Eksploziv në dyqanin e veshjeve në Tiranë. Pronarja e kërcënuar edhe më përpara

DITA Online

 

Pas verifikimeve të bëra nga ekspertët antieksploziv rezultoi se pakoja e dyshimtë pranë një dyqani veshjesh ishte sasi eksplozivi.

Sipas ekspertëve pakoja e eksplozivit ishte pa sistem aktivizimi, dhe nuk përbënte rrezik për shpërthim.

Paraditen e të mërkurës ka qenë vetë pronarja e dyqanit të veshjeve B. A që ka njoftuar policinë mbi pakon e dyshimtë.

Menjëherë u bë rrethimi i zonës.

Vetë pronarja e dyqanit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se ajo ka pas qenë kërcënuar edhe 5 muaj më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *