Eksperti ligjor i PS: Kolegji ka shkelur ligjin

redaktor

Koli Bele, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste, në intervistën e tij në RTV “Ora News”, ka folur në lidhje me vendimi e Kolegjit Zgjedhor për ndarjen e ZAZ-ve.

Kolegji Zgjedhor pranoi vendimin e KQZ-së për 89 Zona të Administrimit zgjedhor në të gjithë vendin.

Përfaqësuesi ligjor I Partisë Socialiste tha se: “Kolegji zgjedhor ishte vendi i fundit ku ne duhet të shkonim në këtë fazë të procesit zgjedhor.”

“Administrata e KQZ-së në fillim propozoi 76 zona të administrimit zgjedhor, propozim ky të cilin ne e mbështetëm, por çuditërisht në një propozim të dytë, administrata e shtoi numrin e tyre duke e çuar atë në 89 ZAZ, kurse Partia Demokratike e rriti atë edhe më tej duke kërkuar 100 të tilla. Ne si opozitë e kundërshtuam këtë me argumentin se një ndarje e tillë nuk respekton kërkesën ligjore që ZAZ-të duhet të kenë pothuaj numër të barabartë zgjedhësish dhe se rritja e popullsisë së vendit nuk justifikon ndarjen e vendit në kaq shumë ZAZ. Për këtë arsye, demokratët u ankuan në gjykatë duke vendosur në thelb të kërkesës që ndarjen e vendit në ZAZ ta bëjë Kolegji.” U shpreh Bele

“Kolegji Zgjedhor kapërceu kufijtë e ligjit. Kodi zgjedhor,në ndryshimet e tij, të miratuara me konsesus, kishte si kriter edhe uljen e pragut të zonës zgjedhore. Ndarja e zonave zgjedhore është një nga rregyullat e lojës dhe këto ndahen me konsesus.”

“Çështja-tha Bele, është tek ajo çfarë parashikon ligji. Shqetësimi i Partisë Socialiste nuk është ndarja e ZAZ-ve, por shkelja e ligjit. Kolegji Zgjedhor në këtë fazë nuk ka rol aktiv, roli i Kolegjit Zgjedhor është futur në proçes në muajt e fundit me rregjistrimin e popullësisë.”

“Ligji e ka përjashtuar vendimarrjen e Kolegjit. KQZ-ja në mënyrën se si është shkruar ligji, është vetëm 7 anëtarët të cilët prodhojnë vendimarrje. Partia Socialiste kërkon që zgjedhjet të jenë të rregullta, të jenë sipas ligjit dhe të numërohen votat në mënyrë sa më të rregullt.”

“Partia Socialiste nuk ka interesa që të bllokojë KQZ-në. Ndarja e ZAZ-ve nuk është pengësë për zhvillimin e proçesit zgjedhor. Një vendim i tillë i KQZ-së nuk duhej të merrej dhe nuk duhej të jepej” e ka mbyllur intervistën e tij Koli Bele

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *