Eksploziv para Bashkisë në Fushë Krujë, nuk ka të lënduar

anazapta

 Është rikthyer shpërthimi i eksplozivit në Fushë Krujë. Vetëm se këtë herë para dyerve të Bashkisë së Fushë Krujës.  Eksplozivi i mbrëmjes së sotme i shpërthyer pranë portës së Bashkisë së Fushë-Krujës, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Mësohet se personat ende janë të paidentifikuar. Raportohet se personat e kanë hedhur lëndën ekspozive nga një automjet me të cilin udhëtonin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *