Eksperti ndërkombëtar: Padia në Kushtetuese cënon vetingun dhe reformën

redaktor
Nje seance e Gjykates Kushtetuese, ku eshte rrezuar kerkesa e Kuvendit per heqjen e pezullimit per ligjin e Vetting-ut. /r/n/r/nA session of the Constitutional Court, which overruled the request of the Assembly to to remove the

Ekspertët ndërkombëtar të përfshirë në draftimin e reformës në drejtësi janë të shqetësuar prej padisë së re që shoqatat e gjyqtarëve kanë bërë në Gjykatën Kushtetuese. Në një takim me anëtarë të shoqërisë civile sot në Tiranë, një nga ekspertët tha se kërkesat e bëra synonin të “bënin më të dobët vetingun” dhe “ të ulnin standardet për promovimin e gjykatësve”. Eksperti tha se ndërsa ishte legjitime që dikush të ankohej në gjykatë për çështje të ndryshme, ata e shihnin me shqetësim kohën që ishte zgjedhur për ankesën dhe mënyrën se si ajo po procedohej nga Gjykata Kushtetuese.

Ankesa e re e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë u bë e njohur vetëm ditën e djeshme, ndërsa ishte pranuar nga Gjykata Kushtetuese në fillim të muajit. Ankesa synon rrëzimin e neneve ose pjesëve të caktuara nenesh në tre ligje të reformës, ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe ndaj ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” – i njohur gjithashtu si ligji i vetingut.

I kontaktuar nga BIRN, kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha u shpreh se nuk mund t’i komentonte deklaratat e ekpsertit ndërkombëtar sepse ndodhej jashtë Shqipërisë.

Eksperti ndërkombëtar i tha BIRN se ndryshe nga kërkesa e parë, në të cilën të njëjtat shoqata kërkonin shfuqizimin e ligjit si antikushtetues duke i shtruar Gjykatës Kushtetuese pyetje me objekt të zgjeruar, kërkesa e re synon shfuqizim të neneve të caktuara dhe është e detajuar. Ai tha se kërkesa cënon disa prej pjesëve më të rëndësishme të reformës duke përfshirë përpjekjen kundër korrupsionit në drejtësi, zbulimin e lidhjeve mes gjykatësve dhe krimit të organizuar, kontrollin e balancuar të gjyqësorit dhe rritjen e standardit të promovimit të gjykatësve.

Sipas tij kërkesa synon që komisionit të vetingut që ende pritet të ngrihet t’i heqë “aftësinë për të vendosur mbi totalin e provave dhe kjo do e vështirësonte vetingun”. Po ashtu për të njëjtin ligj synohet të pengohet përdorimi i informacionit që mund të vijë nga organizata të huaja, ose informacioni për lidhjet e familjarëve të gjykatësve me krimin e organizuar, apo edhe dëshmi të bëra në gjyqe të mëparshme.

“Ka shumë dhe nëse pranohen (nga Gjykata Kushtetuese) e bëjnë vetingun më të dobët”, tha eksperti.

Ai po ashtu vuri në dukje se kërkesa ishte bërë “….menjëherë pas marrëveshjes së partive politike…. dhe u pranua shumë shpejt nga gjykata dhe shumë vetë nuk e dinin”. Ai tha se Kuvendi i Shqipërisë e kishte marrë kërkesën nga Gjykata Kushtetuese në datën 2 Qershor dhe se duhej të kthente përgjigje për çështjen brenda datës 22 Qershor- vetëm 3 ditë para zgjedhjeve.

Ndërkohë ai theksoi se kërkesat që synonte të realizonte padia edhe në dy ligjet e tjera pëtej vetingut cënojnë thelbin e reformës.  Sipas tij kërkohet të ndryshohen ligjet mbi qeverisjen e gjyqësorit  për të ruajtur aty dominimin e gjykatësve siç është edhe sot me parimin: “gjykatësit kujdesen për gjykatësit”.

Ai tha se edhe SPAK dhe Gjykata Speciale që ngrihen prej reformës për të hetuar korrupsionin gjtihashtu preken prej kësaj ankese, që sipas tij, ul standardet mbi gjykatësit që do të pranohen në Gjykatën Speciale. Edhe pse nuk komentoi ligjshmërinë e padisë, kjo e fundit, ndërsa ishte bërë prej dy shoqatash të gjykatësve, në disa pjesë merrej me çështje që kanë të bëjnë me prokurorinë dhe Këshillin e Lartë të Prokurisë që nuk janë objekt i këtyre organizatave.

Në Prill të  këtij viti pas padisë nga këto dy shoqatat Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht një numër nenesh nga ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”./Birn

Share This Article
9 Comments
  • Mbas 25 qershorit filloni reformen nga e para edhe me ndryshime te tjera kushtetuese duke mos perfillur as kete gjykate qe nuk e ndane gje nga te tjerat.

  • Ky veprim i Gjykates Kushtutuese, me teper se I poshter eshter veprim tradhetar.
    Si mund te shkelin njerzit, te cilet jane betuar per te qene besnike te ushtrimit te profesionit te tyre, kur aq me teper behet fjale per vendime me rendesi jetike per Atdheun, sot e per te ardhmen??!!
    Si mund te justifikohen neser, para gjyqit te popullit, per vendimet monstruoze qe marrin ne kurriz te populli, qe mezi e pret te zbatohet Vetingu, pavaresisht sa I cunguar eshte, nga sa priste populli te ishte?!
    Le turp s’kane , po frike si nuk kane keta tradhetare, qe nje dite do te gjykohen patjeter, se laku sa vjen e po mblidhet çdo dite e me shume??!!
    Nuk e ndjejne keta zemerimin e madh te popullit, qe eshte presuar nga te gjitha anet, jeta, papunesia, e mbi te gjitha DREJTESIA??!!!!
    Dita e popullit po vjen, mjer ai qe luan me te drejten e jeten e shqiptareve!

  • Pse mendoni se edhe Rama,edhe Berisha,edhe Lulushi,jane pro reformes? Mos u beni budallenj,po te ishin dakort do ishte miratuar para 2 vjeteve.Ose sot qe po dalin ne mbrojte,do kene mare garancine per amnisti nga BE dhe SHBA??? T ejete kjo e fundit qe edhe u bene bashke? A mund te ekzistoje mundesia qe kapitalizmi te mos denoje vellezerit etij ne kete hubetire qe i thone Shqiperi?A mundet qe sora sores t’ja nxjere syte? Popull ji vigjilent,ta futen me duket edhe kete here,por ti si injorant qe je 100 vjet shko prap e votoi.VARFERIA DO TE TE NDJEKE EDHE 25 VJET,KORUPSIONI DO TE LERE TE ZVARITESH,MASHTRIMI DO TE MBYLLE TRURIN,E TALLJA E KASTES POLITIKE DO TE KENAQE SI PO TE KENAQ SOT NGA GAZTORI EDVIN DHE LULUSH.

  • Kjo situate nuk eshte qesharake por eshte nje tentative per grusht shteti ne mbrojteje te oligarkise se kapur nga gjykatesit

  • Per gjithe Popullin!!!

    Vettingu duhet te baje qelizem ne drejtesi!
    Ose duhet te jetojme gjithe jeten ne anarshi.Bjeri i forti te ligut.

    Jo,po,mos t’iu duket e lehte denimi i krimineleve te 21 janarit 2011 dhe ato te Gerdecit.
    Familjaret nuk duhet te nguten per te shprehur dufin me shume te drejte te krijuar nga kriminelet.Te cilet i kane venen nen hyqep apo ne kular si qete drejtesin,gjyqesorin dhe i detyrojne me hoste te pa dukshem elektronik nga cdo pike e globit.
    Prandaj asht e domosdoshme ne gjithe kete katrahur ti besohet PS per te fituar zgjedhjet,qe asht ma e ndershmja ne te pandershmit.
    Qe ne diten e pare te fillimit te punes te kuvendit.Te ngrihet i gjithe populli ne proteste te panderprere per te hedhur posht ligjin qe amniston kriminelet qe e miratune per te shpetuar lekuren kriminelet e cdo ngjyre dhe te cdo qeverisje apo te pushtetit.

  • ore njerëz që botoni këtë shkrim!!
    si e ka emrin eksperti ndërkombëtar????
    nuk e di a e keni harruar ju,pa dashje me qëllim,apo megjithë tre leximet më rrëshkiti pri sysh mu??
    çfar shkrimesh karit bëni mor debila!!
    çdo njeri ka të drejtë të ankohet për çdo gjë!!nëse gjykata,në këtë rast ajo kushtetuese nuk e pranon ankesën,atëherë do të thotë se do të zbatohet ajo që është vendosur!!
    prandaj është lënë mundësia për tu ankuar!!
    mos u bëni erdoganër të gjithë!!më mirë të shtyhet disa ditë bërja e një ligji sesa një ligj i keq!!
    durim o halabakër që kujtoni se po u bënë gjërat hop hop do të zgjidhen dhe punët hop hop!!një punë e nxituar nxjerr më shumë probleme!!
    një politikë që kërkon një ligj kaq shpejt do të thotë se është një ligji i keq!politika pasi amnistoi vetveten,po tradhëton dhe ata që i mbrojtën nga krimet e tyre!!politika,ajo e berishës,por tradhëton gjykatësit që se futën në burg!!
    gjithnjë duhet të ket një kurban!!
    këtë radhë ka mundësi të jetë ilir meta dhe gjykatësit që mbrojtën saliun dhe ilirin!!

  • ore njerëz që botoni këtë shkrim!!
    si e ka emrin eksperti ndërkombëtar????
    nuk e di a e keni harruar ju,pa dashje me qëllim,apo megjithë tre leximet më rrëshkiti pri sysh mu??
    çfar shkrimesh karit bëni mor debila!!
    çdo njeri ka të drejtë të ankohet për çdo gjë!!nëse gjykata,në këtë rast ajo kushtetuese nuk e pranon ankesën,atëherë do të thotë se do të zbatohet ajo që është vendosur!!
    prandaj është lënë mundësia për tu ankuar!!
    mos u bëni erdoganër të gjithë!!më mirë të shtyhet disa ditë bërja e një ligji sesa një ligj i keq!!
    durim o halabakër që kujtoni se po u bënë gjërat hop hop do të zgjidhen dhe punët hop hop!!një punë e nxituar nxjerr më shumë probleme!!
    një politikë që kërkon një ligj kaq shpejt do të thotë se është një ligji i keq!politika pasi amnistoi vetveten,po tradhëton dhe ata që i mbrojtën nga krimet e tyre!!politika,ajo e berishës,por tradhëton gjykatësit që se futën në burg!!
    gjithnjë duhet të ket një kurban!!
    këtë radhë ka mundësi të jetë ilir meta dhe gjykatësit që mbrojtën saliun dhe ilirin!!
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
    ka 3 ditë që e shoh gjithnjë këtë lajmërimin tuaj!!
    kur keni ndërmënd ta botoni??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *