Ekspertiza, 15-vjeçarja vdiq nga hemorogjia e brendshme

Bledar Lumani

Vdekja e vajzës 15-vjeçares pasditen e djeshme në Sarandë ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Ky është përfundimi i ekspertizës.

Sipas përfundimeve të ekspertizë, vajza ka pasur gjakderdhje të brendshme.

15-vjecarja K.A humbi jetën dje pak orë pasi kishte kryer një vizitë tek dentisti.

Vajza e lindur në Dermish të Sarandës banonte në Janinë dhe pikërisht dje, pas vizitës tek dentisti, ku kishte shkuar për të vendosur telat, mori rrugën për në Greqi bashkë me familjen.

Por, gjatë rrugës ajo humbi ndjenjat dhe humbi jetën rrugës për në spitalin e Sarandës.

Share This Article
2 Comments
  • Hemorragjia e brendeshme nuk shkaktohet pa asnje shkak te dukshem ne ate moshe. Ekspertiza ta shohe mire kete pune , se nje femije 15 vjec te iki kaq papritur duket si e dyshimte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *