presidentit. Në muajin shtator merr mandatin Parlamenti i ri.

Kryetar Kuvendi do të jetë Gramoz Ruçi. Sokol Hazizaj shprehet se më pas i takon Ruçit të marrë kompetencat e kreut të shtetit derisa të nisin procedurat nga e para për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Për shkak të ndërprerjes së mandatit të presidentit aktual në datë 24 dhe në rast të moskonfirmimit formal të betimit të presidentit të ri, Meta e ushtron detyrën e presidentit si kryetar i Kuvendit.

Kushtetuta ka parashikuar rastet e ndërprerjes së mandatit dhe rastet e përfundimit të mandatit të presidentëve të mandatar për shkak të betimit dhe të përzgjedhur nga Kuvendi më parë.

Gramoz Ruçi ngarkohet si kryetar Kuvendi me mandatin e ri të Parlamentit, që fillon në shtator.

Në rastin konkret kur presidenti i republikës vjen si kryetar Kuvendi, detyrën e ushtron deri në fund të këtij mandati në shtator me kryetarin apo nënkryetarin e Kuvendit.

Presidentit të ri pas datës së betimit i takon dekretimi i datës së mbledhjes së Kuvendit. Nëse ai nuk ushtron detyrën është gjë tjetër”, u shpreh Hazizaj.

Share This Article
10 Comments
  • Une nuk e kuptoj se si mund te besh president nje person qe eshte kapur me bllok ne dore dhe e shef gjithe bota ne youtube. Nje korrupsjon I paster dhe nuk e kuptoj se si Partia Socialiste mund te zgjedhi nje person te tille.. Asnje lider se ka takuar. Asnje lider nuk pi as edhe nje kafe me te.. As ambasadori amerikan e be-se e me rradhe.. Turp te kesh nje president te tille.. Zgjedh Nishanin prape se sa te prezantoj shtetin ky palo palaco I korruptuar,, Turp..

  • …. eshte edhe nje pike qe nje hajdut me bllok ne dore me ze me figure nuk mund te betohet si President

  • Une mendoj se Ilir Bllok Floriri nuk o te arrije te beje betimin si president sepse do te arretohet si kryehajduti me i madh i Shqiperise.

  • Ajo vidioja eshte e tmerrshme. Qofte dhe vetem per kete ai duhet te beje vete doreheqjen.
    Ndryshe faji mbete i deputeteve te PS-se, nese e kaperdijne kete turp.

  • Ilir meta është kopja më e keqe e korrupsionit galopant të S.Berishës ,pa u ulur në karrike të presidentit ai e ndyu atë, me thirrje antikushtetuese drejtuar popullit për ta armatosur kundër qeverisë së E.Ramës ????!!!

    ILIR -ZARFI !!!!
    Me këto shkelje flagrante nuk meriton të jetë president i shqiprisë ,por xhahil i popullit , ja kaluar edhe rebelizmit të Haxhi Qamilit !!!

  • Eshte e fresket Fjala e Z.Gramos Ruci ne Fier,ne fushaten e zgjedhjeve.I Drejtohet Like Floririt.Te Beme dy here Kryeminister ,Kryetar parlamenti ,President te Shqiperise ,Po NJERI nuk te BEME.Si Perfundim si mundte zgjidhet President Nje Herif qe nuke shte NJERI ,po eshte PERBINDSH I KORRUPSIONIT????

  • Si qytetar i ketij vendi ndjehem i turperuar dhe ofenduar rende nga zgjedhja e ketij personazhi shume problematik ne krye te vendit! Pse, vdiq Shqiperia, dhe nuk i kane mbetur njerez dinjitoze dhe me personalitet ketij vendi, qe vini kete te korruptuar, arrogant dhe njeri pa karakter? Ju qofshi, por ta dini se keni bere zgjedhjen me te gabuar dhe me te papranueshme!

  • Kur te vije e keqja hapi derent.Thot POPULLI.
    Ajo ma interresantja asht qe Meta nuk do behet President.
    Ne keto kushte humbet dhe te drejten e kryetarllekut te Partise LSI.E shoqja asht zgjedhur nga votuesit mbasi Vasilis ia dhuroi postin si trashigimi dinastie.
    Keto realitete populli i ka etiketuar:
    “Shkoi shyta te nxjerrin briret.Po la edhe veshet”.
    Tashti Metes nuk i mbetet gje tjeter.Por te perballet me drejtesin me bllok ne dore.
    Euforikja Kryemalloshe plot trimeri per te shgulur pushtetin Rames perfundon: Lakuriqe me duar ne xhepa.Perseri kjo thenie i takon popullit.
    Komenti im permbahet:Nga populli per popullin.Sovrani nuk shuhet.Me drejtesi apo pa drejtesi jeton ne perjetesi

  • Iliri e humbi te drejten per te qene president me qendrimin qe mbajti gjate fushates zgjedhore.Por ajo qe i vuri vulen eshte vendosja e gruas se tij ne krye te partise qe drejtonte.A mund te jete ky person mbi palet?Mendoj se do te ishte ne ndrin e tij te jepte doreheqie pa krijuar situata te pakendeshme,nqs ka sadopak dinjitet njerezor.

  • Hiqeni kete M…..t presidenti !!! Por mos na ndodhe qe te
    biem nga shiu ne bresher,te zgjudhet nje president si bie
    fjala: Fatos Nano, “nickname” i te cilit eshte Sancho Pan-
    ncho !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *