Ekspertiza: I vrari i grabitjes së Rinasit është Admir Murataj

Leda Hysa

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori.

Sipas ekspertizës, Murataj është vrarë nga një plumb dhe gjurmët e gishtave të viktimës korrespondojnë me ato të Admir Muratajt.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën gjyqësore për në 14 maj për shkak të mungesës së aktit të vdekjes.

Seancën e ardhshme pritet pushimi i hetimit për Muratajn.

Gjykata gjithashtu i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Muratajn, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma ç’regjistrimi.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit te Ura e Tapizës, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • ja më në fund e vërtetuan se qënka murataj,por akoma nuk kanë thënë se ku ka qënë kur ka marrë plumbin në kokë!!
    në makinë apo jashtë saj!
    çdrejtim ka pasur plumbi?
    distancën na sa është qëlluar?
    por mbi të gjitha nuk kanë sqaruar se përse duhej të “maskohej” si vetvetja??
    arsyen përse ai duhej të dukej si adir murataj??
    nuk i mjaftonte fytyra e tij,por duhet të bënte patjetër një maskë??
    deri tashti të gjitha të dhënat të lënë të kuptosh se po fshihen shumë gjëra në këtë ngjarje!!
    për më shumë nuk janë gjetur akoma paratë e grabitura!!
    po ndodh pak si shpesh që të arrestohen dhe të burgosen njerëz e të mos gjenden paratë!!
    paaaaak si e çuditëshme!?

  • Te habit fakti qe te gjithe bejne rolin e apollogjetit te Mu-
    ratajt,nje hajni e krimineli me damke qe meritonte me
    shume se nje plumb, ndersa e bija e tij kerkon hetimin
    ndaj policise ?! Le te shkoje ne Amerike dhe do ta gjeje
    te “verteten” e policise qe ka shtire kunder nje hajni e
    krimneli. Per keta kriminele policia amerikane nuk i kur-
    sen karrikatoret.Nenshtroju fatit moj goce e “babit” sepse
    po te donte aq shume “babi” yt nuk la name ne vendin
    fqinje qe Ti dhe fara juaj nuk e ngritet zerin asnjehere,
    ndersa ketu ne Shqiperine tone te shkrafaitur beheni tri-
    ma sepse ketu kriminelet e tropojes kane mbeshtetjen e
    “BACES” se Vicidolit sepse te gjithe ata punojne per kete
    MONSTER qe i ka futur ne rrugen e krimit dhe 6 milion
    Eurot mos i kerkoni gjakundi vec ne kacaforten e ” BA-
    CES” ! O shqiptare mos u tutni prej nje qafiri,behuni trima
    dhe thoni hapur kush eshte fatkeqesia me e madhe e
    KOMBIT SHQIPTAR, eshte pikerisht Sali Ram Berisha
    me bashkryetarin mafioz ILiR FLORIRIN,presidentin ak-
    tual,i zgjedhur pikerisht nga Ai qe sot e sulmon,EDI RA-
    MA , per te zezen e shqiptareve..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *